Tag: punën

  • “PS partia e popullit e jo e pushtetit”, Rama: Shpatën që prej vitesh ishte në zyrat e qeveritarëve ia dhamë drejtësisë

    “PS partia e popullit e jo e pushtetit”, Rama: Shpatën që prej vitesh ishte në zyrat e qeveritarëve ia dhamë drejtësisë

    Nga fushata në qytetin e Skraparit kryeministri Edi Rama foli për drejtësinë dhe punën që ka bërë drejtësia ndër vite. Sipas tij që prej vitit 1912 drejtësia nuk ka pasur pavarësinë e saj, po ka qëndruar “nën çizmen e pushtetit”, por me PS në pushtet kjo gjë nuk ekziston më. Rama thotë se shpatën pushtetit që prej vitesh qëndronte në zyrat e qeveritarëve ia dha drejtësisë.
    Prandaj si arsyen më të madhe për të votuar “numrin 5” në zgjedhjet e 11 majit Rama cilësoi kryesoren reformat që janë bërë në drejtësi.
    “Që nga 1912 nuk ka pasur pavarësi drejtësia. Asnjëherë nuk ka pasur mundësinë populli shqiptar që të shikojë një zyrtar para gjykatësit e prokurorit të pavarur. Këto populli po i shikon se ishte vullneti ynë, që të kalonim nga e kaluara tek e ardhmja. Prandaj le të lejmë drejtësinë që të ecë drejtësia drejt dhe të punën e saj, të godasë majtas dhe djathtas. Do të ishte tradhtia e madhe për ne nëse drejtësia nuk do bënte punën e saj.
    Nëse ju pyes sot të gjithëve ju e dini se kush është Altin Dumani, një prokuror i veshur me integritet dhe shumë kurajoz. Ai njihet sot sepse punon në SPAK. Mirëpo Altin Dumani nuk erdhi dje ishte këtu për vite e vite të tëra. Pse nuk i doli emri këtij? Nuk i doli se ai ishte po ai njeri, por drejtësia ishte nën çizmen e politikës. Atë shpatë që ishte në zyrën e parë të qeverisë, unë dhe ju ia dorëzuam drejtësisë.
    Dhe nëse ka një arsye të madhe për ta votuar PS është pikërisht kjo që të gjithë armiqtë e drejtësisë së pavarur ua thonë për të mos na votuar. Arsyeja pse duhet votuar PS është se është partia e popullit dhe jo e pushtetit. Kjo është një arsye shumë e fortë për të shkuar në BE”, tha Rama.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: Zoti e bekoftë për punën e bërë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: Zoti e bekoftë për punën e bërë

    Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë, (Ambasada e Vatikanit) për të lënë një mesazh ngushëllimi.Baba Mondi në një prononcim për mediat u shpreh se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, ndërsa nënvizoi se lutet që vepra që ai nisi, të vijojë nga pasardhësi i Tij.
    “E kam takuar dy herë. Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punën tonë që parakaluam në Charlie Hebdo, që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri-tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti. Ngushëllime i jap klerit dhe besimtarëve katolikë. Zoti e bekoftë për punën e bërë dhe vepra e tij të vijojë nga pasardhësi i tij. U prehtë në paqe. Do të marr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së tij në banesën e fundit. Zoti na ndriçoftë mëndje. Ka pasur një dashuri të veçantë për ne. E vlerësoi popullin tonë si fisnik, tha ai. 
     

  • Hapet tjetër “gropë” për Belinda Ballukun, ja si ministrja firmosi tenderin e supervizimit të Tunelit të Llogarasë…

    Hapet tjetër “gropë” për Belinda Ballukun, ja si ministrja firmosi tenderin e supervizimit të Tunelit të Llogarasë…

    Në kuadër të hetimit të vazhdueshëm që po kryen Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, është zbuluar një tjetër pjesë e rëndësishme e korrupsionit që përfshin tenderin e mbikëqyrjes së Tunelit të Llogarasë. Hetimet po hetojnë me kujdes lidhjet e dyshimta mes Berberit, Begajt dhe kompani të tjera të lidhura me këtë projekt, ndërkohë që SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve të kompanisë “Hill International NV”. Ky veprim është pjesë e një hetimi të thelluar që ka ngritur aludime se tenderi për mbikëqyrjen e punimeve të Tunelit të Llogarasë mund të ketë pasur një procedurë të manipuluar. Sipas informacioneve të fundit, bashkimi i operatorëve ekonomikë, Hill International N.V dhe kompania Net Group, të cilat janë të lidhura me Valter Begaj, ka fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku.
    Hetimet tregojnë se tenderi mund të ketë qenë i paracaktuar që të favorizonte këto kompani dhe të përjashtonte padrejtësisht operatorë të tjerë ekonomikë. SPAK dyshon se ka pasur një përfshirje të drejtpërdrejtë të Evis Berberit, i cili, si ish-drejtor i ARRSH-së, ka favorizuar mikun e tij, Valter Begaj, në disa tendera përmes një kompanie që ai e kontrollonte në mënyrë të tërthortë. Ky ka qenë një aspekt shumë i diskutuar në hetimet që kanë nisur që nga periudha kur Berberi ka mbajtur pozitat e larta në ARRSH. Berberi është akuzuar për manipulim të tenderëve dhe përfitime të paligjshme që lidhen ngushtë me kontakte të ngushta dhe të papërshtatshme me biznesmenë të fuqishëm, të cilët kanë fituar tenderë të rëndësishëm nëpërmjet ndikimeve të paspecifikuara dhe të papranueshme.
    Skandali me Tunelin e Llogarasë
    Ky hetim i ri trondit edhe më shumë pozitat e Ballukut, pasi kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi disa javë më parë gjatë një takimi informal me gazetarët se edhe deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për kontratën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë janë në proces hetimor.  Kujtojmë se vitin e kaluar Arben Ahmetaj akuzoi Belinda Ballukun se pas vizitës që ka zhvilluar në Turqi, anuloi tenderin që kishte fituar kompania Gjoka, duke ia dhënë tenderin një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë por që sërish punimet i kreu Gjoka.
    Çfarë denoncoi Ahmetaj një vit më parë:
    “Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk … Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai.
    Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit  e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka”, denoncoi Arben Ahmetaj nga arratia. Gjithashtu pas këtij denoncimi Partia Demokratike bëri kallëzim penal në SPAK.

  • Ahmetaj akuzoi Ballukun për abuzimet me fondet e tunelit të Llogarasë, SPAK nis hetimet, sekuestron dokumentet e…

    Ahmetaj akuzoi Ballukun për abuzimet me fondet e tunelit të Llogarasë, SPAK nis hetimet, sekuestron dokumentet e…

    Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ndërtuese të Tunelit të Llogarasë.
    Ky veprim nga ana e SPAK vjen pas akuzave që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Bëhet fjalë për dokumentet e kompanisë ‘Hill Interna-tional NV’, e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
    Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prenci.
    Çfarë ka deklaruar Arben Ahmetaj:
    “Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk … Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam agjenti 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij.
    Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e keJu hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka”, ka denoncuar Arben Ahmetaj nga arratia një vit më parë.

  • “Kam bërë çdo lloj pune”/ Shehaj: Vija i pari dhe dilja i fundit nga zyra, ja cili është slogani ynë

    “Kam bërë çdo lloj pune”/ Shehaj: Vija i pari dhe dilja i fundit nga zyra, ja cili është slogani ynë

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte sot në Neës 24 ku foli për ecurinë e fushatës së 11 majit.
    Shehaj tregoi se forca e tij ka në qendër të vëmendjes punën e ndershme. Slogani i Mundësia është që Shqipëria të kthehet në vendin ku ia dilet me punë.
    Ndërsa rrëfeu se gjatë jetës ka bërë çdo lloj pune, edhe në biznesin e tij.
    Shehaj: Nëse ka një parti politike që nuk ka lidhje me punën është Parti Socialiste. PS ka lidhje me pushtetin. Çdo gjë që bën është të marrin pushtetin dhe të rregullojmë socialistët. Punëtorët më të mëdhenj janë sipërmarrësit. Kudo në Shqipëri janë nga halli jo nga qejfi. Nuk kanë gjetur mundësi tjetër. Kanë filluar biznesin e tyre. Një elektricist me një skuadër, është sipërmarrës. E njëjta gjë vlen për një bojaxhi, këdo që ka një kafe. Nuk besoj se kishte njeri në zyrë që vinte para meje dhe dilte pas meje.
    Kam bërë çdo lloj pune. Dhe në biznesin tim. Nuk ka asnjë kontradiktë. Kur flas për punën, flas për sipërmarrësit, bashkëpunëtorët që ja dalin me punë. Kjo është Shqipëria që nuk flet askush. Nëse Shqipëria ka bërë përpara në 34 vjet nuk është falë qeverisë, por falë sipërmarrësve. Kanë përmirësuar shërbimet. Nëse nuk kanë bërë më shumë, për politikat. Zgjidhja nuk është qeveria. Prandaj slogani ynë është ta bëjmë Shqipërinë një vend ku ia dilet me punë. Synojmë zvogëlimin e administratës. Ulim burokracinë dhe lejojmë biznesin të rritet.

  • Problematikat për punën e SPAK/ Dumani: Mosekstradimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten shqetësim, shqiptarët që kapen atje…

    Problematikat për punën e SPAK/ Dumani: Mosekstradimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten shqetësim, shqiptarët që kapen atje…

    Çështja e mosekstradimit të shqiptarëve që kapen në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdon të mbetet problematike, u shpreh kryeprokurori Altin Dumani, gjatë prezantimit të raportit vjetor.

    Një vit më parë, qeveria shqiptare nisi punën me autoritetet e Emirateve të Bashkuara për marrëveshjen e ekstradimeve dhe ndihmën juridike apo transferimin e dënimeve.
    Në pak raste, personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, që janë lokalizuar në Emiratet e Bashkuara, janë ekstraduar. I tillë ishte rasti i Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, që u ekstradua në maj 2024, pasi ishte i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
    Megjithatë, duket se ekstradimet nga Emiratet vazhdojnë të mbeten problematike dhe të vështira për t’u realizuar me sukses.

    Top Channel

  • Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

    Dumani “hap letrat” në KLP: Janë shtuar kallëzimet nga qytetarët

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
    Kreu i SPAK, e ka cilësuar të suksesshme punën e SPAK gjatë vitit 2024, pavarësisht sfidave të hasura gjatë rrugës.
    Sipas Dumanit, krahasuar me një vit më parë kallëzimet në SPAK nga qytetarët kanë pasur një rritje të theksuar.
    “Brenda vitit 2024 KLP plotësoi SPAK me 20 prokurorë. Pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur, ne nuk e kemi ndalur punën. Kemi pasur arritje pozitive ne 2024. Rezultatet janë fryt i punës sonë në ekip. Motiv i përditshëm ka qenë edhe besimi i qytetarëve.
    Krahasuar me vitin paraardhës, kemi 36 % më shumë hetime të kallëzimeve të bëra nga qytetarët.
    SPAK ka rol aktiv për autoritetet e huaja. Nuk jemi më vetëm pritës, por edhe ndihmues për agjencitë partnere.
    “SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me rajonin. Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha mes të tjerash Dumani.

  • Dumani raporton sot në KLP për punën e SPAK, mbërrijnë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane

    Dumani raporton sot në KLP për punën e SPAK, mbërrijnë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane

    Kreu i SPAK Altin Dumani pritet të raportojë sot, në orën 11:00, për punën e vitit 2024 në KLP.
    Siç shihet edhe nga pamjet, në KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
    Krahas raportit vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvend, dhe të dhënat janë bërë me dije, me interes priten përgjigjet e kreut të SPAK, mbi pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

  • VIDEO/ Do të raportojë punën e SPAK, Altin Dumani mbërrin në KLP

    VIDEO/ Do të raportojë punën e SPAK, Altin Dumani mbërrin në KLP

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur në KLP, ku pritet të raportojë në orën 11:00, për punën e vitit 2024.
    Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, shihet se në KLP kanë mbërritur  edhe përfaqësuesit e OPDAT.

    Krahas raportit vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvend, dhe të dhënat janë bërë me dije, me interes priten përgjigjet e kreut të SPAK, mbi pyetjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
    /vizionplus.tv

  • Rritet pasiguria në SHBA/ Sondazhet: Shumë amerikanë kanë frikë se do të humbasin punën këtë vit

    Rritet pasiguria në SHBA/ Sondazhet: Shumë amerikanë kanë frikë se do të humbasin punën këtë vit

    Një shumicë e madhe e amerikanëve janë të shqetësuar se mund të humbasin punën e tyre këtë vit, tregon një studim i ri i tregut të punës. Një raport i titulluar The Great Stay: 2025 State of the Labor Market, i kryer nga platforma My Perfect Resume, zbulon pasigurinë në rritje midis punëtorëve në SHBA.Sipas një sondazhi të kryer në mesin e 1,115 punonjësish, rreth 81% e të anketuarve kanë frikë se do të humbasin punën këtë vit, dhe 20% e tyre thonë se janë “shumë më të shqetësuar” se vitin e kaluar, raporton Newsweek.
    Bëhet e ditur se njerëzit po ndryshojnë punë më rrallë sepse janë të shqetësuar për pushimet nga puna dhe një recesion të mundshëm. Rreth 76% e të anketuarve presin më shumë pushime nga puna në vitin 2025, dhe deri në 92% besojnë se një recesion po vjen. Pothuajse dy të tretat (63%) mendojnë se më shumë kompani do të mbyllen këtë vit se sa vitin e kaluar.Dhe shqetësimet nuk janë të pabaza.
    Në mars, punëdhënësit amerikanë njoftuan 275,240 pushime nga puna – më shumë se në të njëjtin muaj pesë vjet më parë, kur shpërtheu pandemia, sipas një raporti nga Challenger, Grey & Christmas.
    Nga këto, deri në 216,215 pushime nga puna vijnë nga administrata federale.
    Në dy muajt e fundit, gjithsej 280,253 persona u pushuan nga puna në 27 agjenci qeveritare.
    Drejtuesi kryesor i valës së pushimeve nga puna është Departamenti i sapokrijuar për Efiçencën e Qeverisë, i cili drejtohet nga Elon Musk dhe synon të ulë burokracinë dhe kostot e qeverisë.
    Raportohet se marsi ishte muaji më i keq për sa i përket pushimeve nga puna që nga shkurtimet historike në prill dhe maj 2020, kur më shumë se një milion njerëz humbën punën për shkak të pandemisë, sipas të dhënave që Challenger ka gjurmuar që nga viti 1989.
    “Nuk është vetëm frika e pushimit nga puna. Njerëzit kanë frikë se sistemi do t’i harrojë ata.”
    “Asgjë nuk është më e sigurt”
    Patrice Williams Lindo, CEO i Career Nomad, tha se njerëzit nuk po dramatizojnë, ata thjesht po monitorojnë atë që po ndodh, përcjell Telegrafi.
    “Pushimet nga puna po ndodhin ende, dhe ato po ndodhin rregullisht, edhe pse janë të paparashikueshme. Ekonomia duket e paqëndrueshme. Doganat po ndryshojnë vazhdimisht. Lajmet nuk mbarojnë kurrë. Punëtorët janë të lodhur dhe ky ankth është i dukshëm”, tha Lindo.
    “Ata nuk kanë frikë vetëm se mos humbasin punën e tyre. Ata kanë frikë se mos harrohen, mos mbeten pa një rrjet sigurie – pa të ardhura, pa sigurim shëndetësor, asgjë.”
    Sipërmarrësja dhe trajnerja e biznesit Adriana L. Cowdin tha se situata nuk është e paprecedentë, por është “veçanërisht destabilizuese”, sepse edhe institucionet e qëndrueshme – si qeveria federale – “po tregojnë shenja se asgjë nuk është më e sigurt”.
    “Kam parë se si ndryshimet politike dhe ekonomike e ndryshojnë perceptimin e sigurisë – nga goditja me dot-com e vitit 2000, në 11 shtator, në krizën financiare të 2008, në pandemi. Kur ndjenja e parashikueshmërisë zhduket, njerëzit pyesin veten: nëse nuk mund të mbështeten më tek tregu, shteti apo kompanitë e mëdha – në çfarë mund të mbështeten.”
    Ndryshe, ndërsa shkalla e papunësisë në SHBA mbetet e ulët, kompanitë e mëdha të mediave dhe teknologjisë që kanë pushuar së fundmi një numër të madh punëtorësh po krijojnë presion psikologjik, sipas Sam Wright nga Huntr.
    Pasiguria në punë gjithashtu çon në stres më të madh.
    Më shumë se gjysma e të anketuarve (52%) presin që stresi të rritet. Si arsye kryesore përmendet pasiguria në punë (43%). Për të qëndruar konkurrues, 61% punëtorëve planifikojnë të investojnë më shumë në arsim dhe trajnim deri në vitin 2025.
    Lindo tha se kjo flet më shumë për mosbesimin ndaj sistemit sesa për gjendjen e keqe të tregut.
    “Tregu i punës nuk po rrënohet, por besimi i njerëzve tek ai po shembet. Këtë e tregojnë realisht këto të dhëna”, tha ajo. Cowdin shton se paniku aktual mund të mos zgjasë, por se punëtorët po bëjnë gjënë e duhur duke u përgatitur dhe duke punuar vetë.