Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 20:58
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari thotë se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është krim i organizuar.
“Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë, tregon që ka pasur organizim. Nuk është atentat i pamenduar. Ajo që ndodhi sot ishte terror për njerëzit që kanë qenë atje, por edhe terror psikologjik për popullin”, tha Havari.
“Dëgjova ministren e Brendshme sot me disa argumente të thata. Këtu ushqehet direkt apo indirekt një shoqëri me vese. Fakti që dëgjojmë përditë për shqiptarë nëpër botë me vrasje, trafik droge, rrëmbime, vjedhje banesash, është një shoqëri e çoroditur”, shtoi Havari.
Tag: psikologjik
-

Mit’hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje, terror psikologjik për popullin
-

Dhëndri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrrës, kjo e fundit e denoncon. Pajiset me urdhër mbrojtjeje
Një 46-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-vjehrrës së tij.
Pas ngjarjes, ajo e ka denoncuar në polici, e ku më pas u pajis me urdhër-mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

“I kanë hequr telefonin dhe…”/ Berisha mbron me ‘thonj’ Ilir Metën: Po i bëhet terror psikologjik, akte të rënda
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg. Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
Sali Berisha:
Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.
Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.
Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.
I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij. Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro. -

Berisha ankohet për terrorin psikologjik të Ilir Metës: I kanë hequr telefonin
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg.
“Banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij”, u shpreh kryedemokrati.
Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit.
“Kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera”, theksoi ai.
Ndërsa shtoi: “I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij”.
-

“Bizneset u joshën nga paqja për të mos paguar”
Flet eksperti fiskal Artur Papajani Prezantimi i “Paqes Fiskale” në prill krijoi një efekt psikologjik të fortë te tatimpaguesit, duke i joshur ata drejt pritshmërisë për të nxituar me pagesat e detyrimeve, sipas ekspertit fiskal Artur Papajani. Ai e lidh gjithashtu detyrimin prej 4,7 miliardë lekësh të papaguara në muajin maj me ndikimin e drejtpërdrejtë psikologjik që solli prezantimi i proje…
-

Studimi: Vetmia dëmton shëndetin po aq sa konsumimi i 15 cigareve në ditë
Me siguri ju jeni ndjerë të vetmuar në një moment të jetës tuaj. Edhe pse e dini se keni miq dhe njerëz që kujdesen për ju, mund të ndiheni sikur nuk ka njeri që ju kupton. Wikipedia thotë se “Vetmia përshkruhet gjithashtu si një mekanizëm psikologjik që i motivon individët të kërkojnë lidhje shoqërore. Shpesh shoqërohet me mungesë të padëshiruar lidhjeje dhe intimiteti. Si emocion, mund të ndihet edhe kur jeni i rrethuar nga njerëz të tjerë. Shkaqet e vetmisë janë të ndryshme. Ato përfshijnë faktorë social, psikologjik, emocional dhe mjedisor”.
Vetmia ndikon në shëndetin fizik por edhe atë mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka etiketuar atë si një epidemi, ndërsa studimet kanë treguar se dëmi që shkakton është saktësisht i njëjtë me pirjen e 15 cigareve në ditë.
Drejtuesi i studimit, Vivek Murthy, thekson se ky është një problem që prek të gjitha grupmoshat, shoqërohet me rritje të shkallës së depresionit, ankthit dhe prirjeve për vetëvrasje, ndërsa në një nivel thjesht fizik rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, demencë, sulm në zemër dhe vdekje të parakohshme. “Ka qenë madje e lidhur me shërimin më të ngadalshëm dhe/ose më të dobët të plagëve”, vëren ai./vizionplus.tv
-

Hulumtuesit eksperimentuan me manipulimin psikologjik të përdoruesve të Reddit përmes AI
Një grup hulumtuesish kryen një eksperiment disa mujor të paautorizuar në një prej komuniteteve më popullore të Reddit duke përdorur komente të gjeneruara nga AI për të testuar forcën bindëse të modeleve AI.
Eksperimenti u raportua nga moderatorët e forumit r/changemyview dhe u përshkrua si manipulim psikologjik i përdoruesve.
“Ekipi CMV Mod dëshiron të informojë komunitetin CMV rreth një eksperimenti të paautorizuar kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Zyrih mbi përdoruesit e CMV,” shkruan moderatorët përmes një postimi të gjatë.“Eksperimenti u bë me komente të gjeneruara nga AI për të studiuar sesi AI mund të përdoret për të ndryshuar këndvështrimin e njerëzve.”
Hulumtuesit përdorën LLM për të krijuar komente në përgjigje të postimeve të bëra në r/changemyview, një subreddit ku përdoruesit shpeshherë postojnë opinione kontroverse dhe provokative duke ngjallur debat me tyre.Komuniteti ka 3.8 milionë anëtarë dhe shpeshherë përfundon në faqe të parë të Reddit. Sipas moderatorëve të subreddit-it, AI mori identitete të ndryshme në komente gjatë eksperimentit duke u sjellur herë si person që ka rënë pre e sulmeve seksuale e herë si psikolog traume speciaizuar në abuzime.
Shumica e komenteve origjinale tashmë janë fshirë por disa ende mund të shihen në arkivën e krijuar nga 404 Media.
/PCWorld Albanian