Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: publikon
-

“Pamje përrallore”, Rama publikon foto nga Lura e mbuluar me borë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, 3 dhjetor 2025, me pamje fantastike nga Lura, e mbuluar me dëborë.
Rama shprehet se pamja duket përrallore.
“Mirëmëngjes. Me këtë pamje përrallore nga Lura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Kujtojmë se temperaturat kanë pësuar rënie në ditët e fundit, duke bërë që në zonat malore të vendit të bien reshje dëbore.
-

FIFA publikon dënimin për kryesuesit e Superiores, tronditen pretendentët për titullin
FIFA ka publikuar vendimin ku zbulon se Vllaznia është bllokuar për tre sesionet e ardhshme të merkatos. Kuqeblutë nuk do kenë të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj në vazhdim, pa paguar detyrimet ndaj gjyqit për të cilin bëhet fjalë.
Kjo nuk është situatë e re për klubet e Superiores. FIFA vazhdimisht publikon vendime, megjithatë është parë që detyrimet të paguhen dhe merkato të vijojë më pas normalisht.
Vllaznia është kryesuesja e kampionatit shqiptar. Kuqeblutë me trajner Edi Martinin janë në kuotën e 25 pikëve pas 12 javë të luajtura, ndryshe po aq sa Elbasani i vendit të dytë.
Vllaznia barazoi dje 1 me 1 ndaj Partizanit në transfertën tek “Arena e Demave”. Sfida e radhës për kuqeblutë do të luhet në Shkodër ndaj Teutës. -

Berisha publikon deklaratën e Grattierit: Me këto publikime askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 10.82%.
Bashkia Vlorë: 6.94%
Bashkia Berat: 10.99%
Bashkia Cërrik: 15.16%
Bashkia Mat: 24.21%
Bashkia Tepelenë: 21.27% -

Zgjedhjet në 5 bashki/ KQZ publikon sa është pjesëmarrja në orët e para, kryeson Mati
FOTO
TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pubikuar pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit deri në orën 09;00. Sipas të dhënave pjesëmarrja më e lartë deri tani është në Mat, ndjekur nga Tepelena.
Në bashkinë e Vlorës deri në orën 9:30 pjesëmarrja në votim është 1.33 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 2.35%, në bashkinë e Cërrikut 2.9%, në Mat 6.2 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 4.4%. -

KQZ publikon të dhënat, ja pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 09:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 09:00.
Sipas të dhënave deri më tani:
Na Vlorë: 663 qytetarë kanë votuar.
Në Berat: 602 qytetarë kanë marrë pjesë.
Në Cërrik: 192 votues deri më tani.
Në Mat: 1.003 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Në Tepelenë: 205 qytetarë kanë votuar deri në këtë orë. -

KQZ publikon shifrat e para: Pjesëmarrja më e lartë në Mat, më e ulëta në Vlorë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 09:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
Në Bashkinë Tepelenë kanë votuar 4.4 përqind e qytetarëve, në Mat 6.2 përqind, Cërrik 2.9 përqind, Berat 2.35 përqind dhe në Vlorë 1.33 përqind. -

Zgjohet “qeveria”/ Rama publikon video nga Farka: Vila pa leje hidhen në erë
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video ku tregohen disa vila në zonën e Farkës që po prishen për shkak të ndërtimit të paligjshëm. Në postimin e tij, Rama thekson se:
“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit✋. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje❌”
Ky aksion vjen si pjesë e vazhdimit të kontrolleve për ndërtimet pa leje, ndërsa qeveria premton ashpërsim të masave ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë interesin publik.

