Tag: protestat

  • Berisha: “Tuneli”, përgjegjësi e Ramës, do nisim protesta të fuqishme kundër qeverisë

    Berisha: “Tuneli”, përgjegjësi e Ramës, do nisim protesta të fuqishme kundër qeverisë

    Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për procedurën dhe koston e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se, pavarësisht faktit se SPAK ka marrë të pandehur zv/kryeministren Belinda Balluku për këtë çështje, ligjin sipas tij e ka shkelur shefi i qeverisë, Rama.
    “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Luli Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.”
    Berisha tregoi para medias dokumente që lidhen me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që, sipas kreut të PD, ky tunel është ndërtuar pa leje, pasi leja e ndërtimit është firmosur vetëm më 28 maj të këtij viti.

    “Shikoni një kryeministër që shkon në Theth dhe i prish shtëpinë e ndërtuar në tokën e tij tjetrit, pse e ke ndërtuar pa leje, ndërkohë ndërton objektin 220 milionë euro pa leje dhe firmos lejen e ndërtimit më 28.5.2025.”
    Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se në këtë situatë PD do të nisë protestat kundër Edi Ramës, jo kundër zv/kryeministres Belinda Balluku.
    “U bënë protestat kundër Erion Veliajt, kjo çonte njerëzit nga zyrat e veta për të na i përlyer protestat. Në qoftë se shkonim ne në protestë aty, Elisa nxjerr gjysmën e Ministrisë së Jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Ne do e kapim djallin për brirësh dhe ai është i pari, Edi Rama. Ju garantoj se protesta shumë të fuqishme do të organizohen, por protestat do të organizohen për hajdutin kryesor, numër një të kombit të të gjitha kohërave. Pra, fillon historia e dimrit me Edi Ramën. Do të ketë një dimër të fortë dhe ne do t’ia bëjmë edhe më të fortë.”
    Berisha shpjegoi edhe shumën prej 1.6 milionë dollarësh që PD i pagoi strategut të fushatës elektorale, Chris LaCivita, duke vënë në dukje se ajo është shumë më e vogël se sa pretendoi PS.
    “Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme. Por edhe bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar.”
    /vizionplus.tv

  • ‘Për Lubinë nuk protestojmë’, Berisha: Balluku sillte njerëz në tubimet kundër Erion Veliajt

    ‘Për Lubinë nuk protestojmë’, Berisha: Balluku sillte njerëz në tubimet kundër Erion Veliajt

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjatë kohës që opozita ka protestuar kundër Erion Veliajt përpara bashkisë, Belinda Balluku ka sjellë njerëz nga zyrat e saj me qëllim për të përlyer protestën.
    Demokrati shton se po të nisin sot protestat kundër Ballukut, do të jetë Spiropali që do të nxjerrë nga Ministria e Jashtme gjysmën e stafit për në protestë.
    “U bënë protestat kundër Veliajt, Belinda çonte njerëz nga zyrat e veta për të përlyer protestat. Po të shkojmë ne tek kjo për protestë, Elisa Spiropali nxjerr jashtë gjysmën e ministrisë së jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona.  Ne do e kapim djallin për brirësh, të parin Edi Ramën.
    Nëse Rama do të bëjë përgjegjësen kryesore Belindën, ai gënjen veten. Këtij do t’i kërkohet dorëheqja, por nuk e japin kurrë. Dy vetë nuk japin dorëheqje, ky dh

  • Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

    Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

    Naftetarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë për të vijuar me protestat.

    Në mbledhjen e mbrëmjes së të premtes, ata ndërsa kanë analizuar gjithë ecurinë e grevës 17-ditore dhe përkeqësimin e shëndetit të shtatë grevistëve të mbetur vendosën ndërprerjen e saj. Në këtë vendim sipas tyre ndikoi dhe qëndrimi ironik i kompanisë.

    Gjendur në këtë situatë u vendos që për të mos rrezikuar më tej shëndetin e grevistëve, greva e urisë të mbyllet. Ndërkohë, greva e punonjësve do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe tubimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën, më 05.11.2025, ora 12:15, përpara zyrave të Bankers në Fier. Tubime të tjera do të pasojnë sipas datave që do të përcaktojë Sindikata, ku do të bëhen edhe denoncime publike mbi gjendjen në vendburimin Marinëz“,  thuhet në njoftimin e sindikatës.

    Ata bëjnë të ditur gjithashtu se gjatë të enjtes janë takuar dhe me Ministren e Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e cila u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve.

  • Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

    Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

    Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur këtë të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad për të përkujtuar viktimat e shkaktuara nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor një vit më parë.
    Tubimi përkujtimor nis në orën kur ndodhi tragjedia, me 16 minuta heshtje për 16 viktimat.
    Protestat e udhëhequra nga studentët kanë përfshirë kombin ballkanik që nga tragjedia, e cila sipas tyre ishte simbol i korrupsionit. Protestuesit fillimisht kërkuan një hetim transparent për ngjarjen tragjike, por thirrjet e tyre shpejt u përshkallëzuan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
    Studentët, të cilët bënë thirrje për mbledhjen më të madhe përkujtimore të shtunën, por edhe mbështetës të tyre, kanë vërshuar në Novi Sad që nga e premtja.
    Protestat e vazhdueshme kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç, rrëzimin e qeverisë së tij dhe formimin e një qeverie të re, por presidenti nacionalist Aleksandar Vuçiç vazhdon të qëndrojë në detyrë.
    Vuçiç i ka etiketuar protestuesit si organizatorë të një grushti shteti të financuar nga jashtë. Në një fjalim televiziv të premten, Vuçiç bëri një gjest të rrallë, duke kërkuar falje që ka bërë deklarata për të cilat, tha se tani i vjen keq.
    “Kjo vlen si për studentët ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët nuk isha dakord. Kërkoj ndjesë për këtë”- u shpreh presidenti serb ndërsa bëri thirrje për dialog.
    Sakaq qeveria serbe e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe ka organizuar një meshë për viktimat në kishën e Beogradit.
    Mbështetësit e Vuçiçit, të cilët që nga marsi kanë ngritur çadra jashtë parlamentit, njoftuan se do të nderojnë viktimat para kishës.
    “Në këtë përvjetor të trishtuar, u bëjmë thirrje të gjithëve të veprojnë me përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën”- tha delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Protestat kanë mbetur kryesisht paqësore, por në mesin e gushtit ato degjeneruan në dhunë.
    Në shtator, 13 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiç, u akuzuan penalisht për ngjarjen në Novi Sad.
    Ndërkohë një hetim i veçantë antikorrupsion vazhdon së bashku me një hetim të mbështetur nga BE-ja për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të Brukselit në atë projekt.

  • Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

    Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

    As të majtë, as të djathtë, as qytetarë, as nacionalistë.

    Megjithëse lëvizja studentore kishte marrë qëndrim të mos shprehej për çështje që mund ta polarizonin shoqërinë në Serbi, protestat e mëdha njëvjeçare kundër Qeverisë janë karakterizuar me devijime nacionaliste dhe djathtiste.

    “E djathta po përpiqet ta marrë patjetër nën kontroll protestën, por ajo nuk është aq e madhe. Vetëm është më e zhurmshme dhe më e organizuar”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) politologu Dushko Radosavljeviq.

    Nga ana tjetër, protestat u shënuan edhe nga udhëtimi i studentëve drejt selisë së Bashkimit Evropian, bashkimi në një shoqëri të ndarë nga tensionet ndëretnike dhe mesazhi katartik i një pjesëmarrësi serb të luftërave në ish-Jugosllavi.

    “Kam përshtypjen se shumica e studentëve janë këtu për një qëllim të vetëm: ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme”, tha për REL-in studenti i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Boris Kojçinoviq.

    Të njëjtin mesazh e përcjellin edhe studentët nga Sanxhaku, në jugperëndim të Serbisë, zonë e banuar kryesisht me popullsi boshnjake.

    Me mesazhin “Nuk do të na ndani”, ata ecin më shumë se 400 kilometra për ta shënuar përvjetorin e tragjedisë në Novi Sad.

    Kërkesa kryesore e studentëve ka të bëjë me përgjegjësinë për vdekjen e 16 njerëzve pas shembjes së çatisë së rindërtuar në stacionin hekurudhor në atë qytet – ngjarje që, siç thonë ata, është pasojë e korrupsionit.

    Të pakënaqur me reagimin e autoriteteve, gjashtë muaj më vonë, ata shtuan edhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

    “Nacionalizëm apo patriotizëm i shëndetshëm?”

    “Në një shoqëri ndarjesh ku jemi rritur të gjithë, shumë studentë nuk e perceptojnë siç duhet çfarë është patriotizmi i shëndetshëm, dhe për këtë arsye ndodhin disa devijime”, theksoi studenti i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Boris Kojçinoviq.

    Këtu, sipas politologut Naim Leo Beshiri, shfaqen edhe sfidat me të cilat përballet lëvizja studentore, konformizmi dhe përpjekja për t’i joshur njëkohësisht si votuesit e majtë, ashtu edhe ata të djathtë.

    “Nuk mund ta mundni pushtetin në temën e nacionalizmit, sepse ai është shumë përpara jush në këtë drejtim”, thotë Beshiri.

    Edhe Parlamenti Evropian, në rezolutën e fundit për Serbinë, ka shprehur shqetësim për praninë e narrativëve nacionaliste “në disa pjesë të lëvizjes protestuese”.

    Kush e “mbron” Kosovën në protesta?
    Edhe pse studentët kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet që Qeveria deri tani refuzon t’i shpallë, përbërja dhe programi i listës së tyre ende nuk janë bërë publike.

    Megjithatë, në muajin e shtatë të protestave, përveç kërkesave për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ata kanë shtuar edhe një qëndrim për Kosovën.

    Ata janë shprehur për “respektimin e integritetit territorial, neutralitetin ushtarak dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe rajon”.

    Para zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë, studentët e Fakultetit Juridik në Beograd organizuan një protestë ku kërkuan “përgjegjësi nga të gjithë ata që shkelin të drejtat e popullit serb”.

    Protestën e shoqëroi një postim në rrjetet sociale që akuzonte Qeverinë serbe për “tradhti” ndaj Kosovës.

    Organizatorët e protestës nga Fakulteti Juridik nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për kërkesat e tubimit, i cili ishte dukshëm më i vogël sesa protestat e tjera studentore. Më 11 tetor morën pjesë rreth një mijë persona.

    “Ai tubim kishte shumë elemente të djathta dhe më shumë më ngjante me një takim tifozësh sesa me një protestë studentore”, tha për REL-in një student i Fakultetit Filozofik në Beograd, i cili shtoi se “e djathta në lëvizjen studentore është e pafuqishme, e fortë në fjalë, e dobët në vepra”.

    Ai foli në mënyrë anonime, sepse respekton ende rregullin e lëvizjes studentore për të mos dalë publikisht me tema që nuk janë pjesë e kërkesave të përbashkëta.

    Kolegu i tij nga Novi Sadi, Boris Kojçinoviq, vlerëson se tema e Kosovës, “me të cilën shumë politikanë janë luajtur për dekada, vazhdon të keqpërdoret edhe sot”.

    “Njerëzit shpesh fokusohen te aspekti territorial dhe fetar, dhe pak mendojnë për jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në Kosovë”, nënvizoi ai.

    Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e njeh dhe e konsideron krahinë të saj. Ky qëndrim është i përfshirë edhe në Kushtetutën e Serbisë të vitit 2006.

    Sipas një studimi të Organizatës Kulmore të të Rinjve të Serbisë në vitin 2025, më shumë se 30 për qind e të anketuarve nga mosha 15 deri në 30 vjeçare mendojnë se Beogradi duhet të punojë për pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa çështja e statusit të Kosovës të lihet për më vonë.

    Ndryshe nga dy vjetët e kaluara, kur përgjigjja më e përhapur ishte se Serbia “duhet ta rikthejë Kosovën me mjete ushtarake”, tani këtë qëndrim e mbajnë vetëm rreth 13 për qind e të rinjve.

    Cili është roli i ekstremit të djathtë?
    “Për mbrojtjen” e serbëve në protestën e 11 tetorit u bashkuan edhe përfaqësues të grupeve të ekstremit të djathtë, disa prej të cilave janë ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

    Nuk ishte hera e parë që ata shfaqeshin në protestat studentore.

    “Sipas mendimit tim, asnjë organizatë ekstremiste nuk është e mirëpritur në lëvizjen tonë, por është e pamundur të kontrollojmë në një turmë kaq të madhe se kush është i pranishëm”, shtoi për REL-in një tjetër student që nuk dëshiron të identifikohet.

    Ai theksoi se pushteti po bën gjithnjë e më shumë përpjekje për ta diskredituar lëvizjen e tyre.

    “Duan të na paraqesin si ‘revolucion me ngjyra’ apo si ekstremistë, por nuk e kuptojnë se themelet tona janë po aq të forta sa në dhjetorin e kaluar, kur nisëm protestat”, shtoi studenti i Fakultetit Elektroteknik në Beograd.

    Qeveria serbe ndan të njëjtin qëndrim me atë të Rusisë zyrtare, e cila, pa ofruar prova, përsërit akuzat se shërbimet perëndimore qëndrojnë pas përpjekjeve për një “revolucion me ngjyra” – term që Kremlini përdor për të përshkruar rrëzimet e regjimeve autoritare në ish-republikat sovjetike.

    Në këtë kontekst, politologu Dushko Radosavljeviq e interpreton edhe shfaqjen e ekstremit të djathtë në demonstrata.

    “Shpesh është një skenar i shërbimeve të sigurisë, të cilat janë në listën e pagave të shtetit dhe përmes kësaj krijojnë konfuzion”, vlerësoi ai.

    Devijimet e protestave
    Përkundër deklaratave se distancohen nga të gjitha opsionet politike, protesta studentore e 28 qershorit, në festën fetare të Vidovdanit, mori një kthesë drejt të djathtës.

    Kjo ditë lidhet me betejën mesjetare të Kosovës, nga e cila buron miti që nacionalistët serbë e përdorën në luftërat e viteve ‘90 në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

    Lufta e fundit e Serbisë u zhvillua në Kosovë. Nga viti 1998 deri në 1999 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, dhe krimet e forcave serbe janë konfirmuar nga gjykatat ndërkombëtare në Hagë.

    Në protestën e 28 qershorit u dëgjuan sërish thirrje për “mbrojtjen e popullit serb jashtë Serbisë” – slogane që në vitet ’90 kishin nxitur luftëra.

    “Folësit u zgjodhën për të theksuar, nga njëra anë, pluralitetin brenda lëvizjes, por edhe të gjithë shoqërisë; dhe nga ana tjetër, unitetin në qëllimin për të rrëzuar regjimin dhe ndërtuar një sistem të ri”, tha studenti i Fakultetit Elektroteknik në Beograd.

    Një nga protestuesit, Stefani nga Zrenjanini, tha për REL-in se mbështet mesazhet e protestës së Vidovdanit.

    “Jam krenar kur luftojmë për interesat tona kombëtare, për Kosovën dhe Metohinë. Vuçiq i ka shitur të gjitha, dhe tani është radha jonë të kthehemi te vlerat e vërteta dhe të mbështesim të gjithë serbët – ne jemi një komb”, theksoi ai.

    Nga ana tjetër, Milica nga Beogradi tha se devijimet kah e djathta e kanë larguar nga protesta.

    “Këto nuk janë vlerat që unë përfaqësoj dhe nuk dua të qëndroj pas atyre mesazheve. Nëse duan mbështetjen time dhe votën time në ndonjë zgjedhje të ardhshme, duhet të distancohen qartë nga kjo”, tha ajo.

    Aktivisti i vjetër nga Beogradi, Millosh, nënvizoi se protesta e Vidovdanit për të ishte befasi e pakëndshme, por që nuk e ka penguar të vazhdojë pjesëmarrjen.

    “Me një kokë më të ftohtë, e racionalizova atë devijim kah e djathta si pasojë të vendimit të studentëve për të hyrë në zgjedhje. Si një formë populizmi për të tërhequr masa më të gjera”, tha ai.

    A ka qëndrim për BE-në?
    Protestat janë shoqëruar me simbole fetare dhe flamuj me hartën e Kosovës dhe tri ngjyrat serbe, me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, ndërsa flamujt e BE-së disa herë janë hequr nga demonstratat.

    “Studentët me orientim liberal nuk do ta ndalojnë as flamurin ‘S’ka dorëzim’, as flamurin e Bashkimit Evropian. Ndërsa studentët e djathtë do të mbajnë flamurin ‘S’ka dorëzim’, dhe aty BE-ja nuk ka vend”, tha Boris Kojçinoviq.

    Studentët nuk kanë dalë me një qëndrim të qartë për marrëdhëniet e Serbisë me BE-në, të cilës vendi i tyre synon t’i bashkohet një ditë.

    “Tani nuk duhet të mendojmë për këtë, sepse qëllimi kryesor është të eliminojmë gjithçka që na ndan. Kur të vijë një qeveri e re dhe të ketë zgjedhje të lira, do të mund të diskutojmë nëse jemi për BE-në apo për Rusinë”, tha studenti i Fakultetit Elektroteknik në Beograd.

    Të njëjtin mendim ndan edhe kolegu i tij nga Novi Sadi.

    “Por, nuk mund t’i kuptoj njerëzit që duan shoqëri demokratike, por kthejnë sytë nga Rusia. Mendoj se kjo vjen nga narrativi se rusët janë vëllezërit tanë, e perëndimorët armiqtë tanë” , tha Kojçinoviq.

    Edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia vazhdon politikën e balancimit mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe për këtë arsye nuk e harmonizon politikën e saj të jashtme me BE-në.

    Ky qëndrim i presidentit Aleksandar Vuçiq gëzon mbështetjen e shumicës së të rinjve, tregon hulumtimi i Organizatës Kulmore të të Rinjve të Serbisë.

    “Studentët nuk janë koherentë – ka prej tyre shumë të majtë dhe shumë të djathtë. U mungon përvoja politike dhe është për të ardhur keq që nuk i kanë zgjatur dorën as një pjese të opozitës dhe as organizatave të shoqërisë civile”, shtoi politologu Beshiri.

    Një vit pas fillimit të protestave, lidhja e tyre më e fortë mbetet kërkesa për luftë kundër korrupsionit./REL

  • SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

    SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

    Në SHBA sërish u zhvilluan protesta në mbarë vendin kundër presidentit Donald Trump dhe politikës së tij. Nën moton “No Kings” (“Jo mbretër”) të shtunën (18.10.2025) u mblodhën gati shtatë milionë vetë në mbi 2700 qytete, rreth dy milionë më shumë se në protestat e kaluara në qershor, sipas të dhënave të organizatorëve.
    Demonstratat u zhvilluan ndër të tjera në Nju Jork, Çikago, San Francisco, Los Angeles, Nju Orleans, por edhe në qytete më të vogla në brendësi të SHBA-së. Në faqen online të lëvizjes, që bashkon rreth 300 organizata, thuhet: “Presidenti beson, se pushteti i tij është absolut. Por në Amerikë ne nuk kemi mbretër.”
    Trump: “Unë nuk jam mbret”
    Në shumë manifestime pjesëmarrësit mbanin pankarta, në të cilat Trump paraqitej si Jozef Stalin, mbretëresha e Anglisë apo si mbreti i diellit Ludvig i XIV. Shumë në sloganet e tyre bënin thirrje për dorëheqjen e tij, të tjerë kërkonin shkarkimin e policisë së migracionit ICE, që prej muajsh me udhëzimet e Trumpit po vepron kundër migrantëve ilegalë.
    Nga ana e republikanëve në prag të demonstratave u tha, se demonstruesit “e urrejnë Amerikën”. Trump tha në televizionin Fox News: “Unë nuk jam mbret.” Njëkohësisht ai i akuzoi demonstruesit se janë të gatshëm të përdorin dhunë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, nga republikanët e Trumpit tha, se pret që në protestat “No-Kings” të ketë “mbështetës të Hamasit”, “tipa antifa” dhe “marksistë”.
    Protesta paqësore në mbarë vendin
    Kundërshtarët e Trumpit e akuzojnë presidentin dhe njerëzit përreth tij, se qëllimisht nxisin përshkallëzimin dhe duan të normalizojnë angazhimin e ushtrisë kundër atyre që mendojnë ndryshe. Disa qytete dhe shtete federale që drejtohen nga demokratët në opozitë në parlamentin e SHBA-së ndërkohë u janë kundërvënë përmes gjykatave vendimeve për mobilizimin e gardë kombëtare në komuna.

    Portestat në SHBA kundër politikës së presidentit Trump kanë nisur që më 14 qershorFotografi: Alyssa Pointer/REUTERS
    Gjatë muajve të fundit ka pasur protesta të vazhdueshme kundër politikës së migracionit gjatë presidencës Trump. Pjesërisht në protesta të tilla ka pasur edhe përplasje me forcat e rendit. Demonstratat masive të së shtunës në mbarë vendin ishin në përgjithësi paqësore. Vetëm në periferi ka pasur përplasje sporadikisht.
    Që nga marrja e presidencës në janar janë shtuar protestat kundër Trumpit. Grupime të ndryshme janë organizuar në lëvizjen “No Kings”, por është një sfidë, që të unifikohen kaq shumë organizata me interesa të ndryshme.
    Lëvizja “No Kings” i nisi protestat më 14 qershor duke marrë si shkas paradën ushtarake në Uashington me rastin e 250 vjetorit të themelimit të Ushtrisë së SHBA-së, që Trump dëshiroi ta kremtojë pasi përkonte edhe me datëlindjen e tij 79 vjetorin e lindjes./DW

  • “Pa Mbretër”/ Protestat anti-Trump zgjerohen në SHBA dhe Europë, bashkohen politikanët demokratë: Demokraci, jo diktaturë

    “Pa Mbretër”/ Protestat anti-Trump zgjerohen në SHBA dhe Europë, bashkohen politikanët demokratë: Demokraci, jo diktaturë

    Mijëra qytetarë amerikanë kanë mbushur rrugët e qyteteve të mëdha si Nju Jork, Uashington DC, Çikago, Miami dhe Los Anxhelos, në protestat masive të quajtura “Pa Mbretër”, kundër politikave autoritare të Presidentit Donald Trump.

    Në Times Square të Nju Jorkut, mbi 20 mijë vetë marshuan me pankarta ku shkruhej: “Demokraci, jo Monarki” dhe “Kushtetuta nuk është opsionale”. Sipas Policisë së Nju Jorkut, mbi 100 mijë protestues u mblodhën në pesë lagjet e qytetit pa asnjë incident apo arrestim.
    Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar, Presidenti Trump ka ndërmarrë veprime të diskutueshme, përfshirë shtrirjen e pushtetit presidencial dhe përdorimin e Gardës Kombëtare në qytete të ndryshme, veprime që kanë shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin.
    Aktivistë si Beth Zasloff dhe Massimo Mascoli, pjesëmarrës në protestat në Nju Jork, theksuan shqetësimet për një rrëshqitje të vendit drejt fashizmit dhe një qeverie autoritare, ndërsa theksuan rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe të drejtave themelore.
    Në një intervistë për Fox News, Trump iu përgjigj kritikëve që e akuzojnë për sjellje diktatoriale: “Një mbret? Nuk jam mbret”, tha ai me ironi.
    Ndërkohë, kritikët e akuzojnë për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të shtypur zërat opozitarë. Ai gjithashtu ka kërkuar ndjekje penale për kundërshtarët politikë, duke ngritur shqetësime për lirinë e shprehjes dhe drejtësinë.
    Politikanë demokratë bashkohen me protestuesit
    Figura të njohura të Partisë Demokratike si Senatori Bernie Sanders, Chuck Schumer, Cory Booker dhe Adam Schiff, ishin të pranishëm në protesta, duke dhënë mbështetje për qytetarët që kërkojnë llogaridhënie dhe respekt për demokracinë.
    Sanders deklaroi para turmës në Uashington DC: “Nuk e urrejmë Amerikën – e duam Amerikën, dhe prandaj jemi këtu.”
    Reagime në Europë dhe Kanada
    Solidariteti me protestuesit amerikanë është ndjerë edhe në Evropë dhe Kanada. Qytetarë në Berlin, Madrid, Romë, Londër dhe Toronto dolën në rrugë për të shprehur mbështetje, duke dënuar tendencat autoritare të administratës Trump.
    Reagime të ashpra nga demokratët
    Në disa shtete amerikane, guvernatorët republikanë urdhëruan mobilizimin e Gardës Kombëtare përpara protestave. Kjo masë u kritikua nga demokratët, të cilët e konsideruan një shenjë të sjelljes diktatoriale.
    Sipas një sondazhi të fundit të Reuters/Ipsos, vetëm 40% e amerikanëve miratojnë mënyrën si po qeveris Presidenti Trump, ndërsa 58% nuk e mbështesin. Ky vlerësim është në linjë me periudhën e parë të mandatit të tij, por më i ulët se në janar kur rifilloi presidencën.
     
     

    Top Channel

  • Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

    Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

    Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër Presidentit Donald Trump, në një valë demonstratash që pritet të përfshijë mbi 2 mijë e 500 qytete dhe komunitete në mbarë vendin.
    Protesta e parë, e quajtur “No Kings” (Pa Mbretër), filloi sot në New York City dhe është vetëm fillimi i një dite që pritet të shënojë një mobilizim të gjerë kundër, siç e cilësojnë organizatorët, “autoritarizmit në rritje të Trump”.
    Sipas raportimit të BBC-së, organizatorët kanë paralajmëruar se miliona njerëz mund të marrin pjesë në protestat që po mbahen në qytetet kryesore amerikane, përfshirë Washington D.C., ku senatori Bernie Sanders pritet të jetë një nga folësit kryesorë, si dhe Los Angelesin.
    Në faqen zyrtare të organizatorëve, protesta përshkruhet si një kundërvënie ndaj “kaosit, korrupsionit dhe mizorisë” që, sipas tyre, karakterizojnë administratën Trump.
    “Presidenti mendon se sundimi i tij është absolut. Por në Amerikë, nuk kemi mbretër dhe nuk do të tërhiqemi”, thuhet në deklaratën e tyre zyrtare.
    Tensione politike dhe reagime të ashpra
    Protestat kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga kampi republikan. Aleatët e Trump-it i kanë akuzuar organizatorët për lidhje me lëvizjen e majtë radikale Antifa, edhe pse pa prova konkrete.
    Disa shtete të udhëhequra nga republikanët kanë marrë masa sigurie të shtuara. Guvernatorët e Teksasit dhe Virxhinias kanë aktivizuar Trupat Kombëtare (National Guard) për të qenë në gatishmëri, edhe pse mbetet e paqartë nëse prania e tyre do të jetë e dukshme në rrugë.
    “Do të duhet të nxjerrim Gardën Kombëtare”, deklaroi senatori republikan Roger Marshall për CNN. “Shpresoj të jenë paqësore, por dyshoj se do të jetë kështu”.
    Në Teksas, guvernatori Greg Abbott e justifikoi vendimin duke e lidhur protestën e planifikuar në Austin me “demonstrata të mundshme të lidhura me Antifa-n”.
    Kjo deklaratë u kundërshtua nga figura të Partisë Demokrate, përfshirë ligjvënësin Gene Wu, i cili tha se “Dërgimi i ushtarëve të armatosur për të frenuar protesta paqësore është ajo që bëjnë mbretërit dhe diktatorët, dhe Greg Abbott sapo e dëshmoi se është njëri prej tyre”.
    Në Virxhinia, guvernatori Glenn Youngkin ndërmori të njëjtën masë parandaluese.
    Mbështetje ndërkombëtare dhe solidaritet global
    Protesta të ngjashme solidariteti janë raportuar edhe në Berlin, Madrid dhe Romë, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbështetur demonstruesit amerikanë dhe për të shprehur shqetësimin ndaj prirjeve autoritare në politikën amerikane.
    Trump: Nuk jam mbret
    Në një intervistë të parapublikuar për Fox News, që pritet të transmetohet të dielën, Trump reagoi ndaj sloganit të protestave.
    “Një mbret? Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jam mbret”, tha ai në klipin promovues të intervistës, duke shtuar se protestat janë “të organizuara nga njerëz që urrejnë Amerikën”.
    Ndërkohë, figura të njohura të artit dhe aktivizmit si Jane Fonda, Kerry Washington, John Legend, Alan Cumming dhe John Leguizamo kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në tubimet “No Kings”, duke i dhënë protestave një profil të lartë publik dhe simbolik.
    Në një atmosferë tensioni të ndjerë, SHBA po përgatiten për një ditë protestash që, sipas shumë vëzhguesve, mund të bëhet momenti më i madh i mobilizimit civil që nga protestat pas zgjedhjeve të vitit 2020.

  • Tension maksimal para Itali-Izrael, “shtetrrethim” policor në Udine për shkak të protestave pro-palestineze

    Tension maksimal para Itali-Izrael, “shtetrrethim” policor në Udine për shkak të protestave pro-palestineze

    Protestat pro Palestinë tashmë po kërcënojnë të pushtojnë Udinen, 8 ditë para ndeshjes Itali–Izrael në Friuli, duke riprodhuar tensionet e vitit të kaluar. Autoritetet lokale dhe kombëtare janë në alarm maksimal. Kryetari i bashkisë, Alberto Felice De Toni, kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por FIFA nuk e konsideroi këtë mundësi. Aktualisht, ndeshja do të zhvillohet sipas datës së caktuar.
    Policia synon ta menaxhojë situatën duke garantuar një normalitet të dukshëm. Udine, e zgjedhur strategjikisht për të lehtësuar kontrollin e protestuesve, do të presë kombëtaren izraelite me shoqërim të veçantë nga Mossad, që nga mbërritja në aeroport deri në një objekt të fshehtë me mbikëqyrje 24-orëshe.
    Forcat e rendit kanë përgatitur një plan sigurie të dyfishtë, që nuk është hasur më parë në Friuli. Një pjesë e agjentëve do të kontrollojë sheshet dhe protestuesit, ndërsa tjetra do të kujdeset për sigurinë brenda dhe rreth stadiumit, duke mbrojtur edhe kombëtaren italiane.
    Aspekti futbollistik është pothuajse i parëndësishëm; janë shitur vetëm rreth 4.000 bileta nga një kapacitet 5 herë më i madh, pavarësisht çmimeve të përballueshme. Protestat do të ndikojnë edhe brenda stadiumit gjysmë bosh, duke e bërë atmosferën larg unitetit dhe festës që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpresonte të promovonte.

  • Protestat në Gjeorgji, Berisha shpërndan pamjet: Opozitarët gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!

    Protestat në Gjeorgji, Berisha shpërndan pamjet: Opozitarët gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!

    Mijëra persona dolën sot nëpër rrugët e Tbilisit pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ (Georgian Dream) në ditën e zgjedhjeve lokale.

    Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Në orët e mbrëmjes protestuesit tentuan të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi. Policia e Gjeorgjisë u detyrua të përdorë sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve.

    Pamjet kur protestuesit tentojnë të hyjnë në presidencë kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa janë shpërndarë dhe nga kreu i PD-së Sali Berisha.

    “Opozitarët Gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!” shkruan BerishaOpozita pro-perëndimore e vendit ka nisur protestat që prej vitit të kaluar, kur ‘Georgian Dream’ shpalli fitore në zgjedhjet që kritikët i cilësojnë si të manipuluara.

    Pas zgjedhjeve, partia në pushtet pezulloi bisedimet e Gjeorgjisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ndalur papritur një objektiv kombëtar të kahershëm.