Tag: prove

  • SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

    SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

    Pasi SPAK i komunikoi akuzën kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt.

    Në një deklaratë zyrtarë, ndër të tjera ata shprehet se arrestimi i tij është i paarsyeshëm dhe se deri më sot Prokuroria nuk ka asnjë provë.
    Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliaj:

    Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes.

    Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë, gjë që cenon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar të drejtat që i garanton KEDNJ-ja.

    Si një funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit, është thelbësore që SPAK të ketë vlerësuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndalimit të tij. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që kjo është bërë.

    Jemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si është zhvilluar hetimi. Së fundmi, detaje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe raportin e Prokurorisë janë rrjedhur në mediat shqiptare. Kjo rrjedhje informacioni është në përputhje me trajtimin që i është bërë z. Veliaj që prej ditës së arrestimit, ku të dhëna paragjykuese mbi hetimin e SPAK-ut janë publikuar vazhdimisht në hapësirën publike. Nga informacionet e marra prej avokatëve të tij vendas, kuptojmë se këto rrjedhje përbëjnë shkelje të sekretit hetimor sipas legjislacionit shqiptar.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me ekipin ligjor vendas të z. Veliaj dhe të ndjekim çdo mjet ligjor të mundshëm.

    Top Channel

  • Ardian Ismajli debuton me Torinon, provë e mirë kundër ekipit nga Gjermania

    Ardian Ismajli debuton me Torinon, provë e mirë kundër ekipit nga Gjermania

    Ardian Ismajli e ka zhvilluar takimin e parë me fanellën e Torinos. Mbrojtësi shqiptar kaloi nga Empoli te Torino, duke vazhduar që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Ismajli zhvilloi dje ndeshjen e parë me fanellën e re.
    Një ndeshje miqësore ku Torino barazoi në shifrat 1-1 ndaj Ingolshtad. Ismajli u hodh nga minuta e parë në fushë, duke dëshmuar qartë se është në planet e ekipit për të qenë nga minuta e parë në këtë sezon. Vlerësimet për të ishin të mira dhe sipas mediave italiane, kjo provë e parë me fanellën e Torinos ishte e kalueshme dhe shumë pozitive. /Sport Ekspres/

  • Aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje, Kadilli: Situatë populiste, provë e dështimit të shtetit

    Aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje, Kadilli: Situatë populiste, provë e dështimit të shtetit

    Fatbardh Kadilli flet për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, ku e cilëson si populist, por që në fakt për të është provë e dështimit të qeverisë.
    ”Ky Edi Rama tani e pa që po ndërtohet pa leje? Pse ndërtojnë njerëzit pa leje. Bashkia ka të drejtë të hartojë vetë planet e rregullimit por nuk i bën. Pra ti nuk bën plane, nuk jep leje, ti nuk mund të prishësh. Heshtja përkthehet me miratim, Rama tani e pa që janë kryer pa leje.

    Opozita është në hallin e vet, secili do të sigurojë veten. Berisha do të ketë monopolin, ai nuk e ka bashkuar opozitën, e ka jashtë. Nuk është çështje individi por alternative. Po të shihni vetëm Berisha del në deklarata publike. Opozita e ka tradhtuar misionin e vet”.

  • Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

    Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

    Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.
    Në një reagim nga qelia në Facebook, Meta shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”. Kreu i Partisë së Lirisë shton se nuk ka asnjë arsye që ai mos të lirohet, pasi nuk përbën rrezik për prishje të provave.
    Reagimi i Ilir Metës:
    Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.
    Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.
    Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.
    As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.
    Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.
    Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.
    Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.
    Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.
    Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.
    Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

    Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

    Pas rrëzimit të kërkesës për liri nga Apeli i GJKKO, ku kjo e fundit e la në arrest me burg, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale Ilir Meta.
    Në këtë postim, kreu i PL e ka nisur me fjalët asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.
    Ai është shprehur se sistemi gjyqësor është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.
    “As kanë pasur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta”, shkruan Meta në postimin e tij.
    “Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.
    Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falënderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.
    As kanë pasur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.
    Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese. Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova. Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS”, shkruan kreu i PL.
    Meta thotë se këtë përballje do ta fitojë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë.
    “Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.
    Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.
    Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë”, shkruan Meta në Facebook. opinion.al

     
     

  • Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”

    Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”

    Apeli i GJKKO-së ka shqyrtuar sot ankimimin e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij. Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe më pas togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendim, duke lënë pas hekurave presidentin e PL-së.
    Postimi i Ilir Metës:
    Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”. Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.
    Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.
    As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta. Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.
    Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova. Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS. Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.
    Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë. Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • Reagon Ilir Meta pas vendimit të Apelit që e la në burg: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me regji”

    Reagon Ilir Meta pas vendimit të Apelit që e la në burg: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me regji”

    Reagimi i plotë i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale: 
    Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisë gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, (çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës), në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • Kompany: PSG të vë në provë për gjithçka, ndeshje të tilla luhen në fije të perit

    Kompany: PSG të vë në provë për gjithçka, ndeshje të tilla luhen në fije të perit

    5 Korrik 2025

    10:49

    Alfred Lleshi

    Në prag të sfidës çerekfinale të Botërorit për Klube kundër PSG, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka deklaruar: “Nëse do të isha një tifoz neutral, do të shkoja ta shihja këtë ndeshje. Do të paguaja për ta parë. PSG është një skuadër fantastike, nuk ka dyshim për këtë. Besoj se fjala kyçe është se janë skuadër e bashkuar. Nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht vetëm për cilësinë individuale.
    Nuk kam parë shumë skuadra që luajnë me intensitetin e tyre në çdo fazë të lojës. Edhe ne kemi qenë mjaft të mirë në gjëra të ngjashme, kemi instinkt për golin. Nuk është ajo lloj ndeshjeje ku e di se do të fitosh. Është një përballje ku e di se ke një mundësi, por duhet të jetë paraqitja jote më e mirë për suksesin. Kjo është në rregull, është ajo që duam. Po të isha ende në gjendje të luaja vetë, mezi do ta prisja këtë sfidë.
    Skuadra si PSG të vënë në provë për gjithçka. Nëse përpiqesh ta shtypësh duke ushtruar presion me shumë lojtarë, ndoshta mund të krijosh një aksion pozitiv. Por në të njëjtën kohë, ata mund të jenë të rrezikshëm, sepse kanë lojtarë që dinë të mbajnë topin dhe mund të sulmojnë me shpejtësi. Edhe ne e kemi këtë qasje. Ndeshje të tilla luhen në fije të perit. Duhet të fitosh të drejtën për të pasur hapësirë, të fitosh të drejtën për të gjuajtur dhe madje të fitosh të drejtën për të rikuperuar topin”.

  • SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e “Sterilizimit’”, nga 10 vite burg për Rjepajn dhe Rrapajn,…

    SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e “Sterilizimit’”, nga 10 vite burg për Rjepajn dhe Rrapajn,…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”. Për dy kryesorët sipas prokurorisë së posaçme, ish/zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkoi dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg. Vartësi i Ilir Beqajt akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa biznesmeni vlonjat, për vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal. Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve. Për ta, SPAK kërkoi dënime më të zbutura.
    Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin. Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme. Në datën 9 korrik pritet të mbahet seanca e radhës për t’u dhënë konkluzionet e mbrojtjes, dhe më pas vendimi nga togat e zeza. Paralelisht vijon gjyqi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili nuk ka pranuar gjykim të shkartuar, dhe njëjtë si kolegu i tij Rjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar.
    Fillimisht prokurorët Edvin Kondili e Ened Nakuçi e akuzuan dhe kërkuan gjykimin e Beqajt për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim; ish-zv/ministrin Rrjepaj për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; biznesmenin Ilir Rrapaj për mashtrim, ndërsa gjashtë të pandehurit e tjerë u akuzuan për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.  Por ne seancën paraprake  gjyqtarja Flojera Davidhi u sugjeroi prokurorëve që të ndryshonin akuzat për Beqajn, Rrjepajn dhe Rrapajn. Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017
    Pretenca e SPAK

    Klodian Rjepaj 10 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 6 vite e 8 muaj burg
    Ilir Rrapaj 10 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 6 vite e 8 muaj burg
    Marsela Serjani 3 vite e 6 muaj burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 2 vite e 4 muaj
    Samir Kadiu 3 vite e 6 muaj burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 2 vite e 4 muaj
    Petraq Mersini 3 vite 6 muaj burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 2 vite e 4 muaj. Konvertohet 4 vite shërbim prove
    Arben Gjata 2 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 1 vit e 4 muaj. Konvertohet 3 vite shërbim prove
    Genci Byrazeri 2 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 1 vit e 4 muaj. Konvertohet 2 vite shërbim prove
    Naile Ajazi 2 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 1 vit e 4 muaj. Konvertohet 2 vite shërbim prove

  • ”Miqtë e huaj më ofruan azil politik”, Meta tregon pse e refuzoi ofertën

    ”Miqtë e huaj më ofruan azil politik”, Meta tregon pse e refuzoi ofertën

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregon për herë të parë se ishte paralajmëruar se do të arrestohej. Për ”Syri.net”, Meta ka treguar se i ishte ofruar edhe azil politik, por ai kishte refuzuar në mënyrë kategorike, duke u shprehur se, do të përballej me narkoregjimin. ”Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedenti më skandaloz deri më sot”,-thotë Meta.
    Pjesë nga rrëfimi

    Që mbas largimit të Arben Ahmetaj, çdo javë Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull. Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë. Po kështu, në 21 tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.
    Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat. Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin. Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO. I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.
    Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedenti më skandaloz deri më sot. Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.
    Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj. Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.