Tag: prove

  • Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Kryedemorkati Sali Berisha ka thirrur në një takim urgjent mbrëmjen e së mërkurës drejtuesit politikë të qarqeve të PD gjatë fushatës elektorale.
    Ai duke ju drejtuar atyre, Berisha tha se çdo drejtues qarku duhet të mbledhin dhe paraqesin çdo provë që fakton se është grabitur vota.
    Berisha kërkoi të dokumentohet çdo gjë me provë, për të vërtetuar se vota e shqiptarëve është grabitur.

    “Detyra numër një në këtë fazë, prandaj ju kam thirrur këtu është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja, të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim mbasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demorkacisë shqiptare. Është betejë të cilën ne do ta fitojmë”, tha Berisha.

  • Zgjedhjet Parlamentare 2025 në Qarkun Fier, test për partitë e mëdha (PS-PD) dhe provë realiteti për të voglat

    Zgjedhjet Parlamentare 2025 në Qarkun Fier, test për partitë e mëdha (PS-PD) dhe provë realiteti për të voglat

    Nga Vladimir Muçaj:Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Zgjedhjet Parlamentare 2025 në Qarkun Fier: Test për partitë e mëdha dhe provë realiteti për të voglat

    Zgjedhjet për Kuvendin në vitin 2025 përbëjnë një moment kyç në jetën politike të vendit dhe, ndër qarqet më vendimtare, Qarku i Fierit shquhet për rolin që luan në përcaktimin e balancave politike. Ky qark do të jetë një test i rëndësishëm për partitë e mëdha dhe një provë e vështirë për partitë e reja apo të vogla, të cilat synojnë të fitojnë terren në një hapësirë elektorale të konsoliduar.

    Partitë e mëdha, si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, përballen me një sfidë të dyfishtë: të mbajnë bazën ekzistuese dhe të dëshmojnë se kanë ende kapacitet për të përfaqësuar interesin publik me seriozitet, program dhe qëndrueshmëri. Këto zgjedhje do të matin jo vetëm forcën e strukturave, por edhe besimin që ato kanë ruajtur ndër vite. Votuesit janë më të ndërgjegjshëm, më kritikë dhe më kërkues. Prandaj, rezultatet nuk do të pasqyrojnë thjesht aritmetikë politike, por nivelin e angazhimit konkret ndaj komunitetit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ndërkohë, për partitë e vogla dhe ato të sapokrijuara, këto zgjedhje janë një sfidë ekzistenciale. Ato nuk do të mund të mbështeten në retorikë apo simbolikë, por do të duhet të dëshmojnë aftësi organizative, seriozitet programor dhe ndershmëri përfaqësimi. Qarku i Fierit, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit të tij shoqëror, është një terren që nuk fal amatorizmin politik. Votuesit në këtë zonë kërkojnë përfaqësim të vërtetë, zgjidhje konkrete dhe lidership të besueshëm. Prandaj, kush arrin të fitojë besimin e këtij elektorati, fiton legjitimitet kombëtar.

    Në këtë kontekst, nuk mund të anashkalohet roli vendimtar i znj. Belinda Balluku, drejtueses politike të PS për Qarkun Fier. Me një qasje të bazuar në punë konkrete dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin, znj. Balluku ka kthyer Partinë Socialiste në një forcë të padiskutueshme në këtë qark. Menaxhimi efikas i strukturave, ndërtimi i një narrative zhvillimi dhe lidhja e vazhdueshme me nevojat reale të qytetarëve janë faktorët që e bëjnë atë një nga figurat më ndikim-mëdha në fushën elektorale të Fierit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Rezultati që do të prodhojnë zgjedhjet në këtë qark do të jetë më shumë sesa një përfaqësim numerik në Kuvend – do të jetë një tregues i qartë i drejtimit që qytetarët duan për vendin. Për partitë e mëdha, është një test përgjegjshmërie. Për të voglat, një provë realiteti. Dhe për qytetarët e Fierit, një mundësi për të përcaktuar vetë standardin e politikës që meritojnë. /Newsalbania

  • “E vërteta vonon, por nuk harron”/ Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje: U përpoqën të fshihnin…

    “E vërteta vonon, por nuk harron”/ Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje: U përpoqën të fshihnin…

    -Sot gjykata do të dalë në shqyrtim edhe për kërkesën e prokurorisë për çështjen tuaj. Çfarë prisni nga gjykata? A do e dorëzoni këtë provë të re.
    Avokati Genc Gjokutaj: Kjo nuk është provë e re. Kjo është provë e vjetër që ju e quani të re sot. Kjo është prova që gjyqtarja ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, duke thënë se nuk jam e dënuar nga gjykatat e huaja dhe shqiptare. Pra dënimi grek, pasjell si pasojë dënimin dhe këtu marrim përgjegjësi penale për falsifikimin e formularit të kriminalizimit, sepse ka thënë që nuk jam dënuar. Ndërkohë që vendimi provon të kundërtën.
    Sali Berisha: Besoj se çfarë shërben këtu, shërben dhe tjetra që e vërteta vonon, por nuk harron. U përpoqën ta fshehin këtë të vërtetë për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin. Do marrin turpin, për çdo fshehje që do i bëjnë krimit.

    Top Channel

  • Premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt parave/ GJKKO merr vendimin për 8 të pandehurit, dënime me burg dhe…

    Premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt parave/ GJKKO merr vendimin për 8 të pandehurit, dënime me burg dhe…

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për tetë të pandehur të akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave me funksione publike” dhe vepra të tjera penale, pasi u arrestuan nën akuzën se përmes një skeme mashtrimi premtonin dhënien e banesave sociale në Durrës.
    Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela shpalli fajtorë të gjithë të pandehurit, duke caktuar masa të ndryshme dënimi, nga burgime efektive deri në vendime me vënie në provë. Gëzim Sylaj u shpall fajtor për disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në bashkëpunim me të tjerë. Ai u dënua gjithsej me 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 4 muaj burg, të cilin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme duke nisur nga arrestimi i tij më 19 nëntor 2024. Ai u dënua gjithashtu për “mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Edhe bashkëpunëtorët e Sylajt, përfshirë Vasil Karasaliun, Viola Memën dhe Behare Luzin, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime nga 2 deri në 3 vite burg, por për shkak të uljes së dënimit me 1/3 sipas ligjit, dënimet përfundimtare variojnë nga 1 vit e 4 muaj deri në 2 vite burg. Viola Mema dhe Behare Luzi përfituan gjithashtu nga bashkimi i dënimeve dhe u dënuan përfundimisht me 2 vite burg secila.
    Për Luzin, Gjykata urdhëroi pezullim të ekzekutimit të burgimit dhe vënien në provë për 4 vite, me detyrime për të komunikuar rregullisht me Shërbimin e Provës Durrës. Enxhi Çelaj, e dënuar për dy episode të ndikimit të paligjshëm, u dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burg, por dënimi i saj u pezullua dhe ajo u vu në provë për një periudhë 3 vjet e 8 muaj, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës Durrës. Gazmend Panxha u dënua me 10 muaj burg, ndërsa Sokol Sylaj me 8 muaj burg (pas uljes me 1/3), të cilat gjithashtu u pezulluan me vendim gjykate, duke u vendosur në provë përkatësisht për 20 muaj.

  • Merrnin deri 10 mijë euro duke premtuar banesa sociale, GJKKO merr vendim për 7 të pandehurit

    Merrnin deri 10 mijë euro duke premtuar banesa sociale, GJKKO merr vendim për 7 të pandehurit

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për tetë të pandehur të akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave me funksione publike” dhe vepra të tjera penale, pasi u arrestuan nën akuzën se  përmes një skeme mashtrimi premtonin dhënien e banesave sociale në Durrës.
    Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela shpalli fajtorë të gjithë të pandehurit, duke caktuar masa të ndryshme dënimi, nga burgime efektive deri në vendime me vënie në provë.
    Gëzim Sylaj u shpall fajtor për disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në bashkëpunim me të tjerë. Ai u dënua gjithsej me 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 4 muaj burg, të cilin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme duke nisur nga arrestimi i tij më 19 nëntor 2024. Ai u dënua gjithashtu për “mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Edhe bashkëpunëtorët e Sylajt, përfshirë Vasil Karasaliun, Viola Memën dhe Behare Luzin, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime nga 2 deri në 3 vite burg, por për shkak të uljes së dënimit me 1/3 sipas ligjit, dënimet përfundimtare variojnë nga 1 vit e 4 muaj deri në 2 vite burg.
    Viola Mema dhe Behare Luzi përfituan gjithashtu nga bashkimi i dënimeve dhe u dënuan përfundimisht me 2 vite burg secila.

    Për Luzin, Gjykata urdhëroi pezullim të ekzekutimit të burgimit dhe vënien në provë për 4 vite, me detyrime për të komunikuar rregullisht me Shërbimin e Provës Durrës.

    Enxhi Çelaj, e dënuar për dy episode të ndikimit të paligjshëm, u dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burg, por dënimi i saj u pezullua dhe ajo u vu në provë për një periudhë 3 vjet e 8 muaj, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës Durrës.
    Gazmend Panxha u dënua me 10 muaj burg, ndërsa Sokol Sylaj me 8 muaj burg (pas uljes me 1/3), të cilat gjithashtu u pezulluan me vendim gjykate, duke u vendosur në provë përkatësisht për 20 muaj.

  • “Asnjë provë nuk kanë kundër meje”/ Rama në komunikimin me qytetarët: Më kanë bërë kriminel e hajdut, vetëm dokrra!

    “Asnjë provë nuk kanë kundër meje”/ Rama në komunikimin me qytetarët: Më kanë bërë kriminel e hajdut, vetëm dokrra!

    Edi Rama: Si shpjegohet që ka njerëz që çdo natë çfarë nuk thonë, unë jam shenjestra kryesore, kriminel, hajdut, asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra. E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë, përsëritet dhe më pas kthehet e vërtetë. Po çfarë është ky muhabet. Unë mendoj se kur përdor metafora merrem me thelbin e çështjes.

    Top Channel

  • Çfarë do të vendosë GJKKO për dosjen ‘Partizani’?/ Avokati Petraj: Dosja është provë testi për Strukturën e Posaçme

    Çfarë do të vendosë GJKKO për dosjen ‘Partizani’?/ Avokati Petraj: Dosja është provë testi për Strukturën e Posaçme

    Avokati Edmond Petraj, i ftuar në ‘News Line’, komentoi gjykimi për dosjen Partizani të Berishës, ku GJKKO sot do të mblidhet në seancën e rradhës. Në analizën e tij juridike, avokati renditi ‘skenarë’ të mundshëm në finale të kësaj séance gjyqësore ku u shpreh se mund të ketë ndryshim të akuzës ndaj Berishës. Më tej, Petraj tha se kjo dosje është provë testi për Strukturën e Posaçme.
    “Ka tre element, mënyra sesi është trumpetuar dhe marrëdhënia mes elementëve ekziston një vendim kolegjial.
    Mund të jemi në fazën e pushimit të akuzës ndaj Berishës për arsye që do i shohi gjykata, mund të kemi gjykimin dhe kalimin e çështjes në gjyq për persona të tjerë. Por mund të kemi dhe një kthim prapa të dosjes për plotësim provash. Dosja është provë testi për Strukturën e Posaçme, nëse pushohet akuza sot ka një ngërç të besueshmërisë. Nuk kemi të bëjmë me një personazh të thjeshtë por është personazh i politikës.”

  • Do korruptonte drejtorin e AKU, GJKKO dënon me shërbim prove biznesmenin Namik Koçi

    Do korruptonte drejtorin e AKU, GJKKO dënon me shërbim prove biznesmenin Namik Koçi

    Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për biznesmenin Namik Koçi, pronari i baxhos “Perla Bulmet” në qytetin e Durrësit, i cili ishte marrë i pandehur për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
    Namik Koçi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 8 muaj burgim.
    Gjithsesi, biznesmeni nuk do të përfundojë në qeli, pasi dënimi i është konvertuar në shërbim prove për një periudhë 1 vit e 4 muaj. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca.
    Biznesmeni Namik Koçi u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi entoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, baxhon “Perla Bulmet”.
    Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim.

  • Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar. Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

    Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
    Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

  • Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    -Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.
    Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
    Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
    Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
    Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.