Tag: provimit

  • Kim Kardashian në lot: çfarë ndodhi para provimit që do i ndryshonte jetën?

    Kim Kardashian në lot: çfarë ndodhi para provimit që do i ndryshonte jetën?

    Kim Kardashian ka ndarë në Instagram momente të sinqerta dhe emocionale nga përgatitjet e saj për provimin e avokatisë në Kaliforni, një hap vendimtar drejt qëllimit të saj për t’u bërë avokate. Në videon e publikuar të dielën, 16 nëntor, 45-vjeçarja tregoi sesi javët e fundit të studimeve u kthyen në një periudhë të lodhshme, stresuese dhe emocionalisht të rëndë. Ajo konfirmoi se më 7 nëntor nuk e kaloi provimin, por theksoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë.
    “Kam ndarë shumë nga ky udhëtim me ju,” shkroi ajo. “Ky rezultat ishte zhgënjyes, por jo fundi. Kjo ëndërr ka shumë rëndësi për mua që të tërhiqem.”
    Videoja nis me Kardashian duke qarë në krevat, më pas kthehet pas dy javë, duke treguar përgatitjet intensive për një provim që përfshin ese njëorëshe, teste 90-minutëshe dhe 200 pyetje me alternativa. Ajo shihet duke analizuar raste, duke punuar me profesorët e saj dhe duke studiuar me orë të tëra çdo ditë. Nga lodhja, Kardashian filloi madje të shihte ëndrra sikur po humbiste pikë gjatë provimit.
    Procesi u bë edhe më i vështirë kur themeluesja e SKIMS pësoi probleme në shpinë, duke krijuar “disa çrregullime në disqe”. Në një moment, ajo shpërthen në lot: “Sa herë mendoj se jam një hap përpara, diçka më ndal. Ndihem sikur truri do të më shpërthejë.”
    Megjithatë, përkushtimi i saj nuk u lëkund. Ndërsa katër fëmijët e saj ishin me pushime, Kardashian i kushtoi çdo minutë studimeve për t’u përgatitur sa më mirë. Një ditë para testit, ajo u shfaq e qetë dhe e sigurt: “Ndjehem mirë dhe e përgatitur.”

    View this post on Instagram

    Edhe pse nuk e kaloi këtë herë, Kardashian thotë se do të vazhdojë derisa ta arrijë qëllimin e saj.

  • Matura Shtetërore 2025/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

    Matura Shtetërore 2025/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

    Publikohen këtë të hënë rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje të zhvilluara si pjesë e programit për Maturën Shtetërore 2025.
    Këtë provim e kanë kryer 25 872 maturantë gjithsej. Bazuar në të dhënat nga rezultatet, 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.
    Kalueshmëria për provimin është 98.61%.
    Nota mesatare është 7.72.
     

     

  • Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës, ja linku ku mund të gjeni notën

    Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës, ja linku ku mund të gjeni notën

    Rezultatet e notave të provimit të matematikës së Maturës Shtetërore 2025 janë publikuar këtë të enjte.

    Në provimin e Matematikës morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë.
    Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.
    Linku ku mund të gjeni notën

    Top Channel

  • Matura 2025/ Publikohen notat e provimit të Matematikës, 673 ngelës

    Matura 2025/ Publikohen notat e provimit të Matematikës, 673 ngelës

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Janë publikuar rezultatet e provimit të Matematikës të Maturës shtetërore. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. 
    Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:
    Shikoni rezultatin

  • Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

    Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

    Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025.
    Sipas Ministrisë së Arsimit mësohet se në provimin e Matematikës kanë marrë pjesë 25 824 maturantë, nga të cilat:
    673 maturantë kanë marrë notën katër, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale dhjetë.
    Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.
    Notat e provimeve mund të merren në sistemin digjital, në linkun:
    https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

  • Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

    Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

    Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025.

    Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 824 maturantë. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

    Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.

    Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.

    Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

    https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

  • Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës. 673 ngelës, vetëm 166 maturantë ekselentë

    Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës. 673 ngelës, vetëm 166 maturantë ekselentë

    Ministria e Arsimit dhe Sportit sapo ka publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital përmes linkut. Kliko këtu

    Sipas të dhënave të Portalit Studentor, 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

    Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.

    Në provimin e Matematikës morën pjesë gati 27 mijë maturantë. 20 minuta pasi nisi provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teza doli dhe qarkulloi në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

    Ministria e Arsimit tha se procesi nuk u cënua.

  • 28 mijë minimaturantë testohen sot në provimin e matematikës

    28 mijë minimaturantë testohen sot në provimin e matematikës

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30 dhe do të zhvillohet në 340 qendra provimi të monitoruara nga personel i specializuar.
    Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; minimaturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj.
    Më 19 Qershor, minimaturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe, ndërkohë që më 30 qershor nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së Huaj./ZËRI

  • Minimatura testohet sot në provimin e matematikës

    Minimatura testohet sot në provimin e matematikës

    Minimaturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të lëndës së Matemtikës. Për rreth 28 mijë minimaturantë, provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.
    Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; minimaturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj.

    Ndërkohë më 30 qershor 2025, nxënësit e klasave të nënta pritet të rezlizojnë edhe provimin e gjuhës së huaj.

  • “Vepër e dënueshme”/ Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Kemi ngritur sistem të posaçëm…

    “Vepër e dënueshme”/ Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Kemi ngritur sistem të posaçëm…

    Reagimi i Ministrisë së Arsimit:
    Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e saj nga Qendra e Shërbimeve Arsimire, Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si dhe ekipet e administratorëve të provimeve dhe vlerësuesit e tyre janë angazhuar maksimalisht në proçesin e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, duke garantuar standardet më të larta në organizim, ruajtjen e konfidencialitetit të testeve dhe zhvillimin korrekt të procesit të testimit.
    Në këtë kuadër, theksojmë se çdo akt i publikimit të testit pas përfundimit të provimit, megjithëse nuk cënon vlefshmërinë e tij, është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dalja e testit në rrjete sociale përpara publikimit zyrtar përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit, dhe ndaj këtij fenomeni Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar menjëherë.
    Është ngritur një sistem i posaçëm monitorimi dhe identifikimi, i cili ka mundësuar zbulimin e personave përgjegjës për rrjedhjen e testit pas nisjes së provimit. Konkretisht, është përjashtuar nga provimi një maturant, në një prej gjimnazeve të qarkut Durrës, i cili është evidentuar që kishte fotografuar testin me telefon. Sa më sipër janë ndjekur të gjitha hapat për marrjen e masave administrative për mos zbatim të rregullores të Maturës Shtetërore edhe ndaj përgjegjësit të administrimit të provimit në atë shkollë, i cili kishte për detyrë të garantonte ndalimin absolut të përdorimit të celularëve në ambientet e provimeve.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit të Maturës Shtetërore dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të parandaluar çdo akt që cënon këtë proces të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë.