Tag: protestat

  • Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Greqi, pritet bllokim gjatë festave. Thirrjet e Mitsotakis bien në ‘vesh të shurdhët’

    Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Greqi, pritet bllokim gjatë festave. Thirrjet e Mitsotakis bien në ‘vesh të shurdhët’

    protestat e fermereve ne greqi

    GREQI- Protestat në Greqi po përshkallëzohen, dhe fermerët duken të vendosur të vazhdojnë bllokadat edhe gjatë festave të fundvitit nëse kërkesat e tyre kryesore – përtej shlyerjes së borxheve nga OPEKEPE – nuk plotësohen.
    Ndërsa protestat zgjerohen dhe bllokimet prekin akse të rëndësishme, presioni politik ndaj qeverisë rritet ndjeshëm.
    Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje dy herë gjatë fundjavës për dialog, por mungon ende një përfaqësim i organizuar i fermerëve, duke e bërë komunikimin të vështirë. Ndërkohë, policia përgatitet për lëvizje të reja të protestuesve që synojnë portet dhe aeroportet, ndërsa bllokadat në Rrugën Kombëtare Athinë–Selanik e kanë komplikuar rëndë qarkullimin.
    Fermerët vendosën që të hënën të bllokojnë rrugët anësore për dy orë, ndërsa të mërkurën do të bllokojnë portin e Volosit nga toka dhe deti. Paralelisht, u bllokua zona e Kastron në Beoti.
    Mitsotakis theksoi se qeveria është e gatshme të mbështesë fermerët “e ndershëm” dhe se fondet që u takojnë do t’u jepen të plota, por nënvizoi se ekstremizmi në protestë nuk ndihmon në arritjen e zgjidhjeve. Ai deklaroi se dera e Ministrisë së Zhvillimit Rural mbetet e hapur për dialog të organizuar.
    Megjithatë, burime qeveritare pranojnë se edhe nëse pagesat kryhen plotësisht, protestat nuk do të mbyllen pa një diskutim më të gjerë mbi sfidat e sektorit bujqësor. Qeveria po shqyrton edhe zgjatjen e tarifës së reduktuar të energjisë elektrike, por kjo nuk shihet si e mjaftueshme nga fermerët.
    Në këtë klimë tensioni, dy ish-kryeministrat Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras ndërhynë duke shprehur mbështetje për bujqit. Karamanlis kërkoi ndjeshmëri dhe dëgjim të shqetësimeve të tyre, ndërsa Samaras kritikoi qeverinë për qasje “komunikative” dhe paralajmëroi se pa fermerët “nuk ka vend”, duke bërë thirrje për ristrukturimin e prodhimit dhe jo dobësimin e tij.
    Protestat pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë ditëve në vijim, ndërsa qeveria kërkon mënyra për të ulur tensionet dhe për të shmangur paralizimin e infrastrukturës kritike të vendit.

  • Fermerët grek përshkallëzojnë protestat dhe rrisin bllokadat, pavarësisht gatishmërisë së qeverisë për dialog

    Fermerët grek përshkallëzojnë protestat dhe rrisin bllokadat, pavarësisht gatishmërisë së qeverisë për dialog

    Protestat në Greqi po përshkallëzohen, dhe fermerët duken të vendosur të vazhdojnë bllokadat edhe gjatë festave të fundvitit nëse kërkesat e tyre kryesore – përtej shlyerjes së borxheve nga OPEKEPE – nuk plotësohen.

    Ndërsa protestat zgjerohen dhe bllokimet prekin akse të rëndësishme, presioni politik ndaj qeverisë rritet ndjeshëm.
    Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje dy herë gjatë fundjavës për dialog, por mungon ende një përfaqësim i organizuar i fermerëve, duke e bërë komunikimin të vështirë. Ndërkohë, policia përgatitet për lëvizje të reja të protestuesve që synojnë portet dhe aeroportet, ndërsa bllokadat në Rrugën Kombëtare Athinë–Selanik e kanë komplikuar rëndë qarkullimin.
    Fermerët vendosën që të hënën të bllokojnë rrugët anësore për dy orë, ndërsa të mërkurën do të bllokojnë portin e Volosit nga toka dhe deti. Paralelisht, u bllokua zona e Kastron në Beoti.
    Mitsotakis theksoi se qeveria është e gatshme të mbështesë fermerët “e ndershëm” dhe se fondet që u takojnë do t’u jepen të plota, por nënvizoi se ekstremizmi në protestë nuk ndihmon në arritjen e zgjidhjeve. Ai deklaroi se dera e Ministrisë së Zhvillimit Rural mbetet e hapur për dialog të organizuar.
    Megjithatë, burime qeveritare pranojnë se edhe nëse pagesat kryhen plotësisht, protestat nuk do të mbyllen pa një diskutim më të gjerë mbi sfidat e sektorit bujqësor. Qeveria po shqyrton edhe zgjatjen e tarifës së reduktuar të energjisë elektrike, por kjo nuk shihet si e mjaftueshme nga fermerët.
    Në këtë klimë tensioni, dy ish-kryeministrat Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras ndërhynë duke shprehur mbështetje për bujqit. Karamanlis kërkoi ndjeshmëri dhe dëgjim të shqetësimeve të tyre, ndërsa Samaras kritikoi qeverinë për qasje “komunikative” dhe paralajmëroi se pa fermerët “nuk ka vend”, duke bërë thirrje për ristrukturimin e prodhimit dhe jo dobësimin e tij.
    Protestat pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë ditëve në vijim, ndërsa qeveria kërkon mënyra për të ulur tensionet dhe për të shmangur paralizimin e infrastrukturës kritike të vendit.

    Top Channel

  • Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

    Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

    Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

    Lëvizja do të ndalohet nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës lokale greke), me përjashtim të automjeteve që transportojnë raste emergjente shëndetësore.
    Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.
    Këto protesta vijnë si reagim ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostos së lartë të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore, si gruri, pambuku dhe misri.
    Fermerët shprehen të zhgënjyer edhe nga mbështetja financiare e shpërndarë së fundi, e cila sipas tyre ka qenë shumë më e ulët se pritshmëritë.

    Top Channel

  • Fermerët përshkallëzojnë protestat/ Bllokada në rrugë, porte dhe dogana…

    Fermerët përshkallëzojnë protestat/ Bllokada në rrugë, porte dhe dogana…

    Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një fazë edhe më të ashpër. Ndërsa protestat shtrihen në të gjithë vendin, të gjitha gjasat janë që javën e ardhshme Komiteti Panhelenik të vendosë koordinimin e veprimeve të mëtejshme.
    Qeveria greke deklaron se është e gatshme të dialogojë, por thekson se nuk do të tolerojë sjellje të dhunshme. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se “dialogu nuk mund të zhvillohet kur shfaqen incidente serioze si ato jashtë aeroportit ‘Maqedonia’ në Selanik apo sulmet ndaj policisë”. Ai shtoi se ligji do të zbatohet pa asnjë përjashtim.
    Të premten pasdite, situata u tensionua pranë aeroportit “Maqedonia” në Selanik. Fermerët e zonës u përpoqën të çanin kordonët e policisë për t’u afruar te aeroporti.
    Në një moment, një traktor u kthye me shpejtësi drejt forcave policore, ndërsa në turma u dëgjuan thirrje për të goditur një oficer. Disa protestues arritën të kapërcenin barrierat dhe tentuan të bllokonin rrugën nga brenda Shkollës Bujqësore, ku rrëzuan gjithashtu një polic.
    Fermerët bllokuan përkohësisht rrugën në mbikalimin e Thermit, duke lënë të qarkullonin vetëm ambulancat dhe rastet urgjente. Në Serres, autostrada Egnatia u mbyll pranë Kerdyllias, ndërsa bllokime të tjera u ngritën në Komotini dhe Kouloura.
    Në Thesali, protesta është më masive. Mbi 4,000 traktorë janë vendosur në kryqëzimin e Nikaias, në aksin Athinë–Selanik, si dhe në autostradën E65 pranë Kardhicës dhe në pikën e pagesës Longos në Trikala.
    Fermerët do të mblidhen të dielën për të vendosur për hapat vijues, ndërsa nga e hëna pritet përshkallëzim i veprimeve, përfshirë edhe mbylljen simbolike të rrugëve anashkaluese dhe bllokimin e portit të Volosit.
    Bllokime priten edhe në Greqinë Qendrore, përfshirë zonën e Bralos dhe Kastro, ndërsa në Aitoloakarnania dhe Vonitsa protestat pritet të intensifikohen nesër.
    Fermerët kanë bllokuar doganat kryesore të vendit: Kipi, Exochi, Promachona, Evzoni, Niki, si dhe aksin drejt doganës së Kakavias. Në disa pika kalimi është i lejuar vetëm për automjete të vogla dhe autobusë, ndërsa kamionët me mallra të prishshme lejohen në mënyrë selektive.
    Në Promachona, fermerët ndërruan ritmin e bllokadave gjatë ditës, duke lejuar për disa orë qarkullimin normal përpara se të mbyllnin sërish kufirin për kamionët deri në orën 22:00.
    Në doganën e Kipit, në Evros, mbi 200 traktorë dhe mjete bujqësore mbajnë të bllokuar pikat e kalimit prej pesë ditësh. Rreth 500 kamionë janë të bllokuar në anën greke, duke krijuar radhë të gjata në boshtin Aleksandropolis–Ormenio dhe në segmentin vertikal të autostradës Egnatia.
    Edhe në Lesbos pati reagime, ku fermerët derdhën qumësht në rrugë si shenjë pakënaqësie ndaj politikave bujqësore.
    Në pritje të vendimeve të javës së ardhshme, situata në Greqi mbetet e nxehtë, ndërsa fermerët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat derisa kërkesat e tyre të dëgjohen dhe të marrin zgjidhje konkrete.

  • Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

    Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

    Greqia përballet me përshkallëzim protestash: fermerët bllokojnë rrugë, autostrada dhe dogana

    Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një fazë edhe më të ashpër. Ndërsa protestat shtrihen në të gjithë vendin, të gjitha gjasat janë që javën e ardhshme Komiteti Panhelenik të vendosë koordinimin e veprimeve të mëtejshme.

    Qeveria greke deklaron se është e gatshme të dialogojë, por thekson se nuk do të tolerojë sjellje të dhunshme. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se “dialogu nuk mund të zhvillohet kur shfaqen incidente serioze si ato jashtë aeroportit ‘Maqedonia’ në Selanik apo sulmet ndaj policisë”. Ai shtoi se ligji do të zbatohet pa asnjë përjashtim.

    Të premten pasdite, situata u tensionua pranë aeroportit “Maqedonia” në Selanik. Fermerët e zonës u përpoqën të çanin kordonët e policisë për t’u afruar te aeroporti.

    Në një moment, një traktor u kthye me shpejtësi drejt forcave policore, ndërsa në turma u dëgjuan thirrje për të goditur një oficer. Disa protestues arritën të kapërcenin barrierat dhe tentuan të bllokonin rrugën nga brenda Shkollës Bujqësore, ku rrëzuan gjithashtu një polic.

    LEXO EDHE: Përshkallëzohet protesta/ Fermerët tentojnë bllokadë në kryqëzimin e aeroportit, përplasen me policinë

    Fermerët bllokuan përkohësisht rrugën në mbikalimin e Thermit, duke lënë të qarkullonin vetëm ambulancat dhe rastet urgjente. Në Serres, autostrada Egnatia u mbyll pranë Kerdyllias, ndërsa bllokime të tjera u ngritën në Komotini dhe Kouloura.

    Në Thesali, protesta është më masive. Mbi 4,000 traktorë janë vendosur në kryqëzimin e Nikaias, në aksin Athinë–Selanik, si dhe në autostradën E65 pranë Kardhicës dhe në pikën e pagesës Longos në Trikala.

    Fermerët do të mblidhen të dielën për të vendosur për hapat vijues, ndërsa nga e hëna pritet përshkallëzim i veprimeve, përfshirë edhe mbylljen simbolike të rrugëve anashkaluese dhe bllokimin e portit të Volosit.

    Bllokime priten edhe në Greqinë Qendrore, përfshirë zonën e Bralos dhe Kastro, ndërsa në Aitoloakarnania dhe Vonitsa protestat pritet të intensifikohen nesër.

    LEXO EDHE: Mbi 3,500 traktorë në rrugë, fermerët grek vazhdojnë protestat edhe ditën e sotme

    Fermerët kanë bllokuar doganat kryesore të vendit: Kipi, Exochi, Promachona, Evzoni, Niki, si dhe aksin drejt doganës së Kakavias. Në disa pika kalimi është i lejuar vetëm për automjete të vogla dhe autobusë, ndërsa kamionët me mallra të prishshme lejohen në mënyrë selektive.

    Në Promachona, fermerët ndërruan ritmin e bllokadave gjatë ditës, duke lejuar për disa orë qarkullimin normal përpara se të mbyllnin sërish kufirin për kamionët deri në orën 22:00.

    Në doganën e Kipit, në Evros, mbi 200 traktorë dhe mjete bujqësore mbajnë të bllokuar pikat e kalimit prej pesë ditësh. Rreth 500 kamionë janë të bllokuar në anën greke, duke krijuar radhë të gjata në boshtin Aleksandropolis–Ormenio dhe në segmentin vertikal të autostradës Egnatia.

    Edhe në Lesbos pati reagime, ku fermerët derdhën qumësht në rrugë si shenjë pakënaqësie ndaj politikave bujqësore.

    Në pritje të vendimeve të javës së ardhshme, situata në Greqi mbetet e nxehtë, ndërsa fermerët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat derisa kërkesat e tyre të dëgjohen dhe të marrin zgjidhje konkrete.

  • Greqi, përshkallëzohen protestat, fermerët përleshen me policinë. Përdoret gaz lotsjellës, tentuan të mbyllnin aeroportin (VIDEOT)

    Greqi, përshkallëzohen protestat, fermerët përleshen me policinë. Përdoret gaz lotsjellës, tentuan të mbyllnin aeroportin (VIDEOT)

    Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë të pacaktuar, duke mbërritur me traktorët e tyre përpara Shkollës Bujqësore, pak pas orës 12:00. 
    Megjithatë, atje kishte forca policie, të cilat rreshtuan rrjetat e hekurta dhe i ndaluan ata të vazhdonin drejt aeroportit. 
    Për disa minuta, tensioni u rrit dhe policia, duke vendosur mburojat e tyre dhe duke përdorur kimikate, gaz lotsjellës (lacrimogjen), i pengoi fermerët të vazhdonin, ndërsa u raportuan edhe lëndime të lehta. 
    Disa nga fermerët u përleshën dhe disa të tjera u rrëzuan përtokë, edhe me lëndime. 
    Shumë të tjerë pësuan dëme nga gazi lotsjellës dhe patën efekte anësore. 
    Fermerët këmbëngulën, duke kërkuar që rruga të hapej për të kaluar një ambulancë dhe duke e bërë të qartë se nuk donin tensione, por policia ishte e vendosur. 
    Ndërkohë, fermerët nga Karditsa mbeten sot në bllokada, në autostradat E65 dhe Trikala, në pikat e pagesës së Longos, ndërsa organizatat dhe shoqatat kanë lëshuar deklarata duke shprehur mbështetjen e tyre për protestat bujqësore. 
    Prej ditësh ata zhvillojnë protesta masive me bllokime rrugësh kombëtare, dytësore, porte dhe aeroporte, duke u përplasur me policinë, teksa pretendojnë plotësimin e kushteve, kryesisht në fushën e subvencioneve. 

  • Përshkallëzohen protestat në Greqi, tensione të larta nga bllokimi i autostradave dhe pikave kufitare

    Përshkallëzohen protestat në Greqi, tensione të larta nga bllokimi i autostradave dhe pikave kufitare

    Feremrët grek kanë intensifikuar protesat në të gjithë vendin duke zgjeruar bllokadat në pikat kryesore kufitare ndërsa tensionet me qeverinë janë thelluar.
    Traktorët bllokuan stacionet doganore që lidh greqinë me maqedoninë e veriut dhe Bullgarinë ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm.
    Në ditën e pestë, këtë të premte, protestuesit kanë thënë se do të vijojnë bllokimin në infrastrukturën kritike, përfshirë më shumë pika doganore dhe aeroporte nëse qeveria nuk do të japë një përgjgije konkrete ndaj kërkesave të tyre.

    Situata u tensionua edhe më shumë kur përfaqësues të qeverisë refuzuan kërkesën e fermerëve të Kretës për të përfshirë në bisedime të githë deputetët e ishullit.
    Protestat e fermerëve kanë nisur që prej fillimit të javës e nxitur nga vonesa e pagesave nga subvencionet e financuara nga Bashkimi Europian, pas një skandali që ka përfshirë vendin në muajt e fundit.
    Ata kërkojnë gjithashtu më shumë mbështetje dhe ulje të kostove për sektorët në krizë të bujqësisë dhe blektorisë.
    I sfiduar nga fermerët, kryeministri grek Mitsotakis ka thëenë se zyra e ti është e hapur për bisedime ndërsa ka paralajmëruar reagoim të fortë ndaj veprimeve të paligjshme të protestuesve./vizionplus.tv

  • “Berisha është braktisur në protestat para Kryeministrisë” Kauza e Salianjit, juristja Balliu: E drejtë

    “Berisha është braktisur në protestat para Kryeministrisë” Kauza e Salianjit, juristja Balliu: E drejtë

    Kauzë të drejtë e ka cilësuar juristja Alesia Balliu, foltoren e Ervin Salianjit që e nisi ditën e sotme nga qyteti i Durrësit.
    E ftuar në nje studio televizive ajo tha se kjo lëvizje është për riformimin e PD, e cila mund të arrihet me zëra si Salianji.
    ‘Kauza e Salinajit është e drejtë është për riformim e PD dhe është kauzë e vërtetë. Salianji e ka të vështirë se rrogtarët e Berishës nuk lejojnë asnjë që i cenon pushtetin e tyre. Po koha politike e Berishës ka mbaruar dhe kushdo që se pranon këtë është dështak që po ruan me fanatizëm mandatin e një deputeti.
    Salianji është me individë që e ka votuar populli. Pse Berisha bëri foltore një ditë para tij, nga çfarë ka frikë ai. Si mundet kryetari i PD të hedh poshtë kontributin e Salianjit dhe thotë s’ka lidhje me PD kur ata janë individë me kartë anëtarësie të PD. Berisha ka 35 që është kryetra dhe pronar i asaj partie, por që PD të ecë para duhet që të ketë zëra si Salianji.
    Berisha duhet të largohet, të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë sipas nenit që ka partia’, tha ajo.
    Balliu tha se Berisha është braktisur në protestat që zhvillon para Kryeministrisë, pasi nuk mbledh dot më njerëz.
    ‘Sot protestat që bënë Berisha nuk kanë moral dhe prandaj populli e ka braktisur. Aty shkojnë jo më shumë se 200 veta’, tha ajo.
    Për Jasmira Memellin, zëdhënësen e Partisë së Lirisë, me rëndësi është kauza për të cilën protestohet dhe jo numrat.‘Ajo është foltore si për deputetë dhe për qytetarët për të bërtitur me zë të vërtetat që po i rëndojnë këtij vendi. Qytetarët shprehen lirshëm aty, ata janë të rënduar nga hallet që ata kanë sepse s’kanë hapësira të tjera.
    Zëri i tyre duhet që të përcillet. Pak rëndësi ka numri, rëndësi ka mesazhi. Atje mund të jenë edhe 3 veta edhe 30 veta. Kur nuk është thirrur protestë nuk mund të thuhet se është protestë. Ne i jemi bashkuar me PD për kauzat që i kemi të përbashkëta, dhe qëllimi është që zëri i atyre që nuk dëgjohet të dëgjohet’, tha ajo.

  • Mbi 3,500 traktorë në rrugë, fermerët grek vazhdojnë protestat edhe ditën e sotme

    Mbi 3,500 traktorë në rrugë, fermerët grek vazhdojnë protestat edhe ditën e sotme

    Protestat e fermerëve në Greqi kanë hyrë në një fazë të re tensioni, pasi lëvizjes iu bashkuan edhe fermerët e blegtorisë nga Thesalia. Me makineri bujqësore, ata marshuan drejt qendrës së Larisës dhe sheshit kryesor të qytetit, ku hodhën qumësht dhe ushqim për kafshët, për të denoncuar humbjet e mëdha nga lija e gjedhit dhe mungesën e kompensimeve.

    Ndërkohë, sot pritet të bllokohet edhe zyra doganore në Promachonas, ndërsa në Trikala do të ngrihet një bllokadë e re në kryqëzimin e Megalochorit, paralel me autostradën E65. Burime nga terreni bëjnë me dije se bllokada simbolike në porte përfshirë atë të Volosit pritet të vijojnë në ditët në vijim.

    Organizatorët e protestave po zhvillojnë takime të mbyllura për të përcaktuar strategjinë e tyre në lëvizjen që konsiderohet më e madhja në 20 vitet e fundit. Sipas burimeve të protothema.gr, cikli i parë i mobilizimeve pritet të mbyllet në fund të javës, pasi bllokadat të vendosen në të gjithë territorin.

    LEXO EDHE: Greqia në ditën e tretë të protestave: Fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë bllokimin e porteve

    Në këtë fazë, fermerët po forcojnë pozicionet ekzistuese duke shtuar traktorë të tjerë, me qëllim rritjen e presionit ndaj qeverisë.

    Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare

    Java që vjen do të shërbejë për vlerësimin e situatës. Fermerët synojnë të vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke i shtuar presionin Athinës për të marrë masa konkrete.

    Vendimet për fazën e dytë të mobilizimeve pritet të merren në një takim kombëtar që mund të zhvillohet në Nikaia javën e ardhshme. Atje do të vendoset nëse do të ketë bllokada të reja, mbyllje të rrugëve anashkaluese apo shtim të formave të tjera të protestës. Ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi mënyrën e përshkallëzimit.

    Çfarë kërkojnë fermerët?

    Edhe pse një takim zyrtar mes qeverisë dhe përfaqësuesve të fermerëve nuk është caktuar, të dyja palët po përgatiten për negociata. Fermerët kërkojnë:

    Ulje të kostos së prodhimit, duke përfshirë naftë dhe energji elektrike pa taksa, me çmim jo më shumë se 7 cent/kWh.

    Ndryshime në rregulloren e ELGA, që do të lejonin përfshirjen e më shumë produkteve bujqësore në skemat e kompensimit.

    Protestat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa vendimet e javës së ardhshme do të përcaktojnë nëse Greqia do të hyjë në një fazë edhe më të ashpër përplasjesh mes fermerëve dhe qeverisë.