Kryeministri Edi Rama i ka quajtur zjarrvënësit psikopatë e kriminelë dhe theksoi se kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete. Rama gjithashtu paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet.
“Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër. Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë.
Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta si personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet. Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojën në ripërtëritjen e territoreve të djegura,” tha Rama./
Tag: psikopatë
-

Rama ‘lëshon gojën’: Policia e Shtetit ka arrestuar psikopatë e kriminelë…
-

“Psikopatë e kriminelë”/ Rama paralajmëron: Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “psikopatë e kriminelë” zjarrvënësit, duke u shprehur se kanë disa karakteristika të veçanta në personalitete.Megjithatë, Rama paralajmëroi këdo që vendos zjarre për ngritjen e godinave se në vendet e shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi për 30 vite. Gjithashtu, theksoi ai territori i djegur do të rigjenerohet duke shtuar se do porositen dronë mbjellës që do të ndihmojnë në këtë proces.
Edi Rama: Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër.
Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë.
Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre.
Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet. Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura. -

“Kriminelë dhe psikopatë që vënë zjarre…”/ Rama “i prerë”: Ta keni të qartë! Për 30 vjet s’do të lejohen ndërtimet atje ku vihen zjarre!
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat me rënie zjarri, nuk do të lejohen ndërtime për 30 vjet. Sipas kryeministrit, askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka më pemë, dhe mund të ndërtojë.
“Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është përfshirë edhe ministria e Mjedisit drejtpërdrejt.”, tha Rama.