Tag: publikojnë

  • Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”!

    Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”!

    Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bashkuar forcat me artistin Yll Limani për projektin e tyre të ri muzikor, “All Natural”. Ky duet shënon herën e parë që Rita Ora punon me një këngëtar nga Kosova, duke sjellë një moment të veçantë për muzikën shqiptare.
    Kënga është tashmë e disponueshme në Spotify, ndërsa Rita ka promovuar publikimin në rrjetet sociale, duke njoftuar fansat për daljen e saj të premten dhe duke theksuar pjesëmarrjen e Yll Limanit.

    Për Limanin, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i dhënë mundësinë të bashkojë zërin e tij me një emër të njohur ndërkombëtarisht. Ndërkohë, për Ritën, projekti është një mënyrë për të vazhduar angazhimin e saj në krijimin e urave midis kulturave dhe skenave muzikore të ndryshme.
    “All Natural” pritet të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe jashtë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për muzikën shqipe në nivel ndërkombëtar. Kënga kombinon energji dhe stil unik, duke treguar se talenti shqiptar po bëhet gjithnjë e më i njohur globalisht.
    Ky duet nuk është thjesht një këngë e re; ai përfaqëson një bashkëpunim që thekson rëndësinë e zërit shqiptar në skenën ndërkombëtare dhe potencialin për të arritur audienca të reja në mbarë botën.
    The post Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”! appeared first on iconstyle.al.

  • Thirrja nga kryetarja e AMA-s: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit! Çfarë janë këto media vrastare që e publikojnë?!

    Thirrja nga kryetarja e AMA-s: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit! Çfarë janë këto media vrastare që e publikojnë?!

    Pas 7 muajve nga ngjarja e rëndë ku 14- vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, sot janë publikuar pamjet e krimit makabër. Ky veprim ka bërë që kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi ti bëjë thirrje televizioneve që të mos transmetojnë pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, që përveçse shkelin etikën njerëzore janë edhe në shkelje të kodeve te profesionit dhe legjislacionit në fuqi.
    Por edhe pa palajmërimin e AMA si ka mundësi që e publikojnë këtë vidoe? Çfarë këto media dhe portale që vetëm për të marrë klikime publikojnë një gjë vrastare? A kanë respekt për profesionin e tyre apo media është kthyer që pa asnjë Kod Etik turret të publikojë gjithçka, e cila nuk mund të publikohet?

    ”Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij. E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thekson Krasniqi.
    Sipas Krasniqit gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. ”Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla”, theksoi Krasniqi.
    Paralajmërim i AMA:
    Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.
    E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
    Por KUJDES!
    Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla
    Të nderuar kolegë!
    Ruani etikën!
    Respektoni dhimbjen e humbjës së një fëmije!
    Respektoni kodet profesionale dhe ligjin!
    AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë.
    Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi

  • Si jetohet sot në Shqipëri? Real Story dhe Angi Ricerche publikojnë përgjigjet e shqiptarëve për sondazhin e fundit parazgjedhor

    Si jetohet sot në Shqipëri? Real Story dhe Angi Ricerche publikojnë përgjigjet e shqiptarëve për sondazhin e fundit parazgjedhor

    ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.Ashtu si edhe në dy të parët, në sondazh janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj.
    Pyetjes së si jetohet sot në Shqipëri, 53.4 % i janë përgjigjur me shumë mirë ose mirë, përkatësisht 46.8 % e përgjigjeve nga intervistat e vlefshme besojnë se në Shqipëri jetohet mirë, ndërsa 6.6 përqind prej tyre, vlerësoj se jetohet shumë mirë.Ndërkohë ata që mendojnë se në Shqipëri jetohet shumë keq, janë 6.9 % dhe keq mendojnë 39.7 % e të anketuarëve në intervistat e konsideruara të vlefshme.

  • Emigrantët publikojnë momentin kur votojnë, rrezikojnë burgun deri në 3 vite

    Emigrantët publikojnë momentin kur votojnë, rrezikojnë burgun deri në 3 vite

    Diaspora ka nisur të votojë për zgjedhjet e 11 majit. Disa emigrantë nga Anglia kanë nisur të publikojnë video me momentin kur votojnë subjektin politik.
    Ata shfaqen nëpër video në TikTok, duke votuar. Disa prej tyre p.sh votojnë PD, ku krahas votës për partinë votojnë edhe kandidatët si Lindita Metalia apo Kastriot Piroli. Nuk mungon as vota për PS.

    Publikimi i votës ndalohet me ligj. Konkretisht, neni 327, “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

  • Rasti “Qyno” në GJK! SPAK: Gazetarët na kontaktojnë kur kanë materiale sekrete, u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo

    Rasti “Qyno” në GJK! SPAK: Gazetarët na kontaktojnë kur kanë materiale sekrete, u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo

    Bledar Maksuti dhe Elton Qyno

    TIRANË-Deklarata të reja janë zbardhur nga seanca publike e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese më 2 prill në lidhje me  çështjen e gazetarit Elton Qyno. Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno, gjatë seancës ka deklaruar para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin.
    Bledar Maksuti: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë gazetarit. Duke qenë se është gazetar i vjetër kronike, ka pasur të gjitha eksperiencat dhe informacionin e duhur për të dëshmuar çfarë lloji informacioni dispononte. Ka pasur edhe raste të tjera, kur gazetarë të të njëjtit nivel të hetimit kanë pasur në dorë informacione të tilla dhe kanë ardhur na kanë kontaktuar, ky inforamcion është i vërtetë dhe a mundem ta publikoj ju prish punë apo jo.

    Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje. Në përgjigjen e tij prokurori u shpreh se nuk ka një detyrim ligjor për këtë praktikë.
    “Nuk po flasim për detyrim ligjor por detyrim etik,”-u shpreh prokurori i SPAK.
    Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje, gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve, të cilat i kishte publikuar në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtje të tij, Qyno thotë se po i dekonspirohen burimet dhe e quan aksionin e SPAK si të paligjshëm./ZËRI

  • SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo

    SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo

    Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e kronikës, por edhe vetë SPAK-un.
    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.
    Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
    Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.
    Deklarata para anëtarëve të Kushtetueses duket se i jep fund edhe debatit për publikimin e përgjimeve dhe të dhënave të tjera hetimore në disa medja pranë Familjes Berisha. Çdo sekret hetimor që ekspozohet në media, sipas këtij pohimi, ka marrë miratimin e SPAK-ut.
    Ky ‘rregull’ nuk është zbatuar nga gazetari Elton Qyno, i cili ishte në dy raste objekt reprezalje, e cila duket se reflekton inatë dhe hakmarrje nga segmente të caktuara në SPAK. Ndoshta do të mjaftojë vetëm ky pretendim, pra që gazetarët duhet të marrin miratimin e SPAK kur raportojnë një informacion me natyrë sekrete, që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë SPAK për rastin Qyno, duke vendosur një kufi edhe për raste tjera revanshi. SPAK ka ekskluzivitetin për veprat penale të parashikuara në nenin 75/a të KPP dhe të përfaqësojë akuzën në gjykatë, por nuk mund të bëjë shefin e gazetarëve, duke kontrolluar lajmet rreth veprimtarisë së SPAK./Prapaskena