Tag: pulla

  • Posta e Kosovës mirëpret diasporën me pulla postare të vitit 2025

    Posta e Kosovës mirëpret diasporën me pulla postare të vitit 2025

    Në kuadër të angazhimit për t’i qëndruar afër qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, Posta e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet simbolik për të mirëpritur bashkatdhetarët që po rikthehen për pushime në vendlindje.

    Përfaqësues të Postës u takuan me mërgimtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku iu dhuruan pulla postare nga emisionet filatelike të vitit 2025, si shenjë falënderimi për lidhjen e tyre të fortë me vendin dhe për kontributin e vazhdueshëm, transmeton KultPlus.

    “Posta për Diasporën” është një nismë që synon të vlerësojë rolin e diasporës si ura lidhëse me botën, ambasadorë të kulturës dhe identitetit shqiptar. Në njoftimin zyrtar, Posta e Kosovës ka shprehur mirënjohje për dashurinë, përkushtimin dhe ndihmesën që bashkatdhetarët vazhdojnë të japin për Kosovën.

    “Urojmë që të kaloni çaste të lumtura në gjirin e familjes dhe miqve,” thuhet më tej në njoftim.

    Kjo iniciativë e veçantë është pritur me entuziazëm nga qytetarët që po rikthehen nga mërgata, duke sjellë emocione dhe ndjenja të veçanta në një periudhë të mbushur me vizita dhe gëzim familjar./KultPlus.com

  • “Fati i madh është pas “derës”/ Astrologu shpjegon parashikimin e yjeve: Ja 3 shenjat që do të kenë periudhën më të…

    “Fati i madh është pas “derës”/ Astrologu shpjegon parashikimin e yjeve: Ja 3 shenjat që do të kenë periudhën më të…

    Astrologu Jorgo Pulla ka identifikuar dhe tre shenjat e horoskopit, që do të përfitojnë më shumë në periudhën që vjen.
    I ftuar në një studio televizive, Pulla shpjegoi parashikimin e yjeve për disa shenja të zodiakut. Sipas astrologut, shqiptarët janë popull me fat por duhet pak përpjekje për të arritur suksesin që dëshirojnë.
    “Fati është pas derës, por për ta hapur, i kemi kushtet, por që të arrish diku duhet të përpiqesh. Çdo shenjë ka momentet e veta të arta, dhe ato mund të shfrytëzohen më mirë kur kemi njohuri të thella për to” tha astrologu Pulla.

  • Reagon nga qelia Ilir Meta: Më 11 maj të heqim Ramën që të “heqim” taksat

    Reagon nga qelia Ilir Meta: Më 11 maj të heqim Ramën që të “heqim” taksat

    Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.
    Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:
    ✅ Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.✅ Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.✅ Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.✅ Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.✅ Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.✅ Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.✅ TVSH do ulet në 15%.✅ Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.✅ Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.✅ Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.✅ Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.✅ Akciza për birrën do jetë me dy fasho:600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.✅ Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.✅ Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.✅ Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.✅ Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.✅ Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.✅ Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.✅ Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.✅ Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.✅ Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.✅ Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.✅ Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.✅ Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.✅ VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!✅ VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Meta fushatë nga qelia: Të largojmë Ramën që të heqim taksat

    Zgjedhjet e 11 majit/ Meta fushatë nga qelia: Të largojmë Ramën që të heqim taksat

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar.
    Meta thotë se me 11 Maj, shqiptarët do të duhet të votojnë për të larguar Edi Ramën, të cilin e cilëson si “kryetaksa” e tyre, pasi në vitet e qeverisjes së tij, ka pasur vetëm për qëlllim grabitjen e tyre.
    Sipas tij, me programin e tyre elektoral, ata synojnë që të ndërtojnë një Shqipëri me fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
    Reagimi i plotë:
    Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.
    Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
    Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.
    Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:
    Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.
    Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
    Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.
    Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
    Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
    Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.
    TVSH do ulet në 15%.
    Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
    Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.
    Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.
    Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
    Akciza për birrën do jetë me dy fasho:
    600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
    Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.
    Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.
    Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.
    Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.
    Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
    Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
    Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.
    Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
    Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
    Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
    Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
    Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.
    VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!
    VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

  • Berisha mbron koncesionin e dhënë nga qeveria e tij për pullat fiskale dhe premton: Pas 11 majit do jenë 3 euro për 1 mijë pulla

    Berisha mbron koncesionin e dhënë nga qeveria e tij për pullat fiskale dhe premton: Pas 11 majit do jenë 3 euro për 1 mijë pulla

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbrojtur sot publikisht koncesionin e pullave fiskale të dhënë nga qeveria e tij 13 vjet më parë, megjithëse ishte tarifa më e lartë në Europë.

    Nga 2012 biznesi paguante deri në 32 euro për 1 mijë pulla, ndërsa BE 3 dollarë dhe Kosova 2.2 dollarë. Por sipas Berishës këto pulla ishin smart dhe parandalonin kontrabandën.
    “Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart dhe ato nuk lejonin me detektorë ato zbulonin çdo kontrabandë.
    Kanë qenë pulla me kod, pulla smart.
    Këta, për t’i hapur dyert në të katër anët e kontrabandës, e morën dhe ia dhanë printimin e tyre, ndërmarrjes së prodhimit të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin”, tha Berisha.
    Pas përfundimit të kontratës me SICPA, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale i janë dhënë një shoqërie të re me pronësi të përbashkët shqiptaro-arabe: “AlbTrace Co”.

    Berisha tha se po e ndjek këtë çështje dhe premtoi se nëse do të vijë në pushtet, tarifa për 1 mijë pulla fiskale do të jetë 3 euro, 7 fish më pak se sot.
    “Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim, jemi në dijeni të këtyre zhvillimeve.
    Sidoqoftë unë shpalla çmimet dhe çmimet nuk ndryshojnë. Pse ato çmime? Ato janë çmime të BE. 3 euro për 1 mijë pulla janë çmime të BE, nuk i kemi shpikur.
    Ne do zbatojmë çmimet e BE, ta dijë edhe ajo kompania që interesohet, ne do zbatojmë këto çmime”, deklaroi kreu i PD.

    Top Channel

  • Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

    Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

    Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

    Kreu i opozitës, Sali Berisha ka sqaruar se propozimi i tij për çmimin e pullave fiskale, 3 euro për 1 mijë pulla, është bazuar në çmimet e Bashkimit Europian dhe nuk është një shpikje e Partisë Demokratike.

    Ai theksoi se pullat fiskale që përdoren aktualisht, të prodhuara nga një kompani zvicerane, janë pulla ‘smart’ që mund të zbulojnë çdo kontrabandë dhe ofrojnë siguri të lartë.

    “Po e ndjek me interes.

    Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart dhe ato nuk lejonin me detektorë ato zbulonin çdo kontrabandë.

    Kanë qenë pulla me kod, pulla smart.

    Këta, për t’i hapur dyert në të katër anët e kontrabandës, e morën dhe ia dhanë printimin e tyre, ndërmarrjes së prodhimit të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin.

    Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim, jemi në dijeni të këtyre zhvillimeve.

    Sidoqoftë unë shpalla çmimet dhe çmimet nuk ndryshojnë.

    Pse ato çmime? Ato janë çmime të BE. 3 euro për 1 mijë pulla janë çmime të BE, nuk i kemi shpikur.

    Ne do zbatojmë çmimet e BE, ta dijë edhe ajo kompania që interesohet, ne do zbatojmë këto çmime”, tha Berisha

  • “Ulim akcizën dhe çmimin e pullave fiskale për birrën” Berisha: Të nxisim prodhimin vendas

    “Ulim akcizën dhe çmimin e pullave fiskale për birrën” Berisha: Të nxisim prodhimin vendas

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot detaje të reja lidhur me programin e PD-së për nxitjen e prodhimit vendas.
    Ai theksoi se, në konsultat e zhvilluara, akciza për birrën do të ketë dy fasho: 600 lekë për hektolitër për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit, dhe 300 lekë/ hektolitri për ata që prodhojnë më pak se 200 mijë hektolitra në vit, duke respektuar gjithashtu standardet e Bashkimit Europian.
    Gjithashtu, Berisha njoftoi se çmimi i pullave fiskale do të ulet ndjeshëm: nga 17 euro për 1 mijë pulla, do të shkojë në 3 euro për 1 mijë pulla.
    “Në konsultat tona, akciza për birrën do jetë me dy fasho. 600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit. Dhe duke respektuar standardin e BE, 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit. Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla. Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla. Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.
    Ajo që kanë vendosur këta mbi 12.5 përqind është një absurditet me brirë. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE. Edhe njëherë, në qoftë se në nga aktet e para, hedhim në Lanë Ballkanin e Hapur, ne u qëndrojmë besnikë detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit në BE, pasi ato janë të studiuara. P.sh BE pranon diferenca në akciza midis prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël dhe kjo është e bazuar në kostot që ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vogël, por brenda një diapazoni të caktuar, pra nuk mund të jetë më shumë se 50 përqind diferenca.
    Por, siç e shihni, ne arrijmë të nxisim prodhimin në këtë mënyrë. Shpërblimet e dhëna me dëshirë dhe pa shtrëngesë nga klientët në njësitë që ofrojnë ushqime dhe pije janë të ardhura të përjashtuara nga tatimi si për kompaninë ofruese të shërbimit edhe për të punësuarit si kamarierë që përfitojnë prej tyre. Pra, ai që në botë quhet tip, në Shqipëri e quajnë bakshish, nuk tatohet. E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 lekë. Zbret pra 3-4 herë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15 përqind në 2 përqind.
    Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje. Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike. Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë”, u shpreh ai.

  • Nga akciza te taksa e pronës, Berisha prezanton nismat lehtësuese për biznesin dhe qytetarët

    Nga akciza te taksa e pronës, Berisha prezanton nismat lehtësuese për biznesin dhe qytetarët

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti në një konferencë për shtyp disa ndryshime të rëndësishme për sektorin e prodhimit dhe biznesit në Shqipëri. Ai njoftoi se akciza për birrën do të ketë dy fasha, 600 lekë për hektolitrin për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra dhe 300 lekë për ata nën këtë sasi.
    Çmimi i pullave fiskale për birrën dhe verën do të ulet ndjeshëm, duke rënë nga 17 euro për 1 mijë pulla në 3 euro. Berisha gjithashtu njoftoi uljen e taksës së shitjes së pronës nga 15% në 2% dhe heqjen e taksës për karburantin, duke vendosur një limit çmimi për karburantin në pikat e shitjes.
    Ai theksoi mbështetje të fuqishme për prodhimin e bimëve medicinale, ullirit dhe arrorëve, duke ofruar lehtësira dhe stimuj për rritjen e këtyre produkteve. Berisha u shpreh se ky program është në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian dhe do të nxisë prodhimin vendas. Ai garantoi gjithashtu mbështetje për bizneset dhe ulje të kostove për energjinë elektrike.
    Deklarata
    Në konsultat tona, akciza për birrën do jetë me dy fasho.600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit.Dhe duke respektuar standardin e BE, 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit.Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.Ajo që kanë vendosur këta mbi 12.5 përqind është një absurditet me brirë. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE.Edhe njëherë, në qoftë se në nga aktet e para, hedhim në Lanë Ballkanin e Hapur, ne u qëndrojmë besnikë detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit në BE, pasi ato janë të studiuara.Psh BE pranon diferenca në akciza midis prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël dhe kjo është e bazuar në kostot që ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vogël, por brenda një diapazoni të caktuar, pra nuk mund të jetë më shumë se 50 përqind diferenca.Por, siç e shihni, ne arrijmë të nxisim prodhimin në këtë mënyrë.Shpërblimet e dhëna me dëshirë dhe pa shtrëngesë nga klientët në njësitë që ofrojnë ushqime dhe pije janë të ardhura të përjashtuara nga tatimi si për kompaninë ofruese të shërbimit edhe për të punësuarit si kamarierë që përfitojnë prej tyre.Pra, ai që në botë quhet tip, në Shqipëri e quajnë bakshish, nuk tatohet.E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 lekë. Zbret pra 3-4 herë.Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15 përqind në 2 përqind.Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje.Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike.Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë.
    Qeveria dhe operatorët turistikë do të bashkëpunojnë në mënyrë që punonjësit sezonalë të turizmit të mund të paguhen me një rrogë bazë në periudhën kur në pikun e mungesës së turizmit, gjatë stinës që nuk ka turistë, sepse ata dalin në qiell të hapur pa asnjë mbrojtje.
    Një pjesë e tyre janë sezonalë, janë studentë, janë nxënës, por të tjerë që nuk janë sezonalë në këtë punë, do të trajtohen me dinjitet dhe nuk do mund të flaken sipas sezonit, sikundër kujdesje e veçantë do bëhet për këta punonjës lidhur me kushtet e jetesës së tyre që duhet të jenë brenda standardeve njerëzore.
    Ligji për investimet strategjike pëson ndryshim rrënjësor.
    Çdo titull strategjik i dhënë me koncesion anulohet.
    Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë.
    Por ataqë investojnë në zonat malore, ata do jenë 8 vite pa taksa, siç ka qenë ligji që e anuloi Edi Rama, por e rikthen tani për grupe që i interesojnë atij.
    500 të parët thotë ai, se ata 500 të dytët janë të njerkës ata, nuk mund të përfitojnë. Me ca koncepte të ndryshkura.
    Eksportet, përveç bordit që u informova ju, do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
    Do krijohet fondi për mbështetjen, mbrojtjen dhe nxitjen e eksporteve.
    Për të rinjtë, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit. Çdo i ri nën 30 vjeç.
    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat gjer në moshën 25 vjeç.
    Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
    Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave të tij për biznesi.
    Për zonjat, gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
    Kredi të buta bankare nga banka e zhvillimit me preferencë për gratë dhe krijimi i një fondi për mbështetjen e bizneseve të grave.
    Pra, do bëhet gjithçka për pushtetërimin ekonomik të grave në Shqipëri.
    Kjo është një mënyrë e suksesshme për të luftuar pabarazinë e madhe gjinore që ekziston në rrafshin ekonomik midis burrave dhe grave.
    Kjo është e domosdoshme gjithashtu në mënyrë që gratë, vajzat të mund të shpalosin në kushte normale talentin, aftësinë e tyre në fushën e biznesit.