Ministria e Arsimit reagon pasi teza e anglishtes qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas provimit.Duke e quajtur akt të shëmtuar MAS tha se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.Deklarata e plotë:
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit.
Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025.
Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës.
Tag: provimi
-

Publikimi i tezës së Anglishtes, reagon Ministria e Arsimit: Akt i shëmtuar fotografimi, por nuk cenon provimin
-

“Testet” që do u përcaktojnë të ardhmen! Nisin ethet për maturantët, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Foto ilustruese
TIRANË- Sot, rreth 27 mijë nxënës në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore 2025, pasi do të testohen në njohuritë e tyre në gjuhën e huaj. Provimi në rang vendi do të nisë që në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë. Testimi do të kryhet në rreth 145 klasa, ku mbarëvajtja do të sigurohet nga një përgjegjës për çdo qendër dhe administratorë të caktuar për çdo mjedis ku mbahet provimi.
Para se të futen në klasat e provimit, maturantët duhet të kenë me vete duhet të keni një mjet identifikimi, 2 stilolapsa, vizore të vogël dhe makinë llogaritëse të thjeshtë. Por duhet pasur parasysh që ndalohet rreptësisht përdorimi i celularëve apo i orave smart. Pasi të ketë përfunduar testi, për rreth 1 javë, nxënësit do të njihen me rezultatet duke kërkuar kodin e tyre unik në link-et që do të publikohen nga Ministria e Arsimit.
Në procesin e korrigjimit do të angazhohen mbi 640 mësues.
Katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore zhvillohen me një javë distancë nga njëri-tjetri. Pas Gjuhës së Huaj, më 10 qershor do të zhvillohet provimi kombëtar i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor testi për lëndën e Matematikës. Më 24 qershor japin testin e fundit, atë të Lëndës me Zgjedhje, provim që tregon edhe orientimin e maturantëve që do të aplikojnë më pas për t’u pranuar në universitete. Pasi të ketë përfunduar faza e testimit, rezultatet e fundit në këto provime, sikundër edhe mesatarja e 3 viteve të gjimnazit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend./ZËRI -

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, ja rregullat për maturanët
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor. Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve.
Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu bën me dije se provimi nis në orën 10:00 dhe sipas saj nuk lejohet largimi para orës 12:30.
“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj.
Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant
Suksese të gjithëve!
Rregullat Matura Shtetërore 2025:
Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës
Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Çfarë duhet të keni me vete:
Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.
Veshje e rregullt
Uniforma e shkollës.
Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse
Shishe me ujë.
Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi
Ndalohen rreptësisht:
Telefonat
Ora smart
Rregulla gjatë provimit:
Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit
Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.
Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.
Nuk lejohet largimi para 12:30″, njofton Manastirliu.

