Elmas Bogdani
Apeli i Gjykatës së Posaçme zbardhi pak ditë më parë vendimin e plotë të seancës së 13 marsit për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj. Në vendimin prej 114 faqesh, Apeli i GJKKO arsyeton se pse kryebashkiaku i arrestuar duhet të mbetet në burg. Apeli në vendim arsyeton se Erion Veliaj mund të prishë provat dhe të largohet nga vendi. Në vendimin e Apelit të Posaçëm janë evidentuar me fakte dhe data të gjitha shkrimet e bëra nga mediat në shërbim të Veliajt.
Një ndër provat e BKH dhe SPAK që u “sekuestrua” është dhe videoja prej 9 minutash e dt.26.2.2025 e pasqyruar nga Top Channel, ku shfaqet kryeministri Rama duke sulmuar SPAK gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. “Nga procesverbali i këqyrjes së audio – videos në platformën Youtube, të mbajtur më datë 26.02.2025, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pasqyruar një pjesë nga fjalimi i Kryeministrit, të pasqyruar në median Top Channel, me titull “Kam një sugjerim për SPAK”, thuhet ndër të tjera në vendim. Në vendim thuhet ndër të tjera se janë disa prova si shkrime në media e deri tek deklarata z.Rama që janë konsideruar si fyese dhe denigruse ndaj Magjistratëve.
Sulmet e Ramës ndaj SPAK
Videoja që “sekuestroi” SPAK përmban deklaratat dhe kritikat e forta të Ramës ndaj SPAK dhe GJKKO, duke u kujtuar që të bënin punën e tyre dhe të mos reagonin për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, duke publikuar statistika, por të merreshin me provat dhe goditjen e korrupsionit. Ai e krahasoi SPAK si një strukturë që aktualisht po i ngjan redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi, siç personifikohet në stemën e saj (zonja me peshore dhe shpatë). Madje nuk hezitoi ta krahasonte Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale me një parti politike në këto momente, të cilën “këneta” po e shfrytëzon për qëllimet e saja.
“Thënë të gjitha këto kam një sugjerim për prokurorët e SPAK-ut. Meqë merren me deklarimet e mia, të bëjnë punën e tyre, t’i dëgjojnë këto që ne themi, që unë them, si kritika dhe shqetësime kritike, për ne dhe nga ne nuk i vjen e keqja dhe as shqetësim nga ne SPAK-ut. Dhe të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike, e të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, nuk kam gjë me gazetarët se bëjnë punën e tyre, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos sillen si redaksi portalesh e kanalesh, por të bëjnë punën e tyre. Sa herë, kurdoherë, kudoqoftë, që do kapin korrupsion, atë shpatën ta hapin krahun me të gjithë forcën. Korrupsion ama, korrupsion, nuk kemi ngritur Gjykatë Speciale e Prokurori që të bëjë Gjykatën Administrative, ILDKPI, gjykatësin e prokurorin e kështu me radhë, por i kemi ngritur si armë të fuqishme për të luftuar korrupsionin, para nesh, mbrapa nesh, lart poshtë, kudoqoftë, me prova, me respekt për të drejtat e njeriut, me fakte dhe të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, mos të merren me shifra e statistika, ato dalin në fund, ajo që duhet të garantojnë është që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen.
Kjo është arsyeja që unë dhe ne flasim, s’kemi asnjë arys tjetër. Meqë e nisëm me dëgjesën, Klotilda goli herën e kaluar dhe ne dëgjuam, ne nuk i thamë asaj se është e pafajshme apo se s’ka prova, por ama ne nuk mund të bëjmë sikur nuk kuptojmë kur kryetarja e Ligjeve e merr vesh nga televizori se është e hetuar dhe e akuzuar, nuk mund ta pranojmë ne se SPAK është redaksi lajmesh e me gazetarë që tundin dosjet dhe që japin lajmin se janë të akuzuar. Nuk pranojmë ne që njerëzit të merren në pyetje pa dijeni, të mos marrin avokatin, të intimidohen”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Tag: punën
-

Kërcënimet e Edi Ramës ndaj SPAK provë për lënien në burg të Erion Veliajt, sekuestrohet videoja 9 minuta me…
-

“Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet”/ Rama: Për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin
Në takimin me të rinjtë socialistë të qytetit të Durrësit, kryeministri Rama tek puna e institucioneve të drejtësisë duke thënë se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin.
Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama tha se PS është kryelartë që drejtësia po bën punën e vet. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se “kemi pësuar gjithmonë presionin shtypës të tjerëve më të mëdhenj se ne. Kemi kaluar nga një perandori, në një monarki dhe s kemi pasur mundësi që të zgjedhim.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
“Për shkak se ne nuk kemi qenë asnjëherë dot aty ku kemi dashur të jemi kemi pasur vështirësi dhe tmerre që kanë kaluar prindërit tanë. Sot mund të kurorëzojmë atë që është zgjedhja e lirë e shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është mundësi e shqiptarëve që të vendosin me zgjedhje të lirë se ku do të jenë.
Pozicionimi në BE bën që disa gjëra shumë të thjeshta në dukje, por jo aq të lehta për të qenë të garantuara. Të jenë të garantuara një herë e mirë pavarësisht se kush qeverisë në Tiranë.
BE na siguron të drejtën para ligjit. Për herë të parë të lidhurit me pushtetin gjykohen nga drejtësia e pavarur, jo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori. Po të mos ishte kjo parti dhe ky vizion i joni për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE, këtu kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë. Prandaj gjithë përpjekjet që bëjnë kundërshtarët dhe ata që bëjnë papagallin e tyre, po Lulin e keni dëgjuar kur thotë se ku i ke shokët ramë është i madh fare, vetë tek pull si shofer police. Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha kryeministri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS
Në prag të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv sjell sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin Piepoli. 45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës? 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë “nuk di të gjykoj”.
-

SONDAZHI: 45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS
Në prag të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv sjell sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin Piepoli.
45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit.
Pyetjes, “si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?” 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë “nuk di të gjykoj”. -

“Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet”, Rama nuk kursen batutat: E keni parë Lulin? Vetëm tek pullë si shofer policie thotë “Ku i ke shokët”
Gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Durrësit, kryeministri Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas tij Shqipëria e ka lënë pas të kaluarën dhe po punon për moton që është thënë pas regjimit komunist “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pra kjo kohë thotë kryeministri ka ardhur.
Me integrimin në BE, Shqipëria nuk do të jetë më e poshtëruar nga shtete më të fuqishme, por do të jetë me të drejta të barabarta, ashtu sikurse do jenë të barabartë përpara ligjit të gjithë shqiptarët.
Rama u ndal edhe tek puna e drejtësisë duke thënë se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin. Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama pati një përgjigje: Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.
“Kemi pësuar gjithmonë presionin shtypës të tjerëve më të mëdhenj se ne. Kemi kaluar nga një perandori, në një monarki dhe s kemi pasur mundësi që të zgjedhim. Për shkak se ne nuk kemi qenë asnjëherë dot aty ku kemi dashur të jemi kemi pasur vështirësi dhe tmerre që kanë kaluar prindërit tanë. Sot mund të kurorëzojmë atë që është zgjedhja e lirë e shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është mundësi e shqiptarëve që të vendosin me zgjedhje të lirë se ku do të jenë. Pozicionimi në BE bën që disa gjëra shumë të thjeshta në dukje, por jo aq të lehta për të qenë të garantuara. Të jenë të garantuara një herë e mirë pavarësisht se kush qeverisë në Tiranë.
BE na siguron të drejtën para ligjit. Për herë të parë të lidhurit me pushtetin gjykohen nga drejtësia e pavarur, jo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori. Po të mos ishte kjo parti dhe ky vizion i joni për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE, këtu kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë. Prandaj gjithë përpjekjet që bëjnë kundërshtarët dhe ata që bëjnë papagallin e tyre, po Lulin e keni dëgjuar kur thotë se ku i ke shokët ramë është i madh fare, vetë tek pull si shofer police. Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha kryeministri. -

“Po mbrojnë Suel Çelën”, Policia e Shtetit i përgjigjet Këlliçit: Akuza për të përbaltur punën tonë, jemi institucion i besueshëm
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar Policinë e Shtetit se nuk zbaton ligjin.
Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi thotë se Policia ka refuzuar të ushtrojë kontrolle në tregun e Elbasanit, që përdoret nga bandat për aktivitete të paligjshme.
“Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës. Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat. Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën. Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje. I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve. Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij. Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër. Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë!”-tha Këlliçi.
Kësaj deklarate i është përgjigjur Policia e Shtetit, e cila thotë është indinjuar dhe se akuzat e PD kanë si qëllim të “përbaltin” punën e Policisë.
Sipas, Policisë së Shtetit akuzat e Këlliçit janë të sajuara, pasi ky institucion është vlerësuar si i besueshëm edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare.
“Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare. Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre. Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit. Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit. Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike. Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit. Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit”,-thotë Policia e Shtetit./Opinion.al -

Zgjedhjet e 11 majit, ekipi i LaCivita nis punën për fushatën elektorale të PD
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ndarë një foto përmes së cilës ka treguar se grupi i strategut elektoral amerikan Chris LaCivita ka nisur punën në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social, Instagram, Garo pozon krah asistentit të LaCivita, Phil Griffin dhe Alfred Lelës, drejtoi i zyrës së komunikimit të Partisë Demokratike.
Amerikani Chris LaCivita ishte një prej strategëve të fushatës së fundit elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump, si edhe një pjesëtar i Partisë Republikane në SHBA.
Ai u prezantua në shkurt të këtij viti nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili tha se LaCivita do të shërbejë në fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit si konsulent.Top Channel
-

“Porta mund të mbyllet nëse…”, Rama: BE, mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, foli sërish për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se BE “është mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet”.
“Futja në BE është proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë qysh se ne kemi dalë nga errësira e komunizmit, ka një përputhshmëri të plotë midis dëshirës tonë për të hyrë në BE dhe të tyres për të na marrë. Në procesin e integrimit të vendeve ish-komuniste në BE ka pasur momente që dera është hapur dhe është mbyllur për arsye të politikës së brendshme të BE. Nga ana tjetër, jemi në një moment ku dera është hapur për ne dhe Malin e Zi. Ç’do të thotë dera është e hapur për ne? Kemi në tryezë një kalendar pune, që ka një afat, fundin e vitit 2027 për të përmbyllur negociatat”, tha Rama.
“BE nuk bën as lojëra dhe as komente në Facebook, nuk merr pjesë në votim e në Shqipëri nuk ka fanelë partiake, por ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëve në një vend që pretendon të bëhet pjesë e saj. Dhe nuk do të dijë fare as për përkatësira politike, është mekanizëm i ftohtë që shikon vetëm punën dhe rezultatet. Nëse thotë të kundërtën e këtyre që thua ti, do të thotë që në të vërtetë Shqipëria po bën hapa shumë të mëdhenj në transformimin e të gjithë organizmit të vet shtetëror dhe po bëhet shtet i gatshëm për t’u bërë anëtar i BE. Ky është fakt që s’e luan as topi. Pse duhet vota më 11 Maj? Sepse këto negociata janë një proces ku nuk ka asnjë ditë, jo më muaj apo vit për të humbur. Nëse humbasim edhe një ditë, gjërat shtyhen dhe porta mund të mbyllet”, shtoi Rama. -

“Intrigantët në media s’më zmbrapsin dot”, Xhafaj reagon për sulmet: U gatuan nga kuzhinierët e çorbës së vjetër
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar sot në lidhje me disa sulme në adresë të tij, sa i përket hackerimit të sistemit kompjuterik në SPAK.
Për akuzat në fjalë që së fundmi janë aritkuluar edhe nga Sali Berisha, Xhafaj thotë se janë produkt intrigash mediatike nga kuzhinierë pa din dhe pa iman.
Ligjvënësi i PS shprehet se asgjë nuk do ta zmbrapsë dot nga sfida e 11 Majit.
Reagimi i plotë:
Kam ndjekur kohët e fundit një seri raportimesh në media, plot me të pavërteta, insinuata dhe aludime nga gojë të shthurura e gjuhë të zgjidhura politikanësh apo pseudo-analistësh, që kanë për qëllim veç të përbaltin figurën time. Ashiqare ngjan me një fushatë të orkestruar sulmesh, njësoj siç kanë bërë edhe më parë.
Duke çmuar shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e medias të bëjë punën e vet, për të informuar publikun e për të garantuar transparencën dhe duke pasur e dëshmuar përherë respekt maksimal për njerëzit e medias, sulme të tilla nga disa intrigantë nuk më detyrojnë dot të hesht e as të ndërpres punën në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të ligjit dhe interesit publik. Aq më pak më zmbrapsin dot nga sfida e 11 majit për një kontratë të re besimi me qytetarët e Tiranës, që të vijoj të jem përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të çuar përpara angazhimet e mia publike përball zgjedhësve të mi.
Sulme të tilla janë veçse pasqyra e dobësisë se atyre që i gatuajnë, kuzhinierët pa din e iman të çorbës së vjetër e të prishur që i serviret publikut nëpër kanale e portale. Mediat që shpërndajnë këto trillime janë shembull i pasqyrave të thyera që nxijnë e deformojnë realitetin për interesa okulte.
ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike.
Përballë tyre qëndroj i vendosur e me guxim sepse luftoj për atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Zgjedhësit e mi, socialistët me zemër më njohin mirë prandaj më kanë zgjedhur dhe do të më votëbesojnë sërish në 11 maj, pikërisht edhe për arsyen kuptimplotë, se unë nuk jam nga ai soj politikanësh e zyrtarësh që e kanë ndërtuar karrierën duke shkelmuar çdo standard njerëzor dhe etik, duke keqpërdorur mediat si mish për top për të goditur nën brez kundërshtarët politik ose edhe konkurentët apo duke keqpërdorur funksionet në politikë, drejtësi e gjetkë nëpër institucionet shtetërore. KURRË në këtë karrierë të gjatë politike, në asnjë rast nuk kam fyer e cënuar kërkënd në integritetin e tij personal e familjar, qofshin këta edhe kundërshtar të mi politik.
Nuk është hera e parë për mua që përballem me këto sulme. Edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër kushdo që përpiqet të më njollosë nuk ka për t’ja dalë sepse e vërteta është më e fuqishme se çdo forcë e padrejtë që mund të përpiqen të përdorin. Çdo shpifje, çdo gënjeshtër, çdo dezinformatë apo çdo kallëzim i rremë është një mjet i dobët që dëshmon batakun ku kanë rënë një takëm njerëzish, individë të frustuar mendërisht, politikisht e moralisht, që veç të vërtetës dhe interesit publik nuk iu shërbejnë.
Unë jam shumë krenar për kontributin tim në politikë, në Partinë Socialiste, në qeveri e legjislativ dhe veçanërisht në procese të rëndësishme jetike për vendin siç ishte Reforma në Drejtësi apo kjo që kemi ndërmarrë së fundi me Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Do të vazhdoj të bëj punën time me përunjësi e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe Partisë Socialiste për të garantuar fitoren në zgjedhjet e 11 majit dhe për të bërë njëherë e mirë të pakthyeshëm rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. -

PE: Mos minoni punën e SPAK! Raporti për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë: Intensifikoni reformat! Politika të dialogojë
Parlamenti Evropian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, teksa vë theksin tek ambicia për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.
Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian kërkon intensifikim të mëtejshëm të reformave dhe të mos minohet puna e SPAK.
“Parlamenti Evropian përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.
Ndërsa vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, Parlamenti Evropian i bën thirrje gjithë politikës shqiptare që të tejkalojë polarizimin e fortë përmes rrugës së dialogut.
“Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”.
Raporti i Parlamentit Evropian vlerëson përputhjen e plotë të vendit tonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Top Channel