Tag: prurjet

  • Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

    Lumi Erzen del nga shtrati në Sukth, izolohen disa fshatra (VIDEO)

    lumi erzen del nga shtrati

    DURRËS- Situatë kritike është ajo në zonën e Sukthit, pasi lumi Erzen kanë arritur në nivelin maksimal dhe ka dalë nga shtrati. Mësohet se reshjet intensive të shiut kanë rritur nivelin e lumit dhe kanë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore dhe duke izoluar disa fshatra. Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës.
    Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar lidhur me situatë, teksa bën me dije se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po merren masat për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit
    “Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.

  • Lumi Vjosa rrit prurjet, dhjetra banesa në rrezik përmbytjeje

    Lumi Vjosa rrit prurjet, dhjetra banesa në rrezik përmbytjeje

    Screenshot

    Reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosa të dalë sërish nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve dhe duke rrezikuar banesa pranë lumit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas emergjencave civile, reshjet pritet të vazhdojnë, veçanërisht në jug të vendit, përfshirë zonën e Përmetit, çka mund të përkeqësojë më tej situatën në Vjosë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në rrezik të menjëhershëm janë rreth 13 banesa në zonat pranë brigjeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Lumi Erzen në nivel maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati

    Lumi Erzen në nivel maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati

    Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati.
    Situata paraqitet më problematike në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri, ndërkohë sipas autoriteteve po merren masa urgjente, për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit.
    Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cila ka thënë se ekipet e emergjencës ndodhen në terren.
    “Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave.”, shkruan Sako.

    gijotina.com/

  • Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet, niveli i ujit rikthehet në pikën kritike

    Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet, niveli i ujit rikthehet në pikën kritike

    Lumi Vjosa ka dalë përsëri nga shtrati, pasi prurjet e mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të vendit kanë çuar në përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve.

    Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten.
    Sipas parashikimeve të emergjencave civile, zonat jugore, përfshirë Përmetin, do të preken nga reshje intensive edhe gjatë orëve në vijim, çka pritet të shtojë më tej nivelin e Vjosës.
    Autoritetet kanë njoftuar banorët që rrezikohen nga përmbytjet, 13 banesa në zonat pranë lumit, të tregojnë kujdes dhe të jenë gati për çdo situatë emergjente.
    Një apel është drejtuar edhe për banorët e fshatrave të njësisë administrative Novoselë, të cilët mbajnë bagëti në tokat që përmbyten shpesh, që të marrin masa mbrojtëse dhe të shmangin zonat pranë lumit.
    Strukturat e emergjencave civile po vijojnë monitorimin e situatës në terren.

    Top Channel

  • Fier – Autoritetet raportojnë stabilizim të situatës hidrologjike; prurjet e lumenjve janë ulur dhe nuk ka probleme në terren

    Fier – Autoritetet raportojnë stabilizim të situatës hidrologjike; prurjet e lumenjve janë ulur dhe nuk ka probleme në terren

    Screenshot

    Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile dhe Salla Operative e DVP Fier bëjnë me dije se deri në këto momente nuk janë raportuar situata problematike në territor.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacionit zyrtar: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin kanë pësuar rënie dhe janë rikthyer në shtratet e tyre natyrore.

    Vazhdon tërheqja e ujërave nga tokat bujqësore, në varësi të funksionimit të sistemeve kulluese në zonat fushore.

    Autoritetet theksojnë se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa qytetarët do të informohen menjëherë për çdo zhvillim të ri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

    Reshjet e shiut në Fier/ Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

    Prurjet e shtuara të lumit Seman kanë shkaktuar probleme serioze në zonat e Kallmit dhe Belinës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën pushtetin e ujit.
    Përmbytjet kanë prekur gjithashtu rreth 40 puse nafte, duke rritur rrezikun për dëmtime të infrastrukturës dhe ndotje.
    Ndërkohë, ekipet e bordit të kullimit në Bashkinë Fier ndodhen në terren që prej mëngjesit të sotëm.
    Specialistët po punojnë për përforcimin e argjinaturës në Belinë, në pikat më kritike, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të ujit dhe minimizimin e dëmeve.
    Situata mbetet e paqëndrueshme dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër rrjedhën e Semanit, teksa priten reshje të tjera.

  • Moglicë/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës

    Moglicë/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës

    Prurjet jashtëzakonisht të larta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë detyruar kaskadën hidroenergjetike të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës, si masë sigurie për menaxhimin e nivelit të ujërave në rezervuar.
    Sipas burimeve operative, reshjet intensive dhe rritja e menjëhershme e prurjeve të lumit Devoll kanë çuar rezervuarin në nivele kritike, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e kontrolluar për të shmangur mbingarkesën e digës.

  • Moti i keq shkakton përmbytje, prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

    Moti i keq shkakton përmbytje, prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

    Prurjet e shumta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HC të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës në Moglicë.

    Prej katër ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje duke shkaktuar dëme për banorët e zonave të prekura.

    Top Channel

  • Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.
    Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit.
    Prurjet e pazakonta kishin depërtuar përmes çarjes, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
    Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.

  • Prurjet rriten ndjeshëm/ Rrezik në rezervuarin e Çemerricës, diga në pikë kritike

    Prurjet rriten ndjeshëm/ Rrezik në rezervuarin e Çemerricës, diga në pikë kritike

    Reshjet intensive të shiut kanë shtuar ndjeshëm prurjet në rezervuarin e Çemerricës, në Njësinë Administrative Lekas të Bashkisë Korçë. Banorët e zonës ngrenë alarmin se niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në një pikë kritike, duke rrezikuar çarjen e digës.
    Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore u kanë bërë apel banorëve të fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të raportojnë menjëherë çdo problem apo shenjë rreziku.
    Ndërkohë, siç tregojnë pamjet e marra gjatë ditës deri në orët e mbrëmjes, ekipet e terrenit po vijojnë punën për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe të rezervuarit, për të ulur presionin mbi digë dhe për të shmangur një situatë emergjente.
    Autoritetet theksojnë se monitorimi është i vazhdueshëm, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm.