Tag: punën

  • Kryepeshkop Joani në podcast me Ramën, flet për punën në spitalin psikiatrik

    Kryepeshkop Joani në podcast me Ramën, flet për punën në spitalin psikiatrik

    Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ndër të tjera si tregoi edhe për punën që ka kryer në spitalin psikiatrik.
    Rama:  Ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je. Duke iu referuar asaj kohe, të dyja këto lidheshin, shërbimi në psikiatri ishte në një farë mënyre palestra në mungesë të kishës, në mungesë të territorit ku ju mund të ishit prifti që donit.

    Kryepeshkop Joani: Në fakt, edhe arsyeja pse shkova atje, kjo ishte. Madje, edhe familja ime u habit. Por, unë besoj që motivimi ishte nga frymëzimi i ungjillit, që thotë jepni me shpresën s’ do merrni dhe e dyta, kur shkova dhe pashë si është një qenie njerëzore e shkatërruar, fillon një dhembshuri dhe dashuri e madhe për këta njerëz.
    Rama: Po fillimi ishte i vështirë?
    Kryepeshkop Joani: Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.

  • Rrjedhja e të dhënave nga brenda SPAK/ Gjiknuri: Shqetësuese, kompromenton punën e prokurorëve

    Rrjedhja e të dhënave nga brenda SPAK/ Gjiknuri: Shqetësuese, kompromenton punën e prokurorëve

    Deputeti socialist Damian Gjiknuri komentoi në “A2 CNN”, sulmin kibernetik që çoi në vjedhjen e e-maileve të tre prokurorëve të SPAK dhe ka tronditur sistemin e drejtësisë në vend.
    Sistemi i IT në Prokurorinë e Posaçme u hakerua pak javë më parë, dhe nga kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK-ut dyshohet se janë marrë disa dosje hetimore.
    Për këtë ngjarje SPAK ka arrestuar si të dyshuar Zambak Gjonin, i cili ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të paraburgimit në Vlorë dhe Arnold Rrokajn, një ish-punonjës IMT.
    Sakaq, Gjiknuri e vlerëson hakerimin e SPAK si një ngjarje tepër shqetësuese, pasi sipas tij shqiptarët mbështesin drejtësinë e pavarur dhe vjedhja e të dhënave sensitive mund të kompromentojë punën e prokurorëve të posaçëm.
    “Për mua është shqetësuese që ka grupe dhe persona të caktuar që duan të përfitojnë nga të dhëna sensitive që i administron SPAK-u. Ky duhet të jetë shqetësimi i shoqërisë shqiptare, ku edhe unë si deputet dhe qytetar ndjej shqetësim sepse kërkoj që organet e drejtësisë të jenë të pavarura, por edhe të sigurta, me qëllim që të mos ndikohen nga hetimet e tyre të pavarura. Kështu që ky është shqetësim i përgjithshëm si qytetar, por edhe si politikan dhe shpresoj që Prokuroria t’i shkojë deri në fund dhe ti gjej ë ndëshkojë këta keqbërës, të cilët mbi të gjitha synojnë diskretitimin e organeve të reja të drejtësisë”, deklaroi Gjiknuri në “Çdo kënd” me Merita Haklaj, në A2 CNN.
    I pyetur mbi të shkuarën dhe hetime të mundshme përkundrejt tij nga ana e Prokurorisë së Posaçme, Gjiknuri tha: “Unë s’kam ndonjë problem me drejtësinë, se po ta kisha do ta thoja.”
    “Natyrshëm se edhe unë si shumë të tjerë jam thirrur për të dhënë dëshmi si dëshmitar, por qoftë edhe hetuar, të themi investiguar për hetime paraprake, për rolin tim si dëshmitar për ngjarje, të cilat i kam mësuar për shkak të detyrës. Unë kam qenë në Prokurori, kam dhënë shpjegime për to dhe kam thënë që vajtja në Prokurori nuk është blasfemi, është një gjë normale që çdo zyrtar publik sa herë që thërritet duhet të shkojë dhe të japë shpjegime për punën që ka kryer dhe çështjet të cilat i interesojnë hetimit, brenda standardeve ligjore. Personalisht nuk jam në dijeni të qenies në hetim. Hetimi paraprak nuk do të thotë se je person nën hetim”, sqaroi më tej ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në “Çdo kënd” me Merita Haklaj, në A2 CNN.

  • Çmimet “Toga e Artë 2025” për avokatët/ Saimir Visha: Reforma në Drejtësi dështoi, zbehu punën e avokatëve

    Çmimet “Toga e Artë 2025” për avokatët/ Saimir Visha: Reforma në Drejtësi dështoi, zbehu punën e avokatëve

    Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpërndau këtë të shtunë çmimet “Toga e Artë” për vitin 2025, duke vlerësuar punën e avokatëve.

    Kreu i kësaj shoqate, Saimir Visha, ngriti shqetësimin për avokatët, teksa tha se Reforma në Drejtësi dështoi, pasi zbehu punën e tyre.
    Me çmimin “Toga e Artë” për 2025-ën u vlerësuan avokatët Idajet Beqiri, Ismail Uka, Joana Qeleshi, Edmond Dema dhe Alketa Boci Kurti.
    Ndërkohë, u mbajt dhe një minutë heshtje për avokatët e ndarë nga jeta, mes tyre edhe Ravik Gurra, i vrarë për shkak të profesionit në mars 2019.

    Top Channel

  • Ja cili është parashikimi i yjeve për gjithë shenjat e horoskopit, për ditën e sotme, 27 mars 2025

    Ja cili është parashikimi i yjeve për gjithë shenjat e horoskopit, për ditën e sotme, 27 mars 2025

    DashiKjo është dita juaj për t’u organizuar. Mblidhni të gjitha pjesët e shpërndara të jetës suaj dhe vendosini në rendin e duhur. Zhvilloni sisteme për ta bërë punën tuaj më efikase. Ditët në vijim do të shkojnë shumë më mirë nëse gjeni kohë tani për t’u konsoliduar.
    DemiDo të jetë më e lehtë për ju t’i kryeni gjërat tani pasi njerëzit janë më të prirur të punojnë me ju sesa kundër jush. Qasja e njerëzve të tjerë e orientuar drejt detajeve po ju ndihmon të merrni informacionin dhe faktet e ftohta dhe të vështira që ju nevojiten për të ecur përpara.

    BinjaketNuk do të bënit keq nëse shikoni punën tuaj me një sy më kritik. Mbani një sy të mprehtë për gabime ose lëshime. Bëhuni kritiku i vetes suaj, në mënyrë që të mund të kapërceni çdo problem që në fillim, përpara se dikush t’i shohë i pari dhe të mendojë më pak për ju.
    GaforrjaTë tjerët nuk do t’ju shohin në sy. kështu që përpjekja për t’i bindur ata për ndonjë gjë do të jetë e kotë. Ju thjesht nuk do të keni sukses – kështu që as mos u shqetësoni të provoni. Bëjini gjërat në mënyrën tuaj dhe mos u ndjeni të detyruar të provoni veten para të tjerëve. Nuk është e nevojshme.
    LuaniTregoni kujdes gjatë ditës së punës. Çdo lëvizje e pamatur ose veprim i rastësishëm ka të ngjarë t’ju dëmtojë. Jini të qetë, metodikë dhe praktik gjatë punës. Kjo është lloji i taktikës që do t’ju bëjë më efikas në përgjithësi.
    VirgjereshaDikush me pikëpamje jashtëzakonisht radikale do t’jua bëjë jetën mjaft të vështirë. Ky person nuk dëshiron t’ju shohë të keni sukses. Ka një konflikt të hapur interesi dhe sinqerisht, ka shumë pak që mund të bëni, por të përpiqeni të jeni fleksibël.
    PeshorjaKomunikimi i mirë që keni pasur me njerëzit gjatë dy ditëve të fundit do të shkërmoqet. Papritur njerëzit do të përkulen. Ata janë në një gjatësi vale të ndryshme. Lërini të kenë hapësirën e tyre në vend që t’i bëni shumë presion në këtë kohë.
    AkrepiJu nuk do t’i kënaqni të gjithë, kështu që përpiquni të kënaqni veten tuaj. Pavarësisht se çfarë bëni, dikush do të mërzitet. Nuk ka asgjë të keqe. Le të mërziten. Ndjenjat e njerëzve të tjerë sigurisht nuk janë përgjegjësia juaj. Vetëm bëni punën tuaj.
    ShigjetariFesta ka mbaruar dhe tani është koha që ju të filloni punën. Nëse e gjeni veten në re, ka të ngjarë që eprorët ose kolegët tuaj t’ju lëshojnë ndonjë kritikë. Shmangni këtë thjesht duke bërë punën tuaj dhe duke mos u ankuar shumë.
    BricjapiNjerëzit që keni përreth do të bëjnë gjëra sot që do t’ju kërcënojnë t’ju nxjerrin jashtë ekuilibrit. Mos lejoni që veprimet e tyre të ndikojnë tek ju. Jeni në rrugën e duhur ndaj mos dyshoni në veten tuaj për asnjë sekondë. Besimi juaj emocional është i fortë dhe i pakrahasueshëm.
    UjoriJu mund të mendoni se jeni vetëm në gjendjen tuaj aktuale të vështirësisë dhe pavendosmërisë, por nuk jeni. Njerëz të tjerë mund të duken sikur e dinë se çfarë po bëjnë dhe se e kanë lojën e tyre në vijë, por e vërteta është se ata nuk e dinë.
    PeshqitDisa njerëz do të thonë se jeni shumë konservatorë, ndërsa të tjerë do të thonë se jeni shumë radikal. Kjo thjesht tregon se gjithçka është relative. Të gjithë kanë një mendim. Qëndroni të fortë pranë tuajit dhe mos hiqni dorë.