Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesë të prokurorit special Naim Abazi, është mbyllur për publikun seanca e së enjtes ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit: Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç.Fillimisht, prokurori special Naim Abazi propozoi që seanca e kësaj të enjteje të mbyllet për publikun, me arsyetimin se dëshmia e dëshmitarit Velko Iliç, është e ndjeshme dhe përfshihen informacione në çështjen e sigurisë kombëtare, strukturave paralele dhe organizimeve të tyre ilegale në veri të vendit.Sipas tij, meqenëse dëshmia e dëshmitarit lidhet kryesisht me rekrutimin, organizimin, pagesat dhe kontaktet me strukturat e dyshuara ilegale, përfshinë elemente që mund të dërgojnë në identifikimin edhe të familjes së dëshmitarit, nëse kjo dëshmi jepet në prani të publikut dhe mediave.Dëshmitari Velko Iliç tha se nuk është mirë me shëndet dhe se për këtë ka edhe dokumente, të cilat ia ka dorëzuar prokurorit. Andaj, tha se nuk mund të qëndrojë gjatë në seancë.Tre të akuzuarit: Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç, u deklaruan të pafajshëm në seancën e 17 prillit 2025.Deri më tani janë dhënë disa dëshmi në këtë rast nga zyrtarë policorë për këtë sulm terrorist. Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiç dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.Ata ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe pastrimi i parave.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesë të prokurorit special Naim Abazi, është mbyllur për publikun seanca e së enjtes ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit: Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç.Fillimisht, prokurori special Naim Abazi propozoi që seanca e kësaj të enjteje të mbyllet për publikun, me arsyetimin se dëshmia e dëshmitarit Velko Iliç, është e ndjeshme dhe përfshihen informacione në çështjen e sigurisë kombëtare, strukturave paralele dhe organizimeve të tyre ilegale në veri të vendit.Sipas tij, meqenëse dëshmia e dëshmitarit lidhet kryesisht me rekrutimin, organizimin, pagesat dhe kontaktet me strukturat e dyshuara ilegale, përfshinë elemente që mund të dërgojnë në identifikimin edhe të familjes së dëshmitarit, nëse kjo dëshmi jepet në prani të publikut dhe mediave.Dëshmitari Velko Iliç tha se nuk është mirë me shëndet dhe se për këtë ka edhe dokumente, të cilat ia ka dorëzuar prokurorit. Andaj, tha se nuk mund të qëndrojë gjatë në seancë.Tre të akuzuarit: Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç, u deklaruan të pafajshëm në seancën e 17 prillit 2025.Deri më tani janë dhënë disa dëshmi në këtë rast nga zyrtarë policorë për këtë sulm terrorist. Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiç dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.Ata ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe pastrimi i parave.
Tag: publikun
-

MVJ magjeps publikun me këngën ”Dost”, një krijim unik me vibe aziatik
Showbiz E Mërkurë, 16 Korrik 2025 20:41
Artisti shqiptar Jeton Ramiqi i njohur me emrin e artit MVJ ka suprizuar me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Dost”, një këngë me ritme të qeta verore që vjen si një kombinim i stilit urban me elemente orientale. Më shumë ajo që tërheq vëmendjen menjëherë është videoklipi, i cili sjell motive të qarta aziatike, duke krijuar një estetikë të veçantë vizuale. Një modele shoqëron videoklipin me pamje dhe veshje tradicionale aziatike, e rrethuar nga një sfond që përfshin elemente të kulturës së lindjes. -

Cloud Fest po vjen tek REJA – Zbulo programin e edicionit të 9-të
Cloud Festival, ose siç njihet ndryshe Festivali i Resë, është tashmë një traditë – një festival unik në zemër të Tiranës, i cili ndërthur “traditën me bashkëkohoren” si asnjë event tjetër që prej edicionit të tij të parë, në vitin 2017. Edicioni i 9-të, si të mëparshmit, vjen për 11 netë radhazi, nga data 21 maj deri më 31 maj, me një program të pasur, shumëngjyrësh dhe ndërkulturor. Ku hapësira brenda dhe përreth instalacionit REJA transformohet në një auditor artistik – një eksperiencë kulturore pa pagesë, për publikun e gjerë vendas dhe vizitorët e huaj të të gjitha grupmoshave. Mbi 100 artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme për publikun.
Çfarë na pret këtë vit?Festivali nis më 21 maj me performancën e dancit bashkëkohor “Njëmijë diej” nga Oktawia Ścibior & Samory Ba (Francë), pasuar nga tingujt e muzikës tradicionale azerbajxhanase – Mugham, që vjen për herë të parë në Tiranë, e sjellë nga ansambli i mirënjohur Mansum Ibrahimov dhe Ensemble Garabagh.
Gjatë ditëve në vijim, programi eksploron gjithçka: nga muzika më e mirë tradicionale shqiptare – nga veriu në jug, përfshirë ahengun shkodran, polifoninë labe, muzikën krutane me Pleqtë e Krujës – e deri tek etno-jazz-i, psychedelic blues dhe rebetiko, tradita e muzikës greke. Gjithçka e ndërthurur me kërcime bashkëkohore, workshop-e, performanca vizuale dhe picture. Artistë nga Azerbajxhani, Kanadaja, Franca, Maqedonia, Gjermania, Suedia, Italia, Austria, Meksika dhe Greqia do të sjellin një copëz nga krijimtaria e tyre në hapësirat e Reja.
Pikat kulmore për të mos u humbur:22 maj: “Aheng Gjakovar” me Katerina grupet muzikore ‘Hadi Bajrami’, ‘Edi Furra dhe Lirikët’ dhe ‘Rilindja’
24 maj: Workshop flamenco dhe një koncert me motive mesdhetare nga Shamba-Sol-Buco
26 maj: Një natë klasike-pop nga Kori i Resë me “I Have a Dream, A Song to Sing” – një tribut nga Beethoven të ABBA
28 maj: Eksplorim muzikor nordik me Fågelle dhe “Psychedelic World Blues” nga POLA!
30 maj: Një mbrëmje e veҫantë me muzikë greke me të ftuar speciale këngëtaren Katerina Tsiridou
31 maj: Mbyllja madhështore me energjinë e Mariachi Romatitlán nga Meksika dhe performanca eksperimentale “Around the Table” nga Peter Miyalu
Përfshirje, diversitet dhe kreativitet
Cloud Fest ka për mision edukimin dhe shkëmbimin e eksperiencës, duke përfshirë publikun në proceset krijuese dhe duke i dhënë mundësi për argëtim e aktivitete edukative. Nga workshop-i i patinazhit mbi skenë te pikturat me mesazhe ndërvepruese për publikun.
Një nga ngjarjet më përfshirëse të këtij viti është “Cloud’s Rainbow – Pre Parade” më 24 maj, një aktivitet i dedikuar komunitetit LGBTQ+ dhe kulturës së diversitetit.
Cloud Fest është më shumë se një festival – është një manifestim i jetës urbane, një festë e përbashkët ku arti dhe njerëzit bashkohen për të frymëzuar njëri-tjetrin dhe për të festuar kulturat dhe zhanret e ndryshme artistike.
Si çdo vit: Hyrja falas!
REJA është vendi dhe Cloud Fest është festa ku duhet të jeni çdo mbrëmje, nga data 21 deri më 31 maj. -

“Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Ferma VIP, përlot publikun me historinë e saj
Mbrëmja e sotme në Ferma VIP ishte e mbushur me emocione të forta, ku protagoniste u bë këngëtarja Big Mama me rrëfimin e saj prekës për periudhat më të vështira të jetës.
Ajo ndau me publikun një nga momentet më tronditëse që ka përjetuar: kur ndodhej në SHBA për një koncert dhe mësoi se nëna e saj kishte pësuar paralizë. Si të mos mjaftonte kjo, i njëjti vit u shënua edhe nga një dhimbje e madhe — humbja e babait të saj. Këto ngjarje e bënë atë vitin më të vështirë që kishte kaluar ndonjëherë.
Për fat të mirë, nëna e saj sot gëzon shëndet të plotë dhe ishte e ftuar surprizë në studio, duke sjellë një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes. E përlotur, Emine iu drejtua së bijës me fjalë prekëse:“Kam ardhur këtu vetëm sepse mendova për gjithçka që ke bërë ti për mua. Prej një njeriu të vdekur më ke ngritur në këmbë. Vetëm ti mund ta bësh.”Përveç emocioneve dhe përqafimeve, nëna e këngëtares dha edhe disa këshilla të vyera për sjellje të kujdesshme dhe përdorim të një fjalori të denjë.
Ky moment nuk preku vetëm Big Mamën, por përloti të gjithë studion dhe publikun, duke sjellë një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë ndjekësit e spektaklit.
/vizionplus.tv -
Saz’Iso zbret tingujt e Shqipërisë së Jugut në Prishtinë
Grupi i njohur Saz’Iso ka mbajtur një koncert unik në AMC Hall në Prishtinë, duke sjellë për publikun prishtinas tingujt autentikë të muzikës tradicionale shqiptare. Koncerti u prit me shumë entuziazëm dhe emocion nga të pranishmit.Gjatë shfaqjes, Saz’Iso interpretoi një repertor të pasur këngësh të Shqipërisë së Jugut, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë. Salla ishte e mbushur plot, ndërsa meloditë e pavdekshme të traditës shqiptare mbushën hapësirën me emocion.Pas performancës, grupi falenderoi publikun për mbështetjen dhe dashurinë, duke u shprehur: “Na keni mbushur zemrat me dashuri të pashterrshme”.Grupi Saz’Iso drejtohet nga Edit Pula dhe Andrea Goertler, të cilët kanë synuar që muzikën tradicionale shqiptare ta çojnë përtej kufijve kombëtarë. Në këtë përpjekje i kanë mbështetur producenti legjendar Joe Boyd dhe inxhinieri fitues i çmimit Grammy, Jerry Boys, të cilët kanë kontribuar në formësimin e tingullit të veçantë të grupit.Koncerti në Prishtinë ishte një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Grupi i njohur Saz’Iso ka mbajtur një koncert unik në AMC Hall në Prishtinë, duke sjellë për publikun prishtinas tingujt autentikë të muzikës tradicionale shqiptare. Koncerti u prit me shumë entuziazëm dhe emocion nga të pranishmit.Gjatë shfaqjes, Saz’Iso interpretoi një repertor të pasur këngësh të Shqipërisë së Jugut, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë. Salla ishte e mbushur plot, ndërsa meloditë e pavdekshme të traditës shqiptare mbushën hapësirën me emocion.Pas performancës, grupi falenderoi publikun për mbështetjen dhe dashurinë, duke u shprehur: “Na keni mbushur zemrat me dashuri të pashterrshme”.Grupi Saz’Iso drejtohet nga Edit Pula dhe Andrea Goertler, të cilët kanë synuar që muzikën tradicionale shqiptare ta çojnë përtej kufijve kombëtarë. Në këtë përpjekje i kanë mbështetur producenti legjendar Joe Boyd dhe inxhinieri fitues i çmimit Grammy, Jerry Boys, të cilët kanë kontribuar në formësimin e tingullit të veçantë të grupit.Koncerti në Prishtinë ishte një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.
-

Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA
Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë. E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP. Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.
“Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, –u shpreh ajo pa filtra.
Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.
“Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”
Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.
-

Gënjen policia apo Alimadhi?
Gënjen policia apo Alimadhi?
Nga Lutfi Dervishi
Ngjarja e fundit me policine ku u përfshi zoti Adriatik Alimadhi, ish-deputet dhe kryetar i një partie politike, nuk është thjesht një incident i rëndomtë.
Rrëfimi publik i Alimadhit është tronditës, për nga përmbajtja dhe për nga përmasat e dhunës dhe tentativat për të manipuluar ngjarjen që përshkruan.
Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është kontrasti i thellë mes dëshmisë personale dhe komunikatës zyrtare të Policisë së Shtetit.
Për komunikaten Alimadhi është një “keqbërës” që kundërshton policinë.
Në njoftimin për publikun nuk ka asnjë fjalë për përdorimin e forcës. As për ofendime. As për kamerat e sigurisë. Pyetja edhe në këtë rast mbetet: kush e shkruan të vërtetën zyrtare dhe mbi ç’bazë?
Komunikatat e policise, në vend që të jenë mjet transparence, shpesh dhe sidomos kur është përfshirë vetë shndërrohen në mburoja që fshijnë çdo gjurmë përgjegjësie. Asnjëherë nuk hetohet kush i harton. Asnjëherë nuk merren në pyetje autorët e deformimit të fakteve, autorët që lëndojne me të pavërteta me shume se dhuna policore
Një shtet i fortë matet me respektin për qytetarin në momentin kur ai është më i pambrojtur.
Nëse dhuna e policëse ekziston, ajo duhet ndëshkuar. Nëse pretendimet janë të rreme, atëherë duhet hetuar për shpifje. Por ajo që nuk mund të vazhdojë më janë dy histori krejt të kundërta për një ngjarje.
Duke patur parasysh se çfarë kanë thënë komunikatat në ngjarjet e meparshme, besoj 100% atë që thote qytetari Alimadhi!
Kamerat nuk gënjejnë.
Dhe që të mos vijohet me manipulimet, në radhë të parë nuk duhen hetuar ata që ushtrojnë dhunë, por ata që gënjejë dhe dezinformojne publikun.
-

”Po humbisja veten time”, Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, edhe pse rroga ishte me shumë zero
Showbiz E Shtunë, 5 Prill 2025 08:08
Në skenën magjike të ”X Factor Albania”, mbrëmë në finale ishte edhe moderatorja e njohur dhe aq e dashur për publikun Arbana Osmani. Ajo dha një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Teksa shumë është aluduar për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë, ajo i dha të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë. Të sinqerta, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, karakteristika që në fakt nuk kanë shpëtuar pa u vënë re te Arbana në më shumë se 2 dekada në ekran.
”2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale.Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time”.
Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!
”Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq. Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova!
U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi”.
