Tag: pulisic

  • Milani e ka prioritet rinovimin e “Capitan America”, negociatat mes palëve vazhdojnë

    Milani e ka prioritet rinovimin e “Capitan America”, negociatat mes palëve vazhdojnë

    11 Dhjetor 2025

    14:42

    Alfred Lleshi

    Christian Pulisic, i quajtur “Capitan America”, është prioritet i Milanit për rinovimin e kontratës. Performancat e tij të shkëlqyera e bëjnë të pazëvendësueshëm, edhe klubit i intereson të sigurojë vazhdimësinë e tij afatgjatë. Aktualisht, Pulisic ka kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi deri më 2028, por drejtuesit duan të mos përsërisin gabimin e rastit “Maignan” dhe synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt.
    Ideja e drejtorit Igli Tare është ta bindë Pulisic që të firmosë deri më 2030. Ndërkohë, lojtari kërkon që paga e tij të rritet nga 4 në 5 milionë euro në sezon, diçka e arsyeshme që klubi është gati ta diskutojë.
    Pulisic ka treguar gjithmonë kënaqësi për jetën në Busto Arsizio, ku jeton larg zhurmës së qytetit. Janari pritet të jetë gjithashtu momenti për të zgjidhur situatën e sulmuesit pas largimit të Olivier Giroud, një negociatë më komplekse. Klubi dhe lojtari amerikan duket se janë në rrugë të mirë për një marrëveshje të re.
     

  • “Pulisic më kujton Shevchenkon, Maignan duhet të ‘blindohet’ pa asnjë dyshim”

    “Pulisic më kujton Shevchenkon, Maignan duhet të ‘blindohet’ pa asnjë dyshim”

    11 Dhjetor 2025

    11:07

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Tuttosport”, ish-drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, komentoi momentin e skuadrës kuqezi. Për Allegrin tha: “Është një ‘fuoriclasse’ i stolit dhe vlera reale e këtij Milani. Një trajner konkret, me karizëm dhe autoritet. Ka rikthyer disiplinën që duhej për të arritur lart. Tani Milani është i bashkuar dhe rezultatet duken. Max e ka fitimin prioritet; mënyra se si luan nuk ka rëndësi, vetëm rezultati”.
    Për garën e titullit: “Duket një kampionat pa pronar; Interi dhe Napoli kanë pak më shumë cilësi në skuadër, por Milani pa kompeticione europiane dhe me rinovime të duhura në janar mund të jetë konkurrues deri në fund”.
    Për Pulisic: “Fantastik, më kujton Shevchenkon për ndikimin në rezultat”. Për Modric: “Një kampion i vërtetë, 40 vjeç dhe akoma ecën më tepër se shumë të rinj”. Për Maignan: “Është magnetik, me karizëm dhe bën diferencën; duhet të blindohet sa më shpejt për të fituar trofe”.

  • Pulisic, “heroi” i kuqezinjve: Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar dhe sonte…

    Pulisic, “heroi” i kuqezinjve: Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar dhe sonte…

    9 Dhjetor 2025

    7:14

    Alfred Lleshi

    I thirrur në minutën e fundit, pas dy ditësh me temperaturë 39°, Pulisic e vendosi ndeshjen e Milanit në Torino me një dopietë si zëvendësues, duke arritur kuotën e 9 golave sezonalë (7 në kampionat, vendi i parë në listën e golashënuesve bashkë me Lautaro Martínez). “Dy ditë më parë isha vërtet i mbaruar, – tha pas ndeshjes, – sot u ndjeva shumë më mirë.
    Jam i lumtur që erdha këtu për ta ndihmuar skuadrën. Ishte pak e çuditshme, po dua të kem më shumë ritëm. Skuadra po bën shumë mirë këtë sezon, mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Dje nuk e dinim nëse mund të luaja, por sot në mëngjes u ndjeva shumë më mirë. Jam i lumtur për golat, por e rëndësishme ishte fitorja”.
    Shifrat e Pulisic – Shënoi gol pas 35 sekondash në lojë. Para tij, te Milani, vetëm Alberto Paloschi kishte shënuar më shpejt si zëvendësues (19 sekonda, më 10 shkurt 2008 kundër Sienës). Pulisic është vetëm lojtari i tretë i Milanit me dopietë në Serie A si zëvendësues në 10 sezonet e fundit, pas Ante Rebić (19 janar 2020 kundër Udinese) dhe Santiago Giménez (9 maj kundër Bologna).
     
     

  • VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

    VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

    Milan ka triumfuar 2-3 ndaj Torinos, me një përmbysje spektakolare. Torinezët shënuan dy herë me Vlasoc dhe Zapata duke i treguar kuqezinjve se asgjë nuk do jetë e lehtë.
    Rabiot ngushtoi shifrat në minutën e 24-të. Përmbysja e madhe do të vinte në pjesën e dytë, falë Pulisic.

    Sulmuesi amerikan realizoi dy gola, duke ndezur kështu festën te Milani. Ekipi i Allegrit është në vendin e parë me 31 pikë.

  • Jo vetëm Pulisic: precedenti i vitit 2010 e bën Milan-in të ëndërrojë

    Jo vetëm Pulisic: precedenti i vitit 2010 e bën Milan-in të ëndërrojë

    Pas barazimit në Parma para pushimit për kombëtaret, Milani kishte nevojë urgjente të rikthehej në rrugën e duhur, dhe fitorja e së dielës në derbi përfaqëson mundësinë e përsosur për ta bërë këtë.
    Është e vërtetë që ka ende shumë rrugë për të bërë, por kushtet janë aty për të ëndërruar diçka më shumë sesa një kualifikim në Champions League.
    Merita i takon Massimiliano Allegrit, por jo vetëm. Përveç Maignan-it shumë të lavdëruar, Christian Pulisic ka provuar edhe një herë të jetë një “mace e zezë” për Inter-in. Ndikimi i Kapiten Amerikës kundër zikalërve është thjesht shkatërrues.
    Me golin e djeshëm, ish-lojtari i Chelseat tani ka shënuar tre gola në derbi, dhe kuqezinjtë kanë dalë fitimtarë në secilin rast.
    Përtej faktorit Pulisic, ka edhe rastësi të tjera interesante që e bëjnë Milan-in të ëndërrojë. Për të zbuluar të parën, duhet të kthehemi 15 vjet pas në sezonin 2010-11.
    Atëherë, derbi u luajt gjithashtu në nëntor dhe në javën e 12-të: Inter-Milan përfundoi 0-1 për kuqezinjtë falë një goli nga Zlatan Ibrahimovic. A mund ta merrni me mend numrin e tij të fanellës? Po, 11, njësoj si amerikani. Në fund të vitit, Milan do të sigurojë titullin e 18-të nën drejtimin e Allegri-t.
    Tjetri është shumë më i fundit dhe përfshin Calhanoglu-n. Me penalltinë e djeshme, turku ka humbur dy penallti në Serie A, të dyja si lojtar i Inter-it dhe të dyja në të njëjtën portë të Meazza-s.
    Koincidenca është e habitshme: e njëjta javë e kampionatit (e 12-ta) dhe e njëjta minutë (e 74-ta). Në nëntor 2024, Napoli do të përfitojë nga gabimi i ish-lojtarit të Milan-it dhe do të shpallet kampion i Italisë gjashtë muaj më vonë.
    Shkurt, është ende herët për të folur për një titull në Milanello, por Pulisic dhe të gjitha këto koincidenca po ngjallin shumë fantazi midis tifozëve kuqezinj, të cilët janë rikthyer të ëndrrojnë pas një sezoni vërtet të vështirë.

  • Pulisiiiiiiiiiiic! Pjesa e dytë e derbit nis me gol, Milan në avantazh (video)

    Pulisiiiiiiiiiiic! Pjesa e dytë e derbit nis me gol, Milan në avantazh (video)

    Milan e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, duke gjetur avantazhin me Christian Pulisic në minutën e 54-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, goditja e parë e Saelemaekers ndalet nga Yann Sommer, por Pulisic ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Zikaltrit e nisin vrullshëm takimin, rasti i parë vjen që në minutën e 4-të. Dimarco kroson, Thuram godet me kokë, por gjuajtja e tij ndalet në mënyrë spektakolare nga Mike Maignan.
    Në minutën e 15-të, Peter Sucic provon të gjejë rrjetën, por goditja e kroatit përfundon jashtë kuadratit. Rasti më i rrezikshëm për zikaltrit do të vinte në minutën e 27-të, Calhanogolu kroson nga këndi, Acerbi godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë.
    Në minutën e 37-të, Inter i afrohet sërish golit. Pas një kombinimi të bukur Thuram-Lautaro, sulmuesi argjentinas godet me të jashtmen, por Mike Maignan tregohet fantastik dhe shpëton kuqezinjtë, duke e shtyrë topin në shtyllën e jashtme.
    Milan pati dy raste të mira me Saelemaekers dhe Pulisic në minutat 41′ dhe 43′, por tentativat e tyre përfunduan jashtë kuadratit. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

  • Allegri buzëqesh para derbit, Pulisic dhe Leao sërish bashkë pas gati 100 ditësh

    Allegri buzëqesh para derbit, Pulisic dhe Leao sërish bashkë pas gati 100 ditësh

    20 Nëntor 2025

    9:56

    Alfred Lleshi

    Milani është gati të rikthejë në fushë Rafa Leao dhe Christian Pulisic. Pas gati 100 ditësh nga hera e fundit, dyshja do të luajë sërish bashkë, gjë që nuk ndodhte që nga gushti, në debutimin e Kupës së Italisë kundër Barit. Atëherë bashkëpunimi zgjati vetëm pak më shumë se një çerek ore, pasi Leao u dëmtua në pulpë dhe humbi javët e para të kampionatit.
    Pas rikthimit të Pulisic, Max Allegri është gati t’i hedhë të dy titullarë në derbin e së dielës. Për herë të parë këtë sezon (ose të dytën, nëse llogaritet Bari), Leao dhe Pulisic do të jenë krah për krah në 3-5-2 e Allegrit. Lajm i madh për kuqezinjtë, duke parë formën e dobët të pjesës tjetër të sulmit, ku Gimenez e Nkunku nuk kanë bindur.
    Në këtë fillim sezoni, Leao ka 5 gola dhe Pulisic 6 gola, pra 11 nga 22 golat në total të Milanit, plot 50%. Shifra që konfirmojnë rëndësinë e tyre. Derbi është edhe rast për të rritur statistikat personale: Leao ka 3 gola në 20 ndeshje, Pulisic 2 gola në 7 ndeshje ndërqytetase, të dy vendimtarë sezonin e kaluar. Allegri buzëqesh, tifozët ëndërrojnë.
     

  • Ruben Amorim e do me patjetër, ylli i Milanit drejt Man. United që në merkaton e janarit

    Ruben Amorim e do me patjetër, ylli i Milanit drejt Man. United që në merkaton e janarit

    19 Nëntor 2025

    19:56

    Telesport

    Manchester United po punon për të bërë një goditje të madhe gjatë merkatos së janarit. Objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është Christian Pulisic, amerikani po bën një sezon fantastik me Milanin.
    27-vjeçari amerikan është në bsiedime për të rinovuar kontratën me kuqezinjtë, por deri tani nuk ka asgjë të re. Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2027. Ruben Amorim e sheh Pulisic si përforcimi ideal për sulmin e United dhe një element i rëndësishëm që mund të ndihmojë shumë në gjysmën e dytë të sezonit për arritjen e objektivave.
    Pulisic ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste për Milanin këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm. Mediet italiane raportojnë se Pulisic vlerësohet nga kuqezinjtë 65 milionë euro, shifër që Man. United është i gatshëm ta paguajë.

  • Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL

    Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL

    18 Nëntor 2025

    18:46

    Telesport

    Christian Pulisic është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm aktualisht te Milan. Amerikani ka treguar se është një lojtar tejet deçiziv për kuqezinjtë. Kontrata e amerikanit me kuqezinjtë skadon në vitin 2027 dhe pse është përfolur që ka pasur bisedime mes palëve për një rinovim mes tyre, deri tani ende nuk ka ardhur firma.
    Në këtë situatë, interesi për Pulisic është shtuar. Janë të paktën dy ekipe angleze që interesohen për të si Manchester United dhe Aston Villa. “Football Transfers” raporton se Pulisic pëlqehet shumë nga Ruben Amorim dhe “Djajtë e Kuq” janë gati të përfitojnë nga situata aktuale mes lojtarit dhe klubit kuqezi.
    Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery është një tjetër ekip që interesohet për Pulisic dhe është gati të hyjë në garë për transferimin e tij.

  • Allegri dhe “çifti i çuditshëm” i verës. Pulisic–Leao, dyshja sulmuese në derbi

    Allegri dhe “çifti i çuditshëm” i verës. Pulisic–Leao, dyshja sulmuese në derbi

    18 Nëntor 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    Milani nis përgatitjet për derbin e kryesuesve ndaj Interit, pas 2-2 zhgënjyes në Parma. Objektivi i skuadrës së Allegrit është të ruajë ecurinë pozitive në derbi dhe të rikthehet në krye. Për herë të parë këtë sezon, trajneri pritet të ketë gati gjithë grupin. Pas tri ditësh pushim, nga e marta rikthehen në stërvitje Pulisic, Rabiot dhe ndoshta Santiago Gimenez, i cili ka zgjidhur problemet në kavilje.
    Megjithatë, është e vështirë që Gimenez të luajë titular, ndaj pikërisht këtu rikthehet ideja e verës, “çifti i çuditshëm” Pulisic–Leao si repart ofensiv. E testuar gjatë miqësoreve, por kurrë së bashku në ndeshje zyrtare, kjo dyshe mund të jetë “arma” surprise kuqezi. Asnjëri nuk është qendërsulmues klasik, por të dy mund të lëvizin pa pika reference, duke hapur hapësira për mesfushorët.
    Leao di të sulmojë qendrën pa luajtur me shpinë nga porta, ndërsa Pulisic është i lirë të veprojë në treçerekëshin e fundit të fushës. Allegri pret rikthimin e Modric të mërkurën dhe të tjerëve nga kombëtaret deri të enjten, me shpresën për t’i pasur të gjithë gati për supersfidën e së dielës në “San Siro”.