Tashmë është zyrtare! Big Brother Albania rikthehet më 20 dhjetor me edicionin e tij të pestë (BBVA 5). Lajmin e bëri të ditur vetë Top Channel, duke ndarë datën e shumëpritur me publikun nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në videon njoftuese, kanali përdor frazën intriguese: “E ardhmja është shkruar…”, që lë të kuptohet se ky sezon do të sjellë shumë surpriza dhe momente të paparashikueshme.
Ky edicion i BBVA premton të sjellë një eksperiencë të re, duke i mbajtur banorët dhe publikun në tension që nga momenti i hyrjes në shtëpi. Ledion Liço do të jetë sërish moderatori i këtij sezoni, duke siguruar se atmosfera do të jetë po aq emocionuese dhe e mbushur me drama, siç ka ndodhur në sezonet e kaluar.
Rikthimi i spektaklit është pritur me padurim, pasi do të përfshijë shumë konflikte, miqësi, dhe histori dashurie, tipike për këtë show që ka mbërthyer miliona shikues shqiptarë. Si gjithmonë, shtëpia e BBVAlbania do të jetë një vend ku çdo moment është i papritur, dhe fansat tashmë janë të sigurt që do të jenë të fiksuar para ekranit për muaj me radhë.
BBVAlbania mbetet një nga programet më të ndjekura dhe më të komentuar në Shqipëri, dhe ky sezon pritet të jetë më emocionuesi deri tani.
Tag: publikun
-

Tashmë zyrtare! Ja kur nis “BBVA”
-

Metropol në dhjetor hap dyert për “Hamlet”, në tragjedinë e Shekspirit në role edhe aktorët Viktor Zhusti e Yllka Mujo
Nga Julia Vrapi
“Hamlet” nga Shekspiri ka mbetur një nga veprat më të vëna në skenat botërore, por këtë sezon artistik vjen dhe në skenën tonë. Teatri Metropol në Tiranë hap dyert në muajin dhjetor për tragjedinë “Hamlet”, vepër e Sheksprit që vjen në skenë me regji nga Jonida Beqo. “Hamlet” një prej veprave më të njohura të Shekspirit vjen premierë në teatrin Metropol mbrëmjen e datës 4 dhjetor. Me regji nga Jonida Beqo kjo dramë vjen në një formë krejtësisht të veçantë, moderne dhe me të papritura. Në rolet e veprës janë aktorë të njohur të teatrit tonë, por dhe emra të rinj. Një qasje artistike që e fton publikun të ndjej emocion e tension, ku sipas teatrit, duke e bërë këtë produksion të veçantë dhe e fton publikun në një reflektim të thellë mbi hakmarrjen, fatin, moralitetin, çmendurinë dhe dilemën ekzistenciale të njeriut. “Me një ndërlikim të madh filozofik dhe psikologjik, “Hamlet” ka mbetur një nga veprat më të vëna në skenat botërore”, thuhet rreth shfaqjes nga teatri. Në tragjedinë “Hamlet” kushtuar princit të Danimarkës interpretojnë ë role Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj, Urim Aliaj, Xhino Musollari, Amri Hasanlliu, Ketjona Pecnikaj, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Jurgen Dervishi, Besmir Sula, Mario Bali, Adela Gjyla, Megi Duka, Silva Brahimataj, Deljana Topulli, Elion Guri. As. regji Klea Konomi, Erina Lazi, koreograf Rafael Hoxhaj. Përkthyes e kostumografe Jonida Beqo, as. kostumograf Frenci Gjerasi, skenograf Ibrahim Burgu, Beqo Nanaj, efektet speciale Florian Çanga. Vepra nga autori William Shakespeare dhe regji Jonida Beqo pas mbrëmjes së datës 4 dhjetor në teatrin Metropol në Tiranë do të shfaqet për publikun në vijim edhe në datat 5, 6, 7, 11, 12, 13 dhe 14 muajin që vjen.
Tragjedia e famshme shekspiriane
Tragjedia më e famshme shekspiriane besohet të jetë shkruar në 1601-1602 mbi bazën e një sage daneze, por e përpunuar me një mjeshtëri aq unike sa mund të quhet vepra teatrale më popullore dhe më e thellë e skenës. Publiku do të ketë mundësinë të përjetojë historinë e princit të Danimarkës i ndikuar nga tradhtia, hakmarrja dhe pasioni, në një interpretim modern dhe dramatik. Kjo premierë është një mundësi për të parë Shekspirin në një interpretim të gjallë që ruan thelbin klasik të veprës, por i afron personazhet dhe ndjenjat e tyre me publikun bashkëkohor. Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Në skenat tona teatrore janë vënë edhe më parë vepra të Shekspirit, që kanë ardhur për publikun gjatë sezoneve artistike, ku këtë herë është teatri Metropol që sjell në muajin dhjetor një nga veprat e tij. -

Biblioteka Kombëtare hap “Koleksionin e Biblave” ekspozohen 452 botime në shqip
Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.
-

Dy gra, një betejë: Përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun
Kate Middleton dhe këngëtarja britanike Jessie J krijuan një moment prekës gjatë Royal Variety Performance të mbajtur më 19 nëntor në Royal Albert Hall, Londër. Të dyja, të cilat kanë kaluar përvoja të vështira me kancerin, u përqafuan në prapaskenë, gjë që këngëtarja e “Price Tag” e shpjegoi më vonë si një gjest solidariteti “nënë më nënë”.
“Unë kam kaluar së fundmi nëpër kancer dhe thjesht doja t’i jepja një përqafim,” tha Jessie, 37 vjeçe, sipas The Independent. “E pranuam se kjo është diçka shumë e vështirë, sidomos kur e jeton nën syrin e publikut.”
Ky event ishte i rëndësishëm edhe për çiftin princëror, pasi shënoi dalje e parë publike pas dy vitesh. Kate, e cila i ndërpreu angazhimet mbretërore gjatë trajtimit të saj në vitin 2024, u shfaq elegante me një fustan kadife të gjelbër nga Talbot Runhof, ndërsa Princ William mbante një smoking me velvet të zi.
Jessie J, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, zbuloi në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se donte të ishte e hapur me fansat. Ajo iu nënshtrua një mastektomie dhe priste një operacion të dytë, i cili u shty.
Ndërkohë, Princesha e Uellsit shënoi një tjetër moment të rëndësishëm këtë javë, duke mbajtur fjalimin e saj të parë që prej shpalljes së diagnozës në mars 2024. Kate falënderoi publikun për mbështetjen dhe foli për sfidat e trajtimit, duke theksuar se “ka pasur momente shumë të vështira”.
Kate njoftoi në një video personale në mars se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese, pas një operacioni abdominal në janar që fillimisht ishte menduar të ishte jo-kancerogjen. Ajo përfundoi trajtimin në shtator 2024 dhe është shfaqur gradualisht në evente publike. -

“Mbi fjalë”, përjetim i ri teatror/ Shfaqja e pazakontë e regjisorit Blenard Azizaj që bën bashkë publikun me artistët
Regjisori Blenard Azizaj u rikthye në Tiranë për të sjellë këtë mes nëntori në Teatrin Eksperimental një shfaqje aspak të zakontë.
Shfaqja në Teatrin Eksperimental surprizoi publikun, që u ngjit në skenë, duke u bërë pjesë e interpretimit të artistëve.
“Doja që edhe audienca të ishte pjesë e skenës, pa e kuptuar, ata lëvizin, kërcejnë. E kam pasur gjithnjë dëshirë që audienca të ishte në skenë dhe artistët te karriget”, shprehet regjisori Azizaj.
Në shfaqjet e mia mundohem mos ta drejtoj audiencën ku të shohë, por të zgjedhë vetë kë të shohë dhe të ndjejë.
“Mbi fjalë” ndërthur elementë të folkut shqiptar me dancin kontemporan dhe muzikën elektronike. Sa herë vij në Shqipëri kam shumë emocione dhe dua të vij me projekte të tjera.
“Janë edhe kujtimet e mia si fëmijë, ai brumi aty në fillim me poezinë e Dritëroit më kujtojnë nënën kur isha i vogël dhe ajo përgatiste bukën. Nëna tani është në një moment të vështirë shëndetësor dhe unë doja që këto emocione t’i lidhja në skenë”, shton Azizaj.
Shfaqja u vu në skenë në bashkëpunim me Teatrin e Operave dhe Baletit dhe Universitetin e Arteve. Interpretimi i Rafael Hoxhës dhe Nina Muhos me element poetike nga Agolli e Migjeni mbajti mbërthyer audiencën gjatë gjithë mbrëmjes.
“Për mua ishte hera e parë që të bashkëpunoja me një trup baleti, që nëpërmjet artit kontemporan të gërshetuar me elemente të traditës, qoftë në veshje apo qoftë edhe në mënyrën se si e kanë sjellë koreografinë. Është një nga shfaqjet më të veçanta ku unë kam performuar. Është hera e parë që e shoh nga afër publikun të bëhet pjesë e artistëve”, thotë soprano Nina Muho.
Qëllimi i këtij projekti, që regjisori synon ta rikthejë në data të tjera në teatër ka për qëllim të promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare në një formë të re dhe tërheqëse.Top Channel
-

Masa sigurie ndaj Ballukut? Reagon GJKKO: S’kemi informacion për të ndarë me publikun…
Gjykata e Posaçme ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të lajmeve në media se zv.Kryeministrja Belinda Balluku është njohur me dy masa sigurie nga GJKKO, pezullim nga detyra dhe pengim i daljes jashtë vendit. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaron se në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedural do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, deklaron GJKKO në reagimin e saj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukrës dhe Energjisë Belinda Balluku akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, në bashkëpunim (nenet 258/2 dhe 25 i KP) për Tunelin e Llogarasë. -

Daniela Chavez dhe Ronaldo: Historia që e bëri modelen yll ndërkombëtar
Modelja dhe influencuesja kiliane Daniela Chavez nuk pushon kurrë së surprizuari publikun. E njohur për lidhjen e saj të bujshme me futbollistin Cristiano Ronaldo, Chavez ka ndërtuar një karrierë të suksesshme duke shfrytëzuar famën dhe popullaritetin e saj. Me mbi 18 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe po aq shumë në TikTok, ajo konsiderohet një nga modelet më të ndjekura të rrjeteve sociale.
Chavez ka filluar karrierën e saj si këngëtare dhe showgirl, ndërsa ka xhiruar edhe disa filma për të rritur. Ajo bëri bujë të madhe kur pranoi publikisht se kishte pasur një marrëdhënie intime me Ronaldo-n në vitin 2015, një episod që shkaktoi reagime të shumta pasi portugezi ishte në atë kohë në një lidhje serioze me modelen Irina Shayk.
Përveç famës, Daniela Chavez ka treguar edhe talentin e saj në biznes. Ajo ka hapur një profil në platformën OnlyFans, ku publikon përmbajtje provokuese çdo ditë, dhe ka investuar në blerjen e klubit të divizionit të ulët Rancagua Sur në Kil. Chavez e ka përdorur famën e saj për të krijuar një imperium personal dhe për të zhvilluar karrierën e saj në mënyra të ndryshme, duke përfshirë pozat për revistën Playboy.
Përveç suksesit profesional, Daniela është e përkushtuar ndaj stilit të jetesës së shëndetshme. Ajo shprehet se aktiviteti fizik i rregullt është kyç për mirëqenien dhe qëndrimin në formë, duke sugjeruar ushtrime të rregullta në palestër ose aktivitete të thjeshta gjatë ditës për të djegur kalori dhe për të ruajtur energjinë.
Daniela Chavez vazhdon të jetë një figurë magnetike për publikun, duke kombinuar bukurinë, biznesin dhe influencën sociale në një mënyrë që rrallë shihet në industrinë e njohurive rozë. -

Nelly Furtado i jep fund performancave live pas 25 vitesh në skenë
Nelly Furtado ka befasuar publikun me një vendim të papritur: këngëtarja kanadeze ka njoftuar se po i jep fund performancave live, pas më shumë se dy dekadash në skenë. 45-vjeçarja ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për karrierën e saj muzikore që nisi në fillim të viteve 2000 me albumin e suksesshëm Whoa, Nelly! dhe këngë që u bënë himne ndërkombëtare si I’m Like a Bird dhe Maneater.
Në mesazhin e saj, Furtado theksoi se dëshiron të përqendrohet në projekte të tjera krijuese dhe personale, pa lënë pas dorë muzikën. “Faleminderit për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm… gjithmonë do të shkruaj këngë”, shkroi ajo, duke ndarë edhe një foto të vjetër nga koncerti i saj i parë dhe një video nga performanca e fundit në Berlin, si kujtesë e emocioneve që e shoqëruan në skenë.
Artistja u ndal edhe tek presioni që kanë sjellë komentet dhe kritikat për pamjen e saj, duke sqaruar se nuk ka bërë ndërhyrje estetike të mëdha dhe se ndihet mirë me veten ashtu si është.
Pas njoftimit, rrjetet u mbushën me mesazhe mbështetjeje nga fansat, të cilët e përgëzuan për sinqeritetin dhe ndikimin që ka pasur në muzikën pop. Edhe pse ka vendosur të largohet nga performancat live, Furtado mbetet aktive në studio dhe ka paralajmëruar se projektet e reja do të vazhdojnë, duke e mbajtur lidhjen me publikun përmes krijimtarisë së saj. -

Gjekmarkaj: Balluku, personi më i fuqishëm pas Ramës, SPAK duhet të sqarojë publikun
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në emisionin “Kjo Javë” lidhur me lajmin e marrjes zyrtarisht si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tha se ajo është personi më i fuqishëm pas kryeministrit Edi Rama.
Gjekmarkaj deklaroi se SPAK duhet të sqaroj publikun mbi çështjen ndaj Ballukut, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë qëndrimi i vetë Ballukut dhe i kryeministrit Rama për këtë çështje.
Demokrati theksoi se nëse lajmi konfirmohet, përbën një sinjal të rëndë për mënyrën se si administrohet Shqipëria dhe se opozita nuk gëzohet për lajme të tilla.
Gjekmarkaj: Duket sikur është një lajm që po rri mes të gjallëve dhe të vdekurve dhe nuk po merr rrugën. SPAK ka detyrimin jo të thotë që nuk kemi gjë për të ndarë, por të bashkëndaj me publikun me shoqërinë për sensibilitetin dhe interesin e lartë që kjo çështje ka, sepse bëhet fjalë për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, njeriun më të pushtetshëm pas Ramës.
PD, sigurisht që e ka në misionin e saj të mbroj interesin e qytetarëve, të denoncojnë, të mbrojë paranë publike, të denoncojë korrupsionin kudo dhe sigurisht që ne nuk gëzohemi kur vijnë lajmë të tilla, ne trishtohemi për mënyrën se si Shqipëria qeveriset dhe si këto probleme shpërthejnë.
Në rastin konkret, në mbështesim me forcë të gjithë ato segmente të SPAK të cilat i përgjigjen ligjit, interesit publik dhe bëjnë transparencë dhe në rastin konkret kanë detyrimin të hetojnë shpejt dhe të dalin që javën që vjen të bëjë qartësi për shqiptarët.
Nese është një lajm i vërtetë, është një lajm i rëndë dhe që konfirmon se si administrohet Shqipëria, gjë që opozita e ka thënë që prej 12 vitesh. Rastet po bëhen shumë dhe kjo qeveri po e humbet, e ka humbur me kohë, por përmes një farse zgjedhore e ka mbajtur më 11 maj këtë pushtet.
Opozita ka bërë detyrën e saj duke çuar akuza të mëdha të cilat ka dyshime të arsyeshëm për çdo çështje të ndryshme që mbulon ministria e Infrastrukturës, zv.kryeministres apo të tjerat. Janë dosje të mëdha të cilat drejtësia të bëj detyrën e saj e mbështetur nga opinioni publik.
Mbetet për t’u parë se si vetë zonja do sillet me këtë çështje, cili do jetë standardi politik dhe moral që do mbaj ajo, që do mbaj Edi Rama për numrin dy të vetin, se si do e menaxhoj shoqëria shqiptare një ngjarje të tillë dhe të tjera para kësaj që kanë kaluar pa lënë gjurmën e nevojshme. -

Bandat muzikore “pushtojnë” Korçën, ekspozitë me instrumente, fotografi e dokumente të rralla
Në pedonalen e qytetit te Korçës është çelur një ekspozitë unike që sjell për herë të parë për publikun instrumente, fotografi, kostume dhe dokumente të rralla që lidhen me historinë e bandave muzikore dhe instrumenteve të frymës në qytetin e serenatave.
Kuratori i ekspozitës, Ermal Sela, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është të afrojë publikun me trashëgiminë muzikore të qytetit, duke e njohur më nga afër me instrumentet dhe historinë e formacioneve të bandave që kanë lënë gjurmë në traditën kulturore shqiptare.
Kjo ekspozitë sjell për herë të parë për publikun edhe kostumin e skenës së krijuesit të operës shqiptare, si dhe elementë të tjerë nga formacione të ndryshme muzikore që kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës qytetare Mihal Ciko.Një nga pjesët më të veçanta të ekspozitës është klarineta e mjeshtrit Nevruz Nuri “Lulushi”, simbol i brezave të muzikantëve korçarë që kanë mbetur në kujtesën e publikut me interpretimet e tyre të paharrueshme.
Ekspozita mbetet e hapur për publikun duke i dhënë mundësinë qytetarëve të Korçës dhe vizitorëve të njihen me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë muzikore shqiptare./vizionplus.tv