Tag: provokacion

  • Struktura e re e Komisioneve, Berisha akuza PS-së në parlament: Po shkelmoni Kushtetutën dhe vullnetin e shqiptarëve! Ky është provokacion i ulët

    Struktura e re e Komisioneve, Berisha akuza PS-së në parlament: Po shkelmoni Kushtetutën dhe vullnetin e shqiptarëve! Ky është provokacion i ulët

    Legjislatura e 11-të nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të kërkesës së PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Socialistët argumentuan se Parlamenti ka nevojë për 11 komisione të përhershme për t’u përshtatur me nevojat e procesit të integrimit. Por opozita akuzoi mazhorancën se po i realizon ndryshimet pa respektuar procedurën.
    Por pavarësisht kundërshtimit të opozitës, Partia Socialiste futi në rend dite ndryshimin e rregullores.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryeministrit Edi Rama.

    Në fjalën e tij Berisha tha se po shkelmohet Kushtetuta dhe vullneti i shqiptarëve.
    Berisha: Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama.
    Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni.
    Si ka mundësi, a keni ju, çfarë të thuash, njerëz që lexojnë Kushtetutën? A ke ti këshilltarë që paguan që të të lexojnë ty Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, e cila për parlamentin është Kushtetuta e parlamentit, është ligji më i rëndësishëm i vendit, pas Kushtetutës.
    Pra, aq peshë sa ka parlamenti në jetën e një shteti dhe të vendit.
    Ky është një provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit. Ky është një provokacion i ulët, që ju i bëni qytetarëve të këtij, që i bëni opozitës së këtij vendi.
    Akt i turpshëm! Çfarë do të thotë kjo? Çfarë e keni ju Kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit e keni atë, që silleni në këtë mënyrë?
    Prandaj dhe merr vendimin, mblidhi këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta./vizionplus.tv 

  • Xhelal Mziu u akuzua se dhunoi një zyrtar/Berisha:Provokacion i ulët i Blendi Klosit

    Xhelal Mziu u akuzua se dhunoi një zyrtar/Berisha:Provokacion i ulët i Blendi Klosit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për lajmin se deputeti Xhelal Mziu së bashku me nipin e tij, u akuzua se kanë dhunuar një zyrtar lokal në Bulqizë pas një takimi elektoral të PD.
    Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se e gjitha ishte një provokim i ulë i bërë nga Blendi Klosi dhe militantëve të Partisë Socialiste.
    “Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.
    Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.
    Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.

  • Incidenti në Dibër, Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit

    Incidenti në Dibër, Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin elektoral në Dibër, ku raportohet për një situatë të tensionuar dhe një sherr mes disa zyrtarëve lokalë dhe përfaqësuesve të PD-së, me në krye deputetin Xhelal Mziu.
    Berisha e ka cilësuar këtë incident si një “provokacion të ulët” të Blendi Klosit, i cili, sipas tij, u orkestrua nga militantët fanatikë socialistë ndaj Mziut. Berisha ka thënë se ky ishte një kurth dhe një provokacion, duke theksuar se kjo është e vërteta e ngjarjes sipas tij.
    “Provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. E gjithë kjo është një kurth dhe provokacion, pasi ata e shohin që nuk po arrijnë të ngjisin askund. Duke parë situatën dramatike, ata zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta, dhe duhet ta kuptoni mirë. Ishte një kurth i ngritur nga provokatorë të ulët, për të cilin të dijë edhe kryebixhozxhiu. Po, shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di se çfarë ka lënë Blendi Klosi në bixhoz, apo jo? Shko pyet rreth e rrotull, ata do të të thonë më shumë, mos flas unë më mirë”, tha Berisha.

  • Incidenti në Dibër, Berisha merr në mbrojtje Mziun: Ishte kurth dhe provokacion…

    Incidenti në Dibër, Berisha merr në mbrojtje Mziun: Ishte kurth dhe provokacion…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me incidentin ku u përfshi deputeti Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, të cilët ushtruan dhunë ndaj një zyrtari.
    Berisha e konsideroi këtë një kurth dhe provokacion nga ana e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Dibër, Blendi Klosi.
    “Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërrkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozxhinj. E di çka lënë Blendi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.
    Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës. Incidenti është referuar në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion.