Tag: publikuar

  • ‘Fshesa’ Rama nis aksionin/ Lirimi i hapësirave publike, Kryeministri ndan pamjet

    ‘Fshesa’ Rama nis aksionin/ Lirimi i hapësirave publike, Kryeministri ndan pamjet

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në videon e publikuar në Facebook, shihet momenti kur fadromat ndërhyjnë për shembjen e godinës, dhe duke liruar hapësirat e zaptuar.
    “Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”, shprehet kryeministri Rama në videon e publikuar në Facebook.

  • “Qeveria po flet me videoklipe, jo me programe konkrete”, PD denoncon: Rama emëron një kryebashkiak “pa nivel”…

    “Qeveria po flet me videoklipe, jo me programe konkrete”, PD denoncon: Rama emëron një kryebashkiak “pa nivel”…

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka demaskuar kryeministrin Edi Rama, pas emërimit të kryebashkiakut të Cërrikut, Andis Salla në detyrën e Ministrit të Bujqësisë.
    Malltezi përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social, facebook, shfaq ministrin e ri të Bujqësisë, i cili jo vetëm që nuk di të artikulohet, por tregon nivelin e ulët të përfaqësimit të këtij dikasteri nga ana e Sallës.
    ‘Këtë e emëroi Ministër Bujqësie. Shihni çfarë niveli! Ka pastruar 12 metra kanal kullues! Arritje! 20 vjet pa u pastru, ndërkohë që pushtetin lokal atje gjithë jetën e ka pas PS’, shkruan Malltezi në mesazhin e tij në facebook, përkrah videos së publikuar.

  • Vrasja e aleatit të Trump, FBI publikon foton e autorit të dyshuar

    Vrasja e aleatit të Trump, FBI publikon foton e autorit të dyshuar

    autori i dyshuar

    SHBA- FBI ka publikuar ka publikuar një fotografi të një personi që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i vrarë aktivisti konservator Charlie Kirk. Përmes këtyre fotografive, FBI kërkon ndihmë për identifikimin e tij, teksa njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 100,000 dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e autorit. Dy fotot tregojnë një burrë në shkallë, të veshur me një bluzë të zezë, me një fotografi të flamurit amerikan, një kapele bejsbolli dhe syze dielli të errëta. 

    Autori

    Publikimi i fotove sugjeron që FBI-ja nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë të dyshuarin përmes njohjes së fytyrës ose teknologjisë tjetër, pasi më parë, shefi i policisë kishte deklaruar se fotot do të publikoheshin vetëm nëse nuk do të ishin në gjendje ta identifikonin ndryshe të dyshuarin.
    Kreu i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut tha se hetuesit arritën ta gjurmonin autorin e sulmit ndërsa ai ngjitej në çatinë e një ndërtese universitare. Sipas njoftimeve, autori i sulmit mbërriti në universitet pak para mesditës. Ai u ngjit në çatinë përballë vendit ku Kirk ishte planifikuar të shfaqej. Pas sulmit vrasës me një të shtënë të vetme, e cila e goditi Kirk në qafë, personi u hodh nga çatia dhe iku drejt një lagjeje aty pranë./ZËRI

  • Vrasja e Agustin Kazës në Belgjikë/ Publikohet FOTOJA e autorit të dyshuar, autoritetet nisin kërkimet

    Vrasja e Agustin Kazës në Belgjikë/ Publikohet FOTOJA e autorit të dyshuar, autoritetet nisin kërkimet

    autori i dyshuar

    BELGJIKË- Autoritetet belge kanë publikuar foton e autorit të dyshur për vrasjen e Agustin Kazës, më 28 prill 2024, në Belgjikë. Policia belge kërkon të identifikojë autorin përmes fotos së publikuar, teksa për këtë kërkon ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion për vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes. Ky është i dyshuari i tretë, pas dy autorëve të dyshuar, të cilët janë publikuar më herët nga autoritetet belge. Policia kërkon ndihmë për të identifikuar një burrë me trup të shëndoshë, të veshur me xhinse gri të errëta, një bluzë me kapuç të zi dhe kapelë të zezë.
    Në maj të vitit 2024 u publikuan pamjet e të dyshurit të parë. Ai kishte veshur një kostum të errët me një vijë të kuqe në shpatulla, kapelë dhe kapuç. Lëvizte duke çaluar dhe u pa duke u larguar drejt Rue Ernest Laude. Autoritet belge më vonë dhanë urdhër kërkimi për një person të dytë i dyshuar, 1.80 m i gjatë, me trup mesatar, fytyrë të dobët, flokë të errët dhe mustaqe. I veshur me xhinse gri të errëta dhe një xhaketë të zezë me kapuç.
    Mediat belge raportojnë se policia belge ka lëshuar një urdhër të tretë kërkimi në kuadër të hetimeve për vrasjen e Agustin Kazës. Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tre njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona të ndryshëm, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

    Kaza u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje shqiptare mbrëmjen e 28 prillit 2024. Ai ishte në koma për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjetër në gjoks. 45-vjeçari rezulton se është vëllai i Martin Kazës, i cili është dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në Korrik të vitit 1997 në Mirditë. Kjo histori familjare ka bërë që vrasja për hakmarrje të jetë një nga pistat që po hetohet nga policia belge, por nuk përjashtohet edhe mundësia që Agustin Kaza të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vijojnë./ZËRI

  • Vrasja e Agustin Kazës në Belgjikë/ Publikohet FOTOJA e autorit të dyshuar, autoruete

    Vrasja e Agustin Kazës në Belgjikë/ Publikohet FOTOJA e autorit të dyshuar, autoruete

  • Autori i sulmit me armë në Minneapolis kishte publikuar video me armë para ngjarjes tragjike

    Autori i sulmit me armë në Minneapolis kishte publikuar video me armë para ngjarjes tragjike

    Kanë dalë detaje të reja nga sulmi me armë ditën e sotme në një shkollë katolike në Minneapolis në SHBA, ku si pasojë e të shtënave humbën jetën tre persona, përfshirë dhe autori si dhe mbetën disa të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

    Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis.
    Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas BBC.

    Videot ishin përkatësisht 10 dhe 20 minuta të gjata.

  • ‘Lavazh në Shpellën e Spillesë”! Ministria e mohon me foto nga projekti, Tare: Talleni, janë imazhe nga Kina

    ‘Lavazh në Shpellën e Spillesë”! Ministria e mohon me foto nga projekti, Tare: Talleni, janë imazhe nga Kina

    foto e publikuar në rrejte nga shpella

    (Foto: Projekti për shpellën e Spilesë në Himarë e publikuar nga Ministria e Kulturës)

    Teksa Ministria pretendon se projekti përfshin vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ, duke e paraqitur edhe me imazhe, studiuesi Auron Tare thotë se janë plagjiaturë dhe i përkasin projektit të shpellës Huashan në provincën Tunxi të Kinës.

  • ‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës

    ‘Hëna në rrjetë’, NASA publikon foton e ditës

    Hëna e plotë në rrjetë.

    Ky është titulli i fotos sugjestive që NASA e ka zgjedhur si ‘foto astronomike e ditës’ dhe e ka publikuar në faqen zyrtare të internetit të agjencisë hapësinore amerikane.

    Pamja tregon rrjetën e peshkimit të Trabocco në Punta Tufano, në provincën e Chieti-t, duke kapur hënën vjollcë që ngrihet mbi det.

    Imazhi, i bërë më 9 gusht dhe i publikuar sot nga NASA, është nga Marco Bellelli, një mjek nga Lanciano me pasion për fotografinë dhe astronominë.

  • Flakët/ Rama nxjerr pamjet e autorëve të zjarrvënieve: Arrestohen 10 persona, procedohen 4

    Flakët/ Rama nxjerr pamjet e autorëve të zjarrvënieve: Arrestohen 10 persona, procedohen 4

    Pamje nga kamerat e kapura nga droni

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të kapura nga dronet e Policisë së Shtetit, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend. Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka publikuar raportin, ku shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht.
    “Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve,”- shkruan Rama.
    POSTIMI I RAMËS:

  • ‘Arrestohen 10 persona’/ Rama publikon pamjet e autorëve të zjarrvënieve

    ‘Arrestohen 10 persona’/ Rama publikon pamjet e autorëve të zjarrvënieve

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të policisë, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend.

    Ai ka publikuar raportin, ku shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht.
    “Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.
    10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.
    Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama.