Tag: pulisic

  • Racizëm i madh në Itali mbi shqiptarin, i vetmi gazetar italian që mbron Kristjan Asllanin: Jam i shokuar nga vlerësimi që i bën…

    Racizëm i madh në Itali mbi shqiptarin, i vetmi gazetar italian që mbron Kristjan Asllanin: Jam i shokuar nga vlerësimi që i bën…

    Në Itali ekziston një paragjykim në rastin më të mirë ose racizëm në më të keqin karshi Kristjan Asllanit. Karriera e këtij lojtari e mori një goditje që në fillim, në atë humbje rasti fatal në ndeshjen Barcelona-Inter, atje ku Ter Stegen i mohoi golin dhe pati shumë kritika për faktin se mesfushori ynë nuk pasoi, por donte të shënonte vetë. 
    Që atëherë, Asllani u pa me sy kritik dhe ndodh shpesh që të fajësohet edhe në rastet kur luan mirë. Si në derbin e fundit kundër Milanit, atje ku Asllani luajti nga minuta e parë. Sipas Sofascore, Asllani ishte lojtari i tretë më i mirë te Interi kundër Milanit duke marrë notën 7. Ndërkohë për të vendosur “duart në kokë” ishte vlerësimi i bërë nga La Gazzetta dello Sport. Media më e madhe në Itali, i vendosi shqiptarit notën 4. Sa për sqarim, notat e bëra nga “Sofascore” nuk janë më idealet e mundshme pasi ato bazohet në statistika dhe jo në gjithë performancën. ?Pra nëse një mesfushor ofensiv kthehet mbrapa dhe bën pasime vetëm me portierin apo mbrojtësat, vlerësohet me notë të lartë për pasimet e sakta, por nuk merr vlerësim për detyrën e tij kryesore, ndihmën në sulm dhe krijimin e rasteve të pastra. Por është shumë e pamundur i cili një lojtar qoftë edhe statistikisht të marrë një notë 7 dhe në bazë të një vlerësimi gazetaresk ku shikohen më shumë detaje, të marr notën 4. Nga nota 7 në notën 4 ka një diferencë të madhe dhe kjo tregon shumë qasjen e italianëve karshi shqiptarit. 
    Madje ishte vetë trajneri i Milanit, Conceicao, i cili tregoi planin e tij të lojës pas ndeshjes. “Pulisic ka sakrifikuar veten për ekipin, luajti shumë mirë. Ne duhet të balanconim korridorin e qendrës, Pulisic dhe Jovic ishin të rëndësishëm për të mbuluar Aslllanin. Pulisic ka vrapuar shumë”, tha Conceicao. 
    Por media italiane nuk e përmendi as edhe këtë deklaratë apo lëvizje taktike të trajnerit të Milanit, pra faktin që Asllani sa herë kapte topin, kishte presionin e Pulisic dhe të Jovic afër vetes, ndryshe nga të tjerët që kishin pak më shumë lirshmëri. Të pafundme ishin kritikat nga gazetarët italianë që thonin se me Asllanin Interi ka luajtur me një lojtar më pak, por zëri ndryshe në Itali ishte gazetari Maurizio Pistocchi. 
    Madje ky i fundit foli pikërisht në lidhje me këtë çështje duke mos e kuptuar as vetë gjithë këtë mungesë respekti ndaj Asllanit në Itali. “E kam parë dhe e kam riparë shumë herë ndeshjen Inter-Milan. Jam i shokuar sesi Asllani u vlerësua dhe u poshtërua nga La Gazzetta dello Sport, kur në mendimin tim modest ishte mes lojtarëve më të mirë të Interit. Ky mendimi im modest konfirmohet edhe nga analiza e Sofascore, e cila e ka analizuar ndeshjen dhe i ka dhënë Asllanit notën 7, ndër më të mirët pas Bisscek me notën 7.4 dhe Lautaro me notën 7.2. Mendoj se tani është koha që të merren pak parasysh edhe këto vlerësime, vlerësime të cilat përdorin statistika shumë të qarta. Numrat nuk mund të vendosen kurrë në diskutim, ato nuk gabojnë, ndërsa mendimet po, vendosen gjithmonë në diskutim”, tha gazetari italian duke mbrojtur Asllanin dhe duke i dalë kundër medias italiane. /Sport Ekspres/ 

  • “Lashë Jovic bashkë me Pulisic për të bllokuar Kristjan Asllanin”! Trajneri i Milanit tregon si fitoi kundër Interit: Jam i njëjti trajner si dy ditë më parë

    “Lashë Jovic bashkë me Pulisic për të bllokuar Kristjan Asllanin”! Trajneri i Milanit tregon si fitoi kundër Interit: Jam i njëjti trajner si dy ditë më parë

    Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Conceicao tregoi sesi arriti te kjo fitore, duke treguar një vëmendje të vecantë edhe për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin.
    “Ndjenja para ndeshjes kundër Atalantës ishte pozitive, detajet e vogla janë të rëndësishme. Më pëlqeu qëndrimi, kompaktësia dhe qëndrueshmëria. Vuajtëm në minutat e para më shumë se sa donim, mund të kishim bërë më mirë në kundërsulme. U përpoqëm të përmirësonim 2-3 aspekte dhe luajtëm një pjesë të dytë të nivelit më të lartë. Jam i lumtur që kemi bërë me atë që nuk kemi bërë ndonjëherë në kampionat, këtë përulësi, këtë qëndrim dhe këtë dëshirë për të fituar që mund ta shihni në çdo veprim.
    Tani është e rëndësishme të fitojmë kundër Venezia-s dhe më pas kur të vijë finalja do të jemi të lumtur ta festojmë. Nuk është se e kemi fituar tashmë Kupën. Unë jam i njëjti trajner si dy ditë më parë, nuk është se gjithçka është e bukur apo gjithçka është e shëmtuar. Duhet të gjejmë ekuilibër edhe në nivel emocional, jo vetëm si ekip.
    Jovic ka punuar shumë mirë në maksimumi 3-4 javët e fundit. Ai gjithashtu humbi disa kilogramë, gjë që ishte e rëndësishme. Ai na jep atë pak gjë që donim për ndeshjen. Nuk u referohet mbrojtësve dhe punon mirë me mesfushorët. Ne donim që ai të vepronte si një mbështetje dhe më pas të shkonte në korridoret anësore.
    Pulisic ka sakrifikuar veten për ekipin, luajti shumë mirë. Ne duhet të balanconim korridorin e qendrës, Pulisic dhe Jovic ishin të rëndësishëm për të mbuluar Aslllanin. Pulisic ka vrapuar shumë.  Edhe në shtëpi unë sjell futbollin në tryezë dhe gruaja nuk është e lumtur për këtë”, tha Conceicao. /Sport Ekspres/