Pas publikimit të trailerit të filmit të saj dhe Luiz Ejllit, Kiara ka hasur një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale. Sipas vëzhgimeve online, një numër llogarish të rreme janë aktivizuar për të shpërndarë mesazhe urrejtjeje dhe për të sabotuar postimet e artistes.
Në reagimin e saj, Kiara u shpreh se po përballet me një sulm të organizuar nga profile anonime. Ajo shkroi:
“Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet. Si nuk lodheni duke hapur accounts? Pse nuk shikoni punën tuaj? Nëse nuk ju pëlqen, mos e shihni!”
Duke vijuar me një tjetër reagim, ajo theksoi lodhjen nga llogaritë anonime që krijohen me qëllim sulmi:
“Nuk e di kush ka më shumë energji këtu: unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shpërndarë vrer.”
Kiara komentoi edhe faktin që shumë prej këtyre profileve nuk kanë identitet real:
“Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë. Flisni, shkruani, shpikni… unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë.”
Ajo e mbylli reagimin me një mesazh për kritikët:
“Ju vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”
Ky reagim ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi llogaritë fake, bullizmin online dhe presionin me të cilin përballen figurat publike pas publikimeve të projekteve të reja.
Tag: publikimit
-

Shpërthejnë kritikat pas publikimit të trailerit të parë të filmit të saj dhe Luizit, Kiara: Si nuk lodheni, pse nuk shikoni punën tuaj?
-

Roli i Ramës/ Zbardhja e bisedave Balluku-Berberi, Berisha: Ja kush eshte k*rva që përmend zv/kryeministrja në mesazhe
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të pasazheve nga dosja hetimore e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, edhe krahas pjesëve nga biseda mes Ballukut dhe ish vartësit të saj, Evis Berberi, i cili në kohën e publikimit të fituesit të kompanisë që do të ndërtonte Llogaranë, mbante postin e kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Berisha ka dyshime se pas kërcënimeve qëndron vetë Edi Rama.
Berisha lë të nëkuptohet përmes statusit të tij, rolin që kryeministri Edi Rama ka pasur në tenderin për Tunelin e Llogarasë, nga ku sipas tij kërcënonte Ballukun për kompaninë fituese.
Reagimi:
‘Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit, për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilëson: “atij k*urves.” -

Veliaj rikthehet në detyrë, Berisha flet pas publikimit të lajmit: Kushtetuesja zbatoi ligjin, “palosi” Ramën e Begajn..
Pas publikimit të lajmit se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në krye të bashkisë së Tiranës, ka reaguar Sali Berisha.
“Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajtoj në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha Berisha.
Më 31 tetor, Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet. Mes Veliajt dhe qeverisë u zhvillua një debat i gjatë nëse shkarkimi i Veliaj me argumentin e mungesës në punë 3 muaj, ishte i ligjshëm dhe i drejtë.
Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij më 25 shtator nga qeveria, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak.
-

Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore
Këngëtarja e njohur Bay T ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të dashur nga familja e saj, një humbje që e ka prekur thellë dhe ka ndikuar në planet e saj profesionale. Për këtë arsye, ajo njofton se data e publikimit të këngës së re është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Në mesazhin e saj, Bay T shprehet me keqardhje për situatën dhe falënderon të gjithë ndjekësit për mirëkuptimin.“Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër.
Në këto momente zie, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,” – shkruan Bay T në njoftim.
Ky njoftim tregon se edhe artistët, përtej shkëlqimit dhe suksesit në skenë, kalojnë vështirësi personale dhe situata të dhimbshme që ndikojnë në jetën dhe punën e tyre. Bay T ka treguar një qasje shumë njerëzore duke ndarë këtë moment me fansat e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në mënyra të ndryshme.
Shtyrja e publikimit të këngës së re është një vendim i kuptueshëm dhe njëkohësisht një shenjë respekti ndaj humbjes që ajo dhe familja e saj po përjetojnë. Ngushëllimet më të sinqerta për Bay T dhe familjen e saj.
-

Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web të videos për mungesë uji
Reagim i menjëhershëm pas publikimit të videos së Saranda Web Banorët e lagjes nr. 4 në Sarandë prej ditësh pa ujë
Pak më parë, Saranda Web publikoi një video, ku banorë të lagjes nr. 4 në Sarandë denonconin mungesën e furnizimit me ujë prej disa ditësh.
Sipas tyre, situata ka detyruar një pjesë të banorëve të furnizohen me bote me ujë, ndërsa të tjerë vijojnë të presin rikthimin e furnizimit normal.
Pas publikimit të videos dhe shqetësimeve të banorëve, Ujësjellës-Kanalizime Sarandë ka reaguar menjëherë duke angazhuar ekipet e terrenit për zgjidhjen e problemit.
Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar mbi ecurinë e punimeve.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi
Policia ka gjobitur tiktokerin e famshëm Kozak Braçi, me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për ndotje të mjedisit.
Pas publikimit të një video në rrjete sociale, Kozak shihej duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë”, njofton policia.
Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm./Opinion.al -

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund
Reperi i njohur Fero ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë pas publikimit të aktakuzës ndaj tij në media. Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në Instagram dhe nënshkruar nga avokatja e tij mbrojtëse, Bedrie Berisha Rexhepi, ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën si është trajtuar rasti në publik.
Fero e konsideron publikimin e dokumenteve të seancës gjyqësore të 25 qershorit si një shkelje serioze të procedurës ligjore, duke theksuar se seanca ishte e mbyllur për publikun dhe shpërndarja e informacioneve është e paligjshme.
“Publikimi i aktakuzës është i papranueshëm, pasi nuk ka marrë ende formë të prerë dhe synon të ndikojë opinionin publik në mënyrë të padrejtë”, thuhet në deklaratë.
Në të njëjtën deklaratë theksohet gjithashtu se edhe ish-bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli, është objekt i një hetimi penal nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Fero nënvizon se procesi ndaj tij po përdoret për ta diskredituar, por se kjo nuk do ta ndalë në betejën e tij më të rëndësishme, të drejtën për të parë vajzën e tij. -

Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web: UK Sarandë ndërhyn për problemin e ujërave të zeza
Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web: UK Sarandë ndërhyn në Lagjen nr. 4 për problemin e ujërave të zeza
Vetëm pak çaste pas publikimit të ankesës së banorëve të Lagjes nr. 4, pranë zonës së ish-burgut, Ujësjellës-Kanalizime Sarandë ka reaguar menjëherë duke dërguar punonjësit dhe mjetet në terren për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemit të pusetave të shpërthyera të ujërave të zeza.
Prej më shumë se 3 muajsh, banorët e kësaj zone jetonin në kushte të papranueshme higjieno-sanitare, me fëmijët që luanin mes ndotjes dhe në rrezik të vazhdueshëm për infeksione.
Pas ndërhyrjes së Saranda Web, që e bëri publike situatën, ndërhyrja e UK Sarandë ishte e menjëhershme dhe efektive.
Banorët e lagjes shprehin mirënjohjen e tyre ndaj Saranda Web për publikimin dhe ndërhyrjen e shpejtë përzgjidhjen e problemit.
Edhe vetë ndërmarrja UK Sarandë ka falënderuar Saranda Web për evidentimin e problemit dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e situatave të tilla në komunitet.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Pas publikimit në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime i futen punës
Pas publikimit në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Sarandë i futen punës
Ndërhyrja pas denoncimit në Saranda Web – U zgjidh problemi i rrjedhjes së ujit në tregun e rrobave
Pas publikimit të problematikës nga Shoqata Mjedisore Saranda, përmes z. Sofokli Thoma, punonjësit e ujësjellësit kanë ndërhyrë duke rikthyer situatën në normalitet.
Në një video të dërguar pak ditë më parë në Saranda Web, Thoma tregonte rrjedhjen e vazhdueshme të ujit pranë tregut të rrobave në Sarandë, duke theksuar:
“Kjo është një pamje nga zona në mes të tregut të rrobave. Situata është bërë e ditur si kryetarit të bashkisë, ashtu edhe drejtorit të ujësjellësit. Këtu shpërdorohet një sasi uji aq e madhe, sa do të mjaftonte për furnizimin e dy pallateve.”
Pas reagimit publik, ndërhyrja e shpejtë e strukturave përgjegjëse ka bërë që problemi të zgjidhet. Në një reagim të dytë, z. Thoma shkruan për Saranda Web:
“Përshëndetje Saranda Web. Për dijeni të kryetarit të bashkisë dhe drejtorit të ujësjellësit: Ne si shoqatë kemi ngritur disa shqetësime, si për kanalin e ujërave të zeza në lagjen nr. 2, rrjedhjet e ujit po në këtë lagje, si dhe derdhjen e ujit tek tregu i rrobave. Me kënaqësi konstatojmë se problemet janë zgjidhur dhe për këtë ju falënderojmë.”
Saranda Web përshëndet ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave të denoncuara publikisht dhe inkurajon qytetarët të vijojnë të raportojnë raste që prekin jetën e përditshme të komunitetit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

PD 6 mln dollarë lobim me kompaninë e njerëzve të Trump, SPAK nis verifikimet pas publikimit të kontratës
Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh të PD me kompaninë amerikane Continental Strategy”, SPAK ka nisur hetimet.
Mediat publikuan një ditë më parë kontratën me shifrën marramendëse që PD do t’i paguajë kompanisë amerikane, e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.
Me këtë kontratë, Sali Berisha dhe PD duhet t’i paguajnë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.