Tag: publikisht

  • Salah fton publikisht yllin e City-t te Liverpool: Kemi një vend për ty në ekip

    Salah fton publikisht yllin e City-t te Liverpool: Kemi një vend për ty në ekip

    19 Maj 2025

    19:44

    Telesport

    Fundjavën që vjen, Kevin De Bruyne do të luajë ndeshjen e fundit me Manchester City dhe do të largohet pas plot 10 sezonesh. Mesfushori belg ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri, por e ka pranuar edhe publikisht se në rast se do t’i vijë një ofertë interesante nga klubet e tjera në Premier League, do ta pranonte.
    Për t’i hedhur “benzinë” Akoma edhe më shumë situatës, ka menduar Mohamed Salah, i cili në një intervistë të fundit e përgëzoi De Bruyne për karrierën që ka pasur te City dhe i bëri ftesë të hapur t’i bashkohet atij te Liverpool.
    “De Bruyne ka pasur një karrierë të madhe dhe Meriton vetëm përgëzime. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm te Manchester City, duke i ndihmuar të fitojnë trofe për disa sezone rresht.Dua t’i uroj më të mirat e mundshme për të ardhmen, por dua t’i them se kemi një vend për atë në ekip”, tha Salah.

  • Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

    Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

    Një nga momentet më të komentuara të Ferma VIP ka qenë largimi i befasishëm i Albës dhe partnerit të saj Limi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në publik.
    Gjatë mbrëmjes së sotme në spektakël, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:
    “E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.

    Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:
    “Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”
    E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.
    “Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”
    Largimi i çiftit ka lënë pas shumë pikëpyetje.
    /vizionplus.tv

  • “Ti e sheh lidhjen tonë si kalimtare”! Kriset marrëdhënia mes Lim-it dhe Albës në Ferma VIP? “Nuk të kam marrë asgjë pa dëshirë”

    “Ti e sheh lidhjen tonë si kalimtare”! Kriset marrëdhënia mes Lim-it dhe Albës në Ferma VIP? “Nuk të kam marrë asgjë pa dëshirë”

    Një bisedë e tensionuar mes Lim-it dhe Albës ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre brenda reality show-t. Gjatë një diskutimi te krevati i Njishit, Limi shprehu se Alba e sheh lidhjen e tyre si diçka kalimtare. Kjo deklaratë dukshëm preku Albën, e cila u shpreh e habitur dhe e prekur.
    “Nuk mund të lë gjurmë publikisht për diçka kalimtare,” tha Alba, duke theksuar se për të kjo marrëdhënie nuk është thjesht lojë. Ajo theksoi se është një person shumë privat dhe ndjen turp për të shprehur ndjenjat e saj para kamerave. Limi, nga ana tjetër, tha se nuk ka komplekse dhe theksoi se nuk ka marrë asgjë nga Alba pa dëshirën e saj.
    Debati i tyre nxori në pah dallimet në mënyrën se si e përjetojnë dhe e shfaqin marrëdhënien e tyre. Ndërkohë që Alba kërkon qartësi dhe intimitet emocional, Limi duket më i relaksuar dhe i ftohtë në trajtimin e ndjenjave të shfaqura në një mjedis publik. A është kjo një krizë e momentit, apo një ndarje që po vjen? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme të “Ferma VIP”.

    Biseda:
    Alba: Nuk mundem unë të lë gjurmë publikisht, për diçka qejfi kalimtare.
    Limi: Te ne nisi gjithçka si lojë.
    Alba: Jo si lojë.
    Limi: Po, dëshirë, denim, diçka kështu. Patjetër që kemi pëlqim për njëri-tjetrin. Ne jemi njësoj, si ti si unë. S’ka lidhje që ti më dhe më shumë dhe unë të ndihem i detyruar.
    Alba: Nuk po dal këtu. Po them që dyshojnë që unë e kam kalimtare me ty.
    Limi: Jemi në reality show dhe çdo gjë është jep-merr. Në asnjë moment nuk të kam marrë diçka pa dëshirë. I ke dhënë puthje dikujt që pëlqen. Dhe çfarë ka këtu?
    Alba: Pak më parë më the që e sheh kalimtare. Unë po të them që nuk e shoh kalimtare. U çudita si mund ta marrësh ashtu.
    Limi: Çdo gjë është si reagon.
    Alba: Unë jam e turpshme kur vjen puna te marrëdhënia ime. Jam ekstremisht private. Është hera e parë që më ndodh diçka publikisht.
    Limi: Edhe për mua. Po më duket sikur edhe puthjet i paske dhënë me dy mendje. Si të kuptoj kur nuk flet?
    Alba: Ti i sheh veprimet e mia. Dua ta bëj të qartë që nuk e shoh si kalimtare. Mua më vjen turp para kamerave.
    Limi: Unë nuk kam komplekse fare.

  • Flamur Noka sfidon publikisht Agron Shehajn: Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat

    Flamur Noka sfidon publikisht Agron Shehajn: Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Adriana Kalaja shpërndan publikisht para, për ata që do e votojnë: Do jap një mijë, 500 dhe 200 euro

    Adriana Kalaja shpërndan publikisht para, për ata që do e votojnë: Do jap një mijë, 500 dhe 200 euro

    Arjana Kalaja, kandidate e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, premton shpërblime financiare për votuesit.
    Ajo ka bërë diçka të pazakontë, duke filluar të shpërndajë publikisht para për ata që e votojnë, nëpërmjet një video-mesazhi që e ka postuar edhe në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, ku hedh edhe deklaratat dhe takimet elektorale që zhvillon me PD-në dhe në krah të Sali Berishës.
    Ajo premton 3 çmime për fituesit e këtij ‘konkursi’ për votuesit e saj. Çmimi i parë me 1 mijë euro shpërblim, i dyti më 500 euro dhe i treti me 200 euro.
    Fituesit sipas saj do shpallen 1 ditë para zgjedhjeve, pra më 10 maj, ora 19:00.
    Por dukshëm kjo është një shkelje e ligjit zgjedhor dhe e penalizueshme. Kalaja nuk ka deklaruar burime e fondi dhe sipas procedurës i takon KQZ-së dhe Task-Forcës ta verifikojë nëse kjo është shkelje ligjore apo jo.
    Postimi i Arjana Kalasë në FB:
    “Voto 1. Voto Arjana Kalaja.
    Për të vlerësuar mbështetjen tuaj, 3 ndjekës do të shpërblehen me:
    1000€, 500€ dhe 200€.
    Fituesit do shpallen më 10 maj, ora 19:00, në mënyrë të drejtë dhe transparente.
    Për të marrë pjesë:
    1. Tag 3 miq
    2. Komento: Voto 1, Voto Arjana Kalaja
    3. Ndiq këtë profil
    Fituesit shpallen me transparencë me 10 maj 2025”.

  • Marrëdhënia Trump-Musk, 5 raste kur miliarderi nuk u pajtua me presidentin dhe pse nuk është ndëshkuar ende

    Marrëdhënia Trump-Musk, 5 raste kur miliarderi nuk u pajtua me presidentin dhe pse nuk është ndëshkuar ende

    Presidenti amerikan, Donald Trump është i njohur për prirjen e tij për të rrethuar veten me bashkëpunëtorë që ndjekin me besnikëri urdhrat e tij dhe për të shkarkuar ata që devijojnë.

    Megjithatë, Elon Musk është i vetmi që njeh përjashtim nga rregulli.
    Pronari i platformës X dhe kreu i Departamentit të sapokrijuar të Efiçencës Qeveritare (DOGE) nuk heziton të mos jetë publikisht dakord me qeverinë në të cilën ai merr pjesë, qoftë edhe me sulme personale ndaj drejtuesve të lartë, pa rrezikuar të jetë jashtë rrethit të pushtetit.
    Siç vë në dukje Politico, pavarësisht komenteve ironike që e quajnë atë “President Elon” dhe përpjekjeve të demokratëve për të hedhur një hije mbi marrëdhënien e tij me Trump, presidenti amerikan duket se e shijon bashkëpunimin e tyre.
    Gjatë paraqitjes së tyre të përbashkët në Fox News në shkurt, Trump bëri shaka: “Është kaq e qartë, është qesharake sa keq po përpiqen”.
    Të enjten e kaluar, Trump lavdëroi Musk dhe ekipin e tij në DOGE, duke thënë: “Njerëzit tuaj janë fantastikë. Shpresojmë që të qëndrojnë për një kohë të gjatë”, gjë që tregon edhe arsyet e tolerancës së presidentit amerikan.
    Pesë herë kur Musk shkoi përtej kufijve të çdo këshilltari presidencial:
    Sulmet ndaj tarifave dhe Navarro
    Musk kritikoi hapur këshilltarin e tregtisë, Peter Navarro, duke e quajtur atë “idiot” dhe duke tallur atë “Peter Retarrdo”. Arsyeja ishte politika tarifore e Trump, e cila goditi veçanërisht kompanitë si Tesla dhe SpaceX. Musk, kompanitë e të cilit varen nga materialet e importuara kineze, ka humbur miliarda për shkak të tarifave.
    Ndërhyrja buxhetore e NASA-s
    Pas raporteve për shkurtime të mëdha në NASA, Musk komentoi përmes X se ky ishte një zhvillim “shqetësues”, megjithëse ai nuk mund të marrë pjesë drejtpërdrejt në formulimin e buxhetit për shkak të marrëdhënies së SpaceX me NASA-n.
    Përplasjet e kabinetit
    Musk hyri në një përçarje publike me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për shkurtimet në Departamentin e Shtetit. Trump u përpoq të qetësonte tensionin duke shkruar në Truth Social: “Elon dhe Marco kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Çdo deklaratë e kundërt është lajm i rremë!!!”
    Në favor të Rick Scott për udhëheqjen republikane në Senat
    Musk haptas mbajti një qëndrim në favor të senatorit Rick Scott në betejën e brendshme republikane, ndërsa Trump kishte zgjedhur të mbante distancën. Ai akuzoi senatorin Thune si një “të dashur demokratik”, duke shkaktuar reagime.
    Ndërhyrja në zgjedhjet europiane
    Musk ka mbështetur publikisht AfD-në e ekstremit të djathtë në Gjermani, ka folur me lideren e saj, Alice Weidel dhe madje është shfaqur në një tubim fushate përmes videove. Ndërsa Trump është distancuar nga partitë evropiane, Musk ka vazhduar të angazhohet me Nigel Farage dhe të kritikojë kryeministrin e ri të Britanisë, Keir Starmer.
    Pavarësisht konflikteve dhe ndërhyrjeve të diskutueshme, Musk mbetet i padëmtuar. Ndikimi i tij në administratën Trump tregon se zëri i tij “jo i zakonshëm”, sado i zhurmshëm, konsiderohet ende i vlefshëm në Shtëpinë e Bardhë ose të paktën, mjaft i vlefshëm për të injoruar përplasjet e tij me zyrtarët e lartë.

    Top Channel

  • Talebanët ekzekutuan sot publikisht 4 burra, në stadiumet e mbushura me 20,000 njerëz

    Talebanët ekzekutuan sot publikisht 4 burra, në stadiumet e mbushura me 20,000 njerëz

    Katër burra të dënuar për vrasje u ekzekutuan sot në stadiumet e mbushura me njerëz në Afganistan, duke e çuar në dhjetë numrin e ekzekutimeve publike të kryera në vend që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, sipas një numërimi të AFP.
    Autoritetet vendore i kishin bërë thirrje zyrtarëve dhe qytetarëve të enjten që të “marrin pjesë në ngjarje”, duke ndaluar, si zakonisht, celularët dhe kamerat për të mos lejuar publikimin e fotove.
    Dy burra u ekzekutuan para 20,000 njerëzve të mbledhur në një stadium në Qala-i-Naw, kryeqyteti i provincës Bangdis në veriperëndim të Afganistanit , sipas parimit islamik ose ligjit të hakmarrjes, njoftoi Gjykata e Lartë.

    Personi i tretë u ekzekutua në qytetin Zaranj, kryeqyteti i provincës Nimroz. Dhe aty ekzekutimi u bë publikisht, në një stadium të mbushur plot.
    Një person i katërt u ekzekutua në provincën Farah, në Afganistanin perëndimor.
    Ky është numri më i madh i ekzekutimeve të kryera në një ditë të vetme në Afganistan që nga viti 2021.
    Familjet e viktimave të katër të dënuarve u pyetën nëse i falnin, por ata refuzuan, shtoi Gjykata e Lartë.
    Në Cala i Nau, një burrë nga secila prej familjeve të viktimave mori një armë dhe qëlloi gjashtë herë mbi të dënuarit, thanë dëshmitarët okularë për AFP.
    Urdhri për ekzekutimet u nënshkrua nga udhëheqësi suprem i talebanëve, Emir Haibatullah Akhundzada , i cili jeton jashtë vëmendjes në Kandahar dhe sundon Afganistanin përmes dekreteve.
    Megjithëse ekzekutimet publike ishin një dukuri e shpeshtë nën regjimin e parë taleban (1996-2001), ato janë ulur ndjeshëm që nga kthimi i tyre në pushtet në verën e vitit 2021.
    /vizionplus.tv