Tag: prurjet

  • Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Situata në alert, rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë këtë mbrëmje të ditës së premte.

    Bëhet me dije se shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra.

    Situata vazhdon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit.

    Ndërkohë niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike.

    Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.

  • Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Edhe pse në Memaliaj është shënuar një ulje e nivelit të lumit Vjosa, situata paraqitet e përkeqësuar në zonën e Urës së Mifolit.
    Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, gjë që mund të sjellë probleme në zonat e ulëta, në tokat bujqësore dhe madje edhe në disa banesa.
    Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Fierit

    Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Fierit

    Shirat intensive përgjatë ditës së sotme vijojnë të mbajnë në nivele të larta prurjet në lumenjtë e qarkut Fier.
    Megjithëse në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, situata në Urën e Mifolit paraqitet krejt ndryshe.
    Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën e 8.2 metrave, duke shënuar një rritje të konsiderueshme.

    Nëse prurjet vazhdojnë me këtë intensitet, pritet që niveli i lumit të rritet edhe më tej, çka mund të sjellë probleme shtesë në zonat e ulëta, tokat bujqësore përreth, por edhe në banesa.
    Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë  apel të vazhdueshëm banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 20:22
    Këtë mbrëmje prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë. Shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra. Situata vijon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit. Niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike. Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.

  • Fshati Sheqeras në Maliq rrezikon përmbytjen, prurjet dobësojnë argjinaturën e lumit

    Fshati Sheqeras në Maliq rrezikon përmbytjen, prurjet dobësojnë argjinaturën e lumit

    Situatë e rënduar paraqitet në fshatin Sheqeras në Maliq nga reshjet e dendura të shiut. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
    Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
    Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka pasur edhe banesa ku është futur uji në oborre.
     

  • Vërshimet e ujit dëmtojnë urën e fshatit Xhyrë në Librazhd

    Vërshimet e ujit dëmtojnë urën e fshatit Xhyrë në Librazhd

    Fshati Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është dëmtuar nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin.
    Rënia e këmbës qendrore të urës, e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar dëmtimin dhe shembjen e strukturës, duke bllokuar menjëherë çdo lloj lëvizjeje.
    Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike.
    Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me blloqe betoni hyrjet, si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
    Nisur nga ky bllokim, është siguruar kalimi i banorëve nga rruga e vjetër ndërsa për momentin, ura aksesohet vetëm nga këmbësorët.
    Për të mundësuar që fëmijët të frekuentojnë shkollën, janë marrë masa të veçanta ku nga të dyja anët e urës janë vendosur furgona për transportin e nxënësve.
    gijotina.com/

  • Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës

    Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës

    Fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet prej mëngjesit të sotëm me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është e shkatërruar plotësisht nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin. Rënia e këmbës qendrore të urës e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar edhe dëmtimin dhe shembjen e strukturës dhe bllokimin e menjëhershëm të çdo lloj lëvizjeje.
    Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike. Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me hyrjet si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
    Pas shembjes së urës, Xhyra është izoluar plotësisht. Banorët nuk kanë asnjë mundësi komunikimi ose lëvizjeje drejt zonave të tjera, ndërsa ndikimi i kësaj situate ndihet veçanërisht tek fëmijët dhe familjet e tyre. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare kanë mbetur pa mësim, pasi mësuesit nuk kanë mundur të hyjnë në fshat për shkak të ndërprerjes së lidhjes rrugore.

  • Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

    Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

    Strukturat e emergjencave civile kanë vijuar monitorimin 24 orësh të situatës së krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në disa zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlora, Lezha dhe Fieri është dashur evakuimi i disa familjeve për shkak të rrezikut nga përmbytjet. 

    Qarku Vlorë – Tërhiqen ujërat e Vjosës, 10 familje të evakuuara 

    Në pjesën jugore të vendit, lumi Vjosa ka pasur prurje të larta, duke detyruar evakuimin e 7 familjeve në Novoselë dhe tre të tjerave pranë urës së Mifolit. Të gjitha familjet janë sistemuar pranë të afërmve. Në Himarë është hapur rruga mes fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon pastrimi i akseve të tjera. Në Sarandë po monitorohet aksi Sarandë–Delvinë, ndërsa po punohet për forcimin e argjinaturës së lumit Bistricë dhe rikthimin e energjisë në tunelin e Llogarasë. Forcat në terren kanë ndërhyrë gjithashtu në Ksamil, Metoq dhe Vrion për largimin e ujërave. 

    Qarku Fier – Prurjet e Vjosës nën vëzhgim të rreptë 

    Prurjet e lumit kanë sjellë përmbytjen e 50–60 hektarëve tokë bujqësore në zonat Kashisht–Çervën–Ferras, ku një familje është evakuuar. Ka prezencë uji në 30 oborre banesash, ndërsa si masë paraprake janë stakuar pompat e ujësjellësit në Kafaraj. Në lumin Seman, prurjet janë rritur, por pa rrezik për banesat. 

    Qarku Korçë – Fryrja e lumenjve Devoll dhe Dunavec 

    Në disa zona si Dërsnik, Bulgarec dhe lagjja nr. 6 po kryhet devijimi provizor i ujërave, ndërsa në Sheqeras ekipet janë në terren për ndërhyrje. Kontraktorët po pastrojnë gurët e rënë në akset Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë. 

    Qarku Lezhë – Rrezik në argjinaturën e Vainit, evakuime me varka 

    Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen niveli i ujit vijon të rritet për shkak të çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit. Në disa raste është realizuar evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës vijojnë. Ndërhyrjet vazhdojnë edhe në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë. Në Mirditë situata është stabilizuar, ndërsa lumi Drin paraqet rënie niveli. 

    Qarku Durrës – Situata drejt normalizimit 

    Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk paraqesin rritje niveli. Po pastrohen kanalet e Tonës dhe Tarinit, ndërsa lumi Erzen është tërhequr. Në Krujë ka përfunduar forcimi i argjinaturës së lumit të Drojes. Në tokat bujqësore është vërejtur tërheqje ujërash. 

    Qarku Dibër – Ndërhyrje në disa zona malore 

    Në Bulqizë situata është stabilizuar, ndërsa puna vijon në rrugët e qytetit të vjetër. Ndërhyrje janë kryer në Luzni, Zall Dardhë e Muhur. Me mbështetjen e Forcave të Armatosura është normalizuar situata në Bruç. Në Klos vijon pastrimi pas rrëshqitjeve të dherave. 

    Qarku Shkodër – Reshje intensive, ndërhyrje në terren 

    Në Fushë-Arrëz po pastrohen rrugët nga prurjet, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë. 

    Qarku Berat – Rrezik në Osum, monitorim i vazhdueshëm 

    Niveli i lumit Osum është rritur, duke sjellë rrezik në lagjen Goricë. Ndërhyrjet po kryhen nga UKT në lagjen 28 Nëntori. Në Poliçan ujërat janë tërhequr, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore. 

  • Prurjet e Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten disa banesa, banorët refuzojnë evakuimin

    Prurjet e Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten disa banesa, banorët refuzojnë evakuimin

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:39
    Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shkaktuar rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në fshatin Ferras të bashkisë Fier, duke përmbytur 21 banesa.
    Sipas banorëve, dëmet janë të shumta: sipërfaqe të mëdha me ullinj janë nën ujë, shpendë janë rrëmbyer nga vërshimi, ndërsa rezerva ushqimore për bagëtinë është dëmtuar.

    Banorët, të trembur nga dalja e mundshme e lumit nga shtrati, kanë marrë masa emergjente për të mbrojtur familjet dhe pasurinë e tyre. Megjithatë, shumica prej tyre nuk i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për evakuim, pavarësisht monitorimit të situatës nga strukturat përkatëse gjatë gjithë natës.

    Kryeplaku i Ferrasit, Z. Hyka, tha se 19 prej banesave të prekura janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit, çka e bën prezencën e ujit të pashmangshme në situata të tilla.

    Edhe pse niveli i Vjosës ka nisur të bjerë gradualisht, banorët mbeten të shqetësuar dhe në alarm, duke kujtuar përmbytjet e viteve të shkuara. Sipas tyre, lumi Vjosë nuk kishte dalë nga shtrati prej disa vitesh, ndaj kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur dhe me frikën se reshje të tjera mund të përkeqësojnë gjendjen.
    Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës për sigurinë e tyre.

  • Prurjet e larta të Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten 21 banesa

    Prurjet e larta të Vjosës shkaktojnë dëme edhe në Fier, përmbyten 21 banesa

    Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shkaktuar rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në fshatin Ferras të bashkisë Fier, duke përmbytur 21 banesa.

    Sipërfaqe të mëdha me ullinj janë nën ujë, shpendë janë rrëmbyer nga vërshimi, ndërsa rezerva ushqimore për bagëtinë është dëmtuar.
    Kryeplaku i Ferrasit, Zani Hyka, tha se 19 prej banesave të prekura janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit, çka e bën prezencën e ujit të pashmangshme në situata të tilla.
    Edhe pse niveli i Vjosës ka nisur të bjerë gradualisht, banorët mbeten të shqetësuar dhe në alarm, duke kujtuar përmbytjet e viteve të shkuara. Sipas tyre, lumi Vjosë nuk kishte dalë nga shtrati prej disa vitesh, ndaj kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur dhe me frikën se reshje të tjera mund të përkeqësojnë gjendjen.
    Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës për sigurinë e tyre.