Në emisionin “A Show”, këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako rikthehet përballë publikut me një rrëfim të sinqertë mbi rrugëtimin e saj artistik dhe jetën përtej skenës. Artisja që prej dekadash është bërë sinonim i muzikës shqiptare, flet për rrënjët, dashurinë ndaj publikut dhe për artin që, siç thekson ajo, “nuk njeh kohë”.
E diplomuar në Akademinë e Arteve, Qirjako ka qenë për vite me radhë soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, duke përfaqësuar Shqipërinë në shumë festivale ndërkombëtare nga Evropa në Amerikë. Me një karrierë që ka kaluar kufijtë, ajo është nderuar me çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare dhe konsiderohet një nga zërat më përfaqësues të artit shqiptar në botë.
Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Qirjako ndalet tek fillimet e saj, duke kujtuar se ishte fëmija më i madh në familje dhe gjithmonë kishte dëshirën për të ndjekur pasionin e vet. Sipas saj, dashuria për muzikën ka qenë e lindur, pasi që në fëmijëri e ndjente fort lidhjen me artin dhe këngën.
Artistja tregon se në familjen e saj muzika ka pasur vend të veçantë. Babai dhe gjyshi i saj këndonin shpesh në festa familjare e fetare, ndërsa këngët polifonike dhe ato me saze ishin pjesë e traditës së përditshme. Ajo kujton se në shtëpinë e tyre këndohej në çdo rast gëzimi, në Pashkë, Krishtlindje apo festa lokale,dhe vallëzohej me kostume popullore të fshatit.
Në rrugëtimin e saj artistik, Qirjako ka treguar gjithmonë përkushtim dhe disiplinë. Ajo kujton vitet e studimeve në Akademinë e Arteve, kur çdo ditë zgjohej herët për të ushtruar në piano ose në fizarmonikë. Me zërin e saj mezo-soprano dhe pasionin e pashuar për punën, ajo ka arritur të krijojë një identitet të veçantë në skenën shqiptare.
Një rol të rëndësishëm në formimin e saj, sipas këngëtares, e ka pasur nëna. Qirjako e përshkruan si një grua me autoritet dhe forcë të madhe karakteri, që i mësoi përkushtimin ndaj mësimeve dhe respektin për njerëzit. Ajo shprehet se mirënjohja për nënën e ndjek kudo, duke e konsideruar si figurën që i ka dhënë bazat e suksesit.
Në pjesën më personale të intervistës, këngëtarja ndalet tek marrëdhëniet njerëzore dhe raporti me publikun. Sipas saj, lumturia më e madhe për një artist është dashuria dhe përkrahja që merr nga publiku, sepse ai është vlerësimi më i sinqertë dhe më i çmuar.
Më tej, Irini Qirjako ndalet tek trashëgimia shpirtërore e muzikës polifonike shqiptare, duke theksuar se ajo përbën një pasuri të rrallë që duhet mbrojtur. Sipas saj, rreziku i zhdukjes së polifonisë është real, prandaj është e nevojshme që ajo të përfshihet edhe në sistemin arsimor, në mënyrë që brezat e rinj ta njohin dhe ta ruajnë këtë traditë të vyer.
Irini Qirjako:
Unë kam qenë më e madhja nga fëmijët.Unë e kam kërkesa, doja të bëja atë që më pëlqente dhe që ndjeja fuqishëm, artin, këngën, e doja që e vogël.
Në këtë familje këndonte babi dhe gjyshi im, babai i babait.Këndonim kur ishin Pashkët, Krishtlindjet, dhe bëhej festa në kishë atje, kërcëheshe me ato kostumet popullore të fshatit, këndoheshin këngë polifonike shumë dhe me saze këndoheshin ca këngë të bukura.
Unë kam qenë mezo-soprano dhe kam pasur zë të fuqishëm.Në kohën kur unë kam studiuar, të rrish mbi instrument duhej me orë të tëra. Çohesha në mëngjes herët që të zija pianon e para, që të studioja, ose çohesha, kapja fizarmonikën, se i dashuroja të dyja këto instrumente, dhe rrija me orë të tëra.
Kishte autoritet nëna ime, dhe për këtë, atje në qiell ku është, i përulem 100 herë, sepse autoriteti që kishte ajo më bëri mua që të isha një vajzë e shkëlqyer, e përkushtuar për mësime, për njerëzit, të isha e edukuar, të isha studiuese.
Nxitur nga pyetja e Krastës, Irini shprehet: Unë do jem një vjehrrë e mirë, tolerante, tjetër gjë neve tani.Për artistin, lumturia më e madhe është kur e do publiku dhe e përkedhel publiku dhe e ngre publiku në piedestal. Kjo është lumturia më e madhe e artistit.
Moderatori e pyeti sërish nëse ka ndonjë frikë për zhdukjen e polifonisë, dhe Qirjako shprehet se është e frikë për t’u zhdukur, pasi duhet të mësohet edhe në shkollë./ Syri Tv
Tag: publiku
-

Irini Qirjako: Nënës i përulem 100 herë, në shtëpinë tonë këndohej
-

Publiku përmendi Nicole Kidman, si reagoi Keith Urban?
Keith Urban pati një reagim plot humor kur një fanse përmendi emrin “Nicole” gjatë koncertit të tij të fundit në Nashville, më 17 tetor, në kuadër të turit “High and Alive World Tour”. Gjatë një momenti interaktiv me publikun, këngëtari 57-vjeçar pyeti një fanse për emrin e saj. Kur ajo iu përgjigj “Nicole”, Urban u shtri në skenë me dramë dhe humor, duke shkaktuar të qeshura dhe ovacione nga publiku.
Reagimi i tij u pa si një aludim argëtues ndaj ish-bashkëshortes së tij, aktorja Nicole Kidman, 58 vjeçe, edhe pse këngëtari nuk bëri asnjë koment direkt për marrëdhënien e tyre. Në video të tjera të publikuara nga Nashville Experience, Urban shihet duke ndërvepruar ngrohtësisht me fansat dhe duke u prekur emocionalisht gjatë performancës së këngës “Somebody Like You”, teksa publiku ngriti zemra të kuqe prej letre – një surprizë nga fansat.
Koncerti në Nashville erdhi një ditë pas anulimit të një koncerti në Greenville, Karolina e Jugut, për shkak të problemeve me zërin. Urban njoftoi se ishte urdhëruar nga mjeku të qëndronte në pushim total vokal për shkak të laringjitit.
“Jam shumë i mërzitur që duhej të anuloja koncertin,” shkroi ai. “E di sa shumë përpjekje kërkon për të ardhur në një koncert dhe nuk e kam marrë kurrë këtë për të mirëqenë.” -

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale
G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”, pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të emisionit në TV Klan.
Në reagimin e tij, ai u shpreh se ky vendim vjen për arsye parimore dhe theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të ruajtur dinjitetin personal e profesional.
“Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të ‘Këngës Magjike’ në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj,” – shkruan ai.
Artisti shtoi gjithashtu se nuk do të tolerojë sulme personale nga publiku apo kolegët nën pretekstin e “krijimit të artit”, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.
“Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon,” – përfundoi ai.
Ky reagim ka tërhequr vëmendje në rrjete sociale, pasi G Bani është një nga emrat e njohur që gjithmonë ka shprehur hapur mendimet e tij për industrinë muzikore shqiptare dhe mënyrën se si trajtohen artistët. -

“La Traviata” në TKOB,publiku përjetoi një udhëtim të thellë emocional nga gëzimi e dashuria tek sakrifica e tragjedia
“La Traviata” një nga veprat më të dashura të kompozitorit Giuseppe Verdi, për katër net me radhë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u mirëprit nga publiku. Salla e madhe e TKOB ishte e mbushur plot me mbi 3200 artdashës, ku entuziazmi i publikut tejkaloi çdo parashikim. Një sukses i ndërtuar mbi vizionin e mjeshtrit Hugo de Ana, regjisor i njohur ndërkombëtarisht, i cili solli në Tiranë një skenografi dhe kostumografi të mbushur me elegancë dhe simbolikë. Nën drejtimin muzikor të Maestros Francesco Ommassini, Orkestra Simfonike e TKOBAP dhuroi një interpretim të fuqishëm, që bashkoi delikatesën me pasionin që e karakterizon këtë vepër.
Kori i TKOB-së përgatitur me mjeshtëri nga maestro Dritan Lumshi, si dhe baleti me koreografi nga Michele Cosentino, që i dha veprës dimension të ri vizual, e ngritën produksionin në një nivel të lartë artistik. Salla e mbushur, kërkesat e vazhdueshme për bileta deri në ditën e fundit, si dhe duartrokitjet e gjata në fund të çdo akti, janë dëshmia e suksesit të “La Traviata”-s në Tiranë. Publiku përjetoi jo vetëm një opera, por një udhëtim të thellë emocional, nga gëzimi e dashuria tek sakrifica dhe tragjedia.
Ky produksion shënon një tjetër gur themeli në historinë e TKOBAP, duke provuar edhe njëherë se teatri është i aftë të sjellë shfaqje që qëndrojnë në një nivel me skenat ndërkombëtare. Opera “La Traviata” me solistë shqiptarë dhe të huaj u shfaq në datat 26, 27, 28 dhe 29 shtator dhe erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si një produksion i ri. Gjatë këtyre ditëve TKOB ka publikuar herë pas here materiale për “La Traviatën”, çfarë përcolli ajo te publiku, etj. Opera “La Traviata” bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bëjnë pjesë tre operat “Il Trovatore”, “Rigoletto” dhe “La Traviata”, të cilat janë tre operat më të shfaqura në botë.
-

Tenori italian harroi ta priste, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë
Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), gjatë premierës së operës së famshme të Giuseppe Verdit, “La Traviata”. Për fat të mirë, ai nuk pati pasoja të rënda në shëndetin e protagonistëve, edhe pse për disa çaste shkaktoi panik në sallë.
Çfarë ndodhi në skenë?Shfaqja, e cila kishte ngjallur interes të madh tek publiku për shkak të regjisorit të famshëm Hugo de Ana dhe kastës së zgjedhur të artistëve, shkoi mrekullisht deri në aktin e tretë. Por, në momentin kulmor kur personazhi Violeta (i interpretuar nga sopranoja Eva Golemi) ndërron jetë në krahët e Alfredos, ndodhi incidenti i papritur: tenori italian që luante rolin e Alfredos, i emocionuar nga interpretimi, harroi të mbështeste partneren.
Kështu, sopranoja Golemi u rrëzua fort në skenë duke shkaktuar një situatë dramatike reale përtej skenografisë. Ambulanca u thirr menjëherë, por për fat të mirë gjendja e artistes u konfirmua e qëndrueshme dhe pa pasoja serioze.
“Traviata”, një hap i madh për TKOB-in
Pavarësisht këtij momenti, publiku dhe kritikët vlerësuan interpretimin e Eva Golemit, e cila ka më shumë se 70 herë eksperiencë me rolin e Violetës, si një nga më të dashurit e saj. Para shfaqjes, sopranoja kishte deklaruar:
“Violetën e luaj më tepër se 70 herë dhe është një nga rolet e mija më të dashura. Por ky produksion në fakt është shumë i veçantë për mua sepse është i regjisorit të madh Hugo De Ana”.
Shfaqja shënoi edhe hapjen e sezonit të ri të TKOB-it, i cili do të vijojë me një seri koncertesh simfonikë dhe baleti. Përveç Golemit, rolin e Violetës do ta interpretojnë në netët në vijim edhe sopranoja çeke Zuzana Markova dhe artistja shqiptare Nina Muho.
Vizioni i Hugo de Ana
Produksioni i ardhur nga Teatri i Zagrebit, i sjellë në Shqipëri nga mjeshtri me famë botërore Hugo de Ana, ka sjellë në skenën shqiptare një estetikë moderne dhe universale, duke e bërë “Traviata”-n të duket aktuale edhe sot. Skenografia monumentale, gjuha vizuale bashkëkohore dhe energjia e artistëve shqiptarë e të huaj u pritën me duartrokitje të zjarrta nga publiku.
Me këtë hapje madhështore, TKOB tregon ambicien për të qenë në të njëjtin nivel me teatrot europianë, duke u bërë një qendër gjithnjë e më tërheqëse për produksione ndërkombëtare dhe për publikun shqiptar. -

Fifi shpërthen: Publiku është lodhur nga muzika bastarde
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Rama kaloi programin qeverisës pa debat, BE: Publiku u privua nga mundësia për tu informuar për programin
Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu. Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit.
Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik. Ne besojmë se të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të luajnë rolin e tyre në kontributin drejt përparimit të Shqipërisë për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE. -

Pas fitores në Emmy, Owen Cooper merr një dedikim nga Robert De Niro
Ylli i ri i serialit “Adoleshenca”, Owen Cooper, duket se ka arritur të fitojë përshtypjet që në moshën 15-vjeçare, duke mbledhur komente shumë pozitive nga publiku dhe kritikët. Përveç kësaj, megjithatë, ai arriti të tërheqë interesin e njërit prej aktorëve kryesorë në Hollywood, Robert De Niro.
Pas fitores së tij në çmimet Emmy, ku fitoi çmimin për Aktorin Mbështetës për performancën e tij në miniserialin e Netflix, Owen Cooper mori një shënim të shkruar me dorë nga aktori legjendar ku shkruhej: “Paç fat në të ardhmen. Qëndro i përulur”.
Aktori adoleshent udhëtoi për në Los Angeles me prindërit e tij, Andy dhe Noreen, për të pranuar çmimin e lakmuar. Roli i tij si Jamie Miller në serialin dramatik Adolescence, i cili u xhirua kur ai ishte vetëm 14 vjeç dhe çdo episod u kap në një pamje të vazhdueshme, ka shkaktuar tashmë debate të nxehta. Çmimi i tij u shpall nga Sydney Sweeney, e cila e përqafoi në skenë, ndërsa publiku u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Owen Cooper madje mbizotëroi mbi emra të tillë si Javier Bardem.
Robert De Niro ka qenë në anën e aktorit të ri që nga fillimi. Të dy u takuan në mars në BBC One Show, ku aktori veteran e këshilloi: “Mendoj se ke nisur shumë mirë, kjo është gjëja kryesore. Vazhdo! Qëndro larg telasheve dhe do të ia dalësh mbanë shumë mirë”. Krahasimi midis të dyve nuk është i rastësishëm. Krijuesi dhe aktori i shfaqjes, Stephen Graham, zbuloi se në audicionin e parë të Owen Cooper, ai i tha nënës së tij: “Ai është Robert De Niro i ardhshëm”.
Në të njëjtën kohë, yje të tjerë po e njohin talentin e tij. Jake Gyllenhaal i dha atij një “rosë me fat” para ceremonisë, të njëjtin send që i ishte dhënë para nominimit të tij për Oscar për Brokeback Mountain. -

“Çmimet e biletave janë dinamike, publiku po bëhet gjithnjë e më përzgjedhës”
Flet Klodian Makashi, CEO i Vivere Group Tregu i eventeve në Shqipëri po kalon një periudhë rritjeje dhe diversifikimi, ku publiku është gjithnjë e më i hapur dhe i ndërgjegjshëm për përzgjedhjen e aktiviteteve kulturore.Në një intervistë për “Monitor”, Klodian Makashi, CEO i Vivere Group, nënvizon se çmimet e biletave këtë verë janë përcaktuar mbi bazën e kostove dhe analizës së kërkesës, ndërsa interesimi i audiencës, veçanërisht tek të rinjtë, është në rritje. A janë rritur çmimet e biletave për eventet verore këtë vit dhe cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje?Çmimet e biletave janë dinamike, sipas tipologjisë së eventeve. Faktori kryesor do të jetë gjithmonë kostoja e një eventi, ku në bazë të kostove bëhet edhe një plan biznesi me të ardhura dhe shpenzime.Në këtë plan llogariten të ardhurat nga shitja e biletave, sponsorët, konsumi në bare, etj., përballë kostove që ka eventi si pagesa e artistit, kostot teknike, skenike, kostot e transportit, akomodimit, etj.Biletat gjithmonë do të mbeten të ardhura kryesore për një event. Çmimet janë dinamike, sepse analizohet ecuria e shitjeve në raport me kohën që ka mbetur deri në ditën e eventit.Sipas analizave që bëhen, vendosen çmimet e biletave dhe ofrohen edhe oferta të ndryshme për të arritur objektivat e përcaktuara. Cilat janë grupmoshat që po frekuentojnë më shumë koncertet dhe festivalet gjatë verës në Shqipëri? A ka ndryshime krahasuar me vitet e kaluara?Grupmoshat varen nga tipologjia e eventit dhe artistit. Po të marrim si shembull Keinemusik, që ishin në Tiranë më 31 maj, grupmosha kryesore ishte 20–30 vjeç.Ndërsa për Scorpions, grupmosha është mbi 45 vjeç.Gjithmonë DJ-të janë më atraktivë te të rinjtë, ndërsa grupet e rokut sjellin një audiencë më të rritur.Ka ndryshim në frekuentimin e eventeve dhe vërehet një rritje e vizitorëve, që është një gjë shumë pozitive.Kjo tregon se edhe në Shqipëri, publiku po fillon t’i frekuentojë eventet kulturore dhe po e konsideron pjesëmarrjen në to si një nevojë për jetën. Çfarë preferencash muzikore po vëreni tek audienca shqiptare? Cilat rryma janë më të kërkuarat këtë sezon?Kjo gjithmonë lëviz sipas trendeve muzikore. Gjithmonë më të preferuarat mbeten prodhimet shqiptare, këngët dhe artistët shqiptarë, ashtu siç është e natyrshme në çdo vend, ku muzika vendase zë vendin e parë në preferencat e audiencës.Por ka rritje edhe muzika elektronike tek të rinjtë. Ndikimi i rrjeteve sociale është i madh dhe, ashtu si në gjithë botën, edhe në Shqipëri rinia ndjek trendet.Rasti më i mirë për ta theksuar ishte eventi i Keinemusik, ku suksesi i madh erdhi si pasojë e trendit muzikor që ka për momentin Afrobeat. Si po ecën tregu i eventeve këtë verë? A ka kërkesë të qëndrueshme apo ndihet një ngopje nga publiku?Ngopje nuk besoj se do të ketë ndonjëherë, por thjesht përzgjedhje. Nëse dikur kishte vetëm 1–2 evente dhe publiku shkonte tek ato “detyrimisht”, këtë vit ka më shumë opsione.Gjithmonë duhet ta krahasojmë me tregun tonë, pasi nuk mund të bëjmë krahasim me tregjet e tjera në BE apo gjetkë.Krahasimi duhet të bëhet gjithmonë me veten dhe, duke e krahasuar me pesë vitet e fundit pas pandemisë, vihet re rritje e numrit dhe tipologjisë së eventeve.Por kjo rritje sjell edhe ndarje të publikut, pasi njerëzit do të fillojnë të zgjedhin të shkojnë në ato evente ku u pëlqen artisti, vendndodhja, përvoja, etj. Dhe kjo është një gjë e mirë, sepse tregon që tregu dhe publiku po maturohen gradualisht. A keni vënë re interes në rritje nga turistët e huaj për të marrë pjesë në eventet në Shqipëri? Nëse po, cilat janë format apo zonat më tërheqëse për ta?Përveç Keinemusik, që kanë fuqinë të sjellin publikun me vete, është e vështirë të pretendojmë se eventet në Tiranë mund të tërheqin turistë.Besoj se më shumë varet nga periudha kur një turist ndodhet në Shqipëri dhe në atë kohë zhvillohet një event.Gjithmonë të huajt janë të gatshëm të ndjekin evente dhe të paguajnë bileta, pasi janë të mësuar.Por për të bërë Tiranën një destinacion kulturor dhe turistik për rajonin, do të duhet shumë punë dhe kohë.Megjithatë, jemi në rrugën e duhur dhe kemi mundësi ta kthejmë Tiranën në një destinacion kulturor rajonal. Për këtë nevojitet mbështetje nga qeveria, financim, si dhe një strategji e mirëfilltë se çfarë synojmë dhe si mund të arrihet.Besoj se tashmë kemi ekspertizën dhe eksperiencën që, së bashku me qeverinë qendrore dhe pushtetin lokal, të krijohet një strategji e plotë.Por e ritheksoj se pa një mbështetje konkrete financiare dhe politike fiskale, është shumë e vështirë. Si ka ndikuar shitja online e biletave dhe sjellja dixhitale e publikut në mënyrën si organizohen dhe promovohen eventet?Ka një progres të madh nga ku kemi qenë dhe ku jemi sot. Tashmë janë disa platforma që ofrojnë shitje biletash online, si dhe blerje “cashless” në festivale, përmes këtyre sistemeve/platformave.Kjo është një gjë shumë pozitive, pasi ka ndihmuar publikun të blejë bileta më lehtësisht online, por edhe organizatorët për të arritur çdo cep të Shqipërisë, si dhe jashtë vendit, duke shitur bileta për një audiencë më të gjerë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Endri Çela: Ne nuk shohim çfarë ndodh me teatrin në botë, të rinjtë duhet të eksperimentojnë më shumë
Vepra të ndryshme teatrore nga një sezon artistik në tjetrin vihen në skenat tona nga regjisorët. Regjisori Endri Çela thotë se teatri është pasqyrë dhe reflektim. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Endri Çela thotë se me punën e tij krijuese nuk synon vetëm që ta argëtojë publikun, por të punojë për një të gjë të madhe, për të ardhmen dhe për pasurimin e shpirtit. Ndër të tjera regjisori Çela ndalet dhe problemet që janë në jetën artistike, çfarë ndodh me festivalet e teatrit, mbështetja për të rinjtë apo dhe kritika teatrore sot. Ashtu si dhe të tjerë artistë e krijues edhe regjisori Endri Çela e sheh të rëndësishme kritikën në fushën e artit, që duhet bërë nga profesionistë të fushës.
Sipas tij teatri pa kritikë sjell kaos në cilësinë artistike dhe zhgënjim tek artistët dhe tek publiku, ku si pasojë vjen edhe mosinteresimi apo braktisja e mëvonshme nga publiku i teatrit.Veprat teatrore për të rritur, por dhe për fëmijë mbajnë emrin e regjisorit Endri Çela, por shfaqja“Zemërimi i shkronjave”është projekti i 19-të i karrierës së tij për teatrin e fëmijëve, por është i pari projekt me kukulla.Shfaqja është pjesë e projektit Marionetat e Trashëgimisë: Ringjallja e Traditës për një të Ardhme të Qëndrueshme dhe Fuqizimi i të Rinjve përmes Edukimit mbi Trashëgiminë Kulturore.“Zemërimi i shkronjave”, e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1981 pritet të debutojë sërish në shtator. Kjo nismë mbështetet nga programi i granteve “EU4Culture”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Si regjisor Çela tregon se që në leximin e parë të kësaj vepre të shkruar nga Minerva Kumi, pa potencialin e madh për ta përpunuar e për ta pasuruar me realitetin e ditëve të sotme.
– Vepra teatrore “Zemërimi i shkronjave” pritet të jetë premierë me sezonin e ri artistik që nis muajt e vjeshtës. Ju më herët jeni shprehur se kjo vepër qëështë dhe projekti juaj më i fundit si regjisor pas 40 vitesh vjen akoma më e përshtatur me realitetin. Si regjisor çfarëmund të thoni më shumë, pra realiteti sot te “Zemërimi i shkronjave” që u vu në skenë 40 vite më parë?
Që në leximin e parë të kësaj vepre të shkruar nga Minerva Kumi, pashë potencialin e madh për ta përpunuar e për ta pasuruar me realitetin e ditëve të sotme. Sigurisht që problematika ka mbetur e njëjta: e folura keq e gjuhës sonë. Po ashtu edhe personazhet e dy fëmijëve, Olsi dhe Ini, kanë mbetur po të njëjtët shokë që e degradojnë gjuhën shqipe. Por, me ndryshimin që në përshtatjen time, fëmijët janë akoma më të përkëdhelur. Gjithashtu, janë shtuar skena ku paraqiten problematika të kohës së sotme si: e folura me shkurtime, e folura si në chat-et online, apo përdorimi i fjalëve të huazuara nga gjuhët e huaja. Gjithashtu, kam reduktuar disa skena, të cilat i flisnin vetëm kohës së atëhershme. Gjithçka që kam bërë, e kam bërë për ta sjellë veprën më të freskët, më të pasuruar me përditshmërinë dhe me më shumë nota humori.
– Kjo ështënjëvepër shqiptare. Për ju si regjisor sa ka rëndësi dramaturgjia shqipe në skenën tonë teatrore nëse flasim për teatrin për të rritur?
Sigurisht që është shumë e rëndësishme, sepse vepra shqiptare na paraqet neve fiks ashtu siç jemi. Vërtetë që qenia njerëzore është kudo e njëjtë dhe kudo njeriu është një qënie komplekse me interesa dhe instikte të njëjta, por sërish ka ndryshime të vogla që mund të paraqiten në situata specifike, kryesisht në ato me “background” historik. Gjithashtu ndryshime paraqiten edhe në gjuhën e përdorur, apo në temperamentin e personazheve. Për më tepër që ia vlen të theksohet se inskenimi i veprave shqiptare stimulon edhe autorët tanë. Sa më shumë vepra shqiptare të vihen, aq më shumë zhvillohet dramaturgjia jonë, aq më afër akoma do jemi me publikun tonë.
-Si regjisor keni sjellë në skena shfaqje për të rritur dhe fëmijë. Në punën tuaj, krijimtarinë pasi ju keni përshtatur dhe vepra çfarë keni synuar të përcillni te publiku?
Të vërtetën. Shpirtin njerëzor. Shqetësimet e shoqërisë sonë dhe paralajmërimet se ku jemi duke shkuar. Kam shkruar për fëmijë dhe për adoleshentë, por kam përshtatur edhe për teatrin e të rriturve. Në veprat që mbajnë shkrimin tim, por edhe në ato që mbajnë vetëm emrin tim si regjisor, kam dashur dhe do vazhdoj t’ tregoj publikut gjëra që ai ka frikë t’i dëgjojë, ose nuk ka mundur t’i dëgjojë. Teatri është pasqyrë dhe reflektim. Prandaj nuk synoj vetëm ta argëtoj publikun dhe kaq. Jo. Nuk është mision i një artisti dhe nuk më përket as mua. Nuk dua duartrokitje momentale. Dua të punoj për një të gjë të madhe, për të ardhmen dhe për pasurimin e shpirtit. Dua që publiku të largohet nga skena me mendim, me forcë brenda vetes dhe me shpresë.
-Teatrin për të rritur si e shikoni sot, ku mendoni se duhet synuar me politikat shtetërore institucionale për jetën artistike teatrore në vend?
Mjafton të kihet parasysh cilësia artistike; të mos bëhen kompromise. Të rriten fondet, të shtohen hapësirat me infrastruktura, të ulen qeratë e sallave ekzistente, të motivohen të rinjtë dhe trupat private teatrore. T’u lihet hapësira e duhur krijuese artistëve. Vetëm se kujdes: jo pseudo artistëve, ARTISTËVE.
-Në vendin tonë zhvillohen disa festivale teatri. Si ndikojnë në jetën artistike?
Gjithçka që bëhet me synimin për t’i shërbyer artit dhe publikut, është e vlefshme. Gjithçka që bëhet për të marrë ato lekë, është e pavlefshme. Mbase këtu mund të gjendet arsyeja pse festivaleve u ka rënë interesi.
– Sot shohim vepra teatrore në skenat tona, por ajo kritikë teatrore për vlerat artistike e bërë nga profesionistë të fushës mungon. Mungesa e saj çfarë sjell?
Kritika nuk të lë në moçal, por të rrit. Teatri pa kritikë sjell kaos në cilësinë artistike dhe zhgënjim tek artistët dhe tek publiku. Si pasojë vjen edhe disinteresimi apo braktisja e mëvonshme nga publiku i teatrit.
-Publiku ju njeh nga aktiviteti artistik me teatrin, por çfarëiu thoni të rinjve që nisin këtë rrugë të artit?
Të rinjtë të jenë sa më eksperimentues, të mos ngurojnë të provojnë veten dhe të japin çdo gjë nga vetja. Pagesa sigurisht që është e rëndësishme, por publiku kur shikon shfaqjen tënde nuk e di çfarë të ka penguar ty të mos japësh maksimumin prandaj të duartroket dhe të mban mend për atë që u ke dhënë. Dhe ti, si i ri që je, të duhet të investosh shumë. Kam parë disa shfaqje pjesëmarrëse në festivale teatrore për të rinjtë, të cilat nuk e kalonin nivelin studentor, qoftë në idetë e përdorura, qoftë edhe në shpenzimet e derdhura për prodhimin e shfaqjes. Ky fakt është për të ardhur keq. Mbase ata, në këtë mënyrë, ia kanë privuar vetes mundësinë e dytë.
-Ju jeni diplomuar në Akademinë e Arteve sot Universiteti i Arteve. Sot shkollat e artit po përballen në vend edhe me probleme. Universiteti i Arteve për ju sot si qëndron me shkollat e tjera jashtë, çfarë duhet synuar më shumë?
Nuk jam shumë kompetent për të folur mbi programet mësimore, por, me aq sa di, mendoj se kemi mbetur pak mbrapa duke përdorur vetëm metodat klasike të teatrit. Në përgjithësi ne jemi të mbyllur ndaj të resë, nuk shohim ç’ndodh me teatrin nëpër botë, nuk i ndjekim trendet. Mbetemi vetëm tek teatri klasik, që sigurisht është i bukur, por nuk është i vetmi. Mbase bashkëpunimi mes universitetit tonë dhe vendeve të tjera është hapi më i mirë që mund të bëhet për përmirësim.
-Ndërkohë që në Kosovë ekziston një konkurs për dramën shqipe, sa shërbejnë këto konkurse për zhvillimin e dramaturgjisë? Si ndikon mungesa e një konkursi të tillë në vendin tonë?
Vitet e fundit Kosova ka pasur një zhvillim të madh në skenën teatrore. Ka vite që janë më përpara nesh në cilësi dhe organizim, prandaj mendoj se si fillim duhet të marrim shembull prej tyre. Ne, artistët shqiptar, duhet të bëhemi bashkë, siç ata janë bërë. Duhet të rriten fondet nga Ministria, siç Ministria e ka rritur fondin për teatrin e Kosovës, dhe pse jo, edhe të organizojë konkurse të dramës shqipe siç thoni ju që organizohen në Kosovë. Nuk do shumë mend që konkurset, nëse bëhen siç duhet, janë stimulime dhe sjellin zhvillim. Rrofshin konkurset e drejta, kritika e drejtë, festivalet e drejta, meritokracia e artistëve dhe cilësia e artistëve të vërtetë.
-Çfarë do të sjellë sezoni i ri artistik për ju veç premierës së shfaqjes për fëmijë në Teatrin e Kukullave?
Jam duke përgatitur dy projekte të tjera, të cilat pres t’i hedh në konkurrim. Shpresoj për mirë.
Intervistoi: Julia Vrapi