Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, masa e sigurisë dhe rregullat për hyrjen e qytetarëve që janë palë në seancat gjyqësore janë ashpërsuar madje edhe me prezencë të shtuar të policisë së shtetit.
Efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen si jashtë godinës, ashtu edhe brenda ambienteve të gjykatës. Përveç kontrollit me skaner dhe detektor metali, qytetarëve që kanë seanca gjyqësore dhe avokatëve u bëhet edhe kontroll fizik nga punonjësit e sigurisë, nën mbikëqyrjen e policisë.
Ndryshe nga më parë, pritja për publikun tashmë bëhet jashtë godinës. Më parë ishte vendosur tabela informuese ku shkruhej “Hyrja për publikun” dhe qytetarët futeshin direkt brenda në paradhomën para skanerit, ndërsa tashmë rregulli ka ndryshuar.
Jashtë hyrjes është hequr tabela “Hyrja për publikun” dhe është vendosur tabela me mbishkrimin “Pritja për publikun”. Punonjësi i sigurisë i thërret qytetarët një nga një, në varësi të orarit të seancave, dhe çdo hyrje shoqërohet me kontroll të imtësishëm nën mbikëqyrjen e policisë.
Këto masa u vendosën pas ngjarjes së rëndë të 6 tetorit, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore.
Fillimisht u raportua nga policia se skaneri nuk funksiononte, por pamjet e sigurisë zbuluan se pajisja kishte qenë në punë, ndërsa punonjësi i sigurisë nuk kishte kryer kontrollin fizik të autorit të vrasjes.
Tag: publikun
-

Rriten masat e sigurisë te Apeli/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, policia kontrollon gjykatën
-

Policia ‘zapton’ gjykatën/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rriten masat e sigurisë në Apel
Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, masa e sigurisë dhe rregullat për hyrjen e qytetarëve që janë palë në seancat gjyqësore janë ashpërsuar madje edhe me prezencë të shtuar të policisë së shtetit.
Efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen si jashtë godinës, ashtu edhe brenda ambienteve të gjykatës. Përveç kontrollit me skaner dhe detektor metali, qytetarëve që kanë seanca gjyqësore dhe avokatëve u bëhet edhe kontroll fizik nga punonjësit e sigurisë, nën mbikëqyrjen e policisë.
Ndryshe nga më parë, pritja për publikun tashmë bëhet jashtë godinës. Më parë ishte vendosur tabela informuese ku shkruhej “Hyrja për publikun” dhe qytetarët futeshin direkt brenda në paradhomën para skanerit, ndërsa tashmë rregulli ka ndryshuar.
Jashtë hyrjes është hequr tabela “Hyrja për publikun” dhe është vendosur tabela me mbishkrimin “Pritja për publikun”. Punonjësi i sigurisë i thërret qytetarët një nga një, në varësi të orarit të seancave, dhe çdo hyrje shoqërohet me kontroll të imtësishëm nën mbikëqyrjen e policisë.
Këto masa u vendosën pas ngjarjes së rëndë të 6 tetorit, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore.
Fillimisht u raportua nga policia se skaneri nuk funksiononte, por pamjet e sigurisë zbuluan se pajisja kishte qenë në punë, ndërsa punonjësi i sigurisë nuk kishte kryer kontrollin fizik të autorit të vrasjes. -

“Blindohet” Gjykata e Apelit pas vrasjes së Astrit Kalasë, ashpërsohen masat në hyrje
10 ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, masat e sigurisë në hyrje janë ashpërsuar.
Efektivë policie ndodhen edhe jashtë hyrjes, por edhe brenda. Përveç kontrollit me skaner me detektor kontrolli fizik bëhet edhe nga polici dhe punonjësi i sigurisë për gjykatën, shkruan A2 CNN.
Pritja për publikun bëhet jashtë, ndryshe nga më parë ku prisnin në paradhomën para skanerit me detektor, tashmë qytetarët presin në radhë jashtë, ku janë vendosur edhe tabelat lajmëruese se ku bëhet pritja për publikun. Më parë ka qenë tabela informuese ku shkruhej “hyrja për publikun” dhe futeshin direkt brenda, ndërsa tashmë e kanë ndryshuar e kanë bërë “pritja për publikun”, pra presin jashtë dhe i thërrasin një nga një.
Pasi roja i sigurisë i thërret dhe i fut brenda një nga një, i bëhet edhe kontroll i imtësishëm, përveç me detektor edhe kontroll fizik. -

Itali, hapet për herë të parë për vizitorët pasazhi sekret në Koloseum
Një kalim dikur sekret në Colosseo, i ashtuquajturi “Korridori i Komodusit” – i emëruar sipas perandorit famëkeq romak – është hapur për publikun për herë të parë.
Korridori u lejonte perandorëve të hynin diskret në arenë, pa qenë pranë spektatorëve. Koloseu u përfundua në vitin 80 pas Krishtit dhe kalimi sekret konsiderohet një shtesë ndaj dizajnit origjinal.
Korridori dikur sekret u zbulua në shekullin e 19-të dhe ishte i lidhur me Perandorin Komod sepse, sipas historianëve, ai i mbijetoi një atentati në një tunel nëntokësor. “Lidhja ishte e pashmangshme”, tha për Reuters arkeologia Barbara Nazzaro, e cila mbikëqyri punimet e restaurimit përpara se korridori të hapej për publikun.
Dekorime prej gipsi që përshkruanin skena mitologjike, duele dhe akrobaci në arenë ishin shtuar në muret e mermerit.
“Ky pasazh tani është i hapur për publikun për herë të parë. Kështu që vizitorët do të jenë në gjendje të imagjinojnë se si ishte të ishe perandor”, tha Nazzaro.Top Channel
-

Diella shfaqet me 6 gishta/ Video virale e ‘ministres’, në mesazhin e saj për publikun
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Përmes një fjale të shkurtër Diella ka dhënë edhe një mesazh sensibilizues, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale ishte fakti se dora e Diellës kishte gjashtë gishta.
Të shumta kanë qenë komentet ironizuese në faqen e Facebook, çka ka detyruar stafin që mirëmban faqen në rrjetet sociale ta presë pjesën e poshtme të fotos ku dukej dora e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale. -

Preljocaj “pushton” kryeqytetin, koncert i hapur falas për publikun e Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton festivalin e parë ndërkombëtar të vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët ta ndjekin.
Festivali do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor dhe këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të europës në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, atë të Metropolit, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, festivali do të hapet edhe për gjithë qytetin, me një shfaqje të re për publikun, falas.
Në video mesazh Preljocaj thotë se së bashku me kompaninë e tij, do të sjellë shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën. -

Elhaida, tre bashkëpunime të mëdha në një album
Showbiz E Premte, 12 Shtator 2025 12:06
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida Dani ka vendosur ta ndajë me publikun një nga projektet më të veçanta të saj.
Bëhet fjalë për një EP të ri, të cilin e ka përgatitur në bashkëpunim me Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin, dy figura që këngëtarja gjithmonë i ka konsideruar si ëndërr të realizuar.“Ky projekt është shumë i dashur për mua. Prej një viti e kam mbajtur pranë vetes sepse më dukej i brishtë, por erdhi momenti ta ndaj me publikun,” shprehet ajo për RevistaWho. EP-ja përmban pesë këngë të regjistruara me Darko Dimitrovin, producentin që Elhaida e cilëson si një nga më të preferuarit në Ballkan.
Veçantia e këtij projekti nuk qëndron vetëm te ndjeshmëria personale, por edhe te bashkëpunimet që e pasurojnë atë. Tre nga pesë këngët sjellin artistë që Elhaida i admiron prej kohësh. MC Kresha, figura ikonike e rap-it shqiptar, Olsi Bylyku, artisti i njohur për energjinë dhe origjinalitetin, si dhe Don Phenom, një zë i fuqishëm nga Shkodra, janë pjesë e këtij kapitulli të ri muzikor.
Ky EP nuk është vetëm një hap i rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Elhaidës, por edhe një dëshmi e qartë e përkushtimit të saj për të sjellë muzikë të ndërtuar mbi emocione të sinqerta dhe bashkëpunime me peshë. -

A do të largohet Berisha nga PD vitin tjetër?! Boçi: Do ta vendosin…
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar mbi vijueshmërinë e opozitës dhe perspektivat për ndryshimet brenda PD-së, duke u ndalur sidomos te roli i kryetarit Sali Berisha dhe zgjedhjet e ardhshme në parti.
Në lidhje me spekulimet për largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së, Boçi theksoi se kjo nuk vendoset nga individë, por nga vetë demokratët me votën e tyre. “Për sa kohë ai merr votat e demokratëve do të jetë kryetari i Partisë Demokratike, nëse është dikush tjetër mund ta bëjë këtë. Kjo tregon se çdo vendim brenda PD vendoset me votat e demokratëve,” u shpreh ai. Zgjedhjet në PD pritet të zhvillohen në prill të vitit 2026.
Duke folur për çfarë duhet të ndryshojë në PD, Boçi nënvizoi nevojën për uljen e distancës me publikun, që sipas tij është kyçe për rikthimin e besimit. “Zvogëlimi i kësaj distance bëhet me paraqitjen me seriozitet, alternativë dhe dhënia e shpresës dhe zgjidhjes për problematikat e shfaqura për të ngjallur besimin te qytetarët,” tha ai.
Ai shtoi se PD ka bërë analizat e nevojshme, duke marrë përgjegjësitë për rezultatet e fitoreve dhe humbjeve, dhe theksoi se mungesa e suksesit deri tani, e cila ka arsye objektive, nuk duhet të pengojë përmirësimin e marrëdhënieve brenda partisë dhe me publikun.
“Gjithmonë ajo që duhet të ndryshojë në opozitë është diferenca me publikun që përcakton edhe shkallën e besimet që ndërton publiku me partinë në opozitë. Zvogëlimi i kësaj distance bëhet me paraqitjen me seriozitet, alternativë dhe dhënia e shpresës dhe zgjidhjes për problematikat e shfaqura për të ngjallur besimin te qytetarët.PD e ka bërë analizën e saj si në fitore edhe në humbje duke nxjerrë rezultatet dhe përgjegjësitë. Mungesa e suksesit që është për disa arsye objektive nuk do të thotë që të mos krijojmë një marrëdhënie më të mirë në marrëdhëniet e brendshme në PD dhe ato me publikun”, u shpreh ai. -

“Mos u shqetëso se si e bëj unë punën …”, Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjyqtarët nuk janë “maliqër” që bëjnë ç’të duan me ligjin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së KLGJ, e cila e konsideronte të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve dhe cënim të pavarësisë së gjyqësorit, akuzat e bëra nga kryeministri lidhur me vendimet e dhëna në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
Me anë të një reagimi në “X”, Rama thekson se KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.Lexo edhe :Related Posts
Sipas Ramës, KLGJ nuik duhet të shqetësohet se si një kryeminsitër e bën punën për të cilën është votuar nga qytetarët, por të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si… pic.twitter.com/9d7hoiPMNI
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2025
Reagimi i Ramës:
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺 -

“Gjykatësit nuk janë maliqër…”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojë kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur virtualisht këtë të premte pasi kreu i qeverisë kritikoi vendimin e gjyqtarit Ligoraq Toshi për të cilin tha se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama pas reagimit të KLGJ-së:
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në B