Tag: psikologia

  • Psikologia shqiptare: Nënat shqiptare duhet t’iu blejnë prezervativ vajzave dhe t’ua japin t’i mbajnë me vete

    Psikologia shqiptare: Nënat shqiptare duhet t’iu blejnë prezervativ vajzave dhe t’ua japin t’i mbajnë me vete

    Besarta Taçi

    E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…
    “E di çfarë më bën përshtypje? Flitet për jugun, për festat, diskotekat, çmimet… Por nuk flitet për këtë realitet të frikshëm, që ndodh një kokteil i mirë me alkool, drogë dhe seksualitet i pakontrolluar, që pjesa më e madhe të nesërmen nuk e mban mend se çfarë kanë bërë. Pjesa më e madhe e shikon në plazh atë vajzën apo atë djalin dhe nuk e mban mend se ka pasur marrëdhënie seksuale. Problematika më e madhe ku qëndron? Që nuk flitet, ia lëmë fajin medias, ia lëmë fajin realitetit, Shqipërisë, politikës…
    Duhet të theksojmë faktin që seksualiteti i shtuar, jo gjithmonë është i shëndetshëm. Seksualiteti i shtuar është një mekanizëm që vjen nga pasiguria, nga ndjesia e vetmisë, nga të pasurit një vetëvlerësim shumë të ulët, të pasurit vështirësi për të qenë në marrëdhënie afektive dhe emocionale. Atëherë janë këto kontaktet fizike seskuale sipërfaqësore, të cilat janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe në këtë formë ndihen më pak të vetmuar dhe më shumë të plotësuar. Dhe hyjnë në një iluzion, i cili mbaron me verën. 
    Pas kësaj faze vjen depresioni, vjen ankthi, vijnë çrregullimet seksuale dhe pastaj vjen një kërkesë gati obsesive për të gjetur arsyet. Por arsyet nuk mund t’i gjejmë as tek ilaçet, as tek droga, as tek alkooli. Arsyet janë shumë më të thella dhe arsyet janë emocionale dhe psikologjike. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i japim lejen fëmijëve tanë për të shkuar atë weekend, të flasim me fëmijët tanë, ta blejmë ne atë paketën e prezervativit… Prindi është edukatori i parë. Ne vijmë në këtë botë nga marrëdhëniet seksuale”, u shpreh psikologia e njohur.
    Pyetjes së Ronaldo Sharkës ‘a mund ta imagjinosh një nënë që i blen një prezervativ vajzës dhe t’ia japë me vete në jug?’, Besarta Taçi u përgjigj:
    “Absolutisht po. Njoh nëna dhe kam edukuar nëna, të cilat janë ulur me vajzat dhe kanë mësuar të komunikojnë me vajzat. Nuk e dimë asnjëherë nëse ajo vajzë do ta përdorë apo jo. Nëse prindi i jep lejen, ke marrë një patentë për një natë të shthurur, ideja është që nëse ti merr patentën dhe i jep një makinë fëmijës tënd që shkon me 220 km/h, ti i jep autorizimin për të shkuar drejt një aksidenti, 50% po ose jo. 
    Nëse ti i jep mundësinë këtij fëmije për t’i thënë që makina shkon deri në 220 km/h, por ti mund të zgjedhësh shpejtësinë tënde, ama ti këtë paketën e ke në xhep dhe kjo mund të mbrojë nga sëmundjet. Por të mos harrojmë një elementë tjetër, nga shtatzënitë e padëshiruara. Kemi aborte pa fund te vajzat të cilat janë nën moshën 25-vjeçare”. /Marrë nga Top Channel

  • “Prindi duhet t’ia blejë prezervativin fëmijës”, Psikologia: Të rinjtë bëjnë seks të dehur e nuk mbajnë mend kë kanë pasur në shtrat

    “Prindi duhet t’ia blejë prezervativin fëmijës”, Psikologia: Të rinjtë bëjnë seks të dehur e nuk mbajnë mend kë kanë pasur në shtrat

    E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…
    “E di çfarë më bën përshtypje? Flitet për jugun, për festat, diskotekat, çmimet… Por nuk flitet për këtë realitet të frikshëm, që ndodh një kokteil i mirë me alkool, drogë dhe seksualitet i pakontrolluar, që pjesa më e madhe të nesërmen nuk e mban mend se çfarë kanë bërë. Pjesa më e madhe e shikon në plazh atë vajzën apo atë djalin dhe nuk e mban mend se ka pasur marrëdhënie seksuale. Problematika më e madhe ku qëndron? Që nuk flitet, ia lëmë fajin medias, ia lëmë fajin realitetit, Shqipërisë, politikës…
    Duhet të theksojmë faktin që seksualiteti i shtuar, jo gjithmonë është i shëndetshëm. Seksualiteti i shtuar është një mekanizëm që vjen nga pasiguria, nga ndjesia e vetmisë, nga të pasurit një vetëvlerësim shumë të ulët, të pasurit vështirësi për të qenë në marrëdhënie afektive dhe emocionale. Atëherë janë këto kontaktet fizike seskuale sipërfaqësore, të cilat janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe në këtë formë ndihen më pak të vetmuar dhe më shumë të plotësuar. Dhe hyjnë në një iluzion, i cili mbaron me verën. Pas kësaj faze vjen depresioni, vjen ankthi, vijnë çrregullimet seksuale dhe pastaj vjen një kërkesë gati obsesive për të gjetur arsyet. Por arsyet nuk mund t’i gjejmë as tek ilaçet, as tek droga, as tek alkooli. Arsyet janë shumë më të thella dhe arsyet janë emocionale dhe psikologjike. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i japim lejen fëmijëve tanë për të shkuar atë weekend, të flasim me fëmijët tanë, ta blejmë ne atë paketën e prezervativit… Prindi është edukatori i parë. Ne vijmë në këtë botë nga marrëdhëniet seksuale”, u shpreh psikologia e njohur.
    Pyetjes së Ronaldo Sharkës ‘a mund ta imagjinosh një nënë që i blen një prezervativ vajzës dhe t’ia japë me vete në jug?’, Besarta Taçi u përgjigj:
    “Absolutisht po. Njoh nëna dhe kam edukuar nëna, të cilat janë ulur me vajzat dhe kanë mësuar të komunikojnë me vajzat. Nuk e dimë asnjëherë nëse ajo vajzë do ta përdorë apo jo. Nëse prindi i jep lejen, ke marrë një patentë për një natë të shthurur, ideja është që nëse ti merr patentën dhe i jep një makinë fëmijës tënd që shkon me 220 km/h, ti i jep autorizimin për të shkuar drejt një aksidenti, 50% po ose jo. Nëse ti i jep mundësinë këtij fëmije për t’i thënë që makina shkon deri në 220 km/h, por ti mund të zgjedhësh shpejtësinë tënde, ama ti këtë paketën e ke në xhep dhe kjo mund të mbrojë nga sëmundjet. Por të mos harrojmë një elementë tjetër, nga shtatzënitë e padëshiruara. Kemi aborte pa fund te vajzat të cilat janë nën moshën 25-vjeçare”. /TAR/

  • Çfarë tregon kur një njeri ecën gjithmonë shumë shpejt?/ Ja si e shpjegon psikologja

    Çfarë tregon kur një njeri ecën gjithmonë shumë shpejt?/ Ja si e shpjegon psikologja

    Mënyra se si ecim është tregues i mënyrës se si mendojmë, si ndiejmë dhe, në fund të fundit, si e përballojmë jetën.

    Siç shpjegon psikologia Leticia Martín Enhuto për revistën CuerpoMente, ecja është shumë më tepër se një veprim mekanik, ajo pasqyron botën tonë të brendshme dhe mënyrën se si menaxhojmë emocionet dhe mendimet.

    Sipas saj, personat që ecin me ritëm të shpejtë zakonisht karakterizohen nga energji e lartë, vendosmëri dhe orientim i qartë drejt objektivave të tyre. Nuk janë njerëz që lënë gjërat në dorë të fatit, përkundrazi, veprojnë me plan dhe e shfrytëzojnë kohën në maksimum.

    “Këta janë njerëz që nuk e durojnë dot humbjen e kohës. Jetojnë me një ritëm të brendshëm që i shtyn vazhdimisht përpara”, thekson Martín Enhuto.

    Shpejtësia e ecjes lidhet gjithashtu me ekstroversionin dhe aftësinë për t’u përshtatur. Këta individë janë shoqërorë, aktivë dhe shpesh të hapur ndaj së resë dhe të panjohurës. Dallohen për vendosmërinë e tyre përballë të papriturave dhe priren të transmetojnë vetëbesim.

    “Ecja e shpejtë mund të japë ndjesinë e vetëkontrollit dhe udhëheqjes, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale”, shton psikologia.

    Megjithatë, nuk është gjithmonë diçka pozitive. Ecja e shpejtë mund të fshehë edhe ankth. Për disa njerëz, ky lloj ecjeje është rezultat i një shqetësimi të brendshëm dhe mosdurimi ndaj pritjes apo vonesave. Ndjesia se ‘koha nuk mjafton kurrë’ është e zakonshme te ata që kanë shumë angazhime dhe përjetojnë stres të madh.

    Ky presion psikologjik mund të çojë në lodhje të tepërt, madje edhe në një nevojë obsesive për produktivitet të vazhdueshëm.

    Psikologia thekson gjithashtu se në disa raste, kjo lëvizje e pandërprerë mund të shërbejë si një mekanizëm shmangieje. Ka njerëz që nuk e përballojnë dot qetësinë, sepse ajo i përball me emocione ose mendime që i shqetësojnë. Për ta, ecja e shpejtë nuk është shenjë vetëbesimi, por një mënyrë për t’i shpëtuar botës së tyre të brendshme. Syri.net-iefimerida

  • Psikologia: Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

    Psikologia: Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

    Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë” , mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien tuaj. Psikologët theksojnë se një aferë emocionale është më e vështirë për t’u përcaktuar, sepse nuk kalohet kufiri në kontakt fizik, por partneri kërkon nevojat emocionale nga dikush tjetër.

    Mashtrimi emocional nuk duhet të përfshijë puthjen, përqafimin, të bërit dashuri, por kur një person është i martuar ose në një lidhje serioze dhe i jep dikujt tjetër më shumë kohë, energji dhe ndjenja sesa partneri i tij. Kjo lloj tradhtie bashkëshortore, e njohur si “pabesi e zemrës”, zakonisht fillon e padëmshme, pa asnjë qëllim ka shoqëri, bisedë, afërsi dhe kur shfaqen emocionet dhe shkëndija rritet rre ziku i tradhtisë bashkëshortore klasike.
    Psikologia Cathy Nickerson pohon se 99 për qind e çështjeve emocionale fillojnë në të njëjtën mënyrë – kur një partner fillon të ndajë vështirësitë dhe detajet nga marrëdhënia e tij me dikë tjetër. Mund të jetë një koleg, fqinj, mik, i njohur…Bisedat shpesh fillojnë mjaftueshëm pafajshëm, dhe ju thjesht thoni se gjërat në marrëdhënie tani janë të vështira.

    Por më pas, ju merrni gjithnjë e më shumë mbështetje, ndiheni sikur dëshironi t’i dërgoni mesazh atij personi gjatë gjithë kohës, ndjenjat fillojnë të zhvillohen”.
     

  • Ngjarja e paprecedentë ku Jozi dhunoi Gjestin, psikologia: Kur dikush prek limitet, forma e reagimit është individuale

    Ngjarja e paprecedentë ku Jozi dhunoi Gjestin, psikologia: Kur dikush prek limitet, forma e reagimit është individuale

    Incidenti i ndodhur në prime-n e së shtunës në “BBVA4”, ku Jozi papritmas goditi me shuplakë Gjestin, ka ndezuar rrjetin.

    Në një intervistë për Radar.al psikologia e njohur Anxhela Peza thekson faktin se rastet e tilla japin shikime dhe klikime më të larta për mediat sesa transmetimet e bëra në lidhje me kulturën, sportin apo të një fushe tjetër të jetës.

    “Në raste të tilla vërehen shikime më të larta sesa për materiale që kanë përmbajtje kulturor apo sportive. Unë do të thoja se mediat kanë një mision të saj për të përçuar te qytetarët kulturë, dije për të përmirësuar cilësinë jetësore dhe të të sjellurit” tha Anxhela Peza.

    Psikologia më tej shton se së fundmi janë ngritur shqetësimet se pse dhuna po lobohet kaq shumë në emisionet televizive.

    “Personat e famshëm të cilët reklamojnë jetën e tyre dhe atë me çfarë ata merren nuk do të thotë se ata janë persona që dinë të kontrollojnë emocionet e tyre, sjelljen apo debatete ose provokimet që vijnë nga pala tjetër” sqaron psikologia.

    “Çdo individ ka kufijtë e tij dhe fakti që ata janë persona të njohur nuk I bën që ata të jenë më të tërhequr” thekson Peza.

    E pyetur nëse momente të tilla gjaknxehtësie nxjerrin në pah atë çfarë është realisht apo mbetet një moment i nxitur nga rrethanat, psikologia thotë se nën ndikimin e nervozizmit Jozi bëri një veprim që përfshiu dhunë.

    “Dy njerëz, njëri nga Shqipëria dhe njëri Kosova, të cilët kanë patur konfliktet e tyre dhe dikush në një konflikt më të agravuar dhe duke qenë i nervozuar ka bërë një veprim duke përdorurue dhunën nuk ishte momenti I duhur nuk është sjellja e duhur por kur dikush provokon dhe prek limitet e tjetrit forma e reagimit është individuale…Sa kemi ne në kronikat e zeza që shqiptari të vret për një fjalë goje” u shpreh psikologia Anxhela Peza.

  • A prodhon politika dhe spektakli dhunë? Psikologia: Një shoqëri që s’ka ngopur barkun, e ka të vështirë të reagojë

    A prodhon politika dhe spektakli dhunë? Psikologia: Një shoqëri që s’ka ngopur barkun, e ka të vështirë të reagojë

    Dhuna sociale dhe presioni i botës së spektaklit kanë qenë temat e diskutuara ditën e sotme në Report Tv në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’.
    Të ftuarit, Nora Malaj ish-deputete, psikologia Suela Koçibelli dhe artisti Robert Aliaj kanë folur lidhur me modelet që shoqëria shqiptare mbështet dhe ndjek në aktualitetin e sotëm.

    Sipas psikologes Koçibelli, shoqëria për sa kohë nuk reagon kur në ekrane vazhdimisht ka opinione për të shmangur modelin e të fortëve, sipas saj, shoqëria konfirmon që i dëshiron ata.

    Koçibelli: E dini pse nuk reagon shoqëria? Sepse ka shumë varfëri. Një shoqëri që s’ka ngopur barkun, e ka të vështirë të reagojë. Kemi një pjesë të mirë të shoqërisë ne. Për sa kohë ky roli i të fortit ne po mundohemi ta ndëshkojmë me këtë bisedën këtu dhe nuk ndëshkohet asnjëherë, atëherë është funksion, është rol dhe model që qëndron.