Tag: protestës

  • Demonstrata kundër Vuçiç, dhunë dhe të arrestuar/ Çfarë po ndodh në Beograd

    Demonstrata kundër Vuçiç, dhunë dhe të arrestuar/ Çfarë po ndodh në Beograd

    Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi,  rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në qendër të Beogradit për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç  dhe qeverisë së tij.

    Vuçiq foli për shifra shumë më të vogla, por ai njoftoi që para fillimit të protestës se nuk do t’i plotësojë kërkesat e studentëve dhe protestuesve të tjerë për zgjedhje të parakohshme.

    Ai kundërshtoi edhe kërkesën që nga qendra e qytetit të largohen “studentët që duan të mësojnë”, një grup studentësh dhe persona të tjerë të afërt me regjimin, që janë besnikë ndaj Vuçiçit.

    Protestat e qeta dhe shpërthimi i dhunës

    Protestat në Beograd janë mbajtur për një kohë të gjatë të qeta dhe me fjalime që përcilleshin me brohoritje.

    Në fund studentët shpallën përfundimin e protestës dhe u tha se në vazhdim do të veprojnë si qytetarë të rëndomtë.

    Por disa grupe e kanë shfrytëzuar këtë masë të protestuesve dhe kanë shkaktuar incidente dhe dhunë.

    Në momentin kur rojet e protestës së studentëve hoqën veshjet si kujdestarë dhe thanë se secili duhet të sillet sipas ndërgjegjes së tij, së shpejti filluan incidentet me policinë.

    Ka pasur përleshje me policinë në disa vende pranë Parkut të Pionierëve në qendër të Begradit, pati të shtëna me topa, u hodhën gurë dhe shishe, si dhe u përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj nga policia.

    Disa persona u plagosën dhe u ndaluan nga policia.

    Përleshjet zgjatën deri vonë natën.

    Policia ka vazhduar aksionet kundër demonstruesve me orë të tëra. Edhe nga ana e demonstruesve  kishte njerëz të gatshëm të përshkallëzojnë protestën.

    Çfarë mbeti pas protestës?

    Në fund, e vetmja gjë që mbeti pas demonstratave të djeshme masive, ishin akuzat e ndërsjella të palëve.

    Nga njëra anë për shkak të brutalitetit dhe dhunës së policisë, dhe nga ana tjetër, kërcënimet e pushtetit.

    Prokurori i shtetit Nenad Stefanoviç tha se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të “identifikohen, do të ndiqen penalisht dhe do të përgjigjen para drejtësisë”. /DW/

  • Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”.
    “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.
    Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.
    Studentët serbë organizojnë një protestë antiqeveritare duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, në Beograd, Serbi, më 30 maj 2025.
    Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.
    Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.
    “Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiq.
    Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.
    Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
    Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
    Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.
    Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem.

  • Përplasje me gazetarët gjatë protestës së PD,policia çon në SPAK Palokën dhe Balliun

    Përplasje me gazetarët gjatë protestës së PD,policia çon në SPAK Palokën dhe Balliun

    Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.
    Mësohet se kallëzimi është bërë nga shtetasja B. D.,gazetare , e cila thotë se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, informon policia.

  • Policia çon në SPAK deputetët, Edi Palokën dhe Klevis Balliun/ Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së…

    Policia çon në SPAK deputetët, Edi Palokën dhe Klevis Balliun/ Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së…

    Ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin.
    Ata penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim. Për shkak të kompetencës, dosja i është përcjellë SPAK-ut për veprime të mëtejshme. Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së, që pretendon vjedhjen e votave nga mazhoranca më 11 maj. Ky procedim penal vjen menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës të ditës së premte (16 maj), ku Paloka dhe Balliu sulmuan gazetarët.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
    Prej ditësh deputetë dhe drejtues të PD-së kanë fyer, sulmuar dhe anatemuar mediat dhe gazetarët pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duke mos e gjetur shkakun brenda vetë partisë dhe strukturave, por tek ata.

  • Përplasja me gazetarët gjatë protestës së opozitës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

    Përplasja me gazetarët gjatë protestës së opozitës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

    Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.
    “referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.
    Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.
    “Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

  • Përplasje me gazetarët gjatë protestës së opozitës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

    Përplasje me gazetarët gjatë protestës së opozitës, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

    Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

    “referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.
    Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.
    “Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

    Top Channel

  • Përplasja e opozitës me gazetarët, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

    Përplasja e opozitës me gazetarët, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

    Pamje nga protesta

    TIRANË- Gazetarja e “Euroneës Albania” Besarta Demushi ka ngritur një kallëzim ndaj deputetit Edi Palokës dhe Klevis Balliut, të cilët ditën e protestës së opozitës në Bulevardin e Ri e kanë kanosur atë me fjalë për shkak të detyrës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    -referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Ditën e protestës, deputeti Edi Paloka dhe mbështetësit e tij kanë fyer gazetaren Demushi. Paloka nuk e ka lejuar të raportojë, duke i kërkuar të ikë dhe të mos transmetojë.
    Paloka: Ke yllin e Edi Ramës.
    Gazetarja: Jo nuk është ylli i Edi Ramës, është badge….
    Edhe Klevis Balliu ka akuzuar gazetarët që po mbulojnë protestën e Partisë Demokratike se “kanë prekur protestuesit”, gjatë tubimit te bulevardi “Zogu I”. Me tone të larta, Balliu është përfshirë në një debat me një prej gazetareve si dhe me disa kameramanë që ndodheshin aty pranë./ZËRI

  • “Mos bëj skema, u bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, Paloka përplaset me gazetarët gjatë protestës së opozitës

    “Mos bëj skema, u bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, Paloka përplaset me gazetarët gjatë protestës së opozitës

    Protesta e Partisë Demokratike në Bulevardin “Zogu I” ka sjellë debate të ashpra mes protestuesve dhe gazetarëve të pranishëm.

    Gjatë protestës, kandidati i PD-së, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.
    “Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

    Top Channel

  • Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga Brukseli: Njoha miqtë europianë me krimet zgjedhore, Rama do të marrë përgjigjen e merituar

    Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga Brukseli: Njoha miqtë europianë me krimet zgjedhore, Rama do të marrë përgjigjen e merituar

    Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës në bulevardin “Zogu i Parë” pas mbërritjes nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin me partitë e Unionit Demokrat Ndërkombëtar.
    Në fjalën e tij ai tha se ka njohur miqtë ndërkombëtarë të së djathtës për të gjitha krimet zgjedhore.
    Sipas tij ka prova dhe fakte që zgjedhjet e 11 majit u vodhën dhe u grabitën dhe se ato nuk do të njihen.

    “Të dashur demokrate dhe demokrate, të pranishëm në këtë shesh e kudo ku jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndëkrombëtar. Mbi 87 parti politike para të cilëve paraqita sot masakrën elektorale të Totorinos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet mosntruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qendron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkites së zgjedhjeve. Të dashur miq forumi botëror i partive të qendrës së djathtë u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të shqipërisë. U njoh me listën e kandidatëve të krimit me Edi Ramën, Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën me dhjetra kandidatë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra e qindra milionë eurove për të blerë votat e qytetarëve shqiptare. Falja e gjobave, koncensione dhe prokurime, pra zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së perdes së hekurit në Ballkan dhe Europë, ndaj dhe ju përshëndes ju dhe ju garantoj se Rama nuk do të mund të qendrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që ka çdo diktator dhe narkodiktaror”, tha Berisha.

  • VIDEO-SKANDALI me Gjicin, Alma Kaçi i bashkohet protestës së Opozitës

    VIDEO-SKANDALI me Gjicin, Alma Kaçi i bashkohet protestës së Opozitës

    Alma Kaçi

    TIRANË- Alma Kaçi, e reja që u pjesë e skandalit seksual, pas publikimit të videos s ëish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike. Kaçi është parë në turmën e demokratëve që po protestojnë për 11 majin, që e kanë konsideruar masakër zgjedhore.

    Skandali u piblikua dy vite më parë. Safet Gjici ndodhet ende në burg, ndërsa Alma Kaçi, e cila edhe filmoi aktin seksual në zyrën e Gjicit është dënuar me 1 vit burg, pasi është shpallur fajtore për akuzën e prostitucionit.