Tag: publiku

  • “Coldplay” e bën sërish…; Messi dhe Antonella surprizohen nga “kiss cam” (video)

    “Coldplay” e bën sërish…; Messi dhe Antonella surprizohen nga “kiss cam” (video)

    29 Korrik 2025

    8:20

    Alfred Lleshi

    “Kiss cam” i famshëm dhe paksa i bezdisshëm në koncertet e grupit “Coldplay” po vazhdon të bëhet “viral” në rrjetet sociale. Pas polemikave të mëparshme me CEO-n e kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, që u kap në një moment tradhtie gjatë koncertit, këtë herë vëmendja u përqendrua te Leo Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, që ishin protagonistët në stadiumin “Hard Rock”.
    Sulmuesi i Inter Miami kishte shkuar në koncertin e grupit britanik bashkë me Antonella dhe nuk i shpëtoi vëmendjes së kamerës, që zakonisht shfaqet në këto evente. Kur kamera u ndal te çifti, publiku shpërtheu në duartrokitje.
    Messi jo vetëm që u njoh nga turma, por edhe vetë këngëtari i grupit, Chris Martin, iu drejtua atij nga skena duke thënë: “Sot ka ardhur të na shohë sportisti më i madh i të gjitha kohërave”. Publiku reagoi me entuziasëm, ndërsa të gjithë filluan të brohorisnin në kor: “Messi, Messi!”

  • Komediani Dave Chappelle kritikon DJ Khaled: Pse hesht për luftën në Gaza?

    Komediani Dave Chappelle kritikon DJ Khaled: Pse hesht për luftën në Gaza?

    DJ Khaled dhe Dave Chappelle

    SHBA- Dave Chappelle kritikoi muzikantin palestinezo-amerikan “DJ Khaled” për heshtjen ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Komediani amerikan, teksa po performonte në “Etihad Arena” në Abu Dhabi, u “provokua” nga një spektator nga publiku. Kur dikush nga publiku thirri emrin e DJ Khaled, Chappelle vuri në dyshim heshtjen e tij ndaj shkatërrimit dhe urisë së vazhdueshme në Rripin e Gazës.
    “DJ Khaled, më lejo të të them diçka. Për një palestinez, ky njeri është tmerrësisht i qetë. Dhe si palestinez, si mund të jesh kaq i qetë tani? Dhe pse je kaq i shëndoshë? Njerëzit po vdesin urie. Ai është i vetmi palestinez i shëndoshë në Tokë tani,”- bëri shaka Chappelle.
    DJ Khaled është kritikuar shumë nga aktivistët dhe përdoruesit e mediave sociale për heshtjen e tij lidhur me “gjenocidin” kundër palestinezëve në Gaza, megjithëse në të shkuarën ai tregonte me krenari që ishte palestinez. Disa personazhe të famshëm dhe muzikantë të shquar kanë folur për luftën në Gaza, përfshirë aktorin Mark Ruffalo, këngëtarin Kehlani, reperin Macklemore dhe të tjerë që kanë përdorur platformën e tyre për të dënuar krizën humanitare që po zhvillohet në Gaza dhe për t’u bërë thirrje udhëheqësve botërorë për një armëpushim.
    Chappelle gjithashtu ka qenë i hapur për vuajtjet e palestinezëve që nga fillimi i luftës në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Vitin e kaluar, gjatë shfaqjes së tij në Abu Dhabi, ai i përshkroi veprimet e Izraelit në Gaza si “gjenocid”, deklaratë që u prit me brohoritje nga publiku./ZËRI

  • Lançohet E-Legjislacioni, Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent! Ambasadori i BE: Rritet besimi i publikut te institucionet

    Lançohet E-Legjislacioni, Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent! Ambasadori i BE: Rritet besimi i publikut te institucionet

    U lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj, e cilësoi platformën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të procesit ligjvënës në vend. Sipas Spiropalit, E-Legjislacioni shkon përtej një programi kompjuterik, duke thënë se është një vizion i ri për një proces lgjvënës më cilësor, efektiv dhe më të hapur e aksesueshëm nga publiku.
    “Po hedhim një hap të ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë.”, u shpreh kryeparlamentarja, duke shtuar se për herë të parë në kuvend do të ketë akte ligjore të konsoliduara që përmbajnë të gjithë ndryshimet ndër vite në një version të vetëm.
    Sipas Spiropalit, kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.
    “Portali është një përballje direkte dhe konkrete me sfidën e shndërrimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Shqipërisë në një parlamentet me standartet e parlamentit të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.”, shtoi ajo.
    Ndërkohë, i pranishëm në event ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili theksoi se marrja e këtyre masave do të rrisë besimin te publiku.
    “Këto masa do të përmirësojnë besimin te publiku. Besimi i qytetarëve do të jetë më i fortë te institucionet. Duhet të ketë të gjithë burimet e duhura. Kjo është kyçe për të siguruar pavarësinë e këtij institucioni dhe për të kërkuar llogari nga parlamenti që Kuvendi të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave. Edhe ne do të luajmë rolin tonë dhe për këtë kam kënaqësinë që të kemi një projekt për të ndihmuar Kuvendin që do të jetë “BE për Demokracinë””, tha mes të tjerash ambasadori.

  • Nis finalja e madhe e “Ferma Vip 2” në Vizion Plus! Pesë fermerë në garë për të “rrëmbyer” çmimin e madh

    Nis finalja e madhe e “Ferma Vip 2” në Vizion Plus! Pesë fermerë në garë për të “rrëmbyer” çmimin e madh

    Ka startuar finalja e spektaklit të shumëndjekur “Ferma VIP 2” në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus si dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.

    Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, me plot emocione dhe surpriza nën moderimin e Luana Vjollca dhe dy opinionistëve pikantë, Kastro dhe Zhaku.
    Vetëm pesë finalistë në garë për çmimin e madh. Kush do të triumfojë mes Big Mamës, Big Bastës, Erandit, Anduelit dhe Andres?

    Ata u përzgjodhën përmes një kombinimi votimi nga publiku dhe sfidash gjatë spektaklit.
    Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe publiku në fatin e 5 finalistëve në rrugën drejt fitores. Televotiomi i hapur prej së hënës mund të ndryshojë gjithçka.
    Gjatë rrugëtimit të Ferma VIP 2,  publiku u bë pjesë aktive e ngjarjeve, duke ndjekur nga afër zhvillimet, përplasjet, momentet e reflektimit dhe krijimin e lidhjeve të reja mes konkurrentëve.
    Edhe pse të pestë finalistët kanë arritur të fitojnë vëmendjen dhe mbështetjen e një publiku të gjerë, çmimi i madh do të shkojë vetëm te një prej tyre!
    Zbuloni mbrëmjen e sotme një finale të jashtëzakonshme dhe fituesin/en e “Ferma VIP 2 në Vizion Plus dhe në linkun e YouToube.

  • “Publiku është lodhur nga Saliu”, Çupi akuzon Berishën: Po e tërheq zvarrë procesin zgjedhor që nga viti 1992

    “Publiku është lodhur nga Saliu”, Çupi akuzon Berishën: Po e tërheq zvarrë procesin zgjedhor që nga viti 1992

    Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në  një emision televiziv u shpreh se pengesat artificiale që krijon Partia Demokratike në procesin zgjedhor po dëmtojnë seriozisht thelbin e demokracisë në Shqipëri.
    Ai theksoi se Sali Berisha është përpjekur t’i marrë zvarrë proceset zgjedhore në Shqipëri dhe kjo sigurisht e ka goditur imazhin e vendit.
    “Kemi të bëjmë me një fenomen, që me vërtet po goditet demokracia në thelbin e vet, në trupin e vet. Cila është goditja? Shkojmë te përfundimi. Ne kemi bërë zgjedhje që nga viti 1992 dhe thuajse PD i ka humbur, por thuajse nuk e ka humbur një gjë, PD ka dominuar gjithmonë zgjedhjet.
    Çfarë ka bërë me zgjedhjet? I ka zvarritur zgjedhjet dhe përfundimisht PD, themi Sali Berisha ka arritur ta tërheqë zvarrë që nga dita e zgjedhjeve e ka tërhequr një vit , dy vjet dhe vendi ka lënguar nën idenë që zgjedhjet u vodhën, s’u vodhën, u bënë dhe s’u bënë”, tha ai.
    Me pretendimet dhe artificat që krijon, analist Frrok Çupi pohoi se Berisha tenton të përçojë mesazhin se Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të ndershme.
    Sipas tij, njerëzit dhe publiku janë lodhur me kryetarin e Partisë Demokratike.
    “Tenton ta çojë idenë se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të ndershme. Është lodhur kaq shumë individi dhe është lodhur kaq shumë publiku me këtë gjë saqë është gati që t’i thotë njësoj siç thamë në 1991 ne demokratët kur i thamë Sali Berishës: veç mos bëj zhurmë, por merr kryesimin e Partisë Demokratike.
    Tani njeriu është gati t’i thotë: merri ato zgjedhjet, merr pushtetin, vetëm të lutem vetëm mos na shkatërro vendit, por kjo është shumë e rëndë”, theksoi ai.
     

  • Trump ‘habitet’ pse s’iu tregua publikut më herët për diagnozën e kancerit të Joe Biden-it

    Donald Trump shprehu habinë e tij për diagnozën e kancerit të Joe Biden-it, duke sugjeruar se publiku “mund të ishte njoftuar shumë kohë më parë”. Ish-presidenti amerikan u diagnostikua me një formë “agresive” të kancerit të prostatës që është përhapur në kocka. Pasardhësi i tij reagoi ndaj lajmit shumë të trishtë kur u pyet nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha: “Mendoj se është vërtetë e trishtë. Jam i habitur që publiku nuk u njoftua shumë kohë më parë, sepse për të arritur në fazën nëntë, kalon shumë kohë.”

    Trump gjithashtu pretendoi, pa ofruar prova, se ka “gjëra që po ndodhin dhe publiku nuk është informuar” në lidhje me diagnozën e Biden-it, të cilën e quajti “shumë të rrezikshme”. Ai shtoi: “Gjithashtu duhet të thuhet, pse zgjati kaq shumë? Kjo zgjat shumë kohë, mund të duhen vite për të arritur në këtë nivel rreziku.

    “Njerëzit duhet të përpiqen të zbulojnë çfarë ka ndodhur… Ndoshta ishte i njëjti mjek dhe dikush nuk po tregon të vërtetën… Ky është një problem i madh.”

    Republikani shtoi se Biden ishte “krenar të shpallte se ia doli me sukses” në një ekzaminim fizik “shumë të plotë”, që përfshinte edhe “testime njohëse”.

    Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij dhe të gruas së tij Melania përmes platformës së tij në rrjetet sociale, Truth Social. Ai tha se ishin “të trishtuar kur dëgjuan për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden-it”.

    Ai shtoi: “I dërgojmë përshëndetjet dhe urimet më të ngrohta Jill-it dhe familjes. I urojmë Joe-së një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm.”

    Zyra e Biden-it tha se mjekët zbuluan kancerin të premten, pasi ish-presidenti i ishte nënshtruar disa testeve.

    Deklarata thoshte: “Javën e kaluar, presidenti Joe Biden u ekzaminua për një nodul të prostatës pas rritjes së simptomave urinare.

    “Të premten, ai u diagnostikua me kancer prostate, i karakterizuar nga një rezultat Gleason 9 (Grupi i Gradës 5), me metastaza në kocka.

    “Edhe pse kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, duket se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon menaxhim efektiv.” / Express – Syri.net

  • Mbretëria e Bashkuar merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

    Mbretëria e Bashkuar merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

    Grupi “Remember Monday”, që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2025 me këngën “What The Hell Just Happened?”, mbeti pa asnjë pikë nga votimi i publikut për të dytin vit radhazi, duke zhgënjyer pritshmëritë e fansave.
    Treshja e muzikës country pop – Lauren Byrne, Holly-Anne Hull dhe Charlotte Steele – arriti gjithsesi të grumbullojë pikë nga juria, për një total prej 88 pikësh.

    Por, mungesa e mbështetjes nga publiku i la ato larg kreut, ndërsa Austria fitoi me një diferencë të ngushtë, shkruan DailyMail.

    Në rrjetet sociale, fansat britanikë shpërthyen në mbështetje për vajzat, duke shprehur habi dhe zhgënjim për rezultatin. “Të grabitura!”, “Kënga ishte një hit!” dhe “Vajzat ishin fantastike!”ishin disa nga komentet më të përhapura në X (ish-Twitter).Grupi kishte fituar famë në The Voice UK në vitin 2019 dhe kishte ndërtuar një bazë të qëndrueshme fansash edhe përmes karrierës në teatër.
    Megjithë pritshmëritë optimiste dhe performancën energjike në natën finale, edhe këtë vit Britania nuk arriti të hyjë në top 5 — për të mos thënë, as të shmangë shijen e hidhur të “nulës”.
    Për ironi, pak para finales, vajzat kishin premtuar me shaka se nëse përfundonin me zero pikë, të gjithë në ekipin e tyre do të bënin tatuazh shkurtesën e këngës – WTHJH. Për fat të keq, duket se koha për tatuazhin ka ardhur. /Telegrafi/

  • Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

    Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

    Në edicionin e 69-të të Eurovision Song Contest, i mbajtur në Basel të Zvicrës më 17 maj 2025, televotimi i publikut ka sjellë rezultate interesante dhe surpriza në renditjen përfundimtare të pjesëmarrësve
    Sipas pikëve të dhëna nga publiku, Izraeli kryeson me 297 pikë, duke u renditur i pari në preferencat e shikuesve. Në vend të dytë është Estonia me 258 pikë, ndjekur nga Finlanda me 196 pikë dhe Suedia me 195 pikë.
    Shqipëria doli shumë mirë në televotim, duke marrë 173 pikë dhe duke u renditur në vendin e 7-të, një sukses i konsiderueshëm për vendin tonë në këtë garë ndërkombëtare. Austria, fituesja e përgjithshme e Eurovision 2025, u vlerësua nga publiku me 178 pikë, pak më shumë se Shqipëria.
    Në fund të listës qëndrojnë Zvicra me 0 pikë, Spanja me 10, dhe San Marino me 18 pikë.
    Kjo ndarje e votave tregon se preferencat e publikut shpesh ndryshojnë nga ato të jurisë profesionale, duke i dhënë një dimension tjetër garës dhe duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së fansave në shtëpi.
     

  • Shqipëria e mbyll Eurovisionin në vendin e 8-të – Juritë e anashkalojnë, publiku e voton

    Shqipëria e mbyll Eurovisionin në vendin e 8-të – Juritë e anashkalojnë, publiku e voton

    Shqipëria ka arritur një nga rezultatet më të mira në historinë e pjesëmarrjes së saj në Eurovision, duke u renditur në vendin e 8-të në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025, të zhvilluar në Basel të Zvicrës.
    Përfaqësuar nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, Shqipëria mori vetëm 45 pikë nga juritë profesionale, mes të cilave vetëm Franca i dha 12 pikë, ndërkohë që vendet e tjera evropiane kontribuan me pikë minimale ose aspak.
    Por ishte publiku evropian ai që e ngriti fuqishëm performancën shqiptare, duke i dhënë plot 173 pikë, çka e shtyu Shqipërinë drejt top 10, përfundimisht në vendin e 8-të.
    Austria triumfoi në Eurovision 2025 duke fituar vendin e parë, e ndjekur nga Izraeli, që u rendit i dyti me një performancë energjike dhe me mbështetje të gjerë si nga juritë ashtu edhe nga publiku.
    Kënga “Zjerm”, e performuar në shqip dhe me elemente të forta elektronike dhe folklorike, u vlerësua për origjinalitetin dhe energjinë skenike – një shfaqje që dukshëm u vlerësua shumë më tepër nga publiku se sa nga ekspertët.
    Ky sukses i Shqipërisë vjen si një sinjal i rëndësishëm për potencialin e muzikës alternative dhe identitare në skenën ndërkombëtare.

  • FOTO/ Shndrin Shqipëria në Eurovision, publiku shpërthen në entuziazëm dhe duartrokitje të zjarrta për Shkodra Elektronike

    FOTO/ Shndrin Shqipëria në Eurovision, publiku shpërthen në entuziazëm dhe duartrokitje të zjarrta për Shkodra Elektronike

    Shndrin Shkodra Elektronike në gjysmëfinalen e parë të ”Eurovision Song Contest 2025”, që këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës. Me një performancë të zjarrtë dhe energjike, Shqipëria bëri një interpretim perfekt të këngës përfaqësuese ”Zjerm”, një përzierje unike mes tingujve tradicionalë shqiptarë dhe muzikës elektronike moderne. Publiku reagoi menjëherë me entuziazëm dhe duartrokitje, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen reagimet e para, ku shumë përdorues e kanë quajtur performancën si një ndër më të veçantat e mbrëmjes.