Tag: publikun

  • “Mos gjykoni si e bëj unë punën”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Keni harruar që jeni instancë e lartë e gjyqësorit

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), i cili i bëri thirrjet kreut te qeverisë te ndaloje sulmet dhe deklaratat e përdorura ndaj gjyqtarëve.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se përkundrejt akuzave të tij, shqetësim duhet të ishte cilësia e drejtësisë dhe të garantohet që vendimet nuk kalojnë pa u analizuar. Kryeministri shton se ky institucion “ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë”.
    Postimi i kryeministrit Edi Rama:
    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.
    /ZËRI

  • Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën

    Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën

     Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuzat që ai ka hedhur ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. Rama në reagim është shpehu se e ka lexuae me vëmendjen reagim teksa theksoi se kjo deklaratë e KLGJ-së ka ardhur pasi ai ka folur lidhur me disa vendome skandaloze të gjyqtarëve.
    Ai u shpreh se KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit. Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. Kryeministri gjithashtu tha se anëtarët e KLGJ nuk duhet të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e ai e bën punën
    “Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

  • Rihapet sot për publikun pas restaurimit Kalaja e Bashtovës

    Rihapet sot për publikun pas restaurimit Kalaja e Bashtovës

    Kalaja e Bashtovës ka rihapur sot dyert për publikun pas restaurimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “EU4Culture”.

    Nga panairi, te koncertet dita e sotme është e mbushur plot aktivitete në Kalanë e Bashtovës. Të pranishmit mund të vizitojnë panairin me produktet e zonës. Gjithashtu do të ketë aktivitete dhe lojëra për fëmijë e të rinj.

    Në hapjen e Kalasë së Bashtovës nuk mungon edhe ekspozita e makinave nga “Retro Albania” dhe e motorëve ikonikë nga “Steel Wings Albania”.

    Gjithashtu të pranishmit kanë mundësinë të eksplorojnë kalanë nëpërmjet realitetit të shtuar (AR).

    Mbrëmja vazhdon me koncertin e Rona Nishliut dhe Gent Rushit dhe me pjesëmarrjen e DJ Rossa.

    E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, përmes programit EU4Culture. Restaurimi ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument./atsh

  • Kritikat ndaj gjykatësve, Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojë kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën!

    Kritikat ndaj gjykatësve, Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojë kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën!

    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”. 
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në B

  • “Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Mos harxhoni kohën për të gjykuar si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli

    “Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Mos harxhoni kohën për të gjykuar si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli

    Kryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sërish një ‘raund’ replikash me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe këtë herë shkak u bë bë gjykatësi Ligoraq Toshi.

    EDI RAMA: Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me ç’ka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqendrohet tek puna e vet, që gjer më sot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE

    Top Channel

  • Homazhet për Naun Shundin, Bujar Asqeriu: Sot është një trishtim i madh për të gjithë publikun shqiptar!

    Homazhet për Naun Shundin, Bujar Asqeriu: Sot është një trishtim i madh për të gjithë publikun shqiptar!

    “Sot është një dhimbje dhe trishtim i madh për të gjithë publikun shqiptar që e ndoqi me duartrokitje artin e tij. Nauni jo vetëm si artist universal, regjisor, aktor, dramaturg, por edhe si burrë fisnik që ishte ka lënë mbresa tek ne. Ishte nga këta artistët e mëdhenj, kokë ulur dhe modeste, që asnjëherë nuk i ra gjoksit që “jam unë”, por vepra e tij, puna dhe talenti i tij vlerësoheshin gjithandej.
    Rruga e tij artistike është një rrugë që duhet ndjekur, sidomos nga të rinjtë, sepse ai la mesazhe paqe, dashuria dhe artistike në komunitetin artistik. I paharruar emri dhe puna e artistit të madh shqiptar Naun Shundi”, tha për gazetarët Asqeriu.

  • Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka magjepsin publikun në Porto Palermo Festival

    Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka magjepsin publikun në Porto Palermo Festival

    Porto Palermo Festival solli një mbrëmje të paharrueshme në Kalanë e Ali Pashës, ku qielli dhe deti u mbushën me tingujt e muzikës klasike shqiptare.

    Dy prej emrave më të njohur të skenës, tenori Kastriot Tusha dhe pianisti Ardian Trebicka, u bashkuan në një koncert që tejkaloi kufijtë e një performance të zakonshme.

    Në repertor u ndërthurën serenata të ëmbla dhe perla të muzikës së kultivuar shqiptare, të cilat, në sfondin magjik të mureve shekullore dhe valëve të detit, morën një jetë të re. Çdo notë dhe melodi përcolli emocione të thella, duke u kthyer në histori dashurie, kujtimesh dhe ëndrrash të rikthyera për publikun.

    Ky koncert la pas një ndjesi të fortë se arti dhe natyra, kur bashkohen, krijojnë përjetime që mbeten gjatë në shpirt./KultPlus.com

  • Edis për Sunny Hill Festival: “Faleminderit Prishtinë për mikpritjen magjike”

    Edis për Sunny Hill Festival: “Faleminderit Prishtinë për mikpritjen magjike”

    Këngëtari i njohur turk, Edis, ishte një nga yjet më të ndritur të Sunny Hill Festival 2025, duke sjellë një performancë të zjarrtë që elektrizoi publikun në zemër të Prishtinës.

    I njohur për stilin unik dhe karizmën në skenë, Edis krijoi një lidhje të veçantë me publikun, duke bërë që mijëra të pranishëm të këndonin dhe kërcehnin bashkë me të. Emocionet e tij u reflektuan edhe në postimet pas koncertit, ku ndau mirënjohjen për përvojën e veçantë që përjetoi në Kosovë.

    Artisti falënderoi posaçërisht Dua Lipën dhe Dukagjin Lipën për organizimin dhe për faktin që po e bëjnë këtë festival një pikëtakim ndërkombëtar të muzikës moderne. Ai e cilësoi Prishtinën si një qytet që rrezaton dashuri dhe energji pozitive, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim.

    Sunny Hill Festival vazhdon të afirmohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në rajon, që bashkon artistë të mëdhenj dhe publik të zjarrtë nga e gjithë bota./KultPlus.com

  • Ekspozita “7 Ditë Art”, kur krijimtaria bëhet pjesë e zhvillimit lokal

    Ekspozita “7 Ditë Art”, kur krijimtaria bëhet pjesë e zhvillimit lokal

    Pas një jave pune krijuese përgjatë bregdetit të jugut, ekspozita “7 Ditë Art – Himara 2025” do të hapet më 9 gusht, nga ora 09:00 deri në 20:00, në ambientet e Green Coast MGallery Hotel. Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet në orën 11:00.Ekspozita sjell për publikun veprat e krijuara nga 14 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të frymëzuar nga peizazhi mesdhetar dhe trashëgimia kulturore e zonës.Çdo artist përfaqësohet me disa vepra unike, të cilat janë të disponueshme edhe për blerje.Eventi është rezultat i një kolonie artistike të zhvilluar në pranverë në Himarë, që shërbeu si platformë bashkëpunimi ndërmjet artistëve të njohur si Agron Mulliqi, Merita Maloku, Eshref Qahili, Azem Kuçana dhe të tjerë.Nisma është kuruar nga Kosta Zhonga.Përtej dimensionit artistik, ekspozita konsiderohet një formë investimi kulturor dhe promovimi turistik për Himarën dhe rivierën shqiptare, duke përforcuar lidhjen mes krijimtarisë dhe zhvillimit lokal.Ekspozita është e hapur për publikun gjatë gjithë ditës dhe pritet të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj, të pranishëm në zonë gjatë kulmit të sezonit turistik.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, mbi 45 vepra të MKAM do të prezantohen për publikun francez

    Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, mbi 45 vepra të MKAM do të prezantohen për publikun francez

    Nga Julia Vrapi
    Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të ekspozohen për publikun francez. Ekspozita pritet që të hapet gjatë vitit që vjen, ndërsa cilësohet unike për përmbajtjen e saj me ikonat, që janë pjesë e koleksionit të MKAM. Ekspozita pritet që të hapet për publikun në qytetin francez Chambery, por do të vijojë më pas edhe në një qytet tjetër. Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit shprehet se ekspozita do të hapet në muzeun e qytetit Chambery. “Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës! Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”, thuhet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në qytetin e Korçës siç është bërë me dije më parë edhe nga institucionet është edhe muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare. MEKI bën me dije se ekspozita me mbi 45 vepra ikonografike të këtij muzeu do të qëndrojë në Chambery deri në tetor 2026. “Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga maji deri në tetor 2026 në qytetin historik të Chambéry, për t’u zhvendosur më pas në një tjetër qytet francez deri në mars 2027”, thuhet nga MEKI. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, i cili ruan, konservon dhe ekspozon numrin më të lartë në botë të veprave ikonografike më herët këtë vit shënoi dhe 45-vjetorin e tij. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë u hap në vitin 1980.
    Projekti pjesë e bashkëpunimit kulturor
    Ky projekt ku mbi 45 vepra të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të prezantohen për publikun francez është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në komitetin shkencor francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve. MEKI shprehet se është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore. Çdo ikonë apo objekt muzeal i nënshtrohet restaurimit dhe konsolidimit përpara se të ekspozohet në MKAM. Sipas një programi të hartuar çdo fillim viti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit të këtij muzeu restaurohen çdo vit ikona. Fondi i tij ka objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shekullin XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shekullit XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi, etj.