Nuk ka dashuri më të madhe se ajo mes pushtetit dhe parasë. Dhe në këtë romancë të zjarrtë, SPAK tregon se nuk kemi të bëjmë me ndonjë “rast të izoluar”, por me një rrjet të organizuar ku politika bën ligjin dhe bashkë me biznesin marrin milionat. Sipas raportit të SPAK-ut për vitin 2024, skemat janë aq të sofistikuara, sa që ndoshta duhet të përfshihen në kurrikulën e shkollave të administratës publike: “Si të vjedhësh ligjërisht dhe të dukesh si njeri i ndershëm”. Plani është i thjeshtë për ata që janë brenda: Krijo një kompani fantazmë, ku pronari zyrtar është kushëriri i kushëririt të gruas së shoferit të hallës. Lidhu me zyrtarët publikë, të cilët të ndihmojnë në tendera dhe madje të garantojnë që komisioni i vlerësimit të ofertave të jetë i përbërë nga “çunat tanë”.
Fito tenderin me zero konkurrencë, pavarësisht se kompania jote nuk ka as zyrë, as punonjës, as numër telefoni që të përgjigjet. Merr lekët dhe hiqi nga banka me thasë me cash, sepse pista e ndjekjes ndalet kur nuk ka më gjurmë elektronike. Ri-investo në pasuri të paluajtshme, preferohet në emër të kunatit ose dhëndrit që është gjithmonë “jashtë shtetit”.
Ja çfarë thotë SPAK në raport
Korrupsioni me tenderat dhe pastrimi i parave janë dy nga rrugët që zyrtarët e lartë shqiptarë zgjedhin për të vjedhur lekët e taksapaguesve shqiptarët. Sipas raportit të SPAK-ut, rezulton se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet në një terren kompleks, përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. Ndër veprat penale më të zakonshme janë falsifikimi i dokumenteve, korrupsionin aktiv e pasiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e vulave etj. Hetimet kanë treguar ngritjen e shoqërive tregtare, të cilat janë përdorur për të përfituar në mënyrë të parregullt kontrata publike duke shkelur ligjin dhe rregullat e prokurimit. Kjo ka sjellë përfitime monetare të cilat më pas janë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare dhe janë përvetësuar nga pronarët e shoqërisë. Në mënyrë të veçantë, është evidentuar se një pjesë e këtyre fondeve është tërhequr jashtë sistemit bankar në formë “cash”, ndërsa një pjesë tjetër është ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive të paluajtshme. Kjo mënyrë veprimi tregon për një tipologji të korrupsionit në formë të sofistikuar, ku krijimi i skemave të fshehta financiare dhe përdorimi i ndërmjetësve luajnë një rol kyç në shmangien e zbulimit nga autoritetet.
Biznesi dhe politika
Skema përfshin bashkëpunimin mes aktorëve publikë dhe privatë, ku zyrtarët publikë manipulojnë procedurat ligjore, ndërsa oligarkët përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike. Skema nuk funksionon vetëm si një akt individual i korrupsionit, por mbështetet nga një rrjet i sofistikuar, i cili përfshin ndërmjetës financiarë dhe kompani të lidhura. Ky mekanizëm vështirëson identifikimin e përfituesve të fundit dhe pengon ndjekjen penale efektive. Pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme. Përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon për një nivel të lartë të sofistikimit. Sipas raportit vihet re një tendencë për sofistikimin e skemave korruptive të abuzimit me fondet publike në nivel qendror dhe lokal.
Çfarë përshin skema korruptive, si ndodh në realitet
Fillimisht krijohet një subjekt tregtar fiktiv, të cilat ngrihen dhe kontrollohen nga zyrtarët publik me qëllim të përfitimit të fondeve publike. Përmes këtyre shoqërive/subjekteve zyrtarët kontrollojnë të gjithë procesin e tenderimit qoftë nga ana e institucioneve publike në nivel qendror ose lokal, por qoftë edhe të subjektit tregtar që aplikon për këto fonde. Roli i ortakëve të fshehtë: Ortakët de facto të shoqërive tregtare të cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin në pah por përdorin persona të tjerë si ortakë fiktivë, de jure në dokumentacionin e shoqërisë. Manipulimi i procedurave të prokurimit: Zyrtarët publikë shkelin rregullat e prokurimit publik për të favorizuar subjektin tregtar i cili është paracaktuar për ta fituar tenderin publik. Ky manipulim përfshin edhe pjesëmarrjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik. Në disa raste, zyrtarët ndikojnë në caktimin e anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave, duke përfshirë edhe njëri- tjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar të paracaktuar të shpallet fituese. Në finale e gjithë skema rezulton në nënshkrimin e kontratave të sipërmarrjes në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë kontroll të plotë mbi procedurat e prokurimit.
Tag: publike
-

Ja si vjedhin pushtetarët e lartë dhe oligarkët nëpërmjet tenderave, kompanive fantazmë dhe parave “cash”, SPAK….
-

Ja si vjedhin pushtetarët e lartë dhe oligarkët nëpërmjet tenderave, kompanive fantazmë dhe parave “cash”, SPAK…
Nuk ka dashuri më të madhe se ajo mes pushtetit dhe parasë. Dhe në këtë romancë të zjarrtë, SPAK tregon se nuk kemi të bëjmë me ndonjë “rast të izoluar”, por me një rrjet të organizuar ku politika bën ligjin dhe bashkë me biznesin marrin milionat. Sipas raportit të SPAK-ut për vitin 2024, skemat janë aq të sofistikuara, sa që ndoshta duhet të përfshihen në kurrikulën e shkollave të administratës publike: “Si të vjedhësh ligjërisht dhe të dukesh si njeri i ndershëm”. Plani është i thjeshtë për ata që janë brenda: Krijo një kompani fantazmë, ku pronari zyrtar është kushëriri i kushëririt të gruas së shoferit të hallës. Lidhu me zyrtarët publikë, të cilët të ndihmojnë në tendera dhe madje të garantojnë që komisioni i vlerësimit të ofertave të jetë i përbërë nga “çunat tanë”.
Fito tenderin me zero konkurrencë, pavarësisht se kompania jote nuk ka as zyrë, as punonjës, as numër telefoni që të përgjigjet. Merr lekët dhe hiqi nga banka me thasë me cash, sepse pista e ndjekjes ndalet kur nuk ka më gjurmë elektronike. Ri-investo në pasuri të paluajtshme, preferohet në emër të kunatit ose dhëndrit që është gjithmonë “jashtë shtetit”.
Ja çfarë thotë SPAK në raport
Korrupsioni me tenderat dhe pastrimi i parave janë dy nga rrugët që zyrtarët e lartë shqiptarë zgjedhin për të vjedhur lekët e taksapaguesve shqiptarët. Sipas raportit të SPAK-ut, rezulton se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet në një terren kompleks, përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. Ndër veprat penale më të zakonshme janë falsifikimi i dokumenteve, korrupsionin aktiv e pasiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e vulave etj. Hetimet kanë treguar ngritjen e shoqërive tregtare, të cilat janë përdorur për të përfituar në mënyrë të parregullt kontrata publike duke shkelur ligjin dhe rregullat e prokurimit. Kjo ka sjellë përfitime monetare të cilat më pas janë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare dhe janë përvetësuar nga pronarët e shoqërisë. Në mënyrë të veçantë, është evidentuar se një pjesë e këtyre fondeve është tërhequr jashtë sistemit bankar në formë “cash”, ndërsa një pjesë tjetër është ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive të paluajtshme. Kjo mënyrë veprimi tregon për një tipologji të korrupsionit në formë të sofistikuar, ku krijimi i skemave të fshehta financiare dhe përdorimi i ndërmjetësve luajnë një rol kyç në shmangien e zbulimit nga autoritetet.
Biznesi dhe politika
Skema përfshin bashkëpunimin mes aktorëve publikë dhe privatë, ku zyrtarët publikë manipulojnë procedurat ligjore, ndërsa oligarkët përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike. Skema nuk funksionon vetëm si një akt individual i korrupsionit, por mbështetet nga një rrjet i sofistikuar, i cili përfshin ndërmjetës financiarë dhe kompani të lidhura. Ky mekanizëm vështirëson identifikimin e përfituesve të fundit dhe pengon ndjekjen penale efektive. Pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme. Përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon për një nivel të lartë të sofistikimit. Sipas raportit vihet re një tendencë për sofistikimin e skemave korruptive të abuzimit me fondet publike në nivel qendror dhe lokal.
Çfarë përshin skema korruptive, si ndodh në realitet
Fillimisht krijohet një subjekt tregtar fiktiv, të cilat ngrihen dhe kontrollohen nga zyrtarët publik me qëllim të përfitimit të fondeve publike. Përmes këtyre shoqërive/subjekteve zyrtarët kontrollojnë të gjithë procesin e tenderimit qoftë nga ana e institucioneve publike në nivel qendror ose lokal, por qoftë edhe të subjektit tregtar që aplikon për këto fonde. Roli i ortakëve të fshehtë: Ortakët de facto të shoqërive tregtare të cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin në pah por përdorin persona të tjerë si ortakë fiktivë, de jure në dokumentacionin e shoqërisë. Manipulimi i procedurave të prokurimit: Zyrtarët publikë shkelin rregullat e prokurimit publik për të favorizuar subjektin tregtar i cili është paracaktuar për ta fituar tenderin publik. Ky manipulim përfshin edhe pjesëmarrjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik. Në disa raste, zyrtarët ndikojnë në caktimin e anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave, duke përfshirë edhe njëri- tjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar të paracaktuar të shpallet fituese. Në finale e gjithë skema rezulton në nënshkrimin e kontratave të sipërmarrjes në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë kontroll të plotë mbi procedurat e prokurimit. -

Kontrata e PD me LaCivita ende enigmë, Sula zbulon detajet: Ja pse nuk bëhet publike
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula komentoi kontratën ende enigmë me lobistin amerikan LaCivita. Sipas Sulës, transparenca duhet në politikë dhe se nuk dihet ende për cfarë shume bëhet fjalë dhe se si mund të justifikohet.
“Transparenca në politikë do të duhej. Tani në fushatë, qoftë Berisha apo drejtues të PD i kanë bërë me dije financat që unë do të kisha dhe në saj të pagesës nga familja ime.
Nuk e dimë cfarë shume është dhe si mund të justfikohet. LaCivita se imagjinoj të punoj në të zezë sepse do ishte në dëm të PD. Nëse do të ketë një kontratë duhet të bëhet publike. Fallsifikimi është më i rëndë sesa vrasja në kuptimin e faktueshmërisë. Mendoj që nuk do të bëjnë gafa.” -

Adriatik Lapaj: Të gjitha plazhet do të jenë publike (VIDEO)
Adriatik Lapaj, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen e plazheve publike në Shqipëri. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit e tij, ai është shprehur se plazhet do të mbeten të hapura për të gjithë qytetarët dhe nuk do të ketë privatizime apo zaptime të paligjshme.
“Plazhet janë pasuri publike dhe do të mbeten të tilla. Askush nuk mund të pengojë qytetarët të shijojnë detin e tyre,” – theksoi Lapaj, duke siguruar se do të vijojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve për qasje të lirë në bregdet.
Këtë vit qeveria po aplikon një formë të re të ndarjes së plazheve, ku të drejtë për të marrë në administrim një sipërfaqe kanë vetëm hotelet dhe jo restorantet sic ka qenë më parë. -

Adriatik Lapaj hap thesin e “premtimeve”: Të gjitha plazhet do të jenë publike
Adriatik Lapaj, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen e plazheve publike në Shqipëri. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit e tij, ai është shprehur se plazhet do të mbeten të hapura për të gjithë qytetarët dhe nuk do të ketë privatizime apo zaptime të paligjshme.
“Plazhet janë pasuri publike dhe do të mbeten të tilla. Askush nuk mund të pengojë qytetarët të shijojnë detin e tyre,” – theksoi Lapaj, duke siguruar se do të vijojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve për qasje të lirë në bregdet.
Këtë vit qeveria po aplikon një formë të re të ndarjes së plazheve, ku të drejtë për të marrë në administrim një sipërfaqe kanë vetëm hotelet dhe jo restorantet sic ka qenë më parë.
-

Blerja e shërbimeve të IT-së/ Policia portugeze bastis zyrat publike, përfshirë bankën qendrore
Policia portugeze bastisi të enjten zyrat e disa institucioneve publike, në një hetim korrupsioni që përfshin blerjen e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, duke përfshirë Bankën e Portugalisë, e cila konfirmoi kërkimet.
Policia tha në një deklaratë se ata po kryenin 75 kontrolle në Lisbonë, Porto dhe Braga në shtëpi, firma të kontabilitetit, selitë e kompanive dhe institucione publike, duke synuar punonjësit dhe jo ndonjë zyrtar publik të rangut të lartë.
Banka e Portugalisë konfirmoi në një deklaratë, se ishte një nga subjektet e shënjestruar nga kërkimet dhe se po bashkëpunonte plotësisht me hetimin.
Policia tha se kontrollet kishin lidhje me kontratat e shërbimeve të IT-së të disa subjekteve publike dhe nga një kompani private në vitet 2017-2025, për dyshime për korrupsion aktiv dhe pasiv, falsifikim dokumentesh, mashtrim, shitje me ndikim dhe krime të tjera.
Ata thanë se objektivat e hetimit ishin “një grup individësh të cilët, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në mënyrë të paramenduar, ndikuan dhjetëra procedura kontraktuese publike dhe private, për një vlerë globale prej jo më pak se 17 milionë euro (19 milionë dollarë)”.
“Këto kërkime kanë për qëllim, mbledhjen e informacioneve në lidhje me punonjësit e këtyre shërbimeve dhe nuk kishin për qëllim vendimmarrësit politikë”, tha policia.
-

Bregdeti/ Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Bregdeti/ Raporti: S’ka strategji për menaxhimin e integruar, plazhet publikë s’kanë përparësi
Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavarësisht kësaj, një strategji efektive për menaxhimin e integruar të saj mungon.
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një auditim që ndalet kryesisht në menaxhimin e hapësirave publike dhe plazheve se problematikat që lidhen me bregdetin nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentet thelbësorë të saj. Ajo që vihet re është edhe një mbivendosje detyrash në institucione të ndryshme, fusha e të cilëve është marrë në analizim.
“Mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, mungesa e kuadrit ligjor për t’i dhënë status juridik të veçantë zonës bregdetare (edhe pse problematikë e evidentuar prej vitesh), cenon efektivitetin e mekanizmit të ngritur për menaxhimin e hapësirave publike në plazhe.
Mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve që kanë role të ngjashme ose mbivendosja e veprimtarisë së tyre në disa aspekte si mbikëqyrja e cilësisë së shërbimeve, inspektimi për higjienën etj., mund të shkaktojë dublim të procedurave, ose procese të panevojshme me pasoja në cilësinë e shërbimit” thuhet në mesazhin përmbledhës të këtij auditimi.
Një tjetër çështje që preket është ajo lidhur me raportin e plazheve publike dhe atyre private, një debat që në fakt zë vend çdo sezon veror.
Vitin e shkuar madje kjo u bë problematike ku zaptimi i plazheve me çmime stratosferike shezlonesh u bë viral në rrjete sociale nga të huajt të cilët vizituan Shqipërinë. Në fakt sipas kuadrit ligjor bashkitë duhet të lenë një pjesë të vijës bregdetare si plazh publik diçka që respektohet në nivele të paqarta dhe duket se pikërisht këtë thekson edhe KLSH.
“Raporti 30% i plazheve publikë ndaj sipërfaqes së plazheve, nuk është trajtuar me përparësi dhe është i pavërtetueshëm në terren, pasi aplikohet mbi gjithë sipërfaqen territoriale të plazheve dhe jo e ndarë për çdo zonë. Plazhet e dedikuar për publikun nuk plotësojnë standardet e përcaktuara në VKM-së 171/2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar, lidhur me sigurinë dhe cilësinë e tyre.
Iniciativat për ndryshime në kuadrin ligjor dhe rregullator të hapësirave publike në plazhe nuk bazohen në analiza kosto përfitim dhe studime, për pasojë rezultojnë struktura të munguara në bashkitë bregdetare, tarifa për zënien e hapësirës publike të parishikuara prej vitesh, mungesë fondesh të dedikuara për menaxhimin e plazheve, mungesë koordinimi mes institucioneve, struktura të cunguara dhe jo të përshtatshme për monitorimin dhe inspektimin e tyre” thuhet në auditim.
I njëjti thekson se vlerësimi i situatës aktuale të plazheve dhe mekanizmit të ngritur për menaxhimin e tyre nga ana e institucioneve përgjegjëse, do të siguronte një qasje publike të drejtë dhe të qëndrueshme në plazhe dhe një mundësi të mirë për të përmbushur potencialin e plotë turistik të këtyre zonave në funksion të taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë”.
/MONITOR
-

“Bashkëpunim me Microsoftin dhe Mira Muratin”/ Rama: Vitin e ardhshëm do të kemi një model të prokurimeve publike me IA
Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”. Rama tha se vendi ynë ka për përparime të rëndësishme në rrugën për anëtarësimin e vendit tonë në BE, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka kohë për të humbur.
Ai tha se vitin e ardhshëm vendi ynë do të ketë një model të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale në bashkëpunim me Microsoftin dhe Mira Muratin. Sipas tij, Shqipëria duhet të futet në BE me çdo kusht për të siguruar liritë individuale për qytetarët shqiptarë.
“Fatet e vendeve që duan të hynë në atë derë dhe atyre që ndodhen pas asaj dere jo gjithmonë përputhen. Ky komision, puna e të cilit do vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme është kusht jo vetëm për të hyrë në atë vend por edhe për qëndrimin. Nuk ka liri individualë përveç se në BE. Besoj që ne e kemi treguar dhe po e tregojmë përditë që jemi shumë ambiciozë, nuk na mjafto të bëjmë minimumin… ne duhet të bëjmë maksimumin.
Për shembull prokurimet publike, ne jemi vlerësuar në vendin e parë në të gjithë rajonin me diferencë nga vendi i dytë, por ndërkohë po punojmë për të krijuar një model revolucionar të inteligjencës artificiale për prokurimet publike në bashkëpunim me Microsoftin dhe Mira Muratin ne jemi duke bërë progres të konsiderueshëm dhe kemi besimin se vitin e ardhshëm do kemi model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit”, tha Rama. -

Fier – Makinat me tabelë “Shitet” pushtojnë rrugët dhe trotuaret, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike!
Policia Bashkiake e Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga automjetet që ekspozohen për shitje në mënyrë të paligjshme në rrugë dhe trotuare.
Të gjithë personat që kanë vendosur tabela “Shitet” në makinat e tyre dhe i kanë parkuar në hapësira publike duhet t’i largojnë menjëherë. Në të kundërt, policia do të marrë masa të rrepta, përfshirë edhe largimin e tyre me karotrec. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
🚨 Shitja e makinave duhet të bëhet vetëm në vendet e autorizuara nga autoritetet përkatëse.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ky aksion synon të lirojë hapësirat publike dhe të shmangë kaosin e krijuar nga parkimet e paligjshme.
Policia Bashkiake Fier kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtij urdhri dhe shmangien e penaliteteve.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare
Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare
Menaxhimi i Plazheve në Shqipëri: Problematikat dhe Mungesa e Strategjisë
Shqipëria, me një vijë bregdetare që shtrihet mbi 300 kilometra, përballet ende me sfida të mëdha në menaxhimin e hapësirave publike të plazheve. Pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm turistik, mungesa e një strategjie të qartë dhe të integruar për administrimin e këtyre hapësirave mbetet një problem i pazgjidhur.
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka vënë në dukje problematikat kryesore që lidhen me menaxhimin e plazheve publike dhe hapësirave bregdetare. Këto çështje nuk kanë të bëjnë vetëm me rregulloret dhe dokumentacionin përkatës, por edhe me shpërndarjen e kompetencave ndërmjet institucioneve të ndryshme, çka ka krijuar mbivendosje të funksioneve dhe përplasje burokratike.
Sipas raportit, mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, si dhe mungesa e një kuadri ligjor të qartë që do t’i jepte status të veçantë kësaj zone, ka sjellë një situatë të paqëndrueshme. Për vite me radhë, problematikat janë evidentuar, por pa ndërhyrje efektive, duke dëmtuar efikasitetin e mekanizmave të ngritur për administrimin e plazheve publike.
Mbivendosja e Kompetencave Institucionale
Një tjetër problem që theksohet në auditim është mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve, të cilat kanë role të ngjashme në inspektimin dhe mbikëqyrjen e cilësisë së shërbimeve në plazhe. Kjo mbivendosje ka çuar në dublim të procedurave, si dhe në krijimin e proceseve të panevojshme, që shpeshherë ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.
Debati mbi Plazhet Publike dhe Private
Një çështje e ngritur në raport lidhet me ndarjen e hapësirave ndërmjet plazheve publike dhe atyre private. Ky është një debat i vazhdueshëm, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur shumë turistë dhe qytetarë hasin vështirësi në aksesimin e hapësirave publike. Në disa raste, zaptimi i hapësirave publike nga bizneset private është bërë objekt polemikash, veçanërisht për çmimet e larta të shezlongëve, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Raporti i Plazheve Publike dhe Problematicat në Zbatim
Një tjetër problematikë e identifikuar është moszbatimi i raportit të përcaktuar prej 30% për plazhet publike në raport me sipërfaqen e përgjithshme të plazheve. Në praktikë, ky raport nuk është zbatuar siç duhet, duke sjellë mungesë të hapësirave publike të dedikuara për qytetarët dhe duke kufizuar qasjen e lirë në bregdet.
Për më tepër, standardet e përcaktuara nga VKM 171/2019, që rregullojnë kriteret dhe kushtet për stacionet e plazhit, shpeshherë nuk respektohen plotësisht. Plazhet publike vazhdojnë të përballen me mungesë investimesh, higjienë të dobët dhe infrastrukturë të papërshtatshme, çka ndikon drejtpërdrejt në përvojën e pushuesve.
Nevoja për Ndryshime Ligjore dhe Rregullatore
Raporti i KLSH nënvizon se ndryshimet në kuadrin ligjor dhe rregullator duhet të bazohen në analiza kosto-përfitim dhe studime të detajuara. Mungesa e një strukture të mirëpërcaktuar për menaxhimin e hapësirave publike ka sjellë probleme në zbatimin e rregullave ekzistuese, tarifa të papërshtatshme për shfrytëzimin e këtyre hapësirave dhe mungesë koordinimi mes institucioneve përgjegjëse.
KLSH thekson se menaxhimi i plazheve duhet të trajtohet me prioritet, duke u fokusuar në zbatimin efektiv të rregullave ekzistuese dhe përmirësimin e mekanizmave të monitorimit. Një qasje më e mirë do të ndihmonte jo vetëm në ruajtjen e interesit publik, por edhe në rritjen e potencialit turistik të vendit. Menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i plazheve është një domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb