Tag: prove

  • Shpërthimi i anijes së SpaceX, reagon Elon Musk: Vetëm një gërvishje

    Shpërthimi i anijes së SpaceX, reagon Elon Musk: Vetëm një gërvishje

    Miliarderi Elon Musk reagoi në mënyrë lakonike ndaj shpërthimit të një rakete SpaceX gjatë provave të lëshimit të mërkurën në mbrëmje (18/06) në Teksas.

    Pronari i SpaceX duket se bëri shaka në lidhje me testin e dështuar, duke shkruar “Vetëm një gërvishtje” në Twitter, pasi anija kozmike pësoi një “anomali serioze” dhe shpërtheu në flakë, duke shkatërruar një tjetër provë për kompaninë e udhëtimeve hapësinore.
    Ndërsa SpaceX shpreson që Starship një ditë do të transportojë njerëz në Hënë dhe Mars, fluturimet provë në maj, mars dhe janar përfunduan me dështime. Programi Starship, projekti kryesor i SpaceX dhe raketa e saj më e fuqishme deri më sot, është gjithashtu jetik për programin Artemis të NASA-s.

    Just a scratch
    — Elon Musk (@elonmusk) June 19, 2025

    Ndërkohë, SpaceX ia atribuoi shpërthimin një “anomalie serioze” të përjetuar nga raketa pak para fluturimit të saj provë.
    Testet statike të ndezjes janë një fazë kritike përpara se të lëshohet një raketë. Gjatë këtyre testeve, motorët ndizen ndërsa mjeti mbetet i lidhur me platformën, pa ndonjë ngritje të planifikuar. Testi i djeshëm ishte planifikuar, por raketa pësoi defekt dhe shpërtheu.
    Pavarësisht pengesave, SpaceX vazhdon strategjinë e saj agresive të zhvillimit për këtë model të veçantë rakete, duke përdorur testime të përsëritura për të identifikuar dhe zgjidhur problemet teknike në kushtet e fluturimit. Kompania thekson vazhdimisht se këto aksidente janë pjesë e procesit dhe filozofisë së saj për inovacion.

    Top Channel

  • Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg – Apeli rrëzon shërbimin e provës

    Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg – Apeli rrëzon shërbimin e provës

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, i cili parashikonte konvertimin e dënimit në shërbim prove.
    Sipas vendimit të shpallur këtë të mërkurë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi, vendosi që Hasa të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg, duke mos zbatuar më masën lehtësuese të shërbimit prove.
    Hasa është shpallur fajtor për veprën penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë, për të cilën ishte hetuar dhe dënuar edhe më parë, por rasti ishte kthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.
    Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e një shume prej 1,000 eurosh në favor të shtetit, ndërsa një shumë tjetër prej 1,070,000 lekësh dhe 1,000 eurosh do t’i rikthehen ish-prokurorit. Po ashtu, shpenzimet gjyqësore në të dyja shkallët e gjykimit do të përballohen nga të pandehurit.
    Vendimi është i apelueshëm në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor.

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

    Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

    Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie.
    Kjo masë iu konvertua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.
    Po ashtu Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.
    Tushe është dënuar më herët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, dënim që e ka shlyer.
    Ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u bë 2 vjet e 4 muaj heqje lirie. Për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” fajtorë u gjetën edhe 17 zyrtarë të tjerë të Bashkisë, të cilët u dënuan me jo më shumë se 2 vjet burgim.
    Ish-kryebashkiakut socialist nuk i lejohet të angazhohet në funksione publike për 5 vite.

  • Gjykata e Korçës dënon me 5 vite shërbim prove Dritson Kurtin për bashkëjetesë me të mitur

    Gjykata e Korçës dënon me 5 vite shërbim prove Dritson Kurtin për bashkëjetesë me të mitur

    Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka dhënë vendimin për çështjen penale ndaj shtetasit Dritson Kurti, i cili u arrestua një vit më parë pasi solli në jetë një fëmijë me bashkëjetuesen e tij të mitur. Në përfundim të seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, trupi gjykues vendosi që ai të vuajë një dënim prej 5 vitesh me shërbim prove.

    Vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, i cili argumentoi se megjithëse vepra penale ishte e konsumuar, rrethanat lejonin që dënimi të kthehej në shërbim prove. Prokuroria kërkoi që i pandehuri të vendosej nën mbikëqyrje dhe të përfshihej në programe rehabilituese dhe sociale për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme.
    Ndërkohë, pala mbrojtëse kërkoi pafajësinë e Kurtit, duke argumentuar se bashkëjetesa me të miturën ishte në kuadër të traditës së komunitetit rom, ku të tilla lidhje ndodhin shpesh me pëlqimin e familjeve. Avokatët theksuan gjithashtu se nuk kishte elementë të detyrimit apo dhunës në raportin mes palëve.

    Megjithatë, gjykata i konsideroi të pamjaftueshme këto argumente për të hedhur poshtë akuzën. Në vendimin e saj, gjyqtarja e çështjes nënvizoi se “tradita nuk mund të prevalojë mbi ligjin” dhe se mbrojtja e të miturve është një e drejtë themelore që duhet të garantohet nga institucionet shtetërore, pavarësisht zakoneve apo normave komunitare.
    Vendimi i sotëm nënkupton se për pesë vitet e ardhshme Dritson Kurti do të jetë nën mbikëqyrje të shërbimeve të provës dhe do të duhet të plotësojë një sërë detyrimesh që do të caktohen nga institucioni përkatës, përfshirë paraqitjet periodike dhe ndjekjen e programeve për edukim dhe integrim.
    Ngjarja pati shkaktuar reagime të forta vitin e kaluar, pasi rastet e bashkëjetesës me të mitura vazhdojnë të mbeten një plagë e hapur në disa komunitete të margjinalizuara, ndërsa drejtësia përballet me sfidën e balancimit mes ndjeshmërisë kulturore dhe zbatimit të ligjit.

  • “Kodi Zgjedhor, skandaloz”, Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

    “Kodi Zgjedhor, skandaloz”, Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

    Kandiati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti thotë se kodi zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit, ishte skandaloz dhe nuk e favorizoi këtë forcë politike.
    Në emisionin “Real Story” , Alimehmeti u shpreh se kodi zgjedhor nuk e favorizoi PD.
    Alimehmeti shtoi se provë për tjetërsimin e votave të tij, janë videot e KQZ.
    “Unë, këtë që po them sot, e kam thënë edhe sot një vit. Ky kod zgjedhor dhe ky ligj është në disfavor të opozitës. Unë të mbështes demokracinë e drejtpërdrejtë dhe demokracinë nga poshtë lartë. Kjo nuk u qëndron këtyre dy parimeve. Ishin ngritur pritshmëri për lista të hapur. U mbyll komplet. Ne i përfaqësojmë me zërin tonë, edhe kur nuk marrim mandatin. U kufizua kjo demokracia e drejtpërdrejtë. Nga listat e hapura futen shumë pak, të themi realitetin. Secili ka të drejtë të përfaqësojë. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk u bë. Nuk i kam thënë sot këto gjëra. Ne jemi akoma në proces, Tirana nuk ka mbaruar akoma. Është ende për t’u numëruar. Prova e vetme, janë video, të KQZ zyrtare. Të gjithë numëruesit. Të katër numëruesit, janë të barabartë. Si provë kemi videon e numërimit të votave të subjektit. Të paktën videot që kemi parë. Verbali i parë që ka dalë nga numërimi, nuk korrespondon me këto video”, theksoi ai.

  • ‘Rinumërimi pa asnjë provë’, Braçe: A do ketë më fytyrë PD nëse konfirmohen mandatet?

    ‘Rinumërimi pa asnjë provë’, Braçe: A do ketë më fytyrë PD nëse konfirmohen mandatet?

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe fitoren e thellë të PS me 83 mandate. Sipas tij, kjo mbështetje masive e qytetarëve duhet të jetë një sinjal i fortë për nevojën e ndryshimeve të thella brenda partisë dhe qeverisjes.
    Braçe u ndal edhe te procesi i rinumërimit të votave, duke theksuar se ai po bëhet pa prova konkrete, megjithatë vlerësoi faktin që PD po ndjek rrugën institucionale për të ndjekur pretendimet e saj, por duhet të pranojë përfundimet e institucioneve.
    Ai solli në kujtesë zgjedhjet e vitit 2009 në Berat, kur sipas tij, kishte kërkuar rinumërim për një diferencë të vogël votash, por asokohe rinumërimi nuk ishte i parashikuar në Kodin Zgjedhor siç është sot. Braçe tha se atëherë PS kishte protestuar, kishte hyrë në grevë urie dhe kishte arritur ndryshimet ligjore që sot po përfitojnë kundërshtarët politikë.
    Në lidhje me rinumërimet në Tiranë dhe Fier, Braçe tha se po bëhen pa prova konkrete dhe theksoi se në Fier rinumërimi nuk është kërkuar nga PD, por nga një tjetër subjekt që pretendon manipulime masive.
    Në fund, Braçe iu drejtua opozitës me një pyetje: “Nëse pas rinumërimit konfirmohen të gjitha mandatet, a do kenë më fytyrë të gjithë këta që sot po akuzojnë?”
    “Kjo tregon që ne nuk jemi ata, jemi ndryshe. Ja ku jemi për shkak të sakrificës që bënë socialistët, nuk u futën në kuvend, kanë bërë protesta, u futën në grevë urie dhe në fund fare morëm ndryshimet në kod që po i shfrytëzojnë këta. Rinumërohet Tirana se në kod është shkruar që dy anëtarët e KAS çojnë në rinumërim. Rinumërohet Fieri pa asnjë provë, nuk ka asnjë provë në Fier, pretendime kanë, por jo prova,” tha Braçe.

  • Zgjatja e hetimeve për Ilir Metën, Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’do gjejë një shkelje, çështjen…

    Zgjatja e hetimeve për Ilir Metën, Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’do gjejë një shkelje, çështjen…

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar dje pas vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar këtë vendim si një tjetër provë të “narkodrejtësisë së kapur”. Në një deklaratë për mediat, Blushi u shpreh se zgjatja e hetimeve vjen pas gjashtë vitesh hetim të pafrytshëm ndaj Metës që sipas tij nuk ka prodhuar asnjë provë apo fakt penal. Ai shtoi se procesi ka kaluar në një fazë që synon përfundimisht dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
    ‘Narkodrejtësia e nxori sërish fytyrën e saj si përfaqësuese e denjë e antiligjit dhe shërbëtore e neveritshme e Edi Ramës. Asnjë surprizë dhe asgjë e re nga fronti i drejtësisë me regji, që konfirmoi sot edhe njëherë drejtësinë e qëndrimeve të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej kohësh e ka denoncuar me vendosmëri dhe kurajë shndërrimin dhe përmbysjen e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota, si një instrument i pisët politik në shërbim të verbër të Narkoshtetit, për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur nga ndëshkimi krimet e përbindshme shtetërore, që për Altin Dumanin konsiderohen si “krime intelektuale të vështira për t’u hetuar”, deklaroi ai.
    Më tej Blushi theksoi se mbajtja në “izolim ekstrem” e Metës për më shumë se 8 muaj, është bërë pa një vendim të gjyqësor dhe pa prova konkrete. Ai akuzoi SPAK-un si një strukturë që vepron me regji të kryeministrit Edi Rama. “Zgjatja sërish e afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta pasi atij i kanë komunikuar akuzën, si dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta.
    Hetimet e nisura prej gjashtë vitesh  (prej dhjetorit 2019, një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e tij në SPAK), në kulmin e betejës së Presidentit Meta për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë prodhuar asgjë, sepse nuk kurrë nuk do mund të zbulohet një akt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij. Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta.
    Ky ankimim ne Gjykatën Kushtetuese është një hap përfundimtar për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme ne mënyre që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vete Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që  është edhe një vendi anëtar i NATO-s, për atë rrëmbim mafioz të bërë nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që urdhëruar rrëmbimin e tij terrorist dhe vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënien në Shqipëri”, nënvizoi Blushi.

  • Zgjatja e hetimeve për Metën, Blushi: 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’ do gjejë një shkelje, çështja kalon në Strasburbg

    Zgjatja e hetimeve për Metën, Blushi: 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’ do gjejë një shkelje, çështja kalon në Strasburbg

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar këtë vendim si një tjetër provë të “narkodrejtësisë së kapur”.
    Për të zgjatja e hetimeve vjen pas gjashtë vitesh hetim të pafrytshëm ndaj Metës që sipas tij nuk ka prodhuar asnjë provë apo fakt penal. Ai shtoi se procesi ka kaluar në një fazë që synon përfundimisht dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Blushi theksoi se mbajtja në “izolim ekstrem” e Metës për më shumë se 8 muaj, është bërë pa një vendim të gjyqësor dhe pa prova konkrete. Ai akuzoi SPAK-un si një strukturë që vepron me regji të kryeministrit Edi Rama.

    ”Zgjatja e afatit të hetimeve dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta. Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta”, tha Blushi.
    Për të tepër theksoi se zgjatja e afatit të hetimeve dhe vijimi i mbajtjes në izolim ekstrem pa prova dhe fakte penale, është vijim i terrorit politik. ”Javën e ardhshme, siç e bëri me dije edhe avokati Kujtim Cakrani, do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese. Ky ankimim në Gjykatën Kushtetuese është një hap përfundimtar për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vetë Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që është edhe një vendi anëtar i NATO-s”.

  • Zgjatja me 3 muaj e hetimeve për Metën, Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’ do gjejë një shkelje

    Zgjatja me 3 muaj e hetimeve për Metën, Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s’ do gjejë një shkelje

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar këtë vendim si një tjetër provë të “narkodrejtësisë së kapur”.
    Në një deklaratë për mediat, Blushi u shpreh se zgjatja e hetimeve vjen pas gjashtë vitesh hetim të pafrytshëm ndaj Metës që sipas tij nuk ka prodhuar asnjë provë apo fakt penal.
    Ai shtoi se procesi ka kaluar në një fazë që synon përfundimisht dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
    ‘Narkodrejtësia e nxori sërish fytyrën e saj si përfaqësuese e denjë e antiligjit dhe shërbëtore e neveritshme e Edi Ramës. Asnjë surprizë dhe asgjë e re nga fronti i drejtësisë me regji, që konfirmoi sot edhe njëherë drejtësinë e qëndrimeve të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej kohësh e ka denoncuar me vendosmëri dhe kurajë shndërrimin dhe përmbysjen e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota, si një instrument i pisët politik në shërbim të verbër të Narkoshtetit, për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur nga ndëshkimi krimet e përbindshme shtetërore, që për Altin Dumanin konsiderohen si “krime intelektuale të vështira për t’u hetuar”, tha ai.
    Blushi theksoi se mbajtja në “izolim ekstrem” e Metës për më shumë se 8 muaj, është bërë pa një vendim të gjyqësor dhe pa prova konkrete.
    Ai akuzoi SPAK-un si një strukturë që vepron me regji të kryeministrit Edi Rama.
    ‘Zgjatja sërish e afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta pasi atij i kanë komunikuar akuzën, si dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta. Hetimet e nisura prej gjashtë vitesh  (prej dhjetorit 2019, një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e tij në SPAK), në kulmin e betejës së Presidentit Meta për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë prodhuar asgjë, sepse nuk kurrë nuk do mund të zbulohet një akt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij. Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta.
    Ky ankimim ne Gjykaten Kushtetuese është një hap përfundimtar për të shterruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme ne menyre që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vete Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që  është edhe një vendi anëtar i NATO-s, për atë rrëmbim mafioz të bërë nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që urdhëruar rrëmbimin e tij terrorisit dhe vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënin në Shqipëri’, tha ai.

  • Opozita kontenstoi votat nga Greqia, Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

    Opozita kontenstoi votat nga Greqia, Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura nga Greqia.
    Sipas tij, procesi i numërimit të votave nga ky shtet mund të përfundojë që sonte, ndërsa ai për kandidatët, ditën e nesërme.
    Celibashi theksoi gjithashtu se dokumentacioni tekniko-ligjor për Greqinë do të jetë gati brenda datës 22 maj. Ai ritheksoi se nuk ka asnjë fakt të sjellë nga PD që të vërtetojë akuzat për manipulim.