1 mijë maturantë më pak se vitin e kaluar kanë testuar këtë të martë njohuritë e tyre në lëndët më zgjedhje në 145 qendra provimi në të gjithë Shqipërinë. Ashtu si edhe në provimet e tjera, edhe këtë herë teza e provimit qarkulloi në rrjete sociale gjatë zhvillimit të provimit. Pas përfundimit të tij, maturantët u shprehën se testi ishte i nivelit mesatar
Syri tv
Rreth 27 mijë maturantë, ose 1 mijë më pak se vitin e kaluar, kanë kryer këtë të martë provimin e fundit, atë të lëndëve me zgjedhje, duke testuar njohuritë e tyre në varësi të profilit të ndjekur gjatë shkollës së mesme. Ashtu si edhe në provimet e mëparshëm, në Gjuhë të Huaj, Gjuhë Shqipe dhe Matematikë, edhe këtë herë, në rrjetet sociale janë publikuar tezat e provimit, përpara nisjes së procesit të testimit të maturantëve. Sa i përket testit të zhvilluar, maturantët u shprehën pas përfundimit të tij, se teza ishte e nivelit mesatar
Testimi i zhvilluar ne 145 qendra provimi në të gjithë Shqipërinë, nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Kujtojmë se pas publikimit të rezultateve maturantët do të kenë të drejtë të ankimojnë notën e tyre duke kërkuar rivlerësim të testit. Me këtë provim përmbyllet zyrtarisht cikli i Maturës Shtetërore për vitin 2025.









