Tag: publikisht

  • Rama uron publikisht Fatos Nanon për ditëlindje: Gëzuar i dashur Kryetar, pa ty rruga drejt Europës do të kishte qenë më e gjatë

    Rama uron publikisht Fatos Nanon për ditëlindje: Gëzuar i dashur Kryetar, pa ty rruga drejt Europës do të kishte qenë më e gjatë

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot publikisht ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me rastin e ditëlindjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerëson rolin e rëndësishëm të Nanos në orientimin europian të PS-së dhe të Shqipërisë në fazat e para të tranzicionit demokratik.
    “Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet❤️Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë🤷🏻‍♂️Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar“, shkruan Rama.
    /vizionplus.tv

  • Presioni amerikan detyron Tom Doshin të lërë mandatin e deputetit, ikën “non-grata” e parë nga Parlamenti

    Presioni amerikan detyron Tom Doshin të lërë mandatin e deputetit, ikën “non-grata” e parë nga Parlamenti

    Refuzimi i Tom Doshit për të marrë mandatin e deputetit shënoi ditën e djeshme një zhvillim të rëndësishëm politik, që pritet të ketë jehonë përtej Shkodrës. Doshi, i njohur si një nga figurat më të debatueshme të tranzicionit shqiptar dhe shpallur “non grata” nga SHBA që prej vitit 2018, kishte vendosur të sfidonte edhe një herë politikën amerikane, duke marrë pjesë në zgjedhje. Por vendimi i tij i minutës së fundit për të braktisur mandatin bashkë me deputeten tjetër të PSD Sabina Jorgo, mund të jetë si rezultat i presionit të drejtpërdrejtë amerikan. SHBA mesa duket duan të dërgojnë një mesazh të prerë se institucionet shqiptare nuk mund të injorojnë vendimet dhe qëndrimet e Uashingtonit.
    Qëndrimi i SHBA ndaj Tom Doshit në vitin 2021
    Kujtojmë se në vitin 2021 ambasadorja Yuri Kim e ndaloi publikisht Doshin të kandidonte, duke i mohuar mbështetjen e SHBA-së ndaj partive që bashkëpunonin me të. Atëherë ai u tërhoq, ndërsa këtë vit guxoi të hyjë sërish në garë, duke shfrytëzuar boshllëkun diplomatik pas largimit të ambasadores. Yuri Kim bëri disa herë thirrje që Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se shqiptarët meritojnë shumë më mirë dhe  risjellë gjithmonë në vëmendje të politikës vendimin e DASH ku e shall atë ‘non grata’ dhe nuk e lejon të hyjë në SHBA.
    Këmbëngulja e Kim ishte tepër e madhe aq sa doli me një status të fortë ku tha se partitë nuk duhet të heshtin për këtë rast.  Para kandidatëve të PSD ën Tiranë, Doshi tha në atë kohë se të gjithë janë figura të pastra dhe askush nuk mund t’i akuzojë për korrupsion, ndërsa shtoi se PSD do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.   “Ne do të dalim forcë e tretë në këto zgjedhje. Ju jeni të gjithë figura të pastra dhe nuk mund t’ju akuzojë askush për korrupsion”, tha Doshi. Ai prezantoi edhe  sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”. “Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë këtë shpresën, ndërsa korrupsioni është shqetësimi më i madh”, tha ai.
    Pse akuzohet Tom Doshi nga SHBA?
    Në Prill 2018, as një vit pasi Doshi ishte rizgjedhur deputet në Shkodër, Sekretari i shtetit e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata” në SHBA. “Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara thoshte deklarata e ambasadës amerikane që shpjegonte: “Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratë.
    “Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z.Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshortjen e z.Doshi, Xhovana Dhosi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”. Doshi ishte deputet i Partisë Socialiste në vitet 2009 dhe 2013 ndërsa u përjashtua nga Partia Socialiste në vitin 2015 me duartrokitje nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pasi akuzoi publikisht Ilir Metën, aktualisht President i Republikës, për një komplot vrasjeje ndaj tij. Pavarësisht përjashtimit nga socialistët, Doshi arriti të rizgjidhet deputet në vitin 2017 nën siglën e Partisë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës. Kjo situatë ngre pyetjen e natyrshme, nëse radha për largim mund t’i ketë ardhur Tom Doshit sot, a mund të jetë Sali Berisha i radhës nesër? Edhe ai është shpallur “non grata” nga SHBA, dhe qëndrimi amerikan ka qenë i njëjtë, zero tolerancë për korrupsionin e madh dhe minimin e demokracisë.

  • Përballja Rama-Farage, si nisi debati dhe çfarë pritet të ndodhë

    Përballja Rama-Farage, si nisi debati dhe çfarë pritet të ndodhë

    Një debat i nxehtë u ndez në fundin e qershorit të kaluar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi numrin e shqiptarëve në burgjet britanike dhe thirrjeve të tij për deportime masive. Çështja u kthye në një duel të drejtpërdrejtë me shifra, fakte dhe retorikë politike, duke përfshirë edhe një ftesë për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila së fundmi solli rezultat, me Farage që tha se pas disa javësh do të drekonte me Ramën.
    Gjithçka nisi kur Nigel Farage, ish-eurodeputet dhe lider i partisë “Reform UK”, deklaroi publikisht se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burg”, duke e përdorur këtë pretendim si argument për kërkesën e tij që shqiptarët të deportohen. Kjo deklaratë u pasua nga një reagim i menjëhershëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi shifrën si të pavërtetë dhe nën ndikimin e “retorikës post-Brexit”.

    Rama i sfidoi deklaratat Farage publikisht në rrjetin social “X”, duke i kërkuar që të sillte fakte reale. Ai deklaroi se, në të vërtetë, raporti i shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar është “më pak se 1 në 100”, duke theksuar se shumë prej tyre përballen me probleme për shkak të një sistemi të tejkaluar vizash dhe emigracioni.

    Farage, duke mos u tërhequr nga deklaratat e tij, përsëriti shifrën e përmendur dhe e akuzoi Ramën për “hipokrizi”, duke iu referuar marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për pritjen e emigrantëve të tretë. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai e quajti Ramën një politikan “pro-BE dhe anti-Brexit”, duke shtuar me ironi: “Nëse je kaq i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tanë?”

    Nga ana tjetër, Rama vazhdoi të kundërshtojë publikisht pretendimet e Farage, duke theksuar se këto shifra janë pjesë e një “propagande politike të lodhur” që synon të krijojë ndasi kulturore dhe të fajësojë emigrantët për problemet e brendshme britanike. Ai përmendi të dhëna nga Ambasada Shqiptare në Londër, ku theksohet se komuniteti shqiptar në Britani është shumë më i madh se sa pretendohet nga Farage — mbi 300,000 shqiptarë — dhe përbëhet kryesisht nga profesionistë, punëtorë, sipërmarrës dhe qytetarë të integruar.

    Në kulmin e debatit, Rama i bëri Farage një ftesë publike për të vizituar Shqipërinë si “i ftuar nderi”, për të diskutuar me fakte reale, larg populizmit dhe propagandës. “Nëse pretendimi yt ‘1 në 50’ del i saktë, do të angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht”, deklaroi Rama në një mesazh ironik. “Por nëse gabohesh, do të pres në Shqipëri për t’u njohur me realitetin tonë dhe me njerëzit tanë.”

    Farage e pranoi ftesën, duke deklaruar se do të zhvillojë një takim me Ramën për të diskutuar çështjen e deportimit të shtetasve shqiptarë të dënuar në Britani. Në një fjalim përpara anëtarëve të partisë së tij, ai shtoi me ironi: “Do të rezervoj një avion shumë të madh dhe ndoshta do të marr një ngarkesë me vete (të burgosur).”
    Vizita e pranuar e Nigel Farage në Shqipëri pritet të realizohet në javët në vijim, ku dy figurat publike do të kenë mundësi të diskutojnë përballë realitetin e emigracionit, të drejtësisë dhe statistikave. Rama ka premtuar që takimi nuk do të jetë për “show”, por për të vendosur në tryezë të vërtetat.
    Ajo që nisi si një përplasje për statistika, u kthye në një diskutim më të gjerë mbi rolin e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, retorikën populiste dhe raportet mes politikës së brendshme britanike dhe realitetit të komuniteteve të huaja.

  • ‘1 në 50 shqiptarë në burg’/ Si u ndez debati publik Farage-Rama, a do ketë një përballje mes tyre?

    ‘1 në 50 shqiptarë në burg’/ Si u ndez debati publik Farage-Rama, a do ketë një përballje mes tyre?

    Një debat i nxehtë u ndez në fundin e qershorit të kaluar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi numrin e shqiptarëve në burgjet britanike dhe thirrjeve të tij për deportime masive. Çështja u kthye në një duel të drejtpërdrejtë me shifra, fakte dhe retorikë politike, duke përfshirë edhe një ftesë për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila së fundmi solli rezultat, me Farage që tha se pas disa javësh do të drekonte me Ramën.
    Gjithçka nisi kur Nigel Farage, ish-eurodeputet dhe lider i partisë “Reform UK”, deklaroi publikisht se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burg”, duke e përdorur këtë pretendim si argument për kërkesën e tij që shqiptarët të deportohen. Kjo deklaratë u pasua nga një reagim i menjëhershëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi shifrën si të pavërtetë dhe nën ndikimin e “retorikës post-Brexit”.
    Rama i sfidoi deklaratat Farage publikisht në rrjetin social “X”, duke i kërkuar që të sillte fakte reale. Ai deklaroi se, në të vërtetë, raporti i shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar është “më pak se 1 në 100”, duke theksuar se shumë prej tyre përballen me probleme për shkak të një sistemi të tejkaluar vizash dhe emigracioni.

    Farage, duke mos u tërhequr nga deklaratat e tij, përsëriti shifrën e përmendur dhe e akuzoi Ramën për “hipokrizi”, duke iu referuar marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për pritjen e emigrantëve të tretë. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai e quajti Ramën një politikan “pro-BE dhe anti-Brexit”, duke shtuar me ironi: “Nëse je kaq i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tanë?”

     
    Nga ana tjetër, Rama vazhdoi të kundërshtojë publikisht pretendimet e Farage, duke theksuar se këto shifra janë pjesë e një “propagande politike të lodhur” që synon të krijojë ndasi kulturore dhe të fajësojë emigrantët për problemet e brendshme britanike. Ai përmendi të dhëna nga Ambasada Shqiptare në Londër, ku theksohet se komuniteti shqiptar në Britani është shumë më i madh se sa pretendohet nga Farage — mbi 300,000 shqiptarë — dhe përbëhet kryesisht nga profesionistë, punëtorë, sipërmarrës dhe qytetarë të integruar.

     
    Në kulmin e debatit, Rama i bëri Farage një ftesë publike për të vizituar Shqipërinë si “i ftuar nderi”, për të diskutuar me fakte reale, larg populizmit dhe propagandës. “Nëse pretendimi yt ‘1 në 50’ del i saktë, do të angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht”, deklaroi Rama në një mesazh ironik. “Por nëse gabohesh, do të pres në Shqipëri për t’u njohur me realitetin tonë dhe me njerëzit tanë.”

     

     
    Farage e pranoi ftesën, duke deklaruar se do të zhvillojë një takim me Ramën për të diskutuar çështjen e deportimit të shtetasve shqiptarë të dënuar në Britani. Në një fjalim përpara anëtarëve të partisë së tij, ai shtoi me ironi: “Do të rezervoj një avion shumë të madh dhe ndoshta do të marr një ngarkesë me vete (të burgosur).”
    Vizita e pranuar e Nigel Farage në Shqipëri pritet të realizohet në javët në vijim, ku dy figurat publike do të kenë mundësi të diskutojnë përballë realitetin e emigracionit, të drejtësisë dhe statistikave. Rama ka premtuar që takimi nuk do të jetë për “show”, por për të vendosur në tryezë të vërtetat.
    Ajo që nisi si një përplasje për statistika, u kthye në një diskutim më të gjerë mbi rolin e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, retorikën populiste dhe raportet mes politikës së brendshme britanike dhe realitetit të komuniteteve të huaja.

  • Danielle Mason shokon rrjetin: ndan imazhet tronditëse pas sulmit nga ish-i fejuari

    Danielle Mason shokon rrjetin: ndan imazhet tronditëse pas sulmit nga ish-i fejuari

    Aktorja e njohur Danielle Mason, 42 vjeçe, ka akuzuar publikisht ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, 45 vjeç, për një sulm fizik që sipas saj ndodhi pas festës së fejesës në nëntor të vitit 2024. Ylli britanik, e njohur gjithashtu si motra nga nëna e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka ndarë në Instagram një foto të fytyrës së saj të dëmtuar dhe një seri postimesh ku flet për betejat ligjore me Lee-n.
    Sipas asaj që tha për Daily Mail, incidenti ndodhi pas një feste luksoze në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Ajo ka siguruar një urdhër ndalimi ndaj Lee-t javën e kaluar nga Gjykata në Slough.
    Danielle u ndje e detyruar të reagojë publikisht pasi Lee publikoi një video me shenja të dukshme në fytyrë, duke pretenduar se ishte ai viktima. Por Danielle theksoi se dëmtimet e tij ishin pasojë e vetëmbrojtjes së saj gjatë sulmit.
    Çifti nisi lidhjen në vitin 2023, pasi u njohën në një supermarket gjatë shoqërimit të fëmijëve të tyre në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga lidhje të mëparshme. Danielle ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin ka marrë pjesë në emisionin “My Big Fat Gypsy Wedding”.
    Ajo theksoi se nuk dëshironte të ekspozohej në rrjete sociale, por ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën për shkak të deklaratave publike të ish-të fejuarit.

  • Fenomeni “Melania Trump”, ndikimi i Zonjës së Parë tek vendimet e presidentit

    Fenomeni “Melania Trump”, ndikimi i Zonjës së Parë tek vendimet e presidentit

    Donald dhe Melania Trump

    SHBA- Gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Donald Trump ka bërë një kthesë 180 gradë në pothuajse çdo çështje të madhe ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja kjo ka një arsye: Zonjën e Parë, Melania Trump. Thuhet se zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit të presidentit ndaj krizës humanitare në Gaza, si dhe në shtimin e skepticizmit për qëllimet e Vladimir Putinit për të arritur paqen në Ukrainë. Në biseda private, Trump i referohet pikëpamjeve të saj me respekt, ndërsa burimet thonë se ai shpesh e pranon publikisht ndikimin e saj.
    Melania, e njohur për praninë e saj diskrete dhe shmangien e deklaratave politike, ka qëndruar kryesisht larg aktiviteteve zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, kryesisht për të qëndruar në Nju Jorkun dhe për të qenë më afër të birit. Detaji se nga janari deri më sot ajo ka kaluar më pak se dy javë në Shtëpinë e Bardhe nuk “flet” një grua që dëshiron me dëshpërim të jetë kontroll dhe ndikim tek i pari i amerikës. 
    Po ashtu, edhe autobiografia e saj, “Melania”, të cilën kritikët e kanë përshkruar si sipërfaqësore, nuk zbuloi shumë përfshirje politike nga ana e saj. Megjithatë, ajo ndërhyn në çështjet humanitare, me theks në mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtës për abort, një pozicion që e ka sjellë atë në konflikt me burrin e saj.
    Edhe pse ajo u rendit vetëm e 10-ta për nga ndikimi brenda administratës në një sondazh të shkurtit 2025, madje edhe pas Stephen Miller, zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, dhe Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi; pas largimit të Elon Musk duket se ajo e ka shtuar ndikimin e saj tek Trump. 
    Vetë Trump ka pranuar se dikur e kishte përjashtuar gruan e tij nga personat që mund të mbështetej për një koment. Maksimumi ishte shprehur se ajo ishte anketuesja e tij më e mirë, por në mandatin e dytë duket se është bërë i varur nga mendimi i saj. Në vitin 2018, kur Melania kritikoi publikisht politikën e administratës për ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre. Edhe për atë që po ndodh në Gaza duket se Melania ka të njëjtin fokus: fëmijët!
    “Melania mendon se është e tmerrshme. Ajo sheh të njëjtat imazhe që të gjithë ne shohim. Nuk mund të thuash asgjë tjetër përveçse është e tmerrshme kur sheh fëmijët që vuajnë,”-tha Trump.
    Vetë Melania ka deklaruar publikisht se ka “mendimet e saj” dhe se “nuk është gjithmonë dakord” me Trumpin, duke theksuar se mosmarrëveshjet mes tyre janë legjitime.
    Lidhur me çështjen e Ukrainës, Melania kishte shprehur mbështetjen e saj për popullin ukrainas që nga fillimi, por shmangu atribuimin e drejtpërdrejtë të përgjegjësisë Rusisë. Vërejtjet e saj duket se kanë ndikuar në pikëpamjen e presidentit për Putinin, duke e bërë atë të përdorë një gjuhë më të kujdesshme kohët e fundit./ZËRI

  • Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje

    Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje

    Bay T ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj Drilon Ramës, ish-banor i Big Brother VIP Kosova 3, duke adresuar komentet dhe zhvillimet që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale së fundmi.
    Në një postim emocional dhe të drejtpërdrejtë në Instagram, Bay T shprehet se nuk është tipi që merret me drama publike, por është ndjerë e detyruar të ndërhyjë pas shumë mesazheve që ka marrë nga ndjekësit.
    Ajo rrëfen se gjatë kohës së marrëdhënies me Drilonin ka qëndruar në heshtje edhe kur ka mësuar për tradhtinë apo lidhjet paralele të tij. “Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin… edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova”, shkruan ajo.
    Por çfarë e bëri të ndryshojë qëndrim? Sipas Bay T, komentet publike të Drilonit dhe tentativa për ta “ulur” publikisht si femër ishin pika e fundit. “Keqpërdore mirësinë time – por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd”, thekson ajo, duke shtuar se jeton me kokën lart dhe zemrën e pastër.

  • 55 vjeçe në top formë! Sekretet e vogla të Melania Trump

    55 vjeçe në top formë! Sekretet e vogla të Melania Trump

    Edhe pse rrallëherë ndan publikisht detaje të stilit të saj të jetesës, nga intervista dhe dëshmi të afërta me të, zbulohet një rutinë e disiplinuar dhe efektive.
    Një nga zakonet më interesante të saj është përdorimi i peshave të lehta në kyçet e këmbëve, një metodë e njohur për stimulimin e tonifikimit të muskujve dhe djegien e kalorive edhe gjatë ecjes së zakonshme. Kjo teknikë, e përdorur edhe nga emra të tjerë të njohur, ndihmon në mbajtjen e trupit në lëvizje pa nevojën për ushtrime të lodhshme.

    Ndryshe nga stereotipi i palestrës, Melania preferon forma më të buta të aktivitetit fizik si pilates, tenis dhe ecje, që i përfshin rregullisht në rutinën javore. Ajo është gjithashtu e përkushtuar ndaj një regjimi të rreptë ushqimor, mëngjesin e nis me një smoothie të pasur në fibra dhe vitamina, me përbërës si spinaqi, karrota, molla, selino dhe kos pa yndyrë.
    Ajo konsumon çdo ditë deri në shtatë porcione frutash, me preferenca për mollët dhe pjeshkët, ndërsa vakti i drekës përbëhet zakonisht nga proteina të pastra si salmoni, avokado ose pule me perime të freskëta. Megjithatë, nuk i shmang plotësisht kënaqësitë e vogla, një copë çokollatë e zezë apo një akullore janë të lejuara, gjithmonë me masë.
    Pamja e saj e jashtme ka nxitur shpesh spekulime për ndërhyrje estetike, por ajo i ka mohuar publikisht këto zëra. Në një intervistë për revistën GQ më 2016, Melania kishte thënë: “Shumë mendojnë se kam bërë ndërhyrje në fytyrë. Nuk kam bërë asgjë. Jetoj shëndetshëm, kujdesem për lëkurën dhe trupin tim. Jam kundër botox-it dhe injeksioneve.”
    Edhe pse bashkëshorti i saj, Donald Trump, është i njohur për dashurinë e tij për fast food-in, Melania përpiqet, në mënyrë diskrete, ta inkurajojë drejt një diete më të shëndetshme. Sipas burimeve nga ambienti i afërt i ish-presidentit, ndikimi i saj në këtë drejtim mbetet i kufizuar: “Ai ha çfarë të dojë.”

  • VIDEO/ Iu nënshtrua operacionit për kancerin e gjirit, Jessie J ndan publikisht momente të vështira nga spitali

    VIDEO/ Iu nënshtrua operacionit për kancerin e gjirit, Jessie J ndan publikisht momente të vështira nga spitali

    Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga shtrati i spitalit, ndërsa vazhdon trajtimin për kancerin e gjirit. Artistja e njohur zbuloi në fillim të këtij muaji se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme, pak para publikimit të këngës së saj më të fundit No Secrets, në prill.

    Në postimin e saj të fundit, ajo ndau disa fotografi ku tregohej në spital dhe falënderonte mjekët dhe infermierët për përkujdesjen e tyre.
    “ Ky postim përmban disa nga momentet më të vështira dhe më të mira të 48 orëve të fundit. Do të jem gjithmonë e sinqertë për çdo rrugëtim që kaloj. Jam mirënjohëse për doktorin, kirurgun dhe të gjithë stafin që u kujdes për mua, si dhe për familjen dhe miqtë që më vizituan,” shkroi Jessie.

    Ajo shtoi se tashmë është kthyer në shtëpi dhe po pret rezultatet e analizave, duke ruajtur humorin edhe në këto kohë të vështira: “Chanan (partneri im) është me uniformë infermieri… Jo, jo është shaka, por është qesharake ta imagjinosh. Përqafoj të gjithë ata që po kalojnë një periudhë të vështirë. Do ia dalim!”
    Në një video të shkurtër nga spitali, këngëtarja tha se kishte qëndruar mbi gjashtë orë nën kujdes mjekësor.

    Deklarata e saj e fundit vjen pasi Jessie J u emocionua në skenë, gjatë performancës së fundit para trajtimit, ku njoftoi para 75 mijë fansave në Wembley Stadium se ishte gati të përballej me kancerin.
    “Ky është koncerti im i fundit para se të nis trajtimin për kancerin e gjirit,” tha ajo për publikun. “Kjo është një ndjesi shumë e veçantë për mua. Jam krenare që jam nga Mbretëria e Bashkuar, që mund të jem e sinqertë dhe të flas për atë që ndjej.”
    Ajo falënderoi publikisht djalin e saj, partnerin, prindërit, familjen, grupin muzikor dhe të gjithë stafin që e mbështet.
    Jessie J ka qenë e hapur me fansat edhe më herët për problemet e saj shëndetësore. Në vitin 2020, ajo zbuloi se vuante nga sëmundja Ménière – një çrregullim i veshit të brendshëm që shkakton marrje mendsh dhe humbje dëgjimi. Një vit më vonë, ajo tregoi se kishte përjetuar një abort spontan, ndërsa vitin e kaluar pranoi publikisht se ishte diagnostikuar me çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD) dhe çrregullim të mungesës së vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD).
    /vizionplus.tv

  • “Ai nuk di asgjë”/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht Trump dhe Macron gjatë mbledhje së G7

    “Ai nuk di asgjë”/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht Trump dhe Macron gjatë mbledhje së G7

    Tensioni mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron, që ziente prej muajsh në prapaskenë, shpërtheu hapur gjatë orëve të fundit – dhe këtë herë, në mënyrën më publike të mundshme.
    Gjatë kthimit të parakohshëm nga samiti i G7 në Kananaskis të Kanadasë, Trump ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, duke mohuar kategorikisht deklaratat e Macron për largimin e tij dhe duke e akuzuar presidentin francez se “kërkon vëmendje” dhe “gabon gjithmonë”.
    “Presidenti francez Emmanuel Macron, në kërkim të publicitetit, tha gabimisht se kam lënë samitin e G7 për të negociuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit. E pasaktë! Ai nuk ka asnjë ide pse po kthehem në Uashington – por nuk ka lidhje me ndonjë armëpushim. Është diçka shumë më e rëndësishme. Emmanuel gjithmonë e ka gabim. Qoftë qëllimisht apo jo. Qëndroni të lidhur!”, – shkroi Trump në postimin e tij.
    Deklarata e fortë erdhi pasi, në një konferencë për shtyp, Macron kishte dhënë versionin e tij për largimin e hershëm të Trump nga G7, duke sugjeruar se presidenti amerikan ishte nisur për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit: “Ka një ofertë për takim dhe diskutim. SHBA ka mundësinë të ndikojë te Izraeli dhe kjo mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.”
    Përplasja është ndër më të ashprat që janë regjistruar publikisht mes dy udhëheqësve të aleancës transatlantike, dhe vjen në një moment ku marrëdhëniet SHBA–BE janë gjithnjë e më të tendosura.
    Ky episod nuk është i izoluar. Marrëdhëniet mes Trump dhe Macron janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme për ta ruajtur një farë dialogu diplomatik. Macron ka qenë një nga zërat më kritikë në Evropë për politikat e Trump – nga marrëdhëniet me Rusinë, te ambiciet për blerjen e Groenlandës dhe mosmarrëveshjet mbi tarifat tregtare, shkruan Corriere della Sera.
    Vetëm pak ditë para G7, Macron vizitoi Groenlandën dhe deklaroi publikisht mbështetjen e Francës dhe BE-së për sovranitetin e territorit, duke theksuar se “Groenlanda nuk është në shitje” – një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të mëparshme të Trump për këtë rajon strategjik.
    Në G7, ndarjet u bënë edhe më të dukshme: Trump kërkoi rikthimin e Rusisë në tryezën e bisedimeve, ndërsa Macron kundërshtoi ashpër. Po ashtu, presidenti amerikan propozoi që një ndërmjetësues për krizën Izrael-Iran të ishte pikërisht Vladimir Putin – një ide që shumë aleatë e shohin si të papranueshme.