Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet “Salmonella Typhimurium” dhe “Salmonella Enteritidis”.Pas raportimeve se në Shqipëri është ndaluar importi i mishit të pulës nga Brazili, për shkak të dyshimit të prezencës së “Salmonella Typhimurium”, edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele.Lajmin e bërë të ditur vetë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.AUV-i ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik.“Menjëherë pas publikimit të lajmit në Shqipëri, mbi dyshimet e ngritura për prezencë të ‘Salmonella Typhimurium në fileto pule të importuar nga Brazili’. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë, që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Ngarkesat e mostruara sipas procedurës qëndrojnë të bllokuar deri në nxjerrje të rezultateve të analizave. Po ashtu në kontrollin e brendshëm bazuar në vlerësim të analizës se rrezikut, janë inspektuar disa pika shitëse, ku përveç kontrollit është bërë edhe marrja e mostrave”.Tutje AUV tregon se është kontaktuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, nga të cilët kanë marrë konfirmim se nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë.“Nga të gjitha linjat e komunikimit me konsumator apo institucionet shëndetësore deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim lidhur me dyshime se ndonjë qytetar ka pasur indikacione shëndetësore të lidhura me konsum të mishit të pulës. Për të siguruar konsumatorët tonë ne kemi ngritur masat e kontrollit në dy nivelet. Po merren mostrat për testim, në momentin qe lëshohen rezultatet nga laboratori, ato do të komunikohen për publikun”.Po ashtu tregohet se deri më tani nuk ka asnjë argument apo rezultat laboratorik që dëshmon për prezencë të “Salmonella Typhimurium” në fileto pule të importuar origjina Brazil “gjithçka është vetëm në nivelin e dyshimeve”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: pulës
-

Tavë me Krahë Pule dhe Patate – Receta që nuk Duhet të Humbisni
Pula e pjekur me patate është një gatim klasik i shkëlqyer, që është pothuajse gjithmonë është i pranishëm në tryezat familjare.
Por nëse dëshironi të lëvizni pak nga receta e zakonshme, provoni të përgatisni tavën krokante me krahë pule dhe patate. Një shije unike që do t’ju ngelet në mënd për një kohë të gjatë.
AgroWeb.org iu sugjeron ta provoni edhe ju në shtëpitë tuaja duke ndjekur më poshtë recetën e plotë.
Përbërësit
8 krahët e pulës
500g patate
200g thërrime buke
50g miell
50g djathë kaçkavall
2 vezë
Majdanoz për shije
Vaj ulliri
Kripë për shije
Përgatitja
Për të përgatitur këtë vakt të mrekullueshëm, fillimisht shtoni miellin në një tas dhe lyeni me të krahët e pulës nga të dyja anët.
Më pas hiqni miellin e tepërt dhe vendosini krahët në një pjatë të madhe.
Në një enë tjetër hidhni thërrimet e bukës, djathin kaçkavall të grirë dhe majdanozin e grirë (lini pak mënjanë për në fund) dhe përziejini mirë përbërësit. Ndërsa në një enë tjetër hidhni vezët.
Vazhdoni duke zhytur krahët e pulës një e nga një në tasin me vezë dhe më pas në atë me thërrime buke dhe djathë.
Është e rëndësishme që mishi të kalohet fillimisht në miell për të parandaluar thërrimet e bukës të shpërndahen gjatë gatimit.
Pasi të keni mbaruar me krahët e pulës, mund të vazhdoni me patatet.
Qëroni patatet dhe pritini në kubikë, vendosini në tavë me krahët e pulës dhe spërkatini me vaj dhe kripë.
Në fund hidhni sipër tyre thërrimet e bukës që kanë mbetur.
Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 40 minuta.
Pasi të jenë gatuar, zbukurojeni me majdanozin e mbetur dhe shërbejini krahët e shijshëm të pulës me patate ende të nxehta. /AgroWeb.org
-

Supa me Oriz dhe Mish Pule – Perfektja Kundër Virozave
Nuk ka asnjë armë më të fortë se supa për të mbajtur larg gripin dhe virozat.
E pasur me vitamina dhe minerale nga lëngu i mishit, supa forcon imunitetin e organizmit.
Receta që AgroWeb.org ju sjell sot është goxha e famshme, dhe e lehtë për t’u përgatitur.
Lëngu i pulës që mpikset me vezë dhe merr shije nga lëngu i limonit, është një kombinim i përdorur për breza të tërë.
Kjo supë nuk e ka marrë famën kot. Lëngu i saj kremoz që ka trashësinë e duhur dhe shijen më të mirë, është ai që bën mrekullira për trupin.
Provojeni recetën që ju sugjeron AgroWeb.org dhe rigjallëroni organizmin në këtë ditë të ftohtë.
Përbërësit1 gotë me oriz
4-5 gota ujë
500 – 600 g mish pule
3 vezë
4-5 lugë gjelle me lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Një tufë majdanoz i grirëPërgatitja
Hapi i parë i përgatitjes së kësaj recete është vendosja e mishit të pulës për të zierë.
Përpara sigurohuni që a keni larë mirë dhe ta keni ndarë në copa pulën.
Ndërkohë AgroWeb.org ju sugjeron që të nxirrni vezët nga frigoriferi dhe t’i rrihni lehtë në një tas.
Lërini në temperaturë ambienti kështu do të jenë gati që t’i përdorni kur të vij koha.
Pulës hidhini pak kripë në mënyrë që mishit ë marrë shije sa duhet.
Provojeni me një pirun nëse mishi i pulës është zbutur dhe zierë plotësisht.
AgroWeb.org ju këshillon që të largoni mishin e pulës dhe ta lini të ftohet në një pjatë.
Tek tenxherja me lëngun e pulës hidhni orizin dhe lëreni që të ziejë.
Mishin e pulës ndajeni në copa të vogla dhe hidheni përsëri tek tenxherja.
Tek vezët shtoni lëngun e limonit dhe përzjejeni mirë me telin e kuzhinës derisa përbërësit të jenë lidhur.
Merrni vezët dhe hidhini pak nga lëngu i pulës, mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës.
Kjo metodë mundëson që vezët të arrijnë ngadalë temperaturën e lëngut të pulës .
Kur të keni shtuar rreth 3-4 lugë gjelle me lëng tek vezët, keni arritur masën e duhur.
AgroWeb.org ju udhëzon që këtë salcë tani ta shtoni tek tenxherja me mishin dhe orizin e zierë.
Duke e përzierë me një tel kuzhine lëreni në zjarr derisa të kthejë valë.
Supa dalëngadalë do të fillojë të trashët dhe lëngu i saj do të marrë një ngjyrë të bardhë kremoze.
Por kini kujdes: mos ndaloni së përzieri supën në asnjë moment.
Kur ajo të kthejë valë, provoni orizin, pasi ai nuk duhet të zbutet e të bëhet i ujshëm.
Nëse ka fortësinë e duhur, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe spërkateni me piper dhe majdanoz të grirë.
Shërbejeni të ngrohtë dhe do të mrekulloheni me shijen e saj./AgroWeb.org -

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele.
Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave që u deshën të paktën 10 ditë për të mësuar se mishi që u importua nga Brazili ishte i infektuar me salmonele një pjesë e të cilit u shit dhe nuk u tërhoq dot nga tregu nga agjentet e AKU.
Hetimet nisën pas referimit të rastit nga Policia e Shtetit që ka shpallur në kërkim edhe pronarin e kompanisë që ka importuar sasinë e mishit, por edhe kallëzimit të AKU për disa punonjës të tyre për “shpërdorim detyre”.
Më 21 Mars nga analizat e kryera nga AKU u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës në një sasi prej 7.8 ton e importuar nga Brazili. AKU sekuestroi 5.2 ton mish tek importuesi, por 2.6 ton të tjera janë shpërndarë në tregun shqiptar dhe mund të jenë konsumuar. -

Vijon skandali, 6 subjekte në Vlorë tregtojnë mish pule me salmonelë
Skandali me tregtimin e mishit të pulës me salmonelë vijon.
Raportohet se së fundi janë evdidentuar më Vlorë 6 subjekte që janë kapur duke tregtuar mish pule me salmonelë.
Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshme të pulave me Sarmonelë kanë qenë edhe disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.
Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Sarmonelë të evidentuar deri më tani.
Por edhe fast food të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.
Sipas raportimit në media ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për t’i shpëtuar rrezikut.
Raportohet se për 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me Sarmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.
-

Thellohet skandali, mishi me salmonelë dyshohet se u konsumua i gjithi, AKU nuk gjen asnjë gjurmë në treg, ja si ka…
Thellohet skandali i mishit të pulës me salmonelë, duke nxjerrë në pah dështimin e plotë të sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri. Pas analizave laboratorike që konfirmuan praninë e bakterit të rrezikshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në treg, por nuk gjeti asnjë gjurmë të produktit, duke ngritur dyshime të forta se sasia prej 8 tonësh është konsumuar e gjitha. Ndërkohë, kompania importuese “AMG Food” ka manipuluar dokumentacionin, duke penguar gjurmimin e mishit të kontaminuar dhe duke vënë në rrezik shëndetin e mijëra qytetarëve. Autoritetet kanë shpallur në kërkim pronarin e kompanisë dhe kanë nisur hetimet ndaj disa inspektorëve të AKU-së për shpërdorim detyre. Por ky rast alarmant tregon dështimin e institucioneve përgjegjëse dhe ekspozon konsumatorët ndaj një rreziku të madh për shëndetin e tyre.
Detajet
Mishi i pulës me përmbajtje salmonele dyshohet se është konsumuar i gjithi. Rreth 8 ton fileto përfunduan në treg, por pas kontrolleve që u bënë më pas nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Që prej datës 21 Mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit. AKU ka thënë për mediat se grupet e inspektimit u shtrinë në 10 qarqet ku ishte shitur mishin madje në të gjitha njësitë tregtare janë vendosur njoftime me foto të produktit për të informuar konsumatorin qe në rast se e kanë blerë këtë mish të mos e konsumojnë. Por deri më tani nuk është bërë asnjë konstatim dhe dyshimi është se mishi është konsumuar. Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.
Reagon Ministria e Bujqësië
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj ka folur dje në një media për sasinë prej 8 tonësh fileto pule me salmonelë që u importua nga kompania AMG FOOD e Arben Goxhes, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Institucionet vijojnë ta mbajnë të fshehur emrin e kompanisë edhe pse u zbulua nga mediat se AMG Food e importoi nga Brazili fileton e pulës me salomnelë. Palnikaj thotë se AKU ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë që futi në Shqipëri mish me salmonelë. Palnikaj thotë se AKU ka referuar rastin menjëherë në Prokurorinë e Tiranës dhe se që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. “Roli i AKU është të mbikëqyrë procedurën dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Në rastin konkret, roli i AKU ka qenë proaktiv.
Do të thotë që ka ndërmarrë një sërë hapash të njëpasnjëshme që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. Ka pasur bashkëveprim me Hetimin Tatimor dhe Policia e Shtetit. Ka nisur një auditimi për punonjësit dhe ka referuar subjektin që ka pasur këtë produkt. AKU ka bërë referimin në prokurori dhe ka vendosur bllokimin për pjesën e sasisë së gjetur. Kompania është privat, por detyrimet për ti përmbushur ndaj publikut i ka publike, prandaj është në Prokurori. Detyrimet për të zbatuar ligjin, i ka me institucionet dhe ne shkeljet i kemi referuar në Prokurori. Edhe në rastin konkret është kërkuar nga AKU pezullimi i licencës”, deklaroi dje ai. Më tej Palnikaj, njëherazi edhe Drejtues i Task-Forcës për Sigurinë Ushqimore, shtoi se nuk dihet se sa mish i kontaminuar është konsumuar. “Nuk e kam këtë informacion, do duhet një kohë e caktuar të dalë. Uroj të mos i hajë askush ato. Lufta me bakteret, viruset dhe sëmundjet e influencës haviare është e përbotshme”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër Palnikaj thekson se AKU ka filluar vetë një proces auditimi. “Sa është koha për të bërë një analizë. Nga ISUF na thuhet se në rastet kur konstatohet influencë mikrobakteriale, minimumi është 9-12 ditë. Është diçka që ka të bëjë me një influencë të caktuar, për të cilën produktet parashikojnë maksimumi 12 ditë. Reagimi i AKU ka qenë i menjëhershëm. AKU ka filluar vetë një proces adutimi, ka vijuar me pezullimin me heqjen e licencës për kompaninë dhe referimin në Prokurori”, tha ai. Po ashtu, Palnikaj tregon se në momentin që ka dalë analiza ku është vërtetuar se fileto e pulës ishte e kontaminuar, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë bllokuar sasinë e mishit me salmonelë. “Nëse ne e trajtojmë në mënyrë krahasuese, kjo duhet bërë me një metodologji analize. Ne kemi bashkëpunime shumë të mira me sistemin e rastit.
Këto produkte vijnë edhe me kontejner, çojnë edhe të ngrira, gjurmohen nga një rrjet i tërë ku Shqipëria është pjesë. Në momentin që ka dalë analiza, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë kryer një bllokim. Këto pikëpyetje ne jemi duke bërë një hetim nga ana e AKU dhe ky hetim po bëhet edhe nga Prokuroria e Tiranës. Do doja që mediat ta trajtojmë çështjen me një kujdes të veçantë, AKU ka bërë njoftimin para se të dalë në media. Kemi ndjekur protokolle standarde, në bazë të tyre kemi këtë rezultat. Ne kemi edhe audit sot që po bëhet mbi AKU dhe referimin në Prokurorinë e Tiranës dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit”, nënvizoi Palnikaj.
Reagon eksperti
Nga ana tjetër, Enriko Ceko, ekspert i sigurisë ushqimore, thotë se i sistemi i kontrollit mbi zinxhirin e furnizimit me ushqime nuk funksionon. Ceko tha se është detyra e AKU-së të kryejë kontrollet mbi produktet ushqimore të importuara. “Në ekonominë shqiptare nuk ka konkurrencë. I gjithë tregu është përqendruar në disa duar që kontrollojnë kërkesën dhe ofertën. Kur flasim për ushqimet, kuptojmë cilësinë. Por ka më shumë, ka edhe sigurinë dhe garancinë ushqimore. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare. Sot lufta nuk bëhet vetëm me armë, bëhet edhe përmes ushqimit, edhe përmes ajrit me inceneratorët. Lufta bëhet edhe duke helmuar ujin. Cilësia klasifikon produktet. Pra, kur shkon në treg, ti e blen atë për disa karakteristika.
Garancia është ajo që lidhet me konsumin, pra kur shkojmë në shtëpi dhe e hamë, të mos na bëjë dëm. Ne nuk e kemi shansin që përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit të kemi sistemin e kontrollit. Ne kontrollojmë pika të caktuara dhe me to ne kontrollojmë gabim. Ne kontrollojmë stabilimentet e mëdha. Pse budallenj janë ata që të bëjnë gabime në prodhim? Mallrat e importuara duhet të kenë certifikatën e shoqërimit të mallit. Detyra e importuesit është të njoftojë autoritetet shqiptare para se të bëjë importin. Është detyra e AKU të shkojë të marrë mostrën. Nëse analiza del në rregull, lejohet të futet malli. Tani ne arrestojmë pronarin e kompanisë importues. Çfarë lidhje ka administratori këtu? Ku janë punonjësit që kanë vënë firmën që ky produkt të hyjë dhe të hidhet në treg”, deklaroi dje ai në një media. Më tej Ceko shtoi se AKU është kthyer në një institucion të politizuar që nuk kryen dot funksionin që i ngarkon ligji.
“AKU ka vetëm 200 inspektorë. Pjesa më e madhe nuk janë të zanatit. Në AKU janë të paktën 5 persona me doktoraturë dhe shefi i tyre është me bachelor. Pra, shefi injorant kontrollon këta. Nuk ka laborator në pikat doganore. Produkti pret në doganë sa bëhen analizat në Tiranë. Ai mund ta ketë marrë salmonelën në doganë. Në 90% e atyre që kapen i kap policia, nuk i kap AKU. Shkojnë kapin një subjekt, ai thotë po punoj këtu po nuk kam licencë. Meqë nuk ka licencë, edhe në gjyq, gjyqtari i thotë mbylle atë punishten. Po ai duhet të shkojë në burg. Ka shkelur ligjin, ka shkelur disa ligje njëkohësisht”, theksoi eksperti.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkaq kujtojmë se për rastin, Policia e Tiranës shpalli në kërkim Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia. Në hetim në gjendje të lirë, policia tha se vuri vëllain e tij, Mondi Goxhe, pronar i kompanisë “Dimal” që merr mishin e papërpunuar të pulës nga AMG për të prodhuar produkte të ndryshme. AMG Food në një reagim thotë se e shiti produktin tek 154 klientë, e faktuar kjo edhe me fatura tatimore, përmes të cilave u morën masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Sipas AKU, janë tërhequr nga tregu gati 4.5 ton, ndërsa inspektorët janë në terren edhe sasinë tjetër, gati 3.5 ton, të shpërndara në 10 qarqe të vendit.
Kompania DiMal e Mondi Goxhës që po hetohet i lirë, në një reagim thotë se pasi u njoftuan për mishin me salmonelë, nuk e përdorën atë në asnjë prodhim të produkteve apo nënprodukteve të tyre dhe se asnjë sasi e rrezikshme me logon e tyre nuk është aktualisht në prodhim. Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars. -

Mishi i pulës me salmonelë, Panariti: AKU të kontrollojë fast-food-et
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka paralajmëruar për rrezikun e madh të konsumimit të mishit të pulës të dyshuar me salmonelë, i cili ka hyrë në tregun shqiptar prej disa javësh.
Në një intervistë televizive, ai i kërkoi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të kryejë kontrolle të rrepta në njësitë e ushqimit të shpejtë, pasi ky është një produkt që konsumohet masivisht nga të rinjtë.
“Salmonela e identifikuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore është një bakter që prek edhe njeriun dhe mund të shkaktojë sëmundje serioze. Ai depërton në qarkullimin e gjakut dhe është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët dhe të moshuarit me imunitet të dobësuar,” tha Panariti.
Sipas tij, bakteri është zbuluar në fileton e ngrirë të pulës, e cila ka ardhur nga Brazili, një vend jashtë Bashkimit Europian. “Produktet që importohen nga vendet e treta janë të dyshimta dhe kërkojnë vëmendje të shtuar,” paralajmëroi ai.
Ai u bëri thirrje konsumatorëve të tregojnë kujdes gjatë gatimit të mishit të pulës, duke siguruar që ai të arrijë temperaturën kritike prej mbi 70°C, e cila e asgjëson bakterin. “Një fileto duhet të piqet në furrë për të paktën 20 minuta në 200°C ose të gatuhet në tenxhere me presion për 10 minuta,” sugjeroi Panariti.
Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet për fast food-et, ku konsumatorët nuk kanë kontroll mbi mënyrën e gatimit. “AKU duhet të inspektojë temperaturat e gatimit të mishit në fast food-e dhe restorante për të garantuar sigurinë e konsumatorëve,” përfundoi ai.
“Salmonela është një bakter shumë i përhapur, është një enterobakter pra që popullon normalisht trakin intestinal. Është i përhapur shumë në natyrë, ndodhet në shumë specie. Salmuleve që është identifikuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i quajtur Salmonela Tifimurium, shkakton Tifon.
Është një salmonelë, i cili është zonotike, pra prek edhe njeriun, se ka dhe salmonela që janë specifike për specien, për shembull, prek vetëm shpendin. Kurse kjo Salmolelë, që është identifikuar nga instituti, është një salmolelë që prek njeriun, prandaj, ka përbërë dhe përbën një shqetësim jashtëzakonisht të madh. Depërton mukozën e zorrët dhe futet në qarkullimin e gjakut, dhe kjo mund të ndodhë tek persona me imunitet të kompromentuar, me imunitet të ulur, që janë zakonisht moshat e avancuara, por edhe fëmijët që akoma nuk e kanë të konsoliduar imunitetin, këtu mund të kemi natyrisht forma të rënda që mund të jenë kërcënuese edhe për jetën, prandaj është një diçka shumë serioze.
Fakti është që kur identifikohet ky bakter në produktet me origjinë shtazore ose në produktet ushqimore në tërësi jepet alarm i kuq që të konsiderohet një diçka shumë serioze dhe masat janë drastike. Pra, po të shikoni gjithë protokollet e masave që merren kur ky bakter identifikohet si i pranishëm në produktet ushqimore, në rastin tonë produkt me origjinë shtazore është konstatuar në një fileto të ngrirë pule që vjen nga një vend që është jashtë Bashkimit Europian, vjen nga Brazili, prandaj çdo produkt që vjen nga këto vende të treta dhe që nuk vjen nga Bashkimi Europian konsiderohet i dyshimtë dhe vëmendja duhet të jetë e madhe.
Duhet të jap një mesazh për konsumatorin. Natyrisht njerëzit konsumojnë mish pule, aq më tepër për standardin shqiptar të konsumatorit, që është dhe mish i lirë. Të bëjnë kujdes që ta gatuajnë mirë në rast. Një fileto pule futet në furrë në temperaturë dyqind gradë për të paktën njëzet minuta, arrihet temperatura kritike në pulpë prej mbi 70 gradë dhe asgjësohet, pra pak vëmendje.
Apo futja e këtij mishi në një tenxhere presioni për 10 minuta e asgjëson, por problemi nuk është se këtë e ke në dorë ti, por çfarë ndodh në fast food-et se ky është problemi. Unë do t’i sugjeroja Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të shkojë në fast food dhe të kontrollojë me termometër, temperaturën e gatimit të filetove të pulës, po dhe filetove të mishit që vijnë nga vende me origjinë të tretë, ta bëjë këtë kontroll në mënyrë që t’i ofrojmë garancinë e duhur të konsumatorit dhe të qetësojmë opinionin publik”, tha Panariti.
-

Skandali me mishin e pulës! PD: Qeveria dhe ministrja Denaj të largohen menjëherë!
Skandali me mishin e pulës! PD: Qeveria dhe ministrja Denaj të largohen menjëherë!
DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI
As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.
Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.
Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.
Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.
Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.
Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.
Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.
Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.
Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.
Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.
Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.
-

Skandali me fileton e pulës/ Kompania ‘Dimal Inc’ importoi mishin e infektuar, ja si përfundoi në tryezat
Një sasi prej rreth 18 ton fileto pule e kontaminuar me bakterin e salmonelës ka hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit, ndërsa besohet se ajo ka përfunduar edhe në tryezat e qytetarëve.
Hetimet mbi skandalin e filetos së infektuar kanë zbuluar se një sasi ende e paqartë e kësaj ngarkese ka hyrë në treg edhe pse ishte zbuluar se përmbante bakterin e rrezikshëm.
Ngarkesa e dyshimtë ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars 2025 dhe është marrë nga kompania Dimal Inc, një subjekt i themeluar në vitin 2019 nga Mondi Goxha, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë çështje.
Kur më datë 11 mars pasi ngarkesa ka mbërritur në Shqipëri, është marrë mostër nga AKU dhe ISUV, dy institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore. Që nga momenti i kapjes së sasisë së filetos së pulës me salmonelë më 11 mars, AKU nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorin dhe ka dalë me një deklaratë 1 javë pasi u kryen analizat.
Ngarkesa ka rezultuar me përmbajtje salmonele, ndërsa ISUV vendosi të thellojë analizat por nuk ndaloi shitjen në treg të produktit.
7 ditë pas futjes në Shqipëri, rezultatet e analizave treguan se mishi ishte i infektuar me llojin më të rëndë të bakterit të salmonelës.
Kjo kompani, megjithëse e re në tregun ushqimor shqiptar, ka përfituar disa grante nga programi IPARD, duke investuar në pajisje dhe teknologji. -

Mishi i pulës me salmonelë, Tomorri: Populli po helmohet çdo ditë dhe askush nuk mban përgjegjësi
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) pas publikimit të skandalit të mishit të pulës me salmonelë që është futur në treg për konsum.
Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri kritikon gjuhën e përdorur nga AKU në njoftimin e saj zyrtar, duke e cilësuar atë si një “lojë fjalësh” për të shmangur përgjegjësinë dhe për të “hedhur hi syve qytetarëve”.
“Kemi marrë masa për bllokimin e pulave me salmonelë, – thotë AKU. Pastaj, një fjali më poshtë, shprehen se kanë inspektuar importuesin për të ndjekur gjurmueshmërinë. Pra, me pak fjalë, pulat me salmonelë u shitën në treg dhe u konsumuan nga njerëzit,” – shkruan gazetari.
Tomorri e lidh këtë rast me skandalin e mëparshëm të mandarinave të importuara nga Kroacia, të cilat u kthyen mbrapsht për shkak të ndotjes me pesticide, por më pas u shitën në tregun shqiptar. Ai ironizon duke thënë se ish-kreu i AKU-së, që u përfshi në atë rast, përfundoi kandidat për deputet, ndërsa kryetari aktual mund të bëhet ministër për “kontributin” e tij në shpërndarjen e mishit të infektuar.
“Tani, mandarina jo se helmohesh. Vezë jo se po ngordhin pulat. Mish pule jo se të rrasin salmonelën. Ore, jeni në terezi çfarë po u bëni njerëzve? Dhe keni kurajon të lëshoni e-maile me lojëra fjalësh si zuzare.”
Gazetari përmbyll reagimin e tij me ironi, duke parashikuar se qeveria do të dalë me një zgjidhje teknologjike për krizën e sigurisë ushqimore:
“Tani presim të dalë kryeministri dhe të na thotë që do fusim inteligjencën artificiale në sigurinë ushqimore dhe rregullohet kjo punë.”
