Tag: protestues

  • Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

    Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

    Nga Lutfi Dervishi

    Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të godinës së bashkisë..

    Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më.

    Mediat kombëtare e morën videon e publikuar, nga vetë protestuesi në TikTok, dhe  ia përcollën menjëherë per analizë të detajuar institucioneve kompetente.

    Zyrtarisht thuhet se protestuesi është ndaluar nga policia, por burime shumë familjare me ngjarjen, thonë  se ai është dërguar për ekzaminim mjeksor jashtë vendit.

    Ekspertët kanë vënë re  sjellje devijante, pasi kanë konstatuar  se i riu nuk kishte as selfie, nuk punonte si influencer, nuk ishte paguar dhe më e çuditshmja, nuk ishte anëtar partie.

    Shkencëtarët thonë se do të analizojnë trurin e tij për të kuptuar se çfarë e shtyn një njeri normal të reagojë, në vend që të shkruajë një koment anonim në Facebook apo në Instagram?

    Analistët e shpjegojnë aktin e të riut si pasojë e temperaturave të larta të ditëve të fundit. Megjithatë zyrtarisht autoritetet nuk kanë sqaruar se çfarë do të bëjnë me këtë protestues, një specie e mbijetuar nga koha kur njerëzit mendonin me mendjen e tyre

    Sjellja e protestuesit nuk përcaktohet ende në Kodin e ri Penal, por po shqyrtohet futja e një neni të posaçëm:

    Neni 1099/1 – Reagimi pa miratim paraprak.

    Dënimi: nga 30 ditë heshtje publike dhe 6 muaj bërje like dhe komente pozitive (Bravo, ju lumtë,) në postimet e ministrave dhe kryeministrit.

    Në të njëjtën kohë UNESCO po shqyrtohen mundësinë  që veprimi i tij të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar shpirtërore!

  • Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

    Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

    Tetë oficerë policie u plagosën gjatë përplasjes me protestues pranë një hoteli në qytetin Epping të Essex-it, të enjten në mbrëmje.

    Hoteli dyshohet se po strehon azilkërkues, ndërsa protestat nisën pas arrestimit të një 38-vjeçari, i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare.
    Hadush Gerberslasie Kebatu u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford dhe mohoi akuzën se kishte tentuar të puthte vajzën.
    Pamjet treguan protestues që hodhën objekte drejt një furgoni policie, ndërsa një person u ngjit në pjesën e përparme të mjetit dhe goditi xhamin, duke e thyer plotësisht. Po ashtu, u raportua për hedhje vezësh dhe fishekzjarrësh drejt mjeteve të efektivëve.
    Sipas policisë, nuk ka pasur përpjekje për të hyrë brenda hotelit, por janë bërë disa arrestime. Dean Ëalters, 65 vjeç, u arrestua për sherr publik, ndërsa një tjetër person u ndalua për moszbatim të urdhrave të shpërndarjes.
    “Tetë nga oficerët tanë u sulmuan mbrëmë. Kjo është totalisht e papranueshme. Oficerët tanë janë aty për të mbrojtur komunitetin”, tha në një deklaratë Zëvendës Shefi i Policisë, Stuart Hooper.

    Top Channel

  • Vuçiç ndaj studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Vuçiç ndaj studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Aleksandër Vuçiç

    SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protestues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”. 
    “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.
    Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.
    Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.
    Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.
    “Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiç.
    Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.
    Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
    Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
    Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.
    Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem./REL

  • Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”.
    “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.
    Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.
    Studentët serbë organizojnë një protestë antiqeveritare duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, në Beograd, Serbi, më 30 maj 2025.
    Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.
    Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.
    “Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiq.
    Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.
    Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
    Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
    Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.
    Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem.

  • Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

    Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”. Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.
    Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.
    Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën. Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
    Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete. Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.
    Ultimatumi i studentëve në bllokadë
    Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.
    “Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.
    Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.
    Çfarë pritet më 28 qershor?
    Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.
    Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit. Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”. Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.
    Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiçit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve. Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme
    Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiç tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.
    Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviç, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit. Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.
    Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiçi – nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
    Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./REL

  • Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme

    Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme

    Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.
    Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.
    Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
    Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.
    Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
    Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
    Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.
    Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.
    Ultimatumi i studentëve në bllokadë
    Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.
    “Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.
    Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.
    Çfarë pritet më 28 qershor?
    Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.
    Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.
    Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.
    Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej.
    Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.
    Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiçit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve.
    Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme
    Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiq tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.
    Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviç, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit.
    Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.
    Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiçi – nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
    Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./ REL

  • Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

    Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

    Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

    Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.
    Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

    Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
    Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.
    Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
    Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
    Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.
    Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.
    Ultimatumi i studentëve në bllokadë
    Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.
    “Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.
    Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.
    Çfarë pritet më 28 qershor?
    Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.
    Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.
    Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.
    Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej.
    Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.
    Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiç- e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve.
    Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme
    Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiç tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.
    Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviq, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit.
    Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.
    Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiç- nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
    Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./REL

  • Protesta për 1-vjetorin e kryengritjes studentore në Kenya, 8 viktima dhe 400 të plagosur në kryeqytetin e Nairobit

    Protesta për 1-vjetorin e kryengritjes studentore në Kenya, 8 viktima dhe 400 të plagosur në kryeqytetin e Nairobit

    8 persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri sot gjatë protestave në Kenia, kryesisht në kryeqytetin Nairobi, ku forca të shumta policore u përleshën për orë të tëra me të rinjtë, duke shënuar përvjetorin e parë të një shtypjeje të përgjakshme ndaj lëvizjes civile.

    Të paktën 400 persona u plagosën në Nairobi, sipas një zëdhënësi të një agjencie shërbimesh emergjente. Viktimat përfshijnë protestues, oficerë policie dhe gazetarë.
    Ndërkohë, një burim spitalor tha se më shumë se 100 persona ishin dërguar në Spitalin Kombëtar Kenyatta të Nairobit, shumica e të cilëve u goditën nga plumba të vërtetë, të tjerë nga plumba plastikë ose objekte të tjera.

    📍Scenes in Kenya | Ruto must just Resign. He has failed the country. A vicious dictator controlled by imperialists. pic.twitter.com/UJRnM95L5Y
    — Evaluator. (@_AfricanSoil) June 25, 2025

    Më 25 qershor 2024, pushtimi i parlamentit nga protestuesit që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Ëilliam Ruto dhe tërheqjen e projektligjit të buxhetit shënoi kulmin e protestave, të cilat vazhduan deri në korrik. Më shumë se 60 persona u vranë, sipas organizatave të të drejtave të njeriut.
    Sot, mijëra protestues, kryesisht të rinj, dolën përsëri në rrugët e Nairobit, Mombasas dhe qyteteve të tjera. Aktivistët dhe të afërmit e viktimave kishin bërë thirrje për tubime paqësore, por të tjerë kërkuan “pushtimin e pallatit presidencial”.

    Only A King Who Is Foolish Beyond Measures Can Think He Is Still The Ruler When Such A Crowd Is Out Against Him. This Is Thika Road – Kenya pic.twitter.com/krqLReQHSQ
    — EDWIN SIFUNA BATALLION (@Jeshi_LaSifuna) June 25, 2025
    ;
    Në Nairobi, shumë shkolla dhe dyqane u mbyllën pasi u ngrit frika e dhunës. Situata ishte e qetë në mëngjes, por pak më vonë disa protestues filluan të hidhnin gurë drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
    Studentja Florence Atsala tha se “gjenerata e re” ishte e vendosur. “Sistemi është i korruptuar, është i korruptuar dhe ne duam një rishikim të plotë të tij”, tha ajo.

    Top Channel

  • “Është e tmerrshme, duhet të ndalet”/ Ambasada izraelite në Greqi nën shënjestrën e protestuesve pro-palestinezë

    “Është e tmerrshme, duhet të ndalet”/ Ambasada izraelite në Greqi nën shënjestrën e protestuesve pro-palestinezë

    Mijëra protestues pro-palestinezë marshuan drejt Ambasadës Izraelite në Athinë duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite në Gaza.

    Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Liri për Palestinën” ata kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me palestinezët, duke dënuar sulmet izraelite të cilat i konsiderojnë si një masakër e madhe si dhe bllokadën ndaj civilëve të rrethuar e të uritur.
    “Tragjedia më e madhe është që viktimat janë civilët, janë fëmijët. Fatkeqësisht, nëse nuk arrijnë të dërgohen ilaçe dhe ushqime, do të humbasin jetën edhe 14.000 fëmijë të tjerë”, tha një protestues.
    Protestuesit kanë deklaruar se nuk duhet të mbyllen sytë para situatës humanitare katastrofike dhe paralajmërimeve të OKB se e gjithë popullsia e Gazës rrezikon urinë masive.
    “Kjo është hera e parë që brezi ynë përjeton diçka të tillë. Është e tmerrshme, është e padurueshme. Duhet të ndalet. Do bëjmë gjithçka që mundemi që të ndalet”, deklaroi protestuesja.
    Protesta u organizua nga konfederata e sindikatës PAME, që mbështetet nga Partia Komuniste e Greqisë së bashku me organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

    Top Channel

  • VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, një protestues futet mes çiklistëve për të penguar garën

    VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, një protestues futet mes çiklistëve për të penguar garën

    Giro D’ Italia po vijon me etapat e saj në Itali, por vëmendja së fundmi është zhvendosur në Napoli, aty ku një burrë 67-vjeçar me precedent penal nga policia kaloi rrugën dhe u përpoq të përplaste çiklistët.
    Vetëm disa kilometra nga vija e finishit, ai kaloi gardhin e vendosur nga policia dhe u fut në mes të sportistëve, ndërsa tundte një flamur të bardhë.
    Pas identifikimit, në mediat italiane u raportua se 67-vjeçari ishte një protestues pro-palestinez që u përpoq të bllokonte garën, pikërisht kur po kalonte ekipi izraelit.