Tag: prurjet

  • Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen

    Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen

    Situata përgjatë shtratit të lumit Vjosë mbetet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur kuota shqetësuese, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme.

    Sipas raportimeve të RTSH 24, kuota aktuale e lumit Vjosë është 8 metra, duke arritur kapacitetin mbi maksimal.

    Nëse prurjet vazhdojnë me këto ritme, ekziston rreziku real që të preken dhe të përmbyten banesa të tjera në zonat rreth lumit.

    Deri më tani, është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e tokave bujqësore, të cilat tashmë janë nën ujë.

    Megjithatë, një shenjë lehtësimi vjen nga prurjet e sipërme të lumit. Prurjet në zonat e Memaliajt dhe Përmetit kanë shfaqur një tendencë në ulje, duke lënë të shpresohet për një stabilizim të situatës në vijim.

    Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën orë pas ore dhe për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit.

  • VIDEO/ Rriten prurjet e Vjosës – Përkeqësohet situata në Çerven dhe Kashisht

    VIDEO/ Rriten prurjet e Vjosës – Përkeqësohet situata në Çerven dhe Kashisht

    Situata nga prurjet e lumit Vjosa është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Sipas burimeve nga Shtabi i Emergjencave, uji ka përparuar në zonën e fshatit Çerven, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore.

    Ndërkohë, në fshatin Kashisht, niveli i ujit është afruar pranë banesave, duke shkaktuar ankth tek banorët dhe rritur gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes civile.

    Forcat e ushtrisë ndodhen në gadishmëri të plotë, të angazhuara për të ndërhyrë në çdo moment nëse situata përkeqësohet më tej. Autoritetet pritet të japin informacione të tjera mbi masat që po merren për menaxhimin e emergjencës dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

     

  • Fier – Situata në alert në urën e Mifolit, Çako: Prurjet arrijnë nivelin 7, gati për çdo emergjencë

    Fier – Situata në alert në urën e Mifolit, Çako: Prurjet arrijnë nivelin 7, gati për çdo emergjencë

    Screenshot

    Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, ka inspektuar sot në terren situatën në urën e Mifolit, ku niveli i prurjeve të lumit vijon të mbetet shqetësues. Sipas Çakos, prurjet në këtë pikë kanë arritur nivelin 7, ndërsa pritet që gjatë mesditës të mbërrijnë edhe prurjet maksimale nga Tepelena dhe Përmeti, duke e vendosur zonën në një fazë të lartë rreziku.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Çako u shpreh se situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual paraqet një rrisk të shtuar, ndonëse deri tani nuk ka banesa të prekura nga përmbytjet. Kreu i emergjencave theksoi se historiku i zonës tregon se në rast se lumi del nga shtrati, evakuimet e banorëve janë të pashmangshme, dhe për këtë arsye janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ai bëri apel të fortë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë që të jenë maksimalisht të kujdesshëm:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Para gjithçkaje është jeta e qytetarëve,” u shpreh Çako, duke theksuar se strukturat e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

  • Fier – Prurjet e Vjosës shënojnë pikun, drejt normalizimit të situatës; qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Çerven dhe Kashisht

    Fier – Prurjet e Vjosës shënojnë pikun, drejt normalizimit të situatës; qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Çerven dhe Kashisht

    Prurjet e lumit Vjosë kanë arritur pikun rreth orës 10:30 të së enjtes në territorin e bashkisë Fier, ndërsa ekspertët e emergjencave civile parashikojnë se gjatë orëve në vijim situata do të nisë të normalizohet. Përmbytjet kanë prekur kryesisht zonat bujqësore të Çervenit dhe Kashishtit në njësinë administrative Frakull.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas banorëve të zonës, vetëm në Çerven janë përmbytur rreth 120 hektarë tokë bujqësore, të mbjella me drithëra dhe foragjere, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e kësaj njësie. Banorët shprehen se ujërat kanë hyrë me shpejtësi në mëngjes, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha toke. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ekspertët bëjnë me dije se niveli i lumit është në rënie. Kuota maksimale prej 7.2 metrash, e shënuar në orën 03:00 të mëngjesit në Memaliaj, ka zbritur aktualisht në 6 metra, tregues ky i lehtësimit gradual të situatës së prurjeve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Moti i keq me erëra të forta ka shkaktuar dëmtime edhe në disa sera me luleshtrydhe në Frakull dhe Cakran, ku fermerët raportojnë probleme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë, përmbytjet e kësaj vale reshjesh nuk kanë rrezikuar zonat e banuara, falë ndërhyrjeve në sistemet kulluese dhe argjinaturave të ndërtuara vitet e fundit, të cilat kanë mbajtur nën kontroll daljen e ujërave nga shtrati.

    Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin në terren deri në stabilizimin e plotë të situatës.

  • Videolajm/ Niveli i ujit arrin 7.1 m mbi nivelin e detit, në situatë kritike lumi i Vjosës, strukturat në terren

    Videolajm/ Niveli i ujit arrin 7.1 m mbi nivelin e detit, në situatë kritike lumi i Vjosës, strukturat në terren

    Prej tre ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar probleme në shumë qytete dhe fshatra.

    Lumi Vjosa vijon të qëndrojë në kuatat 7.1 metër mbi nivelin e detit.
    Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se prurjet vijojnë të jenë të larta ndërkohë që strukturat janë në gatishmëri.
    Edhe pse reshjet kamë pushuar, prurjet janë ende të shumta. Baseni i lumit është tejngopur, por risku nuk ka kaluar ende.

    Top Channel

  • Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

    Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

    Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit. Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, shkruan A2 CNN, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7, dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti, pritet të arrijnë pikun në mesditë.
    Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, ka pohuar Çako, por niveli aktual ka një risk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura.
    Sipas kreut të emergjencave në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat.
    Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve, ka thënë Çako.
    Çako thekson situata nga reshjet po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Sipas tij prurjet janë në rënie dhe shpresohet që situata do të jetë në normalitet Por sipas tij situata mbetet delikate pasi pritet të shihet se çdo ndodh. Deri më tani ka banesa të përmbytura, por ai thotë se rreziku për të tjera nuk është i lartë momentalisht, raporton A2 CNN.
    Sipas Çakos po bëhet gjithçka për të mbrojtur zonat dhe fshatrat, ndërkohë që situata do të shihet në vazhdimësi.
    Haki Çako thotë se është investuar në argjinaturën e Vjosës, por investimet janë të pafundme dhe varen nga mundësitë që ka qeveria shqiptare.

  • Fier – Prurjet e Vjosës arrijnë nivel kritik në Kashisht, rrezikohen tokat bujqësore dhe banesat pranë lumit

    Fier – Prurjet e Vjosës arrijnë nivel kritik në Kashisht, rrezikohen tokat bujqësore dhe banesat pranë lumit

    Prurjet e lumit Vjosa në fshatin Kashisht të Fierit kanë arritur sot në një pikë kritike, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës. Ata raportojnë se nga orët e para të mëngjesit deri në mesditë niveli i ujit është rritur mbi 1 metër, duke e kthyer situatën në një rrezik real për përmbytjen e tokave bujqësore.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas banorëve, me këtë intensitet prurjesh rreziku që lumi të dalë nga shtrati është shumë i madh. Ata theksojnë se një nivel kaq i lartë i Vjosës nuk është parë prej të paktën katër vitesh. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Banorët shprehen se janë të frikësuar dhe po monitorojnë situatën me shqetësim të vazhdueshëm, pasi prej vitesh lumi nuk ka krijuar probleme në zonë, por sot po rritet me ritme të shpejta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas administratorit të Njësisë Administrative Frakull, Emiljano Braka, banorët janë njoftuar që në orët e para të ditës për rrezikun e përmbytjeve. Ai thekson se nëse lumi del nga shtrati, dëmet që mund t’u shkaktohen fermerëve do të jenë “kolosale”.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë, orët e pasdites konsiderohen vendimtare, pasi pritet të ketë reshje me intensitet të lartë që mund të shtojnë më tej prurjet e lumit.

    Fermerët në terren shprehen të alarmuar. Njëri prej tyre thotë se “Vjosa, nëse del nga shtrati, kthehet në një përbindësh të vërtetë”, duke kujtuar përmbytjet e viteve të mëparshme nga të cilat – sipas tij – nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Ai shton se në rast përmbytjesh, “do të duheshin dy vite që të merrnim veten”.

  • Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore

    Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore

    Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 17:58
    Situata nga moti i keq në Berat nuk është e mirë. Sipas njoftimit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Berat, reshjet kanë qenë të dendura dhe me intensitet të lartë, veçanërisht në zonat malore. Përgjatë aksit rrugor Poliçan-Skrapar prej mëngjesit të sotëm qarkullimi i mjeteve po kryhet me vështirësi pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor ka pasur rrëshqitje dheu duke sjellë bllokim të pjesshëm të qarkullimit.
    Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e emergjencës dhe mjetet e punës për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Situata mbetet kritike edhe në zonën e fshatit Moravë, ku prurjet e mëdha në lumin Osum kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.
    Banorët janë shprehur të shqetësuar, pasi ndodhen çdo vit në të njëjtën situatë dhe në qendër të qytetit ka arritur në pikën e tij maksimale ndërsa Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile janë vënë në gatishmëri, me patrulla në terren që monitorojnë rrëshqitjet e dherave, nivelin e ujit në lumenj dhe gjendjen e rrugëve rurale, shumë prej të cilave kanë pësuar dëmtime të pjesshme ose janë bërë të pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

  • Lumi Vjosë në pikë kritike nga prurjet, banorët: I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje

    Lumi Vjosë në pikë kritike nga prurjet, banorët: I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje

    Prurjet e lumit Vjosa në fshatin Kashisht në Fier, kanë arritur në pikën kritike. Sipas banorëve nga mëngjesi i sotëm e deri në mesditë niveli është rritur mbi 1 metër duke u kthyer në rrezik real për përmbytjen e tokave bujqësore. Me këtë intensitet prurjesh  rreziku për të dal nga shtrati është tepër i madh thonë ata ndërsa theksojnë se një nivel të tillë prurjesh nuk e kanë parë prej 4 vitesh.

    “Jemi të frikësuar”, thonë banorët pasi lumi ka vite që nuk ka shkaktuar probleme në zonë, teksa janë duke monitoruar të alarmuar orë pas ore situatën.

    Ndërkohë vendimtare mbeten orët e pasdites ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë dhe prurje të mëdha që mund të krijojnë situata problematike. Sipas administratorit të njësisë administrative Frakull, Emiljano Braka , banorët janë njoftuar që në orët e para të mëngjesit, për rrezikun e përmbytjeve ndërsa ka theksuar se nëse lumi do të dilte nga shtrati, dëmet që do tu shkaktoheshin fermerëve do të ishin kolosale.

    Ndërkohë fermerët janë duke monitoruar të alarmuar situatën në terren. Një prej tyre pohon se Vjosa nëse del nga shtrati është një përbindësh i vërtetë.

    “Ne kemi përvojë të hidhur nga përmbytjet e mëparshme” thotë ai. Sipas tij ata u dëmtuam, por  nuk u dëmshpërblyem asnjëherë. “I lutemi Zotit të mos ketë përmbytje, pasi do na duheshin dy vite të marrim veten”, theksoi ai.

  • VIDEO- Zgjerohet shtrati i lumit Vjosa nga prurjet e larta/ Pamjet nga Novosela

    VIDEO- Zgjerohet shtrati i lumit Vjosa nga prurjet e larta/ Pamjet nga Novosela

    Reshjet e shiut të cilat prej dy ditësh kanë përshkuar të gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumenjve. Për shkak të prurjeve të larta edhe lumi Vjosa është ngritur ndjeshëm duke rritur rrezikun e përmbytjeve në orët në vijim.

    Pamjet me dron të kapura nga “Euronews Albania” nga Novosela tregojnë Vjosën të fryrë dhe me prurje të larta. Nga ajri dallohet qartë zgjerimi i shtratit të lumit. Vjosa gjithashtu nga prurjet e larta ka një rrjedhë të shpejtë të ujit.