Tag: publikojë

  • “Departamenti amerikan i Drejtësisë do të publikojë dosjet e Epstein brenda 30 ditësh”

    “Departamenti amerikan i Drejtësisë do të publikojë dosjet e Epstein brenda 30 ditësh”

    Departamenti amerikan i Drejtësisë do të publikojë dosjet nga hetimi i tij ndaj Jeffrey Epstein brenda 30 ditësh. Këtë ka deklaruar këtë të mërkurë Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi pasi Kongresi votoi pro publikimit të dosjes.
    Në një konferencë për shtyp, Bondi konfirmoi se Departamenti i Drejtësisë do të publikojë materialet e saj në lidhje me Epstein brenda 30 ditëve, siç kërkohet nga legjislacioni që miratoi dje Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e kontrolluar nga republikanët.
    “Ne do të vazhdojmë të ndjekim ligjin dhe të inkurajojmë transparencën maksimale”, tha ajo.
    Por ky publikim mund të mos jetë gjithëpërfshirës, ​​pasi agjencia mund të duhet të mbajë të fshehtë materiale që mund të ndikojnë në hetimet e urdhëruara nga Trump ndaj figurave demokrate që lidhen me Epstein. Departamenti do të mbrojë gjithashtu identitetin e çdo viktime të trafikimit seksual, emrat e të cilëve shfaqen në dokumente.
    Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi me shumicë dërrmuese të martën në favor të një projektligji që i kërkon Departamentit të Drejtësisë të publikojë të dhënat lidhur me Jeffrey Epstein. Projektligji u miratua me shumicë dërrmuese prej 427 votash pro dhe vetëm një kundër.
    I vetmi person që votoi kundër ishte përfaqësuesi Clay Higgins, një republikan nga Luiziana, i cili është një mbështetës i flaktë i Trump.

  • Miratohet hapja e dosjeve të Epstein, votimi në kongres erdhi pas ndryshimit të qëndrimit të Trump

    Miratohet hapja e dosjeve të Epstein, votimi në kongres erdhi pas ndryshimit të qëndrimit të Trump

    Të dyja dhomat e Kongresit amerikan ranë dakord të urdhërojnë departamentin e drejtësisë të SHBA-së të publikojë dosjet e pedofilit famëkeq, Jeffrey Epstein.Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese 427 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa Senati e miratoi unanimisht me shpejtësi pa një votim formal.
    Lëvizjet vijnë vetëm disa ditë pasi Presidenti Donald Trump ndryshoi qëndrimin e tij dhe i kërkoi Kongresit të votojë për të zbuluar të dhënat pas kundërshtimit publik nga shumë prej mbështetësve të tij.Javën e kaluar, Trump dhe lidhjet e tij me Epstein u rikthyen në titujt kryesorë të lajmeve pasi u publikuan më shumë se 20,000 faqe dokumentesh, disa prej të cilave përmendnin presidentin.
    Çështja pritej të merrte disa ditë për të mbërritur në Senat por pas votimit masiv në Dhomën e Përfaqësuesve, afati kohor u përshpejtua . Ai do të shkojë nga Senati në tavolinën e presidentit, ku ai pritet ta nënshkruajë dhe ta kthejë në ligj.

    Projektligji kërkon që Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi të publikojë të gjitha të dhënat, dokumentet, komunikimet dhe materialet hetimore të paklasifikuara që lidhen me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, jo më vonë se 30 ditë pas miratimit të ligjit.Këto materiale përfshijnë të dhëna, komunikime apo emra të njohur nga fusha të ndryshme nga e gjithë bota. Jeffery Epstein u gjet i vdekur në qelinë e burgut në New York në vitin 2019, në atë që një mjek ligjor e cilësoi si vetëvrasje. Ai po mbahej nën akuzat për trafikim seksual, pasi ishte dënuar më parë për prostitucion.
    /vizionplus.tv