Tag: punën

  • Veliaj bën apel: Votoni  për PS, është votë për punën, shpresën dhe transformimin

    Veliaj bën apel: Votoni për PS, është votë për punën, shpresën dhe transformimin

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste.
    Në një postim në Facebook, Veliaj thotë se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin.
    Ai e mbyll statusin e tij me një ftesë për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

    “Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj. Sepse besoj fort, me gjithë shpirt, tek kjo rrugë që kemi ndërtuar së bashku”, shkruan Veliaj.
    /vizionplus.tv

  • “Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

    “Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

    Emmanuel Petit ka ndryshuar mendje për PSG-në. Ish-lojtari i Arsenal-it, kampion bote me Francën në vitin 1998, shpesh e kishte kritikuar mënyrën e veprimit të klubit në të kaluarën, por sot njeh punën e shkëlqyer të Luis Enriques:
    “Nuk kam qenë kurrë tifoz i Luis Enriques në nivel personal, edhe pse kalova një vit me të te Barcelona. Sot mund të them se e vlerësoj shumë punën e tij dhe atë që transmeton skuadra”, tha ish-mesfushori.
    “Më pëlqen shumë ajo që transmeton klubi, ndërsa për vite me radhë e kam gjetur të neveritshme në tërësi, arrogante”, vazhdoi Petit.
    “Komunikimi që kishin më dukej i neveritshëm, të gjitha mesazhet e dërguara ishin të tipit ‘me paratë tona, i blejmë të gjithë’. Nuk mund të flas as për lojtarët.
    “Madje ndryshova kanalin në televizor sepse isha shumë i ngopur duke i parë ata dhe sjelljen e tyre, gjithçka filloi me Ibrahimovic. Nuk mund t’i duroja më”.
    PSG-ja e sotme është më e bashkuar.
    “Futbolli është një lojë ekipi, me një shef dhe një staf. Ka hierarki, në një kontekst ku të gjithë evoluojnë në një drejtim të përcaktuar qartë. Është si në botën e korporatave, ku çdo punonjësi i jepet mundësia të emancipohet”.
    “Kur egoja pengon, gjërat shkatërrohen. Përveç taktikave, Luis Enrique është i shkëlqyer në nivel njerëzor. Ai buzëqesh, bën përpjekje të flasë frëngjisht”.

  • Tom Doshi sulmon Benet Becin: Ai është i infiltruar i Sali Berishës, bën punën e PD

    Tom Doshi sulmon Benet Becin: Ai është i infiltruar i Sali Berishës, bën punën e PD

    Kryetari i PSD, Tom Doshi ka sulmuar kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, se po u bën presione qytetarëve me ndihmë ekonomike.
    Tom Doshi pretendoi se Benet Beci është një i infiltruar i Sali Berishës, duke shtuar se “është nën siglën e PS, por bën punën e PD”.
    Kreu i PSD-së deklaroi se kryebashkiaku i Shkodrës pas zgjedhjeve do të shkojë në burg, ndaj i kërkoi socialistëve të votojnë partinë e tij.
    “Benet Beci u bën presion njerëzve me ndihmë sociale që po nuk votuat PS do t’ua heqim ndihëm.
    Është një i infiltruar i Sali Berishës. Në Bashki s’kemi asnjë drejtor socialist, kanë ardhur të gjithë nga PD.
    I bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD pasi pas zgjedhjeve Benet Beci do të shkojë në burg.
    Beneti është nën siglën e PS, por bën punën e PD”, deklaroi Tom Doshi.

  • Shifrat/ Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

    Shifrat/ Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

    Një epidemi e heshtur e stresit në vendin e punës po përshkon Evropën. Mbi 10,000 njerëz vdesin çdo vit në Evropë për shkak të stresit të lidhur me punën. Shifra shumë më të larta se vdekjet e shkaktuara nga aksidentet fizike. Alarmi u ngrit nga sindikatat evropiane të bashkuara në ETUC, Konfederatën Evropiane të Sindikatave të themeluar në vitin 1973 dhe që sot përfshin 90 konfederata kombëtare sindikale nga 39 vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
    Shifrat e një masakre
    Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas analizës së kryer nga ETUC, çdo vit ka mesatarisht më shumë se 6,000 vdekje (më sakatësisht 6,190) nga sëmundjet koronare të zemrës të lidhura me stresin e lidhur me punën dhe pothuajse 5,000 (4,843) vetëvrasje të lidhura me depresionin e lidhur me punën. Gratë janë ato që preken më shumë, të ndodhura midis ndërrimeve të lodhshme të punës, pasigurisë dhe bullizimit në vendin e punës. Ata që paguajnë çmimin më të lartë janë Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Prandaj, sindikatat evropiane po i kërkojnë Komisionit të BE-së dhe Komisioneres përgjegjëse për të drejtat sociale, Roman Roxana Minzatu, një direktivë ad hoc brenda paketës së punës për cilësinë, me detyrime detyruese për të vlerësuar rreziqet psikosociale, duke përfshirë punëtorët dhe përfaqësuesit e tyre.
    Stresi, ankthi dhe lodhja
    “Evropa ka udhëhequr botën në mbrojtjen e sigurisë fizike. Tani duhet të bëjë të njëjtën gjë për shëndetin mendor”, nënvizon sekretarja e përgjithshme e ETUC-së, irlandezja Esther Lynch, duke kujtuar se bota e punës po ndryshon me shpejtësi: inteligjenca artificiale, digjitalizimi, platformat online dhe tranzicioni i gjelbër po “riformësojnë” rregullat, duke sjellë gjithashtu “rreziqe të reja” si stresi, izolimi, ankthi dhe lodhja e tepërt.
    Kufij të paqartë midis punës dhe jetës private
    “Rritja e madhe e punës nga distanca dhe digjitalizimi pas Covid-19 ka zbehur më tej kufijtë midis punës dhe jetës private, duke çuar në orë më të gjata pune dhe një kulturë të gatishmërisë së vazhdueshme që ka pasur një ndikim serioz në shëndetin e punëtorëve ”, shton sekretari konfederal i ETUC-ut, Giulio Romani.
    “Nëse më shumë se 10,000 njerëz do të vdisnin në punë çdo vit për shkak të rreziqeve fizike, Komisioni me të drejtë do të merrte masa urgjente. Ato janë të nevojshme tani për këtë masakër të heshtur”, thekson ai.

  • Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

    Stresi i lidhur me punën shkakton mbi 10 mijë vdekje në vit në Evropë

  • Barça nis punën për zgjatjen e kontratës me Flik

    Barça nis punën për zgjatjen e kontratës me Flik

    Hansi Flik do të zgjasë kontratën e tij edhe më tej me Barcelonën. Akord në parim për një marrëveshje të re deri në vitin 2027 – vetëm detajet ende nuk janë përpunuar. Njoftimi zyrtar pritet në maj.

    Punë e shkëlqyer nga Flik dhe ekipi i tij në Barcelonë me mundësinë e fitimit të tripletës është ende i mundur. Pas Copa del Rey fituar këtë mesjavë, Barça kryeson edhe në La Liga me 4 pikë më shumë se Reali ndjekës.

    Vazhdo leximin

  • Jordia Tabaku, takime me gratë e një fasonerie në Tiranë

    Jordia Tabaku, takime me gratë e një fasonerie në Tiranë

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ka zhvilluar takime me gratë e një fasonerie në kryeqytet.
    Tabaku vijon të mbrojë taksën e sheshtë si një mekanizëm për të rritur të ardhurat reale të qytetarëve dhe për të lehtësuar barrën fiskale mbi shtresën e mesme dhe gratë që mbajnë mbi supe ekonominë familjare.

    “Nuk ka si gratë e punës, që e nisin ditën herët në mëngjes, e çojnë përpara punën në shtëpi e punën në punë! Antigona dhe shumë të tjera si ajo do më kenë në krah për të folur e luftuar për to”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një foto me punonjëset e fasonerisë.

  • Sondazhi për Shkodrën: Vetëm 26% të kënaqur me punën e qeverisë Rama, 69% të zhgënjyer

    Sondazhi për Shkodrën: Vetëm 26% të kënaqur me punën e qeverisë Rama, 69% të zhgënjyer

    Në ndryshim nga Tirana ku kemi një përqindje më të lartë të qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama (42%), në Shkodër shohim një panoramë tjetër.
    Të dhënat e sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se 26% e qytetarëve të anketuar shprehen se janë të kënaqur nga qeveria.
    Konkretisht 14% që janë “shumë të kënaqur” dhe 12% “mjaft të kënaqur”. 69% janë “shumë të zhgënjyer” dhe 5% “mjaft të zhgënjyer”.
    Shkodra njihet si bastion i djathtë, por kujtojmë që për herë të parë socialistët morën fitore në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të 2023.

  • Gjiknuri me banorët e Rajonit nr4 në Vlorë: Nuk do ndalim punën për urbanizimin e plotë

    Gjiknuri me banorët e Rajonit nr4 në Vlorë: Nuk do ndalim punën për urbanizimin e plotë

    Kandidati për deputet i PS-së, Damian Gjiknuri vijon takimet në qarkun e Vlorës. Këtë pasdite ai është takuar me banorët e Rajonit nr.4.
    Teksa ka postuar fotot nga takimi, Gjiknuri shkruan se nuk do të ndalin punën për urbanizimin e plotë të kësaj zone.

    ”Takimi me banorët e Rajonit 4, në zonën ekonomike ku nuk do ndalim punën për urbanizimin e plotë të kësaj zone përmes investimeve në infrastrukturë, portin e ri tregtar jo shumë larg prej këtu dhe mjaft projekte të tjera të mëdha që nxisin më tej zhvillimin në të gjithë Vlorën.
    Në 11 Maj kemi vetëm një zgjedhje, Partinë Socialiste që bashkë të bëjmë realitet transformimin në çdo cep të qarkut Vlorë”,-shkruan Gjiknuri.

  • Rama nesër në Elbasan/ Denoncimi i Berishës: Urdhër për t’u mbyllur shkolla, administrata ndërpret punën

    Rama nesër në Elbasan/ Denoncimi i Berishës: Urdhër për t’u mbyllur shkolla, administrata ndërpret punën

    Sali Berisha, përmes qytetarit dixhitale, ka denoncuar presionin që po i bëhet administratës që ditën e nesërme të ndërpresin punën dhe të marrin pjesë në mitingun e Edi Ramës në Elbasan.
    Sipas qytetarit dixhital të Berishës, me urdhër të drejtorëve dhe të kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, administrat ka firmosur për praninë e nesërme në mitingun e Ramës.
    Po ashtu, sipas denoncuesit, është urdhëruar edhe mbyllja e shkollës “Jorgji Dilo” në orën 10:00 dhe mësuesit dhe fëmijët do i nxjerrin në shesh.
    Denoncimi i plotë:
    Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh!
    Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
    Rama vjen neser ne Elbasan. E gjithe aminstrata me urdher te drejtoreve dhe kryetarit te bashkise eshte thirrur me dhune ne miting duke firmosur per pranine e tyre.
    Nxenesit e shkolles Jorgji Dilo neser nuk do te zhvillojne mesim dhe do i nxjerrin ne shesh ne ora 10.00 per shkak se vjen Rama.