Tag: prrenjas

  • Mazhoranca bllokon procesin e numërimit në Prrenjas: Lufta mes bandave brenda llojit

    Mazhoranca bllokon procesin e numërimit në Prrenjas: Lufta mes bandave brenda llojit

    Në qytetin e Prrenjasit numëruesit e PS, me urdhër politik kanë bllokuar procesin e numërit pa asnjë shkak. Ndërsa ka mbaruar numrimi i votave për partinë, bllokimi ka ndodhur për numërimin e votave të kandidatëve.Burime për Syri-n bëjnë me dije se ky bllokim vjen për shkak të përplasjes së bandave brenda mazhorancës.Kujtojmë se Suel Çela ka kërkuar me çdo kusht që kandidatja e tij në listën e Ramës të dalë patjetër me +30-mijë vota. Kujtojnë se në Prrenjas për votat e partive ka fituar PS. E njëjta gjë po tentohet të bëhet edhe në Librazhd, por rezistenca e numëruesve të PD ka bërë që procesi të vijojë.

  • Kredemokrati Sali Berisha të enjten në Librazhd e Prrenjas, takim me qytetarë e demokratë

    Kredemokrati Sali Berisha të enjten në Librazhd e Prrenjas, takim me qytetarë e demokratë

    Pas një ‘fitoreje’ në Valencia të Spanjës, ku partitë e djathta Evropiane, PPE miratuan në bllok,  rezolutën e PD për atë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe shtetin që është vënë në dispozicion të pushtetit, lideri demokrat Sali Berisha është më i energjizuar se kurrë për të vijuar  me fushatën elektorale, e cila tashmë ka hyrë në ‘zonën e nxehtës’ të saj, në 10-shin e fundit.

    Pas takimit entuziast në Njësinë 14, kryedemokrati Sali Berisha do të jetë në enjten në Librazhd dhe Prrenjas, në dy takime madhështore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

    Zyra e shtypit e PD, bën me dije se kreu i saj, Sali Berisha do të jetë më 1 maj, në këto dy qytete në zemër të Shqipërisë së Mesme, Librazhd dhe Prrenjas, pjesë e Qarkut të Elbasanit, një qark mjaft i rëndësishëm në betejat elektorale dhe ku prodhon 14 mandate.

    ‘E enjte 1 Maj, ora 10.30, Bulevardi i Librazhdit, me pjesëmarrjen e kryertarit, Prof.Dr.Sali Berisha, do të zhvillojë takim në Librazh dhe Prrenjas’, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të PD.

  • Arrestimi i mësuesit në Prrenjas, prokuroria jep detaje nga hetimet: Krijonte situata ku ishin vetën në klasë dhe…

    Arrestimi i mësuesit në Prrenjas, prokuroria jep detaje nga hetimet: Krijonte situata ku ishin vetën në klasë dhe…

    Prokuroria e Elbasanit ka reaguar mbi rastin e ngacmimit seksual në Rrajcë. Dyshimet janë se mësuesi ka ngacmuar seksualisht nxënëset. Prokuroria në një reagim ka dhënë detaje nga gjithë procesi hetimor.
    Njoftimi i prokurorisë
    Fatmir Hoxha akuzohet veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, pas referimit të informacionit nga Komisariati i Policisë Librazhd, se më datë 16.04.2025, shtetasi V.A, drejtor i shkollës “Sali Halili”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas ka kallëzuar faktin se i kishin ardhur informacione se shtetasi Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën vartëse “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX.
    Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të shtetasit Fatmir Hoxha.
    Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se shtetasi Fatmir Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre.
    Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fatmir Hoxha, i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij.
    Ndërkohë, po më datë 16.04.2025, në orët e mbrëmjes, ky shtetas është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa është paraqitur për të dalë nga territorit i Republikës së Shqipërisë për në Austri, përmes një linje ajrore.
    Duke vlerësuar rrezikun e ikjes së shtetasit Fatmir Hoxha, është proceduar me ndalimin e tij.
    Lidhur me rastin, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori dhe OPGJ të specializuar për çështje me viktima të mitur, si dhe janë njoftuar njësitë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat shtetërorë përgjegjëse.
    Njëkohësisht, po vijohet me thellimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të faktit penal dhe identifikimin e rasteve të tjera potenciale në të njëjtën shkollë të kryer nga personi nën hetim Fatmir Hoxha.

  • Vështirësi në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë – Prrenjas, bllokohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës

    Vështirësi në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë – Prrenjas, bllokohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës

    Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Strugë–Qafë Thanë–Prrenjas.

    Në një video të siguruar nga syri.net, shihen makina të bllokuara në radhë, mes tyre edhe një automjet policie.

    Disa drejtues mjetesh kanë dalë jashtë makinave, ndërsa automjetet janë të fikura, duke dëshmuar situatën e vështirë në këtë segment. Nuk dihet ende kur do të rikthehet normaliteti në qarkullim.

  • Bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas, radhë kilometrike

    Bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas, radhë kilometrike

    PAMJE NGA AKSI RRUGOR

    QAFË-THANË-Aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas është i pakalueshëm. Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë.

    Borëpastrueset janë në terren në zonën e Qafë Thanës për të mundësuar kalimin pa probleme në të gjitha akset rrugore. Policia iu bën thirje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjen e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdeshëm, dhe në rast emergjence të kërkojnë ndihmën e policisë./ZËRI

  • Reshje dëbore në Elbasan dhe Lezhë, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Librazhd-Prrenjas

    Reshje dëbore në Elbasan dhe Lezhë, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Librazhd-Prrenjas

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    LEZHË-Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa qytete të vendit. Pasditja e kësaj të diele ka sjellë reshje të dendura bore në zonat e larta të Lezhës, ku ka prekur kryesisht segmentin rrugor Kallmet-Ungrej, në të cilin raportohen vështirësi në qarkullim.
    Qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore. Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin.
    Nga mbizotërimi i motit me reshje ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.
    Megjithatë, fatmirësisht nuk ka pasur incidente dhe situata është menaxhuar mjaft mirë. Autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe për garantimin e sigurisë në këto zona./ZËRI

  • Moti i keq/ Gurët dhe dherat bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

    Moti i keq/ Gurët dhe dherat bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

    Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu.
    Pjesë të shumta të rajonit të Elbasan duke përfshirë tëgjitha qytetet dhe fshatrat përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në aktivitetet e tyre përditshme sidomos nga ora 14:00-15:00 kur intensiteti i reshje ishte mjaft i dendur.
    Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin.
    Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme këtë fundjavë duke shtuar vështirësitë për ata që jetojnë në këto zona dhe duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen normale në zonat rurale dhe duke u bërë pengesë në realizimin e aktiviteteve në natyrë.
    Ndërkaq ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.

  • Moti i keq/ Pas shiut të dendur dhe breshërit, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

    Moti i keq/ Pas shiut të dendur dhe breshërit, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

    Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu.

    Pjesë të shumta të rajonit të Elbasan duke përfshirë tëgjitha qytetet dhe fshatrat përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në aktivitetet e tyre përditshme sidomos nga ora 14:00-15:00 kur intensiteti i reshje ishte mjaft i dendur.
    Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin.
    Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme këtë fundjavë duke shtuar vështirësitë për ata që jetojnë në këto zona dhe duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen normale në zonat rurale dhe duke u bërë pengesë në realizimin e aktiviteteve në natyrë.
    Ndërkaq ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.
     

  • Pas shiut të dendur dhe breshërit, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

    Pas shiut të dendur dhe breshërit, gurët dhe dherat bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

    Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu.

    Pjesë të shumta të rajonit të Elbasan duke përfshirë tëgjitha qytetet dhe fshatrat përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në aktivitetet e tyre përditshme sidomos nga ora 14:00-15:00 kur intensiteti i reshje ishte mjaft i dendur.

    Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin.

    Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme këtë fundjavë duke shtuar vështirësitë për ata që jetojnë në këto zona dhe duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen normale në zonat rurale dhe duke u bërë pengesë në realizimin e aktiviteteve në natyrë.

    Megjithatë, Emergjencat Civile të bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Peqin dhe Belsh raportojnë se nga moti i keq nuk janë shkaktuar probleme serioze për jetën e qytetarëve dhe situata është duke u mbajtur nën kontroll.

    Autoritetet kanë vepruar menjëherë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Ndërkaq nga mbizotërimi i motit me reshje ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.

    Megjithatë, fatmirësisht nuk ka pasur incidente dhe situata është menaxhuar mjaft mirë.Autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe për garantimin  e sigurisë në këto zona.

    Përkundër kushteve të këqija të motit, emergjencat dhe shërbimet e mbrojtjes civile kanë bashkëpunuar ngushtë për të siguruar që çdo situatë e mundshme e përkeqësimit të mbahet nën kontroll dhe që qytetarët të jenë  të mbrojtur nga rreziqet e mundshme të motit të keq.