Tag: prove

  • Me një ulje të dyfishtë mbresëlënëse, anija kozmike e Elon Musk përfundon provën e saj të re

    Me një ulje të dyfishtë mbresëlënëse, anija kozmike e Elon Musk përfundon provën e saj të re

    SpaceX ka arritur një tjetër moment historik në programin e saj ambicioz hapësinor. Raketa Starship përfundoi me sukses fluturimin e saj të 11-të provë në agim nga Starbase në Teksas.

    Ky është fluturimi i fundit i versionit të dytë të raketës (V2), përpara kalimit në Starship V3 të ri, edhe më të përparuar.
    Starship u nis në orën 2:23 të mëngjesit dhe ekzekutoi me saktësi të gjitha fazat e misionit, ndarja me raketën Super Heavy ishte e suksesshme, ndërsa të dyja pjesët (raketa dhe anija kozmike Starship) kryen ulje – e para në Gjirin e Meksikës dhe e dyta në Oqeanin Indian.

    Liftoff of Starship! pic.twitter.com/sbfmGAEPa6
    — SpaceX (@SpaceX) October 13, 2025

    Misioni përfshinte një rinisje të motorit në hapësirë, një provë kritike për udhëtimet e ardhshme në Hënë dhe Mars, si dhe lëshimin provë të tetë satelitëve Starlink.

    Splashdown confirmed! Congratulations to the entire SpaceX team on an exciting eleventh flight test of Starship! pic.twitter.com/llcIvNZFfg
    — SpaceX (@SpaceX) October 14, 2025

    Në të njëjtën kohë, SpaceX testoi një strategji të re zbritjeje për Super Heavy, me 13 motorë që morën përsipër detyrën e frenimit dhe 5 për fazën përfundimtare, para se të rrëzohej, duke shtuar siguri për versionet pasuese.
    Elon Musk e ndoqi fluturimin nga Starbase, duke e quajtur atë “një përvojë të menjëhershme dhe prekëse”.
    SpaceX njoftoi se platforma e lëshimit Pad 1 në Starbase do të përmirësohet plotësisht për të mbështetur Starship V3, i cili do të jetë 400 metra i lartë dhe do të ketë 42 motorë Raptor, tre më shumë se versioni aktual.
    Starship është projektuar si një sistem hapësinor plotësisht i ripërdorshëm i aftë të transportojë deri në 150 ton ngarkesë në orbitë. NASA tashmë e ka zgjedhur mjetin si roverin hënor për programin Artemis 3, i cili synon t’i çojë njerëzit në Hënë në vitin 2027.
    Suksesi i Fluturimit 11 (i dyti me radhë, pas suksesit të Fluturimit 10) sinjalizon besueshmërinë e Starship V2, e arritur pas shumë vështirësish dhe fatkeqësish spektakolare.

    Top Channel

  • Vladimir Putin: Mund të testojmë armën e re bërthamore

    Vladimir Putin: Mund të testojmë armën e re bërthamore

    Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë me dije me anë të një reagimi për mediat se Rusia po zhvillonte armë të reja strategjike dhe nuk do të ishte problem për Moskën nëse Shtetet e Bashkuara refuzojnë të zgjasnin kufijtë e kokave bërthamore të përcaktuara në një traktat për armët bërthamore që skadon vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai tha se do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të mbetej asgjë nga kuadri i kontrollit të armëve midis dy vendeve, të cilat kanë deri tani arsenalet më të mëdha bërthamore në botë. Duke folur me gazetarët në një samit në Taxhikistan, Putin tha se një garë armësh ishte tashmë në zhvillim e sipër. 
    “Mendoj, sinqerisht, se po zhvillohet një garë e qartë armatimesh. Nëse kjo do ta kthejë botën prapa në vitet 1990 apo jo, është e vështirë të thuhet. Por unë nuk thashë që SHBA-të po përgatiten për testet bërthamore; thashë që disa vende po. Por kjo është gjithashtu e njohur mirë për ekspertët, sepse gjithmonë ekziston një tundim për të testuar efektivitetin e karburantit luftarak që ka qenë në raketa për shumë vite”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë. 
    Rusia ka thënë se është e gatshme të zgjasë vullnetarisht kufijtë e kokave bërthamore të përcaktuara në traktatin e ri START, i cili skadon në shkurt, nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë. Uashingtoni ende nuk e ka pranuar zyrtarisht propozimin. 
    “A do të jenë të mjaftueshëm këta pak muaj për të marrë një vendim për një zgjatje? Mendoj se do të jetë e mjaftueshme nëse ka vullnet të mirë për të zgjatur këto marrëveshje. Dhe nëse amerikanët vendosin se nuk kanë nevojë për të, kjo nuk është ndonjë gjë e madhe për ne”, tha Putin. 
    Ai shtoi se Rusia po vazhdonte të zhvillonte dhe testonte armë bërthamore të gjeneratës së re. 
    “Jemi të gatshëm të negociojmë nëse është e pranueshme dhe e dobishme për amerikanët. Nëse jo, atëherë jo, por kjo do të ishte për të ardhur keq, sepse atëherë nuk do të mbetej asgjë në aspektin e parandalimit në fushën e armëve strategjike sulmuese.” 
    Për herë të dytë brenda një jave, Putin iu referua mundësisë që vende të tjera, të cilat nuk i përmendi, të kryejnë një provë bërthamore – diçka që vetëm Koreja e Veriut e ka bërë këtë shekull. Ai ka thënë se edhe Rusia do të kryejë një provë nëse kjo ndodh. Ekspertët e sigurisë thonë se një provë nga një vend do të kishte një efekt të mëtejshëm, duke i nxitur fuqitë e tjera bërthamore të bëjnë të njëjtën gjë, duke rritur tensionet gjeopolitike më tej nga nivelet e tyre aktuale, tashmë të larta. 
     

  • I dënuar me shërbim prove, Balotelli iu shërben vullnetarisht fëmijëve të Brescia

    I dënuar me shërbim prove, Balotelli iu shërben vullnetarisht fëmijëve të Brescia

    8 Tetor 2025

    10:48

    Alfred Lleshi

    Mario Balotelli, aktualisht pa klub, ka përfunduar dënimin me shërbim prove të vendosur nga gjykata e Brescias, pas incidentit rrugor të nëntorit 2023 dhe refuzimit për t’u nënshtruar testit të alkoolit, që kishte çuar në procedim penal të tij. Gjykata pritet ta shpallë shuarjen e shkeljes më 1 dhjetor.
    Gjatë 6 muajve, Balotelli ka bashkëpunuar me shoqatën “Bimbo chiama Bimbo”, me bazë në Brescia, duke punuar mbi 40 orë në shërbim të fëmijëve. “Ka qenë një përvojë shumë pozitive, që më lejoi të njoh veten më mirë dhe të përmirësohem si person”, – tha Balotelli për “Giornale di Brescia”.
    Ish-lojtari i Inter, Manchester City, Milan dhe Brescia, do të vazhdojë të angazhohet vullnetarisht me fëmijët edhe pa detyrime ligjore, duke konfirmuar dëshirën për ta vazhduar aktivitetin e tij me shoqatën breshiane.

  • Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, reagon Kremlini: Akuza të pabaza, s’ka asnjë provë

    Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, reagon Kremlini: Akuza të pabaza, s’ka asnjë provë

    Rusia ka reaguar për herë të parë pas incidentit të paprecedentë që ndodhi në kufirin lindor të NATO-s. Mbi 10 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainën Perëndimore.
    Reagimi i parë zyrtar erdhi nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
    Ai deklaroi se “ky çështje nuk bën pjesë në kompetencat tona”, duke nënkuptuar se Rusia nuk e sheh veten të përfshirë në këtë incident.

    I pyetur për komentet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilat e cilësuan ngjarjen si një “provokim”, Peskov u përgjigj se “udhëheqësja e BE-së dhe NATO-s akuzojnë Rusinë për provokime çdo ditë, zakonisht pa ndonjë provë të qartë”.
    I ngarkuari me punë i Rusisë në Poloni, Andrei Ordash, tha gjithashtu se autoritetet polake nuk kanë paraqitur asnjë provë që vërteton se dronët ishin me origjinë ruse.
    “Ne besojmë se pretendimet janë të pabaza. Nuk ka pasur prova se këto dronë janë me origjinë ruse”, tha Andrey Ordash për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
    Polonia, një vend anëtar i NATO-s, u përball me një numër të paprecedentë dronësh rusë përgjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të mërkure. Vendi njoftoi se i kishte rrëzuar të gjithë dronët ndërsa e ka quajtur veprimin një akt agresioni.
    Ushtria bëri të ditur se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake pasi Rusia kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.
    Përgjatë ndërveprimit ushtarak ajror ku u përfshinë avionë të NATO-s dhe holandezë, Polonia mbylli katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.
    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk thirri mbledhje urgjente me strukturat e sigurisë së vendit, informoi NATO-n dhe mbajti një fjalim informues mbi situatën.
    Shkelja e parë e hapësirës ajrore ndodhi rreth orës 23:30 të martën, dhe e fundit u raportua në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm. Kjo të jep një ide për shkallën e këtij operacioni. Raportet paraprake tregojnë se ka pasur 19 shkelje të hapsirës ajrore me një numër të konsideruar dronësh që kanë kaluar në Poloni nga Bjelloruasia”, tha ai.
    Tusk bëri të ditur gjithashtu se është aktivizuar neni katër i Aleancës i cili parashikon një konsultim të liderëve të NATO-s për t’iu përgjigjur agresionit pas kërcënimit të integritetit territorial të vendit./vizionplus.tv

  • Aeroplani i dytë “AG600” i prodhuar në seri përfundon fluturimin provë, bëhet gati për dorëzim

    Aeroplani i dytë “AG600” i prodhuar në seri përfundon fluturimin provë, bëhet gati për dorëzim

    Aeroplani i dytë amfib “AG600” “Kunlong” i prodhuar në seri nga Kina ka përfunduar me sukses fluturimin provë të prodhimit në qytetin Zhuhai, në provincën Guangdong tha të dielën Korporata e Industrisë së Aviacionit , duke shënuar një hap drejt dorëzimit klientëve dhe vënies në funksionim.
    Një ekuipazh testimi prej katër anëtarësh e pilotoi aeroplanin “AG600-1102” duke kryer një varg misionesh, përfshirë lëvizjen në pistë, inspektimet e përgjithshme, vlerësimet e sistemit të misionit dhe provat e fluturimit në lartësi.
    Pas zbritjes pa probleme, u konfirmua që aeroplani ishte në gjendje të mirë, me një sistem kontrolli normal dhe të gjitha sistemet në funksionim të qëndrueshëm.
    Fluturimi provë i suksesshëm tregon se aeroplani përmbush kërkesat e projektimit, përputhet me standardet e sigurisë operacionale dhe është gati për dorëzim.
    “AG600” është një aeroplan për qëllime të posaçme civile i prodhuar në mënyrë të pavarur dhe i projektuar për të trajtuar nevojat urgjente të sistemeve kombëtare të shpëtimit emergjent dhe të parandalimit e kontrollit të katastrofave natyrore, duke ndihmuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës.
    Me një rreze praktike maksimale prej 4 500 kilometrash, “AG600” është një mjet i fuqishëm për luftën kundër zjarrit në pyje. Ai është i pajisur me një “kovë” nëpërmjet së cilës mund të mbledhë deri në 12 tonë ujë në vetëm 20 sekonda thjesht duke lëvizur nëpër sipërfaqen e ujit, përpara se të niset për në operacionet zjarrfikëse.
    Avioni e mori certifikatën e tij të tipit nga Administrata e Aviacionit Civil (CAAC) më 20 prill 2025. Në maj, aeroplani i parë i prodhuar në seri, “AG600-1101”, doli nga linja e prodhimit dhe përfundoi fluturimin provë të prodhimit. Në qershor, aeroplani hyri zyrtarisht në prodhimin në seri pasi mori certifikatën e CAAC-it.
    Më 31 korrik, aeroplani i dytë i prodhuar në seri, “AG600-1102”, përfundoi montimin përfundimtar dhe doli nga linja e montimit, duke bërë më pas prova fluturimi përpara fluturimit të vet të parë.

  • SHBA dyfishon shpërblimin për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

    SHBA dyfishon shpërblimin për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

    Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar ndaj vendimit të SHBA për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro.

    Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.
    “Këto shpërblime të dëshpëruara në stilin më të mirë të një filmi hollywood-ian, përfaqësojnë një tjetër akt ndërhyrjeje në vend, që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vetëvendosjes së popujve”, deklaroi Lopez.

    SHBA e ka akuzuar Presidentin venezuelian se është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë, duke e lidhur atë me kartele të fuqishme që dyshohet se kanë përfshirë fentanil në dërgesat e kokainës të destinuara për tregun amerikan.
    Nga ana tjetër Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka hedhur poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që lidh Meksikën me këtë çështje.
    “Sa i përket Meksikës, nuk ka asnjë hetim që ka të bëjë me këtë. Siç themi gjithmonë, nëse kanë ndonjë provë, le ta tregojnë. Ne nuk kemi asnjë provë.” -u shpreh Sheinbaum.
    Ajo komentoi gjithashtu një raport të gazetës New York Times, sipas të cilit ish-presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një direktivë sekrete që autorizon përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine. Presidentja meksikane sqaroi se çdo plan i tillë nuk prek territorin e Meksikës.
    “Kjo ka të bëjë me territorin e SHBA-së, jo me Meksikën”, theksoi ajo.

  • Pse Sali Berisha nuk i shpëton dot dosjes së “21 janarit”,kush është dëshmitari i ri që ka hapur “Kutinë e Pandorës”…

    Pse Sali Berisha nuk i shpëton dot dosjes së “21 janarit”,kush është dëshmitari i ri që ka hapur “Kutinë e Pandorës”…

    Rigels Seliman
    Vetëm pak ditë pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, deklaroi publikisht se dosja e “21 janarit” është prioritet absolut për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë pranoi publikisht se katër protestuesit u vranë nga armët e shtetit. Një deklaratë e mbushur me përpjekje dëshpëruese për të relativizuar krimin, që tregon qartë se frika nga drejtësia ka mbërritur deri në themelet e ish-kryeministrit.
    Por këtë herë, me një SPAK që nuk ndalet, një Gjykatë të Strasburgut që kërkon urdhëruesit dhe një dëshmitar të ri që ka “hapur Kutinë e Pandorës”, loja e shpëtimit duket e pamundur. Teksa altoparlantët propagandistikë të Berishës përpiqen të heqin fajin nga urdhëruesit e masakrës, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka thënë qartë: Shqipëria ka detyrim të identifikojë dhe të ndëshkojë ata që dhanë urdhrin për të shtënë mbi protestuesit paqësorë. E ndërsa hetimet po thellohen, skenës i shtohet një dëshmitar tronditës, ish-oficeri i policisë Sokrat Godaj, i cili ka deklaruar në dhjetor të 2024 në SPAK se ishte vetë objektiv i Gardës më 21 janar 2011, pasi ishte shënjestruar paraprakisht për t’u eliminuar gjatë protestës.
    Detajet
    Godaj, i mbijetuar i një atentati me snajper në bulevard, thotë se u plagos rëndë, por i shpëtoi vdekjes përmes manovrave në spital, ku tentuan ta zhduknin sërish. Ai rrëfeu në SPAK një plan të organizuar eliminimi, me urdhër politik dhe bashkëpunim mes strukturave të Gardës dhe SHIK-ut të asaj kohe. Dëshmia e tij, e përforcuar nga avokati Idajet Beqiri dhe e mbështetur me emra konkretë dhe skema komandimi, konsiderohet si një provë “bombë” që mund të fundosë përfundimisht Berishën. 21 janari, që për vite u përdhos me propagandë dhe gënjeshtra, tani po merr përmasat e një hetimi historik. Dhe me çdo dëshmi të re, çdo pranim të vonuar, çdo tentativë të dështuar për të larë duart, drejtësia po i afrohet gjithnjë e më shumë atyre që urdhëruan, mbuluan dhe shpëtuan vrasësit e protestuesve. Në qendër të kësaj stuhie është një emër i vetëm: Sali Berisha. Dhe këtë herë, ai nuk do t’i shpëtojë dot.
    Dëshmitari i ri
    Ndërkohë avokati Beqiri ka dhënë detaje për gazetën, duke zbuluar fakte tronditëse se Sokrat Godon e kishin në plan për ta eliminuar njerëz të Sali Berishës. Sipas Beqirit, kreu i SHIK-ut të Beratit ishte vëllai i ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Beqiri thotë së kreu i SHIK-ut të Beratit lajmëroi Prendin dhe sipas tij, më pas protestuesin Godo e shënjestruan për ta vrarë. “Si protestë krimi krahas të tjerave do të jetë Sokrat Godo, ish-oficer policie i hequr me nenin 24 A të Sali Berishës në atë kohë dhe ai njihej se çfarë bindjesh kishte që ishte paralajmëruar edhe që nuk duhej të vinte në atë kohë. E paralajmëruan që para se të nisej dhe i thanë që do të vrasim po të vish, sepse ti jep personin që SHIK-u të ndjek, pasi të ketë piketuar si njeriun që i opozitës. Ia bllokuan ata të SHIK-ut në Berat dhe kryetari i SHIKUT-ut në Berat ishte vëllai i Ndrea Prendit. Kështu që janë të lidhura me zemër dhe dëshmia e tij, shënjestra ku është e drejtë plumbin për ta vrarë, por që ka bërë në spital.
    I shkuan njerëzit e Saliut edhe për ta zhdukur në spital por shyqyr ishte i profesionit dhe arriti që të ndërronte 6 të ndryshme në spital dhe doli i gjallë prej andej”, ka thënë avokati Idajet Beqiri. Sipas tij kjo është provë e fuqishme që vërteton se urdhrin e ka dhënë Berisha.“Provë e fuqishme që vërteton, që u vë vulën 99 provave të tjerave, që urdhri është dhënë nga kryeministri i kohës dhe ministri i Brendshëm që ishte në zyrën e tij në atë moment. Në atë audio përgjim që është një provë e rëndësishme, se është marrë nga një kanal i radios”, u shpreh ai. Megjithatë, sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • Prejardhja e Spartanëve të famshëm

    Prejardhja e Spartanëve të famshëm

    “Ne nuk kemi ende asnjë provë për ngjyrën, madhësinë dhe formën e kafkës së Spartanëve, por ne e dimë se paraardhësit e tyre dorianë pretendonin se kishin ardhur nga ose përmes maleve të Epirit të Veriut (Shqipërisë). Dialektet doriane thuhet gjithashtu se janë më të lidhura me shqipen moderne – e cila rrjedh nga ilirishtja e lashtë – sesa dialektet joniane. Karakteri spartan, nëse kjo është ndonjë provë e racës, ishte i rëndë, i ngadaltë dhe i qëndrueshëm dhe do të tregonte paraardhës verior dhe jo mesdhetar.”

    —————–

    “THE PASSING OF THE GREAT RACE”

    or

    THE RACIAL BASIS OF EUROPEAN HISTORY

    by

    MADISON GRANT – 1936 faq.164

  • Tekniku i Juves analizon barazimin në miqësore: Ishte provë e mirë për ne, por na duhet punë

    Tekniku i Juves analizon barazimin në miqësore: Ishte provë e mirë për ne, por na duhet punë

    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, analizoi barazimin 2-2 ndaj Reggianas në miqësore.
    “Sot ishte një provë e mirë për ne, intensiteti i stërvitjes që bëmë këtë javë ishte i dukshëm. Natyrisht, kishte shumë lodhje. Është normale që disa lojtarë të jenë më të avancuar fizikisht se të tjerët në këtë kohë. Sot ishte një seancë stërvitore shumë e dobishme për ne.

    Jam i kënaqur me këto ditë të para të stërvitjes. Pati një sasi të konsiderueshme pune. Të sapoardhurit u ambientuan shumë mirë menjëherë dhe ekipi është shumë i fokusuar dhe i etur për t’i bërë gjërat sa më mirë të jetë e mundur . Tani jemi gati për pjesën e dytë të përgatitjeve, të cilat do i bëjmë në Gjermani. Fillimi i kampionatit është pas tre javësh dhe do të punojmë shumë.
    Jam i lumtur me rikthimin e Bremer. Sigurisht që do të duhet pak kohë dhe ai do të duhet të luajë disa ndeshje për t’u rikthyer në nivelin e tij të zakonshëm”, u shpreh Tudor.

  • Dritë shprese për pacientët me Parkinson: Teknologjia franceze rigjallëron qelizat nervore të dëmtuara

    Dritë shprese për pacientët me Parkinson: Teknologjia franceze rigjallëron qelizat nervore të dëmtuara

    Një provë klinike në fazën e hershme në Francë po jep shenja premtuese për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, pasi tre pacientë përjetuan rikthim të pjesshëm të funksionit të trurit falë një metode inovative me dritë. Studiuesit nga një qendër kërkimore e lidhur me Spitalin Universitar të Grenoble kanë zhvilluar një teknikë që synon qelizat nervore të dëmtuara duke stimuluar mitokondritë përmes rrezeve drite.

    Neurokirurgu Stephan Chabardès shpjegoi se kjo teknologji drejtohet drejt thellësive të trurit për të rritur funksionin qelizor dhe për të ndalur përparimin e sëmundjes. Pajisja e ndërtuar për këtë qëllim është rezultat i bashkëpunimit të avancuar mes fushave të neurokirurgjisë, elektronikës dhe nanoteknologjisë. Deri tani janë përfshirë shtatë pacientë, dhe te tre prej tyre janë vërejtur përmirësime të dukshme, veçanërisht nën stimulim të vazhdueshëm.

    Sëmundja e Parkinsonit prek rreth 10 milionë njerëz në botë dhe parashikohet që ky numër të dyfishohet deri në vitin 2050. Simptomat përfshijnë dridhje, ngurtësi muskulore dhe ngadalësi lëvizjeje, ndërsa aktualisht nuk ekziston një kurë përfundimtare. Prova e re synon të ngadalësojë dëmtimet neurologjike duke ruajtur sa më gjatë qelizat dopaminergjike.

    Ekspertët paralajmërojnë se rezultatet janë ende shumë të hershme, por të dhënat e para nxisin shpresë për një qasje terapeutike të re, jo-invazive dhe të qëndrueshme. Vetëm pas konfirmimit të efekteve të qëndrueshme, studiuesit do të kalojnë në një provë më të gjerë klinike.