Tag: psikiatrike

  • Trump paralajmëron Venezuelën: Merrni mbrapsht të burgosurit që keni dërguar në SHBA, ose do paguani një çmim të paparashikueshëm

    Trump paralajmëron Venezuelën: Merrni mbrapsht të burgosurit që keni dërguar në SHBA, ose do paguani një çmim të paparashikueshëm

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë se ka dërguar në mënyrë të qëllimshme të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike drejt kufirit amerikan.
    trumpNë një deklaratë të publikuar të shtunën, Trump tha se Venezuela duhet të marrë menjëherë mbrapsht të gjithë ata që i ka “detyruar” të hyjnë në SHBA, në të kundërt – sipas tij – “do të paguajë një çmim të pallogaritshëm”.
    “Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija psikiatrike në botë, që ‘udhëheqja’ venezueliane i ka detyruar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump.

    Pa dhënë prova konkrete apo emra, Trump pretendon se mijëra amerikanë janë plagosur apo vrarë nga “këta monstra”, siç i quajti ai, dhe kërkoi largimin e tyre të menjëhershëm nga vendi.
    “NXIRRINI ATA NGA VENDI YNË, MENJËHERË, PËRSËRI: ÇMIMI QË DO TË PAGUANI DO TË JETË I PAPARASHIKUESHËM!”, paralajmëroi presidenti amerikan.
    Trump nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë ndaj Venezuelës nëse kjo kërkesë do të shpërfillet, por komenti i tij ka ngritur sërish tonet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Venezuelës.

  • Trump paralajmëron Venezuelën: Ktheni të burgosurit ose do të paguani një çmim të pallogaritshëm

    Trump paralajmëron Venezuelën: Ktheni të burgosurit ose do të paguani një çmim të pallogaritshëm

    Bota E Shtunë, 20 Shtator 2025 21:32
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë në Karakas se ka detyruar të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike të hyjnë në SHBA.
    Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se mes të ardhurve ndodheshin edhe individë “nga institucionet më të rënda psikiatrike në botë”, të cilët, sipas tij, kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në territorin amerikan.

    “Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike që ka detyruar të hyjnë në vendin tonë. Përndryshe, çmimi që do të paguani do të jetë i paparashikueshëm”, shkroi presidenti amerikan.

    Trump nuk specifikoi se cilat masa do të ndërmerren nëse Karakasi nuk i përgjigjet kërkesës së tij.