Kryesocialisti Edi Rama, gjatë çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka ironizuar opozitën dhe strategun e fushatës së PD, Chris LaCivita, i cili udhëhoqi edhe fushatën e Presidentit amerikan në SHBA, Donald Trump.
Rama e quajti LaCivita “Latif” dhe e krahasoi me të fortin e lagjes, të cilin e thërrisni fëmijët qullacë kur i rrihte dikush. Ai komentoi edhe videon e publikuar dje nga LaCivita ku shfaqej një buf duke ngrënë një mi dhe pyese “kush është miu”.
Rama: Bufi ka sjellë me kushedi sa para, që kushedi ku i ka gjetur një Latif nga Amerika. Për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës, Latifi të kujton atë të fortin, që qullësi shkon e thërret “hajde Latif se do më rrahin”. Latifi kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte publikuar pyetjen kush është miu. Atij bravo i qoftë se kur gjen budallenj që paguajnë gjithë ato para, është vërtet të kesh lindur me këmishë. Që bufi është buf kjo s’ka diskutim kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli e deri te ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primavreve që besoi te bufi si njeri dhe bufi e kullufiti si të ishte një mi.
Tag: publikuar
-

Rama ironizon Berishën: Latifi amerikan gjeti budallenj dhe u mori një thes para
-

Sa shqiptarë do të votojnë? Shifrat e KQZ nuk përputhet me të Ministrisë
Numri i zgjedhësve mbetet enigmatik. Shifra e publikuar nga Ministria e Brendshme nuk përputhet me numrin e zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sa është numri i saktë i shqiptarëve që votojnë në 11 maj? Numri i saktë i shqiptarë që votojnë në 11 maj do të duhej të ishte një formalitet, por dy institucionet e përfshira në këtë proces nuk gjejnë sinkronizim në shifra.
Ministria e Brendshme në datën 2 prill publikoi ekstraktin final, duke njoftuar se në parlamentare të 11 majit janë të ftuar të marrin pjesë 3,713,761 votues, brenda dhe jashtë vendit. Dy ditë më vonë, në datën 4 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se numri është 3,467,962.Nëse mblidhen votuesit brenda vendit dhe ata të regjistruar si zgjedhës nga jashtë, bazuar në të dhënat e KQZ, del një total prej 3.713.897 zgjedhësish, ose 136 votues më shumë se totali i publikuar nga Ministria e Brendshme.
-

Publikohet një fotografi e Kurtit me Memli Krasniqin shumë vite më parë në Londër
Është publikuar një fotografi e rrallë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Kransiqi.
Fotografia duket se është realizuar shumë vite më parë në qytetin e Londrës.
Fotografinë e ka publikuar gazetari e publicisti Daut Dauti, i cili kishte qenë zëdhënës i qeverisë në kohën kur Bajram Kosumi ishte kryeministër.
“Kjo fotografi eshte e kohes kur ne lokalet e Londres ende nuk ka qene e ndaluar pirja e duhanit kurse muhabeti shoqeroro-vellazeror”, ka shkruar Dauti.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Kursi i këmbimit nën monitorim/ BSH rrit blerjet e eurove dhe zgjeron ndërhyrjet
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore, duke ndikuar në rritjen e likuiditetit të sistemit bankar me 36,80 miliardë lekë, në 3-mujorin e katërt të vitit 2024.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar sot nga BSH-së, në total, gjatë vitit 2024, janë blerë nga bankat e nivelit të dytë 932,80 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit në kursin e këmbimit.
Në kalendarin e publikuar për vitin 2025, BSH synon të blejë 270-350 milionë euro, nëpërmjet 22 ankandeve, kundrejt 20 ankandeve që u realizuan në vitin 2024. -

Si punonjësi i bëri “gropën” pronares sarandjote, “çoi” policët pa vetëdije te biznesi i 42-vjeçares
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një ngjarje të ndodhur në qytetin Sarandës.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se një 36-vjeçar, me ininciale A.S është proceduar penalisht pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. A, se ai kishte publikuar në “TokTok”, disa video të djalit të tij, pa pëlqimin e këtij të fundit.
Gjithashtu gjatë kontrollit ku punon 36-vjeçarit u konstatua se pronarja e këtij subjekti, shtetësja S.M, 42 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar pa kasë fiskale dhe me punëtorë të pasiguruar
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. A., se ky shtetas kishte publikuar në aplikacionin TikTok një video të djalit të tij, 23 vjeç, pa pëlqimin e këtij të fundit, duke ekspozuar jetën e tij private.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin ku punonte shtetasi A. S., u konstatua se pronarja e këtij subjekti, shtetasja S. M., 42 vjeçe, ushtronte aktivitet tregtar pa kasë fiskale dhe me punëtorë të pasiguruar. Në vijim të veprimeve, ndaj saj nisi procedimi penal, në gjendje të lirë”,njofton Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.