Tentativë baltosje të sponsorizuar i ka cilësuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, mesazhet e publikuara në media në lidhje me disa mesazhe të publikuara në media mes tij dhe ish-zyrtarit të qeverisë, Ervis Berberi. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai mohoi të ketë njohje me të, por theksoi se kjo është një fushatë linçimi ndaj tij, të cilën do ta ndjekë në rrugë ligjore.
“Kam pasur reagim zyrtar për këtë çështje, artikuj të sponsorizuar ndaj meje. Po ndjek rrugën ligjore për këtë rast. U bënë disa muaj që lexoni biseda të mia me Ervis Berberin. Nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë. Zero”, u shpreh deputeti demokrat në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Këlliçi u përgjigj edhe për mesazhet e publikuara në media me shokun e tij të fëmijërisë, ëpr të cilën tha se ato datonin 5 vite e gjysmë më parë kur ai nuk kishte asnjë funksion publik.
“Para 5 viteve e gjysmë kur nuk kam pasur asnjë funksion kur kam qenë i arrestuar. Kam qenë duke protestuar dhe jam shoqëruar forcërisht në komisariat dhe më është bërë një batutë që merr një protestues për të luajtur me letra. Kjo është absurde e qesharake. Ishte një komunikim në kohë pandemie dhe mes shokësh kemi kontaktuar për të luajtur”, tha Këlliçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Këlliçi tha se gjithë aktivitetin e tij politik e ka përqendruar te kauzat dhe protestat, duke sakrifikuar evente shoqërore e familjare.
“Kohën time ia kam dedikuar kauzave dhe protestave dhje kam humbur evente e aktivitete familjare e shoqërore se kam qenë në protestë. Ky është një banalitet i atyre që e kanë inskenuar dhe që janë sponsorizuar në fushatë linçimi e baltosje ndaj meje”, nënvizoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Deputeti bëri të ditur se ka nisur procedurat ligjore, duke paditur për shpifje personin që sipas tij ka shpërndarë mesazhet e manipuluara. Ai kërkoi gjithashtu që “çdo mesazh të bëhet transparent dhe publik”.
Tag: publikuara
-

Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore
-

Pasi plagos 28 vjeçarin, autori Klejvis Caka del me pistoletë në dorë në rrugët e Freskut në Tiranë
Pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë dhe publikuara nga TV Klan zbulojnë momentin kur Klejvis Caka, 26 vjeç, largohet me vrap nga vendi i ngjarjes, me pistoletën në dorë, pasi ka plagosur me armë zjarri Jukled Abazin, 28 vjeç, në zonën e Freksut, mbrëmjen e së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve të populluara të kryeqytetit, ndërsa autori është tashmë në kërkim nga Policia e Tiranës.Sipas informacioneve zyrtare, viktima, Jukled Abazi, po udhëtonte me automjetin e tij tip Mercedes Benz, kur është qëlluar nga Caka. Pas plagosjes, ai ka braktisur makinën dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, nga i kunati i tij. Burime nga spitali bëjnë me dije se Abazi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Xhonatan Qerimin, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, i cili sipas pamjeve të publikuara, shihet duke u larguar menjëherë pas të shtënave. Të dy dyshohen se kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja, duke u përballur tashmë me akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe “ndihmës pas kryerjes së një vepre penale”.
Hetimet paraprake nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë ngritur dyshime për një konflikt të çastit, me motive të dobëta, si shkak i përplasjes mes të dy të rinjve.
Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e Klejvis Cakës, ndërsa nuk përjashton mundësinë që në këtë ngjarje të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.
Mësohet se e kanë fokusuar vendndodhjen e tij. -

Skene si në filma: Kontrabandistët i vënë flakën jahtit për të fshehur kokainën, arrestohen dy persona
Pamje të publikuara nga autoritetet spanjolle tregojnë momentin kur kontrabandistët e drogës i vënë zjarrin jahtit të tyre në përpjekje për të shkatërruar provat. Ngjarja ndodhi rreth 50 milje larg bregdetit të Ishujve Kanarie, ku anija u kap nga Guardia Civile spanjolle.
Sipas autoriteteve, sapo u pikasën nga patrullat detare, anëtarët e ekuipazhit vendosën të djegin jahtin, duke rrezikuar jetën e tyre. Njëri prej tyre u lëndua nga flakët dhe u desh të evakuohej nga ekipet e shpëtimit detar.
Megjithë përpjekjet për të shkatërruar drogën, autoritetet arritën të sekuestronin 25 kilogramë kokainë. Pamjet e publikuara të operacionit ngjajnë me një skenë filmi aksion, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik.Dy persona, shtetas francez dhe holandez, që ishin pjesë e ekuipazhit, janë arrestuar dhe ndodhen tashmë në duart e drejtësisë spanjolle, njoftoi Garda Civile.
/vizionplus.tv -

“Do të qeth zero moj kur*ë femër…”, dhunohet dhe bulizohet një adoleshente (Pamje të rënda)
Një tjetër rast i rëndë bullizimi është raportuar, ku disa vajza adoleshente keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, tre nga vajzat dhunojnë adoleshenten, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë.
Në imazhet e publikuara detyrojnëbashkëmoshataren e tyr që t’u thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje.
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë … kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
Më pas vajzat marrin në telefon një djalë dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas një prej vajzave e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
Video e marrë nga joq: -

Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian
Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’ të Iranit pranë qytetit Arak, rreth 230 km (140 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Teheran.
Sipas mediave të huaja, imazhet para dhe pas, të kapura më 18 dhe 19 qershor, tregojnë dëmtime të rënda në kupolën kryesore të reaktorit me një vrimë të madhe që shihet qartë në majë të strukturës.Imazhet e publikuara nga Maxar tregojnë gjithashtu dëme në një numër kullash dhe strukturash në kompleks.
Të paktën dy kulla duken pjesërisht të dëmtuara, ndërsa dy struktura në afërsi të tyre duket se janë pothuajse tërësisht të shkatërruara.
Si Izraeli ashtu edhe Irani konfirmuan më herët sot se reaktori i Arak-ut kishte qenë shënjestër e sulmeve.