Tag: protestuesve

  • Bamir Topi në SPAK për 21 janarin, ish presidenti dëshmon për vrasjen e protestuesve në bulevard

    Bamir Topi në SPAK për 21 janarin, ish presidenti dëshmon për vrasjen e protestuesve në bulevard

    Ish-presidenti i vendit Bamir Topi ka qenë ish-zyrtari tjetër i lartë që është thirrur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së 21-janarit, dosje e cila është nën hetim pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut dhe asaj të Lartë që e konsideruan vrasjen e 4 protestuesve një krim shtetëror. Topi është thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni .
    Kjo është hera e parë që ish-kreu i shtetit Bamir Topi thirret në strukturën e posaçme për këtë çështje, kjo në kuadër të pozicionit të tij në kohën që u vranë protestuesit në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në vitin 2011 Bamir Topi ishte presidenti i vendit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
    Hetimet për 21 janarit nisën nga SPAK në korrik të vitit 2024, pas regjistrimit të dosjes për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë. Më herët ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që u mori në pyetje për këtë dosje.

    Madje SPAK i dërgoi Berishës tre herë fletë thirrjen për t’u paraqitur, por dy herët e para kreu i demokratëve tha se nuk ishte njoftuar, edhe pse Prokuroria e Posaçme i kishte dërguar letrën në adresën e banimit, në selinë e PD dhe në Kuvend. Megjithatë Berisha u detyrua të paraqitej në SPAK për 21 Janarin pasi prokurorët i’a dhanë dorazi fletë-thirrjen në momentin që ai u paraqit për masën e sigurise në kuadër të dosjes për ish kompleksin Partizani.
    Pas daljes nga ambjentet e SPAK Berisha mohoi që të ketë qenë ai personi që ka dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve, ndërkohë hetimet për këtë dosje i quajti sulme politike të drejtuara nga kryeministri Edi Rama.
    Përpara Berishës u mori në pyetje për 21 Janarin ishte ish-ministri i Brendshëm  Lulzim Basha, i cili pas 90 minutash përpara hetues nuk pranoi që të flasë për media, duke ruajtur sekretin hetimor.
    Ndërsa nga qelia, Ilir Meta ka shprehur vullnetin e tij të lirë përmes një shkresë drejtuar SPAK për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për 21 janarin pasi gjatë protestës së opozitës ishte në bashkëqeverisje me Berishën./vizionplus.tv

  • A do të ketë drejtësi për “21 janarin”?

    A do të ketë drejtësi për “21 janarin”?

    Loreta Koleci

    TIRANË- Për herë të parë pas 14 vitesh, ish-kryeministri Sali Berisha është marrë në pyetje si person në dijeni nga Prokuroria e Posaçme për 21 janarin, ngjarjen ku mbetën të vrarë përpara zyrës së tij 4 protestues. Pas rihapjes së hetimeve nga SPAK, me urdhër nga Gjykata e Lartë, një sërë ish-funksionarësh të lartë shtetërorë do të merren në pyetje nga prokurori Alfred Shehu, për vrasjet e ndodhura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë të organizuar nga opozita e atëhershme, Partia Socialiste, ndërkohë që Berisha ishte kryeministër i vendit.
    Berisha qëndroi dje dy orë në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet mbi rolin e tij, dhe urdhrat që janë dhënë për të hapur zjarr ndaj protestuesve, ku pati dhe 4 viktima: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

    Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tregoi se ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi i kanë kërkuar që të evakuohej nga selia e Kryeministrisë gjatë protestës, por ai qëndroi në zyrë. Berisha i qëndroi pretendimeve të dhëna më herët, ku tha se nuk ka dhënë asnjë urdhër për vrasjen e protestuesve. Kreu i opozitës mohoi të jetë qëlluar nga brenda godinës dhe sipas tij, Garda nuk merr urdhëra, por ka vepruar në bazë të ligjit. Tani do të kthehemi pas në kohë për të parë se si nisi e gjithë ngjarja dhe se si SPAK nisi hetimin për “21 janarin”.
    Çfarë ndodhi ditën e ftohtë të 21 janarit 2011?
    Opozita e vendit, Partia Socialiste, thirri një protestë mbarëpopullore kundër, sipas saj, sistemit të kalbur dhe të korruptuar dhe qeverisë Berisha që kishte keqpërdorur dhe keqmenaxhuar resurset shtetërore, duke shkaktuar varfëri dhe zemërim të madh në vend. Protesta ishte thirrur të mbahej në orën 12:00, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, e cila në atë kohë ishte e rrethuar me kangjella mbrojtëse. Mijëra qytetarë, të rinj, të reja, familjarë, pensionistë, si edhe deputetë të opozitës protestuan përpara Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policie kishin rrethuar godinën.
    Rreth orës 14:00, situata filloi të dilte jashtë kontrollit, pasi qindra qytetarë u përleshën me forcat e policisë. Dukej se protesta nuk ishte më thjesht paqësore dhe gjithçka mori një drejtim tjetër. Për shkak të dhunës dhe të mosmenaxhimit të situatës, të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në ajër dhe më pas drejt protestuesve, rreth orës 16:00. Protesta përfundoi me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, të katër protestues dhe qytetarë të thjeshtë. Partia Demokratike, në qeveri, e cilësoi tubimin si tentativë për grusht shteti.
    Si nisën hetimet?
    Hetimet fillestare nisën më 21 janar 2011 nga Prokuroria e Tiranës, e cila dërgoi për gjykim ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendin, dhe gardistin Agim Llupo, të cilët u dënuan me 1 dhe 3 vite burg. Familjarët e Aleks Nikës, i vetmi që ngeli pa autor të identifikuar, kërkuan që çështja të kalonte në SPAK. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, duke u bazuar edhe në frymën e Gjykatë së Strasburgut, vendosi që ngjarja të hetohet si krim shtetëror, për të sqaruar rolin e drejtuesve të lartë të kohës, përfshirë Berishën, Bashën dhe ish-drejtuesin e Gardës.
    SPAK nisi zyrtarisht hetimet më 16 korrik 2024, me tre akuza: vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim, shpërdorim detyre dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.
    -Më 23 korrik 2024, Ndrea Prendi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u pyetur në lidhje me armët e zjarrit të përdorura përballë protestuesve.
    -Më 30 tetor 2025, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha u mor në pyetje për 1 orë e 20 minuta nga prokurori Alfred Shehu. Pas daljes, Basha ishte i rezervuar përballë gazetarëve.
    -Ndërsa, më 19 nëntor 2025 u paraqit Sali Berisha, i cili më herët kishte refuzuar dy herë ftesën e SPAK për të dëshmuar për 21 janarin.
    Dosja e 21 janarit vijon të jetë nën hetim nga SPAK, ende pa persona të marrë të pandehur, ndërsa familjarët e katër të vrarëve presin pas 14 vitesh të ketë drejtësi dhe të ketë përgjegjës për urdhrat që çuan në një prej ngjarjeve më të rënda politike të tranzicionit në Shqipëri./ZËRI

  • Numri i ulët i protestuesve në shesh, Balla “shigjeton” Berishën: Ia doli ta fundosë PD në shoqatë

    Numri i ulët i protestuesve në shesh, Balla “shigjeton” Berishën: Ia doli ta fundosë PD në shoqatë

    Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka komentuar protestën e opozitës, e cila ka nisur që prej orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë një foto nga tubimi, Balla ka “shigjetuar” kreun e PD Sali Berisha, duke thënë se ai e ka kthyer partinë në një shoqatë.
    “Ia doli ta fundosë PD në shoqatë!

    Natën e mirë”, shkruan Balla./vizionplus.tv

  • ‘Berisha urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit’, Beqiri: Kishte planifikuar çdo gjë, masakër e organizuar

    ‘Berisha urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit’, Beqiri: Kishte planifikuar çdo gjë, masakër e organizuar

    Sali Berisha duhet të paraqitet të premten në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit 2011, ku gjatë një proteste të përqëndruar para kryeministrisë, u vranë nga plumbat e shtetit 4 persona.
    Në një studio televizive, avokati Idajet Beqiri e cilësoi absurde që përgjegjësi kryesor i asaj masakre, Sali Berisha, të thirret nga sistemi i drejtësisë afro 15 vite me vonesë.
    “Me të drejtë publiku është i tronditur, kujton, në çfarë situate jeton, dhe megjithëse janë taksapagues të rregullt dhe i paguajnë njerëzit e të gjitha pushteteve dhe veçanërisht të gjyqësorit, por ata alarmohen të vriten në bulevard 4 qytetarë vetëm se protestojnë për liritë dhe të drejtat e njeriut, protestojnë kundër korrupsionit. Të protestosh për këto dhe qeveria të vrasë, kryeministri të urdhërojë vrasjen e protestuesve, siç u vranë 4 persona dhe u plagosën rëndë 137 të tjerë, të cilët konsiderohen si tentativë vrasje, e thirrur pas 15 vjetësh, kjo është absurde”,- tha Beqiri.
    Avokati thotë me bindje se rrethanat e masakrës së 21 janarit japin përshtypjen se kemi të bëjmë me veprime të paramenduara dhe të organizuara nga Berisha.
    “Ishte pikërisht ky njeriu që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve, kishte nënshkruar vrasjen e tyre, jo vetëm vrasjen, me mënyrën si kishte organizuar mbrojtjen e kryeministrisë, duke vendosur 4 snajperë. Që ishte e planifikuar prej tij e treguan të gjitha veprimet e mëpasshme të tij”,- tha Beqiri.
    Tronditëse ishin detajet që avokati solli në studion e “Frontline” për reagimin e shtetit gjatë dhe pas protestës. Ai tha se Berisha kishte dhënë urdhëruar që të arrestoheshin të gjithë protestuesit e plagosur që paraqiteshin në spitalet e vendit për të marrë ndihmë mjekësore. Shumë prej tyre, thotë Beqiri, zgjodhën të largoheshin drejt vendeve fqinje për të marrë mjekim. Sipas tij, ka dëshmi të mjekëve që vërtetojnë këtë informacion.
    “Ishte e organizuar dhe se kushdo vritej dhe se ishin të shënjestruar edhe të tjerë që faktikisht kanë mbetur të plagosur por që janë arrestuar jashtë shteti, pasi policia e Berishës dha urdhër që kushdo që do të vinte në spital nga të plagosurit do të arrestohej. Ka dëshmi të mjekëve që tregojnë se i kanë mjekur ilegalisht dhe i kanë nxjerrë ilegalisht nga spitali se do të arrestoheshin. Edhe Sokrat Godi është planifikuar të vritej. Ai është thirrur dhe ka dhënë deklarimet e veta. Deklarimet e tij janë vërtet rrëqethëse. Kryetari i SHIK-ut në Berat, ku ishte i dalluar (Sokrati), vëllai i këtij kryetari të SHIK-ut është Andrea Prendi. Dihej me fotografi dhe të tjerë dhe ai u qëllua në protestë me snajper”,- tha Beqiri.
    Avokati hedh poshtë lajmin se Berisha është thirrur nga SPAK për 21 janarin si person që ka dijeni. Ai thekson se ish-kryeministri është i kallëzuar penalisht për rolin e tij në 4 vrasjet shtetërore dhe se po hetohet drejtpërdrejt për këtë çështje.
    “Jo rastësisht, është kallëzuar penalisht madje dhe Lulzim Basha si organizues, si frymëzues i këtyre vrasjeve. Ai do të vijë si person që faktikisht po hetohet dhe po hetohet. Ai do të hapë versionin e tij, do të pyetet nga SPAK. Çështja është drejt fundit”,- tha Beqiri.

  • Vrasjet e “21 janarit” drejt zbardhjes së plotë, SPAK drejt finalizimit të dosjes, Sali Berisha në panik, përpiqet…

    Vrasjet e “21 janarit” drejt zbardhjes së plotë, SPAK drejt finalizimit të dosjes, Sali Berisha në panik, përpiqet…

    Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i shpëton më vrasjeve të 21 janarit. Dosja për ekzekutimet e katër protestuesve para Kryeministrisë në vitin 2011 është në fazën përfundimtare të hetimeve dhe konsiderohet një nga çështjet prioritare të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pas më shumë se një dekade pengesash dhe zhdukje provash, SPAK është i vendosur të çojë përpara drejtësisë fajtorët. Me regjistrimin zyrtar të çështjes në korrik të vitit të kaluar, hetimet kanë hyrë në një fazë intensive dhe priten zhvillime të rëndësishme. Dosja është drejt finalizimit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha i ka hyrë tmerri. Ditën e djeshme ai ka mbrojtur vrasjet e protestuesve në bulevard. Berisha e mbrojti krimin shtetëror duke thënë se nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve dhe se sipas tij Garda ka vepruar vetëm në përputhje me ligjin. “S’ka pasur asnjë urdhër dhe s’do mund ta gjejnë që ka patur urdhër, se s’ka patur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, lexoni ligjin të miratuar nga mazhoranca para ardhjes sonë në pushtet”, tha Berisha nga SPAK ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
    Sulmet
    Për ish-ministrin e tij të Brendshëm, Lulzim Basha i cili u paraqit në SPAK vetëm pak ditë më parë, Berisha nuk pati asnjë koment, por zgjodhi të sulmojë kryeprokuroren e atëhershme Ina Rama. Berisha tha se ishte kërkesë nga SHBA që të zbardhej 21 janari, të cilin e quan demonstratën më të dhunshme me synimin për të përmbysur pushtetin. “Nga viti 2013 gjeri në vitin 2025 njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që skam patur një armiqësi të hapur me ina Ramën, e cila nëse ky është si vëlla me Troplinin, Ina është si motër e Troplinëve. Ina Rama e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, nuk hetonte dot se i dilte Rama. Kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo, të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Berishës dhe PD. Ajo ishte demonstrata më e dhunshme me një axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”, tha Berisha. Në pritje që edhe vetë të shkojë të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme, Berisha thotë se do t’i thoshte po një fletëthirrje të mundshme.
    Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit
    U deshën 5 vjet që Sali Berisha pranonte plotësisht vrasjet e 21 Janarit. Nga pasditja e 21 Janarit deri në dhjetor të vitit 2016, Sali Berisha ka sajuar dhe ndryshuar me dhjetëra alibi për krimin në bulevard. Në dhjetor të vitit 2020, Berisha deklaroi se protestuesit u vranë nga garda e tij, ndërsa u mburr se kishte në plan për të vrarë edhe Edi Ramën. Prokurorisë shqiptare dhe sidomos SPAK vijon të mos i bëjë asnjë përshtypje një deklaratë e tillë inkriminuese. Një politikan rrëfen me mburrje planin për të vrarë kundërshtarin politik dhe SPAK-ut as nuk e thërret për ta pyetur. “Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë”, ka thënë Berisha disa kohë më parë.
    Dosja 21 janari
    Ishte insistimi i palëkundur i familjarëve të Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor, që çoi dosjen e 21 janarit në dyert e SPAK. Më 12 mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë foli në frymën e një vendimi historik të një prej gjykata më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, dhe urdhëroi SPAK të hetojë 21 janarin si krim shtetëror, për të zbardhur rolin dhe përgjegjësitë e drejtuesve të lartë shtetërorë, Berishës, Bashës, e Ndrea Prendit për vrasjet e 4 protestuesve, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, sot dëshmorë. Prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë. Prokuroria e Posaçme regjistroi më 15 korrik procedimin penal për 3 vepra penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

  • Trazirat në Nepal, të paktën 51 të vrarë/ Mbi 12,500 të dënuar arratisen nga burgjet

    Trazirat në Nepal, të paktën 51 të vrarë/ Mbi 12,500 të dënuar arratisen nga burgjet

    Të paktën 51 persona janë vrarë këtë javë në Nepal gjatë protestave kundër bllokimit të rrjeteve sociale në vend dhe kundër korrupsionit, si dhe gjatë trazirave që çuan në rrëzimin e qeverisë, sipas burimeve policore.
    “Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 51 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave, përfshirë 21 protestues dhe 3 pjesëtarë të forcave të rendit,” deklaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve një zëdhënës i policisë, Binod Yimire.
    “Sipas të dhënave tona, rreth 13.500 të burgosur kanë arritur të arratisen. Disa prej tyre janë kapur sërish, por 12.533 janë ende në arrati,” shtoi ai.
    Trazirat, të cilat konsiderohen ndër më të përgjakshmet që nga heqja e monarkisë në vitin 2008, nisën të hënën, kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve të rinj, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 19 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.
    Të nesërmen, kryeministri KP Sharma Oli, i cili ishte në pushtet që nga viti 2024, urdhëroi rikthimin e shërbimeve të Facebook, X dhe YouTube, dhe premtoi hetim për dhunën policore. Më pas ai paraqiti dorëheqjen e tij.
    Gjatë ditës së martë, protestues të rinj sulmuan dhe plaçkitën një sërë institucionesh publike, banesa të liderëve politikë dhe simbole të tjera të pushtetit në kryeqytetin Katmandu.
    Ndërtesa e Parlamentit u dogj, ashtu si edhe banesa e ish-kryeministrit të dorëhequr. Nga mbrëmja e së martës, ushtria mori kontrollin e plotë të kryeqytetit, ku u vendos një ndalim i rreptë qarkullimi. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjenerali Ashok Raj Sigdel, ka nisur bisedime, kryesisht me përfaqësues të protestuesve, për krijimin e një qeverie të përkohshme.
    Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Sushila Karki, 73 vjeçe, është propozuar si kandidate për të marrë postin e kryeministres, por emri i saj nuk gëzon mbështetje unanime mes protestuesve.
     

  • Një ditë pas rënies së qeverisë në Nepal, ish-gjykatësja pranon kërkesën e protestuesve për tu bërë kryeministre e përkohshme

    Një ditë pas rënies së qeverisë në Nepal, ish-gjykatësja pranon kërkesën e protestuesve për tu bërë kryeministre e përkohshme

    Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte “pranuar kërkesën e protestuesve të “GenZ” për të kryesuar qeverinë kalimtare të vendit.

    73-vjeçarja Sushila Karki, e cila është e respektuar në vend, kishte thënë më parë se të gjitha palët duhet të “bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza”.
    Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan dorëheqjen e kryeministrit K.P. Sharma Oli.
    “Shefi i ushtrisë ka filluar bisedime me parti të ndryshme dhe është takuar me përfaqësues të GenZ”, tha zëdhënësi i tij, Rajaram Basnet.
    Që nga e marta, gjenerali Sigdel u kishte bërë thirrje “të gjitha grupeve të përfshira në protesta të qetësohen dhe të angazhohen në dialog”.
    Presidenti i Nepalit Ramchandra Poudel gjithashtu i bëri thirrje “të gjithë botës të punojë së bashku” për të gjetur “një zgjidhje paqësore për këtë situatë të vështirë në vend”.
    Ushtria po zbaton me rigorozitet një shtetrrethim të vendosur “deri në njoftim të mëtejshëm” për të qetësuar situatën.
    Ushtarë të armatosur, me tanke dhe automjete të blinduara, janë vendosur në rrugë, midis makinave të djegura dhe dyqaneve të plaçkitura.

    Top Channel

  • Parlamenti Evropian kritikon ashpër Vuçiç: Dhuna ndaj protestuesve dhe kontrolli i medias e pengojnë Serbinë drejt BE-së

    Parlamenti Evropian kritikon ashpër Vuçiç: Dhuna ndaj protestuesve dhe kontrolli i medias e pengojnë Serbinë drejt BE-së

    Në debatin e sotëm mbi Serbinë në Parlamentin Evropian, raportuesi Tonino Picula u shpreh se “Brukseli nuk duhet t’i ofrojë karota Vuçiçit që ai të mund t’i rrahë qytetarët e tij”. Ai akuzoi presidentin serb për përshkallëzimin e dhunës ndaj protestuesve, sulmet ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të kontrolluar plotësisht median, duke nënvizuar mungesën e reformave reale dhe respektimit të kritereve evropiane.

    Eurodeputetë nga grupet kryesore të PE-së shprehën shqetësim të thellë për situatën në Serbi. Davor Ivor Štir nga Partia Popullore Evropiane theksoi se niveli i dhunës dhe represionit është rritur pas tragjedisë së Novi Sadit dhe paralajmëroi masa ndaj partisë në pushtet SNS. Vladimir Prebiliç i Gjelbërve dhe Aleancës së Lirë kërkoi që BE-ja të ndalojë mbështetjen për Vuçiçin, duke theksuar se studentët dhe opozita demokratike po vuajnë nga sulmet ndaj tyre.

    Thomas Weiz nënvizoi se qytetarët serbë duhet të rrëzojnë qeverinë autoritare për të siguruar një të ardhme më të mirë, ndërsa Andreas Schieder e quajti situatën paradoksale dhe kërkoi sanksione të synuara kundër regjimit të Vuçiçit. Reinhold Lopatka deklaroi se Serbia nuk po ndjek rrugën e duhur drejt BE-së, duke dënuar përdorimin joproporcional të forcës ndaj protestuesve paqësorë.

    Eurodeputetë të tjerë, përfshirë Alexandra Moretti dhe Matjaž Nemec, vunë në dukje se fjalët e BE-së janë të pamjaftueshme pa veprime konkrete, ndërsa populli serb vazhdon të luftojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit. Lukas Sieper nga Gjermania paralajmëroi se betejat demokratike në Serbi janë tani në duart e të rinjve, dhe Vuçiç do të mbahet përgjegjës nga qytetarët nëse dhuna dhe represioni vazhdojnë.

  • Qeveria në Nepal ndalon mediat sociale/ Shpërthejnë protestat, të paktën 14 viktima

    Qeveria në Nepal ndalon mediat sociale/ Shpërthejnë protestat, të paktën 14 viktima

    Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë për shkak të vendimit të qeverisë për të bllokuar 26 platforma të mediave sociale, përfshirë Facebook, X dhe YouTube.

    Protestuesit kaluan përmes gardheve dhe detyruan policinë e trazirave të tërhiqej, duke rrethuar ndërtesën e parlamentit. Raportohet se policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve që po përpiqeshin të thyenin sigurinë e parlamentit.

    Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, por ishin të pakta në numër dhe kërkuan mbrojtje brenda kompleksit të parlamentit, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press.

    “Ndaloni korrupsionin, jo mediat sociale,” thërrisnin turmat e protestuesve.

    Televizioni shtetëror raportoi për numrin e viktimave dhe të plagosurve. Kaoset dhe përplasjet e dhunshme shkaktuan që autoritetet të shpallnin një orë policore në disa zona të qytetit, përfshirë ato përreth parlamentit dhe shtëpisë presidenciale.

    Protesta e së hënës u quajt si protesta e “Generatës Z”, duke iu referuar zakonisht individëve të lindur midis viteve 1995 dhe 2010.

    Qeveria ka dërguar një projektligj për debat në parlament për të siguruar që platformat e mediave sociale të jenë “menaxhuar siç duhet, të jenë përgjegjëse dhe të mbajnë llogari”. Ky projektligj është kritikuar gjerësisht si një mjet për censurë dhe për të ndëshkuar kundërshtarët e qeverisë që shprehin protestat e tyre online.

    Grupet e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë si një tentativë nga qeveria për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.

  • Vuçiç i ftoi për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme

    Vuçiç i ftoi për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme

    Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballafaqohet në një debat televiziv me përfaqësues të protestuesve, duke bërë thirrje që palët të kthehen në dialog.
    “Serbia duhet të zgjidhë çështjet e veta përmes dialogut demokratik, jo dhunës. Ftoj përfaqësues të bllokuesve të diskutojmë publikisht për vizionet tona planet dhe programet e së ardhmes”
    Kërkesa e Vuçiç është hedhur poshtë nga përfaqësues të protestuesve dhe studentëve që përmses një postimi në “X” kanë deklaruar se:
    “Ne do të debatojmë vizionet tona dhe programet për të ardhmen gjatë fushatës zgjedhore, kur ai të thërrasë zgjedhjet”
    Ulja e toneve vjen ndërkohë që në Beograd ndodhen përfaqësues të OSBE-së për të hetuar sulmet ndaj gazetarëve dhe kur Komisoneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, një qëndrim ky që konfirmon tashmë se Serbia është problem ndërkombëtar.