Tag: pulisic

  • Milani në ankth për gjendjen e Leaos, portugezi humbet edhe ndeshjen ndaj Bologna

    Milani në ankth për gjendjen e Leaos, portugezi humbet edhe ndeshjen ndaj Bologna

    10 Shtator 2025

    12:31

    Alfred Lleshi

    Milani e ka vëmendjen te Rafa Leao. Sulmuesi portugez, i ndalur pas ndeshjes hapëse ndaj Barit, ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe vijon stërvitjet individuale. Për këtë arsye, ndeshja e së dielës me Bologna nuk do ta shohë në fushë, pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë. Objektivi mbetet rikthimi më 20 shtator kundër Udineses.
    Ndërkohë, ka shqetësim edhe për Christopher Nkunku, që ka pranuar se është ende pas në formë. Kjo mund të hapë rrugën për titullarët Pulisic dhe Gimenez, të cilët megjithatë do të kthehen vonë nga impenjimet me kombëtaret. Pulisic mund ta nisë nga stoli.
    Të enjten pritet të kthehen edhe Maignan dhe Rabiot. Ky i fundit, i vërshëllyer në Francë-Islandë, është në “balotazh” me Loftus-Cheek për një vend titullari, ndërsa Modric dhe Fofana janë të sigurt. Dyshime gjithashtu për Estupinian, i ndalur tek Ekuadori për shkak të një problemi muskulor.

  • Milan gati të “blindojë” titullarin e padiskutueshëm, rinovim deri në vitin 2029

    Milan gati të “blindojë” titullarin e padiskutueshëm, rinovim deri në vitin 2029

    7 Shtator 2025

    20:37

    Telesport

    Christian Pulisic mund të quhet pa frikë një nga transferimet më të mira që ka bërë Milan në dekadën e fundit. Amerikani u transferua nga Chelsea te Milan në vitin 2023 për 21 milionë euro plus bonuset.
    Në 103 ndeshje me kuqezinjtë, Pulisic ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 23 asiste. Ai është pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Max Allegri-t.
    “Calciomercato.com” raporton se drejtuesit e Milanit kanë nisur negociatat me Pulisic për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera. Kontrata aktuale e amerikanit skadon në vitin 2027, kuqezinjtë duan ta shtyjnë atë deri në vitin 2029.
    Pulisic fiton aktualisht 4 milionë euro neto në sezon, në kontratën e re pritet të ketë dhe një përmirësim të pagës për amerikanin.

  • Pulisic, pas fitores ndaj Lecce: Kam prekur vetëm 3 topa, por shënova gol…

    Pulisic, pas fitores ndaj Lecce: Kam prekur vetëm 3 topa, por shënova gol…

    30 Gusht 2025

    8:08

    Alfred Lleshi

    Christian Pulisic komentoi fitoren e arritur nga Milani në “Via del Mare”, edhe falë golit të tij, për mikrofonët e “Sky Sport”: “Unë ndihem mirë. Kam pasur disa probleme, por tani jam mirë. Sot mendoj se kam prekur 3 topa, por shënova gol. Ishte një mbrëmje shumë e bukur”.
    Pse ndodhi ajo ndeshje kundër Cremonese?Nuk luajtëm aq keq kundër Cremonese, na penalizuan vetëm disa detaje të vogla. Sot luajtëm shumë më mirë, mund të shënonim 3-4 gola. Po krijojmë shumë raste. Po, sot luajtëm shumë më mirë.
    Ka ardhur Nkunku, çfarë cilësish sjell ai?Ai ka shumë cilësi, vjen këtu dhe mund ta ndihmojë skuadrën.

  • “Modric afrimi i duhur, i duhet një ekipi si Milan”

    “Modric afrimi i duhur, i duhet një ekipi si Milan”

    Sulmuesi i Milanit, Christian Pulisic, foli për Gazzetta dello Sport në lidhje me afrimin e Luka Modric në skuadër.
    “Ai do të sjellë përvojë, një aftësi që duhet me patjetër gjatë ndeshjeve. Ai ka qenë një lojtar jashtëzakonisht i madh për vite me radhë: E kam parë të luajë si tifoz, dhe pastaj u përballa me të. T’ia marrësh topin është e vështirë, dhe ai është gjithashtu një lider që do t’i japë Milanit qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Ai do të jetë i vlefshëm brenda dhe jashtë fushës.

    Ricci? Më pëlqen sepse i mban gjërat të thjeshta dhe nuk përpiqet kurrë ta teprojë: bën atë që i duhet ekipit. Ka teknikë të shkëlqyer, është i mirë në kontrollin e topit dhe në pasimin e tij”- tha Pulisic.

  • Pulisic: Jemi në rrugën e duhur, Allegri di si ta krijojë harmoninë e duhur me ekipin

    Pulisic: Jemi në rrugën e duhur, Allegri di si ta krijojë harmoninë e duhur me ekipin

    I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, lojtari i Milanit, Christian Pulisic, foli për momentin që po kalon skuadra kuqezi dhe përgatitjet gjatë parasezonit: “Bëmë paraqitje të mira në të dyja ndeshjet (ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it).
    Ishim solidë sidomos në pjesën e parë, u mbrojtëm mirë dhe krijuam disa raste në sulm. Në këtë moment të sezonit besoj se është e rëndësishme të përballemi me ekipe të forta dhe, si fillim, mund të jemi të kënaqur”.
    I pyetur nëse kjo është rruga e duhur, ai shtoi: “Sigurisht, edhe pse është ende herët për të dhënë gjykime. Tani është e rëndësishme të përgatitemi sa më mirë, sepse kur të nisë kampionati duam të jemi në formën më të mirë të mundshme”.
    Më pas, mesfushori amerikan u ndal edhe te trajneri Massimiliano Allegri: “Sipas mendimit tim e ka nisur në mënyrën e duhur. Është një trajner që ka drejtuar shumë kampionë, di si t’u flasë lojtarëve dhe si të krijojë harmoninë e duhur me skuadrën. Ai po përqendrohet në forcimin e kompaktësisë mbrojtëse të Milanit, një cilësi thelbësore për të krijuar pastaj raste për të shënuar”.
    Në lidhje me golat e pësuar sezonin e kaluar, Pulisic komentoi: “Keni të drejtë, sepse nëse duam të përmirësohemi, nuk mund të lejojmë aq shumë gola si sezonin e kaluar. Është diçka për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm dhe të punojmë. Jo vetëm mbrojtësit, por e gjithë skuadra, sepse mbrojtja bëhet në grup”.

  • Pulisic refuzoi SHBA për “Gold Cup”, e fshikullon Donovan: Po e them haptazi, unë nuk do ta kisha bërë

    Pulisic refuzoi SHBA për “Gold Cup”, e fshikullon Donovan: Po e them haptazi, unë nuk do ta kisha bërë

    Landon Donovan është një legjendë e futbollit në SHBA. I lindur në vitin 1982, ai ka veshur fanellat e disa klubeve europiane gjatë karrierës, por u bë i njohur kryesisht për periudhën e gjatë me Los Angeles Galaxy.
    Pas vendimit të Christian Pulisic për të mos marrë pjesë në “Gold Cup” me kombëtaren për të pushuar pas sezonit me Milanin, ish-lojtari ka qenë shumë i drejtpërdrejtë, duke kritikuar futbollistin kuqezi në një intervistë për “The Cooligans”: “Për të qenë të qartë, nuk po e kritikoj që mori një pushim. Ka luajtur shumë futboll vitet e fundit, por kritika ime ka të bëjë me momentin kur vendosi ta bëjë këtë gjë”.
    Donovan vazhdon: “Unë nuk do ta kisha bërë. Nuk jam dakord me këtë zgjedhje dhe e them haptazi. Nëse do të kishte ndonjë rrethanë më të gjerë që më ka shpëtuar, si probleme personale apo të shëndetit mendor, do të tërhiqesha. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Thjesht zgjodhi t’i japë prioritet klubit”.
    Edhe Mauricio Pochettino ishte zemëruar me të dikur: “Ju thoni se është lojtari ynë më i mirë. Po, është një lojtar i mirë, sigurisht, por duhet ta tregojë këtë. Nëse luan mirë dhe është më i miri, është normale që ka një vend në kombëtare.
    Por nëse thotë se do të luajë, do të bëjë këtë apo atë, atëherë duhet të ndodhë ashtu siç do ai. Kur firmosa kontratën me federatën, e bëra për të qenë trajneri kryesor, jo një kukull. Pra, vendimet i marr unë si trajner”.

  • Pulisic: Dua të kujtohem nga tifozët e Milan si dikush që dha 100% sa herë që luante me këtë fanellë

    Pulisic: Dua të kujtohem nga tifozët e Milan si dikush që dha 100% sa herë që luante me këtë fanellë

    Christian Pulisic ka dhënë një intervistë të gjatë në YouTube dhe ndër temat e diskutuara ishte sezoni i sapo përfunduar me Milan. “Edhe këtë sezon përjetuam momente të mëdha, si fitorja e Superkupës por edhe momente shumë të vështira”, tha amerikani.
    Më tej, mesfushori kuqezi tha: “Mendoj se është e rëndësishme të bëni një pushim nga futbolli dhe të siguroheni që të keni ende një jetë personale dhe të mbani kokën drejt. Vetëm atëherë ju duhet të vazhdoni të jepni më të mirën tuaj çdo ditë në fushë”.
    “Gjithmonë do të ketë ulje-ngritje në karrierën time, si në karrierën e të gjithëve. Jo çdo gjë do të jetë perfekte. Kështu që, duhet të qëndroni të qetë, të mos emocionoheni kurrë dhe të mos uleni shumë“, tha Pulisic, që për marrëdhënien me tifozët tha: “Është e vështirë për tifozët që t’i njohin vërtet lojtarët”.
    “Askush nuk do ta njohë vërtet karakterin tim jashtë fushës. Ju e dini, qëllimi im është që ata të shohin se çfarë jap në fushë dhe si luaj me zemër sa herë që dal në fushë dhe jap gjithçka dhe luftoj për ngjyrat e Milan”, tha Pulisic.
    “Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë sepse ky klub më ka dhënë gjithçka dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë. Unë thjesht dua të kujtohem si dikush që dha 100% sa herë që dilte në fushë”, deklaroi Christian Pulisic.

  • Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO)

    Gimenez spektakolar te Milani, por vëmendjen e kamerave e merr Conceicao-Florenzi (VIDEO)

    9 Maj 2025

    23:23

    Telesport

    Milani ka triumfuar 3-1 përballë Bolognas në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dyja ekipet kishin raste serioze për të shënuar.
    Mirëpo, në minutën e 49-të, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Orsolinit, duke befasuar kuqezinjte. Por, Milani u kundërpërgjigj me anë të Santiago Gimenez, që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Christian Pulisic.
    Gjashtë minuta më vonë, Pulisic shënoi golin e fitores për vendasit, duke kaluar në rolin e heroit. Fitoren e kuqezinjve e vulosi Gimenez (90+3′), duke realizuar golin e dytë personal në këtë takim. Pas javës së 36-të, dy jave pa përfunduar sezoni, Milani është në vendin e tetë me 60 pikë, ndërsa në javen e 37-të takohen me Romën.
    GOLI I GIMENEZ (VIDEO)
    GOLI I PULISIC (VIDEO)
    GOLI I GIMENEZ (VIDEO)
    Kurioz ishte nje moment i golit te trete te ndeshjes, teksa Florenzi qe ndodhej duke bere nxehjen ka shkuar te ngacmoje trajnerin Conceicao qe ia ka kthyer me shaka duke e kapur nga krahet dhe koka.
    SHIKONI VIDEON

  • “Pulisic?”, ish-mbrojtësi: Po shkëlqen në një Milan mediokër

    “Pulisic?”, ish-mbrojtësi: Po shkëlqen në një Milan mediokër

    2 Maj 2025

    15:24

    Telesport

    Ish-mbrojtësi i Padova-s, Alexi Lalas, pret që Christian Pulisic të qëndrojë me Milanin.
    Lalas nuk e sheh kapitenin e SHBA-së të largohet nga Milani këtë verë, pavarësisht vështirësive të kuqezinjve.
    Ish-lojtari i kombëtares amerikane tha në podcastin e tij “State of the Union”:
    “Një gjë për të cilën kemi folur shumë është se sa i mirë ishte Christian Pulisic, madje edhe në një Milan mediokër. Milani është ende në vendin e nëntë për momentin. Kjo nuk është mirë për Milanin.
    “Kështu që mendoj se do të ketë ndryshime. Nuk mendoj se Christian Pulisic do të shkojë diku, por do të jetë interesante të shohim se si do ta paraqesë veten vitin e ardhshëm, me një Milan që mendoj se absolutisht duhet të përmirësohet”.
    “A do të bëhet Pulisic edhe më i madh se sa është tani? Natyrisht, kjo është ajo që shpresojmë të gjithë në të ardhmen, por ai vazhdon të japë gjithçka gjithsesi”.

  • Pulisic drejt rinovimit, mungon vetëm firma. Milani ul ofertat për dy francezët

    Pulisic drejt rinovimit, mungon vetëm firma. Milani ul ofertat për dy francezët

    Në pritje për të kuptuar nëse edicioni i ardhshëm do ta gjejë Milanin në Ligën e Europës, dhe sidomos se cili do të jetë drejtori i ri sportiv (nëse do të mbërrijë një i tillë), klubi kuqezi ka nisur tashmë të planifikojë sezonin e ri. Prioriteti absolut i drejtuesve është rinovimi i kontratave të yjeve të skuadrës.
    Christian Pulisic është ndër të parët në listë dhe tratativa është pothuajse e mbyllur. Amerikani, një nga të paktat lajme pozitive të këtij sezoni për “Djallin”, me 16 gola të shënuar, është shumë pranë firmës. Flitet për një kontratë të re deri në vitin 2029. Paga e tij do të rritet nga 4 në 5 milionë euro në sezon.
    Situata është shumë më e ndërlikuar për Theo Hernandez, që ashtu si Mike Maignan ka kontratë në fuqi deri në vitin 2026. Francezi ka kaluar një sezon të vështirë, mes kartonëve të kuq dhe gabimeve të shumta, ndërsa në janar ishte shumë pranë largimit nga kuqezinjtë.
    Megjithatë, me ndryshimin e skemës, ai është dukur më në formë dhe në javët e fundit ka dërguar disa sinjale pozitive drejt klubit, edhe përmes rrjeteve sociale. Theo ndihet mirë në Milano dhe do të dëshironte të qëndronte, ndërkohë që klubi synon të shmangë çdo rrezik që francezi të largohet si lojtar i lirë.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, rinovimi është ende larg, pasi oferta e Milanit është më e ulët krahasuar me pagën aktuale të lojtarit, që është 4.5 milionë euro në sezon. Në pritje mbetet edhe Maignan, i cili duhet të vendosë nëse do të pranojë propozimin e ri të Milanit, një ofertë gjithashtu më e ulët se ajo fillestare.
    Arsyeja? Performancat e tij nuk kanë qenë gjithmonë bindëse këtë sezon. Propozimi aktual është 4.5 milionë euro në sezon, jo më 5 si më parë, ndaj portieri francez po e merr kohën e tij për të reflektuar. Vetëm pak ditë më pare ai deklaroi: “Të them të vërtetën, në këtë moment nuk dua të flas për kontratën. Dua të flas për futbollin dhe të gjej balancën e duhur. Milani, skuadra dhe të gjithë meritojnë më shumë. Situata ime personale nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin”.
    Megjithatë, është e qartë: nëse nuk rinovon, Milani do ta nxjerrë në shitje ish-portierin e Lille për të mos e humbur me parametër zero.