Tag: protestuesit

  • Dhunë dhe përplasje në Hagë, policia holandeze përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestën anti-emigracion

    Dhunë dhe përplasje në Hagë, policia holandeze përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestën anti-emigracion

    Policia holandeze ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit anti-emigracion të cilët u përfshinë në akte dhune të shtunën në qytetin e Hagës, sipas një zëdhënësi të qeverisë lokale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të organizuar nga një aktivist i ekstremit të djathtë, vetëm pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve kombëtare në Holandë. Protestuesit kërkonin politika më të ashpra ndaj emigracionit dhe ndalimin e pranimit të azilkërkuesve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pamjet e transmetuara nga televizioni NOS tregojnë përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë. Një makinë policie u dogj, ndërsa një grup protestuesish bllokuan për pak kohë një autostradë pranë vendit të tubimit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas mediave vendase, protestuesit kanë dëmtuar gjithashtu selinë qendrore të partisë së qendrës së majtë, D66, duke thyer disa xhama të ndërtesës.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Lideri i D66, Rob Jetten, reagoi ashpër në rrjetin social X, duke shkruar “Turp. Mbajeni duart larg partive politike. Nëse mendoni se mund të na frikësoni, e keni gabim. Nuk do t’ia lëmë kurrë vendin tonë të bukur ekstremistëve të dhunshëm.”

    Një grup më i vogël protestuesish u drejtua drejt kompleksit të parlamentit holandez, i cili aktualisht është i rrethuar për shkak të punimeve restauruese.

    Politikani anti-emigracion dhe populist Geert Wilders, fitues i zgjedhjeve të fundit në Holandë, ishte ftuar të mbante një fjalim gjatë protestës, por nuk mori pjesë.

    Në vend të kësaj, Wilders dënoi dhunën përmes një postimi në X, ku e quajti përdorimin e forcës ndaj policisë si “tërësisht të papranueshëm”, ndërsa protestuesit e dhunshëm i quajti “idiotë” dhe “plehra”.

    Zgjedhjet e ardhshme në Holandë pritet të mbahen më 29 tetor, dhe tensionet politike përreth çështjes së emigracionit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

  • Policia holandeze përplaset me protestuesit anti-imigracion në Hagë, përdoret gaz lotsjellës dhe topa uji. 30 në pranga

    Policia holandeze përplaset me protestuesit anti-imigracion në Hagë, përdoret gaz lotsjellës dhe topa uji. 30 në pranga

    Policia holandeze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm anti-immigracion në Hagë të shtunën. Rreth 30 persona u arrestuan dhe dy efektivë policie u lënduan gjatë përplasjeve, ku protestuesit hodhën gurë dhe shishe. Rreth 1,500 persona bllokuan një autostradë që kalon në qytet, ndërsa një makinë policie u dogj, sipas agjencisë së lajmeve holandeze ANP, që citoi burime policore.
    Kryeministri Dick Schoof dënoi “imazhet e tronditshme dhe të çuditshme të dhunës pa turp”, duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshme”. Kreu i partisë së djathtë, Geert Uilders, i cili fitoi zgjedhjet e mëparshme në Holandë dhe është në avantazh në sondazhet para votimit më 29 tetor, u ftua të fliste në protestë, por nuk mori pjesë. Ai gjithashtu dënoi dhunën ndaj policisë si “krejtësisht të papranueshme”, duke e quajtur atë punë e “idiotëve”.

    Protesta u organizua nga një aktivist i djathtë, duke kërkuar politika më të rrepta migracioni dhe goditje më të fortë ndaj azilkërkuesve. Dhuna shpërtheu kur grupe të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj holandezë dhe flamuj të lidhur me grupe të djathta ekstreme, teksa u përballën me forcat e sigurisë. Protestuesit thyen edhe xhamat e selisë së partisë të qendrës së majtë D66, që nga e djathta ekstreme shihet si një parti që përfaqëson elitën progresive.

    Kreu i D66, Rob Jetten, tha se dëmi brenda ishte i madh dhe u bëri thirrje protestuesve të “qëndrojnë larg partive politike”. “Nëse mendoni se mund të na trembni, fatkeqësisht jo. Ne kurrë nuk do të lejojmë që banditë ekstremistë të marrin vendin tonë të bukur,” shkroi ai në rrjetin social X.

    Asnjë person nuk ishte në zyrat e D66 gjatë protestave, sipas zyrtarëve të partisë. Qeveria holandeze u rrëzua në qershor pasi Uilders tërhoqi partinë e tij të djathtë PVV nga koalicioni qeverisës pas një mosmarrëveshjeje mbi migracionin. Mosmarrëveshja erdhi pas kërkesave të Uilders për 10 masa të reja për azilkërkuesit, duke përfshirë ngrirjen e aplikimeve, ndalimin e ndërtimit të qendrave pritëse dhe kufizimin e ribashkimit familjar. Koalicioni qeverisës qëndroi në detyrë për më pak se një vit.

  • Kryeministri i Spanjës kërkon që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në gara sportive

    Kryeministri i Spanjës kërkon që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në gara sportive

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të hënën që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive, një ditë pasi aktivistët propalestinezë ndërprenë në mënyrë kaotike përfundimin e garës së çiklizmit Vuelta në Madrid.
    Ministri i Jashtëm i Izraelit reagoi duke e quajtur Sanchezin “antisemitik dhe gënjeshtar”.
    Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar javët e fundit, pasi Qeveria e majtë spanjolle shprehu mbështetje për protestuesit që ndërprenë disa etapa të Vueltës, përfshirë edhe atë përfundimtare të së dielës në Madrid, për shkak të pjesëmarrjes së një ekipi izraelit.

    Duke folur para anëtarëve të partisë së tij socialiste, Sanchez tha se Izraeli, ashtu si Rusia, nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në sporte ndërkombëtare për shkak të fushatës ushtarake në Gazë.
    “Organizatat sportive duhet të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Pse u përjashtua Rusia pas pushtimit të Ukrainës dhe nuk po përjashtohet Izraeli pas pushtimit të Gazës?” tha Sanchez.
    “Derisa të ndalet barbaria, as Rusia dhe as Izraeli nuk duhet të jenë në asnjë garë ndërkombëtare”, shtoi ai.
    Sanchez foli një ditë pasi gara finale e Vueltës u ndërpre kur protestuesit propalestinezë, kundërshtarë të pjesëmarrjes së ekipit izraelit, Israel Premier Tech, hodhën barriera në rrugë dhe u përplasën me policinë pranë vijës së finishit.
    Autoritetet thanë se dy persona u arrestuan dhe 22 u lënduan lehtë.
    Qeveria spanjolle më herët kishte shprehur simpati për protestuesit dhe kishte sugjeruar që ekipi Israel Premier Tech duhej të tërhiqej nga gara trijavore që u shndërrua në një betejë diplomatike.
    Ekipi hoqi emrin nga fanellat, por qëndroi në garë deri në fund.
    Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, kritikoi Sanchezin me një postim në X, ku përfshiu një video të fjalimit të tij të së hënës.
    “Një antisemitik dhe gënjeshtar. A e pushtoi Izraeli Gazën më 7 tetor apo ishte shteti terrorist Hamas që pushtoi Izraelin dhe kreu masakrën më të rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti?” tha Saar.
    Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Në Gzë po mbahen ende 48 pengje dhe Izraeli beson se 20 prej tyre janë gjallë.
    Lufta hakmarrëse i Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe.
    Derisa lufta po vazhdon, Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë, dhe Spanja është në krye të një liste gjithnjë e më të madhe të vendeve evropiane që po e kritikojnë Izraelin për shkak të numrit të lartë të viktimave civile.
    Vende si Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se planifikojnë ta njohin shtetin palestinez, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian ka bërë thirrje për kufizimin e marrëdhënieve tregtare me Izraelin.
    Evropa mbetet e përçarë në qëndrimin ndaj Izraelit, dhe sanksionet apo dënimet e kufizuara deri tani kanë pasur pak efekt.

  • Policia holandeze largon protestuesit shqiptarë para Gjykatës Speciale në Hagë

    Policia holandeze largon protestuesit shqiptarë para Gjykatës Speciale në Hagë

    Forcat e sigurisë holandeze kanë marrë nën kontroll situatën para ndërtesës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Pas rigrupimit të protestuesve pranë objektit, autoritetet ndërhynë duke i larguar ata që ishin vendosur para ndërtesës. Më pas, policia bllokoi rrugët që çojnë drejt paraburgimit, derisa protestuesit e fundit u larguan në mënyrë paqësore.

    Në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.
    Tubimi filloi në parkun pranë muzeut Madurodam, jo larg godinës së Gjykatës Speciale, me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij shtetëror të Kosovës. Hapësira u mbush me flamuj kuq e zi dhe simbolika të UÇK-së, duke treguar unitetin dhe vendosmërinë e mijëra protestuesve nga Kosova dhe diaspora.
    Ndër të parët që mori fjalën ishte ish-pjesëtari i UÇK-së dhe bashkorganizatori i protestës, Fatmir Koci. Ai theksoi se shqiptarët nuk ishin agresorët, por popull që luftoi për liri.
    “Sot jemi mbledhur për të ngritur zërin tonë, për të thënë mjaft më me padrejtësi. Po ju pyes para të gjithë Evropës, para gjithë botës, a ishim ne agresori? A e sulmuam ne në tokën e vet? Apo luftuam në shtëpitë tona? A kërkuam territore? Apo kërkuam liri?”, deklaroi Koci, duke theksuar se gjykimi në Hagë është i padrejtë dhe i pafalshëm.
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nisi fjalimin e tij me thirrjet “UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”. Ai tha se protesta po mbahej për dinjitetin e popullit dhe për historinë e shenjtë të UÇK-së.
    “UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia. Liria nuk ishte dhuratë, por sakrifica e djemve dhe vajzave që ranë për flamur e tokë. Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”, u shpreh Gucati.
    Pas përfundimit të protestës në park, një pjesë e protestuesve u rigrupuan para ndërtesës së paraburgimit, ku po mbahen ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Protestuesit brohoritën emrat e tyre duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.
    Prania e policisë holandeze u shtua ndjeshëm, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të larguar protestuesit nga hapësira para objektit. Më pas, rrugët që çojnë drejt ndërtesës së paraburgimit u bllokuan, derisa protestuesit e fundit u shpërndanë në mënyrë paqësore.
    Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta e sotme shënoi një tjetër manifestim të fuqishëm të mërgatës dhe qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të figurës së UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi.
    Protestuesit rigrupohen para Gjykatës Speciale, shtohet prania e forcave të sigurisë
    Protesta e planifikuar fillimisht pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, ka përfunduar, por protestuesit janë rigrupuar sërish para ndërtesës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Autoritetet holandeze kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.
    Protestuesit kanë brohoritur emrat e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke kërkuar lirimin e tyre dhe drejtësi për sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës./Telegrafi/

  • Mbështetje për ish-krerët e UÇK/ Protestuesit zhvendosen nga Gjykata, pritet të nisë tubimi në Hagë

    Mbështetje për ish-krerët e UÇK/ Protestuesit zhvendosen nga Gjykata, pritet të nisë tubimi në Hagë

    Protestuesit në Hagë janë zhvendosur nga ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale drejt vendit ku do të mbahet tubimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në orën 14:00. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga ana e autoriteteve holandeze.
    Tvklan.al ka siguruar pamjet nga Haga, si më poshtë:
    “Për drejtësinë e vonuar”
    Organizatore e kësaj proteste është diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.
    Ata thonë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, po mbahen padrejtësisht në Hagë për 5 vite me radhë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
    Protesta është mbështetur edhe nga shumë parti politike dhe individë me influencë, si në Kosovë, Shqipëri, ashtu edhe në diasporë.
    Të hënën, më 15 shtator, fillon procesi i nxjerrjes së dëshmitarëve të palës mbrojtëse, ku priten disa nga autoritetet e larta të kohës së luftës. Dëshmitari i parë pritet të jetë James Rubin nga Shtetet e Bashkuara.
    “Me zemër jam atje”
    Edhe kryeministri Edi Rama po ndjek me vëmendje gjithçka po ndodh në Hagë, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për ish-krerët e UÇK-së e veçanërisht Hashim Thaçit.
    Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant! Liri për çlirimtarët! – është mesazhi i Ramës krahas një videoje.

  • Protestuesit në Nepal sulmojnë shtëpinë e ish-kryeministrit, digjet për së gjalli gruaja e tij

    Protestuesit në Nepal sulmojnë shtëpinë e ish-kryeministrit, digjet për së gjalli gruaja e tij

    Nepali është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, ku rrugët janë kthyer në skena kaosi e zjarrvëniesh.
    Në një nga ngjarjet më të rënda, gruaja e ish-kryeministrit Jhala Nath Khanal ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përfshi nga flakët kur protestuesit dogjën shtëpinë e saj. Dhuna ka shpërthyer në çdo cep të vendit, ndërtesa shtetërore, rezidenca politikanësh dhe seli partish janë vënë në shënjestër të turmave të zemëruara, ndërsa autoritetet kanë humbur kontrollin.
    Sipas mediave lokale, protestuesit kanë vënë zjarr ndërtesës së Parlamentit të Nepalit, si dhe rezidencave të disa figurave kyçe politike. Këto sulme janë pjesë e një vale të gjerë dhune që ka përfshirë vendin, duke e futur atë në një krizë të thellë politike dhe shoqërore.
    Lëvizja protestuese, e udhëhequr kryesisht nga të rinjtë, mori hov të madh pasi autoritetet vendosën të ndalonin përdorimin e rrjeteve sociale. Megjithatë, pakënaqësitë ndaj qeverisë nuk burojnë vetëm nga kjo masë. Papunësia, mungesa e perspektivës dhe korrupsioni i thellë janë ndër arsyet kryesore që kanë nxitur shpërthimin qytetar.
    Përballë presionit të madh publik dhe klimës së tensionuar, kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, ka dhënë dorëheqjen, duke deklaruar se një hap i tillë është i domosdoshëm për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje politike dhe për të adresuar problemet që po e tronditin shoqërinë nepaleze. Dorëheqja e tij vjen në kulmin e krizës, kur vendi është i paralizuar nga protesta masive dhe përplasje të dhunshme me forcat e rendit.
    Protestat, që tashmë kanë hyrë në ditën e dytë, janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike. Vrasja e 19 demonstruesve gjatë përplasjeve të fundit në rrugët e Katmandusë ka ndezur edhe më shumë zemërimin popullor. Në shenjë proteste, turma të mëdha kanë sulmuar dhe djegur ndërtesën e parlamentit, shtëpi dhe zyra të politikanëve, si dhe selitë e partive politike, duke e kthyer kryeqytetin dhe qytete të tjera në skena kaotike.
    Përballë kësaj situate të jashtëzakonshme, presidenti Ramchandra Paudel i ka bërë thirrje qytetarëve për unitet kombëtar dhe vetëpërmbajtje, ndërsa prania e forcave të sigurisë në rrugë është rritur ndjeshëm, në përpjekje për të rikthyer rendin.

  • Protesta masive në Novi Sad, përleshje të dhunshme me policinë. Plagosen 11 efektivë, disa të arrestuar

    Protesta masive në Novi Sad, përleshje të dhunshme me policinë. Plagosen 11 efektivë, disa të arrestuar

    Një tjetër protestë masive me përleshje mes protestuesve dhe policisë u shënua në qytetin Novi Sad të Serbisë, mbrëmjen e së premtes.
    Ajo që nisi si një tubim paqësor mbi sjelljen e efektivëve ndaj protestuesve dhe autonominë në universitete, u kthye në përleshje të dhunshme që zgjatën për disa orë.
    Policia hodhi gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe flakadanë.

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri të ditur më vonë se disa persona u arrestuan dhe 11 efektivë policie mbetën të plagosur.
    Vuçiç gjithashtu akuzoi protestuesit se kanë tentuar të kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë dhe të zaptojnë objektet universitare në Novi Sad, sipas tij, të nxitur nga faktorë të jashtëm.
    Protesta e 5 shtatorit është pjesë e serisë së organizimeve të udhëhequra nga studentët në Serbi, të nisura që prej një viti më parë pas një aksidenti hekurudhor vdekjeprurës.
    Protestuesit kërkojnë nga institucionet përgjegjësi politike dhe penale për këtë rast, si dhe zgjedhje të parakohshme, gjë që është refuzuar nga presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç.
    /vizionplus.tv

  • Shpërthen dhuna në Novi Sad, policia e Vuçiç përleshet ashpër me protestuesit

    Shpërthen dhuna në Novi Sad, policia e Vuçiç përleshet ashpër me protestuesit

    Trazirat shpërthyen gjatë një proteste studentore në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, të premten në mbrëmje. Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe drejt oficerëve të policisë jashtë ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Novi Sadit, dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
    Studentët akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kërkojnë llogaridhënie pas shembjes së një tendë betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit nëntorin e kaluar, e cila vrau 16 persona. Protestuesit kanë organizuar demonstrata në Beograd dhe qytete të tjera për muaj të tërë, ndërsa kanë bllokuar edhe institucionet arsimore.
    Përleshjet e së premtes shpërthyen pasi studentët kërkuan që policia të tërhiqej nga kampusi i Fakultetit të Filozofisë, ku u vendosën muajin e kaluar nga dekani Milivoj Alanovic. Grupi aktivist Blokada FFUNS, i cili organizoi bllokadën, akuzoi Alanovicin për abuzim me pushtetin.
    Mediat serbe raportuan se disa persona u arrestuan jashtë kampusit. Sipas Blokada FFUNS, një student u godit në këmbë me një plumb gome. Drejtori i Policisë Dragan Vasiljevic tha se oficerët ndërhynë pasi morën raportime për “një sulm” ndaj sigurisë që mbronte kampusin. “Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret e këtij vendi”, shtoi ai.
    Protestat kanë shkaktuar tashmë dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviç dhe arrestimin e disa zyrtarëve, përfshirë një ish-ministër të tregtisë, nën akuzat për korrupsion. Sakaq, presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se trazirat u nxitën nga jashtë dhe denoncoi atë që ai e quajti “dhunë e maskuar si aktivizëm”.

  • Serbi, protestuesit kërkojnë “kokën” e Vuçiçit/ Digjet Novi Sadi

    Serbi, protestuesit kërkojnë “kokën” e Vuçiçit/ Digjet Novi Sadi

    Serbia është bërë përsëri skenë e një proteste masive. Policia të premten përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese në një kampus universitar në Novi Sad për të shpërndarë protestuesit që kërkuan zgjedhje të parakohshme, të cilat shpresojnë se do të rrëzonin presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij Progresive Serbe (SNS) në pushtet.
    Në një fjalim vonë në mbrëmje, Vuçiç tha se 11 policë u plagosën. Nuk kishte informacion se sa protestues janë plagosur.
    Të premten në mbrëmje, mijëra njerëz u mblodhën në kampusin e universitetit shtetëror. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk duam bllokada, duam zgjedhje” dhe “Studentët kanë një kërkesë urgjente: Thirrni zgjedhje”.
    Protestuesit u përleshën me policinë përpara fakultetit të filozofisë dhe hodhën fishekzjarrë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të larguar turmën.
    “Nuk do të lejojmë shkatërrimin e institucioneve shtetërore. Serbia është një shtet i fortë dhe i përgjegjshëm”, u tha Vuçiç gazetarëve.
    Ai akuzoi shërbimet e huaja të sigurisë se qëndrojnë pas protestuesve antiqeveritarë në Serbi dhe tha se mbështetësit e tij do të mbajnë tubime në qytete anembanë Serbisë të dielën. Vuçiç dhe partia e tij SNS janë tronditur nga muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë bllokadat e universiteteve shtetërore, të shkaktuara nga vdekja e 16 personave nëntorin e kaluar kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor. Protestat ishin kryesisht paqësore deri më 13 gusht, kur dhjetëra oficerë policie dhe civilë u plagosën në përleshje.
    Protestuesit kanë fajësuar korrupsionin për katastrofën e stacionit hekurudhor të Novi Sadit dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme me shpresën për të rrëzuar Vuçiçin dhe partinë e tij. Studentët, grupet e opozitës dhe organet mbikëqyrëse kundër korrupsionit kanë akuzuar Vuçiçin dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, duke përdorur dhunë kundër rivalëve politikë dhe duke shtypur liritë e medias – akuza që ata i mohojnë.

  • ‘Vuçiç largohu’, mijëra protestues antiqeveritarë përleshen me policinë në Novi Sad. Hidhen granata dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

    ‘Vuçiç largohu’, mijëra protestues antiqeveritarë përleshen me policinë në Novi Sad. Hidhen granata dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

    Policia serbe përdori të premten gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese në një kampus universitar në Novi Sad për të shpërndarë protestuesit që kërkuan zgjedhje të parakohshme, të cilat shpresojnë se do të rrëzonin presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS).

    Të premten në mbrëmje, mijëra njerëz u mblodhën në kampusin e universitetit shtetëror. Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk duam bllokada, duam zgjedhje” dhe “Studentët kanë një kërkesë urgjente: Të thirren zgjedhje”.

    Turma bërtiti “ Vuçiç largohu”.

    Protestuesit u përleshën me policinë përpara Fakultetit të Filozofisë dhe hodhën fishekzjarrë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të larguar turmën.

    Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë bllokadat e universiteteve shtetërore, të shkaktuara nga vdekja e 16 personave nëntorin e kaluar kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor të rinovuar, e kanë tronditur Vuçiçin dhe partinë e tij SNS.

    Protestat ishin kryesisht paqësore deri më 13 gusht, kur dhjetëra oficerë policie dhe civilë u plagosën në përleshje.

    Protestuesit kanë fajësuar korrupsionin për katastrofën e stacionit hekurudhor të Novi Sadit dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme me shpresën për të rrëzuar Vuçiçin dhe partinë e tij.

    Studentët, grupet e opozitës dhe organet mbikëqyrëse kundër korrupsionit kanë akuzuar Vuçiçin dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, përdorimin e dhunës kundër rivalëve politikë dhe shtypjen e lirive të medias – akuza që ata i mohojnë.

    «Zgjidhja është të shpallen zgjedhje», tha Nebojsha Korac, një nga protestuesit.

    “Nga ana jonë, ne duam që paqja dhe demokracia të mbizotërojnë, dhe që institucionet politike të bëjnë punën e tyre. Kjo do të thotë thirrjen e zgjedhjeve, dhe kjo do të jetë zgjidhja, sepse qeveria do të ndryshojë.”