Tag: protestat

  • Turqia liron më shumë se 120 persona të arrestuar në protestat antiqeveritare

    Turqia liron më shumë se 120 persona të arrestuar në protestat antiqeveritare

    Turqia ka liruar më shumë se 120 persona më 10 prill, të cilët ishin arrestuar gjatë protestave masive antiqeveritare të mbajtura muajin e kaluar.

    Gjykatat në Stamboll kanë liruar me kusht 127 të akuzuar, shumica prej të cilëve studentë të cilët u arrestuan në shtëpitë e tyre më 24 mars, pasi morën pjesë në demonstratat që u nxitën nga burgosja e kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu.

    Imamoglu, që u arrestua më 19 mars nën akuza për korrupsion dhe terrorizëm, shihet si kundërshtari kryesor ndaj sundimit 22-vjeçar të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

    Burgosja e tij është parë gjerësisht si e motivuar politikisht dhe ka nxitur protesta mbarëkombëtare. Qeveria ka insistuar se gjyqësori në Turqi është i pavarur dhe nuk ndikohet politikisht.

    Më shumë se 2.000 persona janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestat më të mëdha që janë organizuar në Turqi për më shumë se një dekadë. Nga ta, afër 300 persona janë në burg dhe po presin gjykimin.

    Ata që u liruan të enjten akuzohen se kanë marrë pjesë në protesta të ndaluara. Një gjykatë liroi 102 të akuzuar, shumica nga ta studentë, duke thënë se ata paraqesin rrezik të vogël që të arratisen, por ua kanë ndaluar që të udhëtojnë jashtë vendit. Ndërkaq, një gjykatë tjetër liroi 25 persona me kusht që të raportojnë rregullisht në polici./REL

  • Vuçiç: Protestat nuk kanë asnjë synim tjetër përveçse të më rrëzojnë mua

    Vuçiç: Protestat nuk kanë asnjë synim tjetër përveçse të më rrëzojnë mua

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në emisionin e përjavshëm të Mario Nafal, në rrjetin social X, ku u diskutua për protestat në Beograd.

    Vuçiç theksoi se këto protesta nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa rrëzimin e tij.

    “Ata duan të më rrëzojnë mua, dhe kaq. Kjo është arsyeja e vetme që protestat nuk ndalen”, tha Vuçiç.  

  • Arrestimi i Ekrem Imamoglusë, protestat turke përhapen dhe në rrugët e Berlinit

    Arrestimi i Ekrem Imamoglusë, protestat turke përhapen dhe në rrugët e Berlinit

    Disa qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Berlin të dielën në mbështetje të liderit të opozitës turke Ekrem Imamoglu, arrestimi i të cilit ka ndezur trazirat më të këqija në rrugë të Turqisë në më shumë se një dekadë.

    Organizatorët thanë se rreth 1,000 njerëz morën pjesë në demonstratën në qendër të Berlinit.
    Shumë prej tyre mbanin maska ​​nga Imamoglu ose mbanin pankarta me slogane të tilla si “Ne jemi të gjithë Imamoglu” dhe denonconin presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
    “Me qeverinë Erdogan, Turqia po shkon në drejtimin e gabuar”, tha një tregtari turk.
    Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Turqi që kur Imamoglu u arrestua më 19 mars me akuza për korrupsion që mbështetësit e tij thonë se janë të rreme.
    Protestat masive kanë shkaktuar një reagim represiv të qeverisë që është dënuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut dhe ka tërhequr kritika nga jashtë.

    Top Channel

  • Nuk ndalen protestat! Qindra mijëra njerëz marshojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Nuk ndalen protestat! Qindra mijëra njerëz marshojnë në Stamboll kundër arrestimit të Imamoglut

    Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

    Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade. Në protestë u lexua një letër nga Imamoglu, e shoqëruar nga brohoritjet e mëdha të turmës.
    “Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit”, thuhet në letrën e Imamoglut.
    “Ata mund të më fusin në burg dhe të më gjykojnë sa të duan, kombi ka dëshmuar se do t’i thyejë të gjitha kurthet dhe komplotet”, thuhej në letër.
    Qindra mijëra turq në mbarë vendin iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për protesta, pasi Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion. Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por gati 2.000 njerëz janë arrestuar.
    Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe disa vende perëndimore kanë deklaruar se çështja kundër Imamoglu është përpjekje e politizuar për ta eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit.
    Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Të shtunën, qindra mijëra protestues me flamuj turq dhe pankarta u mblodhën në një tubim në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, për protestën “Liri për Imamoglu”, të organizuar nga CHP-ja.
    Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth vendit ku po grumbulloheshin mbështetësit e opozitës.
    “Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga turma.
    Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, duke folur në protestë, tha se miliona turq kërkojnë lirimin e Imamoglut dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se akuzat kundër kryebashkiakut janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ndërsa CHP-ja bëri thirrje për bojkot të mediave, markave dhe dyqaneve që mbështesin Erdoganin.
    Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028.
    Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.
    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha këtë javë se pothuajse 1.900 njerëz janë ndaluar që nga fillimi i protestave, ndërsa gjykatat kanë urdhëruar burgosjen e 260 prej tyre në pritje të gjyqit. Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka quajtur protestat “shfaqje”, ka paralajmëruar pasoja ligjore dhe ka bërë thirrje që CHP-ja të ndalet “së provokuari” qytetarët.
    Që nga arrestimi i Imamoglut, tregjet financiare turke kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke detyruar Bankën Qendrore të përdorë rezervat për të mbështetur lirën. Kjo krizë ka shkaktuar shqetësime edhe në sektorin privat.
    Qeveria ka deklaruar se ndikimi do të jetë i kufizuar dhe i përkohshëm. Banka Qendrore tha se dinamika kryesore e ekonomisë mbetet e paprekur, por është e gatshme të marrë masa shtesë nëse është e nevojshme./REL

    Top Channel

  • Protestat godasin Erdogan “te pika e dobët”, shembet lira turke, “nuk shpëton” turizmi!

    Protestat godasin Erdogan “te pika e dobët”, shembet lira turke, “nuk shpëton” turizmi!

    Pavarësisht sjelljes së tij sfiduese, protestat që shpërthyen pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu e kanë prekur presidentin Rexhep Tajip Erdogan tek pika e tij nevralgjike: Ekonomia.

    Tregjet e aksioneve dhe monedha turke kanë shënuar rënie, e tani shtrohet pyetja nëse trazirat do të cenojnë edhe njërën prej industrive më të rëndësishme të vendit, turizmin.
    Lajmi i burgosjes së Imamoglu, shkaktoi humbje të mëdha në tregjet turke të kapitalit. Besimi i shumë investitorëve në vend me sa duket u trondit, çka rezultoi në javën më të dobët në tregun e aksioneve që nga kriza globale financiare e vitit 2008: indeksi i aksioneve ISE 100 humbi përkohësisht më shumë se 16 për qind të vlerës së tij.
    Vëzhguesit janë të mendimit se ky zhvillim mund të bëhet një problem i madh për Erdoganin. Vitet e fundit investitorët turq kishin investuar në bursë për të mbrojtur pasuritë e tyre nga inflacioni i lartë, i cili në mars ishte rreth 39 për qind.
    Ekspertët thonë se pasiguria e krijuar mund të reflektojë ndjeshëm tek turizmi. Dirk Schmücker, drejtor shkencor në institutin NIT (Neë Insights for Tourism) në Kiel, beson se pasojat mund të shihen edhe në plazhet e Mesdheut.
    Megjithatë “se deri në cilin nivel është e paqartë dhe nuk duhet mbivlerësuar”, theksoi ai.
    Rreth një çerek shekulli më parë, ishte vetë Erdogani asokohe kryebashkiak i njohur i Stambollit i cili u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuza që mbështetësit e tij i kundërshtuan si të nxitura politikisht, para se të kthehej më vonë për t’u bërë udhëheqësi që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne të vendit të tij.
    Megjithatë, tani duket se po përballet me një krizë politike që mund të jetë më e rënda gjatë sundimit të tij që ka zgjatur më shumë se dy dekada.

    Top Channel

  • Vazhdojnë protestat në Turqi, Erdogan kërcënon pjesëmarrësit: Policia do të ndërhyjë

    Vazhdojnë protestat në Turqi, Erdogan kërcënon pjesëmarrësit: Policia do të ndërhyjë

    Opozita në Turqi po qëndron në shesh. Mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në Stamboll të organizuar nga Partia Popullore Republikane kundër arrestimit të kryebashkiakut të qytetit Ekrem Imamoglu. Politikani është rivali kryesor politik i Presidentit, Recep Tajip Erdogan.

    Imamoglu, i cili kryeson ndaj Erdogan në disa sondazhe, u burgos në pritje të gjyqit mbi akuzat për korrupsion të dielën që shkoi, duke nxitur protestat më të mëdha antiqeveritare në më shumë se një dekadë, të cilat kanë çuar në arrestime masive në mbarë vendin. Presidenti i vendit nuk ka dhënë sinjale për të dëgjuar zërin e manifestuesve, por u zotua të shtypte çdo përpjekje, siç tha ai, për prishjen e qetësisë publike.

    “Për një javë, ata kanë bërë gjithçka për të mbuluar korrupsionin, për të fshehur vjedhjet, për të fshehur grabitjen dhe për të mbrojtur mashtrimin. Me pretekstin e kërkimit të drejtësisë, ata tentuan një provokim shumë të rrezikshëm që nuk kishte të bënte me demokracinë, ligjin apo mjetet legjitime të kërkimit të drejtësisë. Megjithatë, falë qëndrimit të ftohtë dhe të vendosur të policisë sonë, qëndrimit të arsyeshëm të kombit tonë dhe qëndrimit të qetë të të rinjve tanë që ruajtën dinjitetin e tyre edhe pse iu nënshtruan provokimit, nuk arritën dot politikën e bullizmit. Sigurisht që ne nuk do të mbyllim sytë ndaj prishjes së rendit publik gjatë këtij procesi. Njësitë tona të sigurisë do të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër kujtdo që mbulon fytyrën, sulmon policinë apo ngacmon njerëzit tanë ndërsa ata janë duke bërë detyrën e tyre”, tha Erdogan .

    Partia Popullore Republikane, por edhe forca të tjera opozitare, grupe të të drejtave të njeriut dhe fuqitë perëndimore kanë theksuar të gjithë se rasti kundër Imamoglu është një përpjekje e politizuar për të eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit. Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.

  • Protestuesit kundër Erdoganit, përshkallëzohet situata

    Protestuesit kundër Erdoganit, përshkallëzohet situata

    Bota E Martë, 25 Mars 2025 19:20
    Autoritetet turke kanë arrestuar afro 1.500 persona në protestat më të mëdha kundër Qeverisë në më shumë se një dekadë, tha më 25 mars ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya. Protestat shpërthyen më 19 mars pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglut, rivalit kryesor politik të presidentit autoritar, Recep Tayyip Erdoganit, nën akuza për korrupsion – të cilat mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha në një postim në X – dikur Twitter – më 25 mars se deri më tani janë ndaluar 1.418 persona në “demonstrata të paligjshme”, nga të cilët afro 1.000 janë ende në paraburgim. Ai, po ashtu, dënoi ata që, sipas tij, kishin “ofenduar” anëtarët e familjes së Erdoganit.
    Gaz lotsjellës dhe plumba gome

    Përplasjet më të rënda mes protestuesve dhe policisë – e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome – kanë ndodhur pranë Sheshit Saraçane, afër administratës së qytetit. Megjithatë, protestat e vëzhguara nga Radio Evropa e Lirë në Kadikoj, në anën aziatike të Stambollit, janë zhvilluar në mënyrë paqësore. Radio Evropa e Lirë ka folur me disa protestues në Kadikoj, ku të rinj me tatuazhe marshonin krah për krah me të moshuar me shkopinj, ndërsa demonstruesit mbanin në duar portrete të Imamoglut.
    Një grua që po marshonte me flamurin turk në dorë, e cila u prezentua si Merve, tha se protesta “nuk ka të bëjë vetëm me arrestimin e Imamoglut”. “Për shumë vite, ky vend është keqtrajtuar, korrupsioni ka qenë i lartë dhe të drejtat e njeriut janë shkelur. Ne po protestojmë kundër kësaj”, tha Merve, 44 vjeç, për Radion Evropa e Lirë.
    Imamoglu, 54 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij mëngjesin e 19 marsit bashkë me dhjetëra të tjerë në kuadër të një hetimi për korrupsion. Më 23 mars, ai u zgjodh kandidati i partisë opozitare CHP (Partia Popullore Republikane) për zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Turqi për vitin 2028.
    Protestat kundër arrestimit të tij kanë vazhduar në shumë qytete të Turqisë gjatë gjithë javës, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet. Yerlikaya ka akuzuar disa protestues se po “terrorizojnë” rrugët. Gjatë protestave në Kadikoj më 23 mars, atmosfera ishte shumë më e qetë sesa përshkrimi i Yerlikayas, me pronarë të bizneseve të vogla që dilnin për të përshëndetur protestuesit që kalonin. Një dyqan suveniresh kishte vendosur fotografinë e Imamoglut përpara dyqanit.
    “Dua demokraci”
    Murati, një student 20-vjeçar, theksoi se Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2003, është i vetmi lider që ai ka njohur. “Erdogan është në pushtet për më shumë se dy dekada. Nuk e dua më këtë, dua demokraci në vendin tim”, tha Murati. Erdogan tha më 24 mars se protestat për burgosjen e Imamoglut, i cili u zgjodh kryetar i Stambollit në vitin 2019, janë kthyer në një “lëvizje dhune” dhe se autoritetet do ta mbajnë partinë CHP përgjegjëse për dëmet materiale dhe plagosjet e policëve.
    Flamuj të CHP-së ishin të pranishëm kudo në Kadikoj, ku ishte varur edhe një portret i madh prej pëlhure i Imamoglut në sheshin qendror. Lagjja e modës është e njohur mes banorëve laikë që frekuentojnë baret dhe kafiteritë. Ndërkohë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit ka mbështetje të fortë nga segmentet më fetare të shoqërisë turke.
    Mahmuti, një shofer taksie në Kadikoj, që mbështet Erdoganin, tha për Radion Evropa e Lirë se mendon se opozita nuk është e besueshme. “Ata janë të korruptuar. Dinë vetëm të mbajnë fjalime të bukura dhe të mashtrojnë njerëzit. Nuk duhet t’i mbrojmë”, tha ai. Protestat aktuale kundër Qeverisë janë më të mëdhatë që nga viti 2013, kur demonstratat fillimisht kundër planeve për të rindërtuar Parkun Gezi në Stamboll u shndërruan në protesta mbarëkombëtare. Ato protesta u shtypën ashpër nga autoritetet – organizatat për të drejtat e njeriut thonë se 11 persona u vranë dhe më shumë se 8.000 u plagosën. Ndërsa mbrëmja afrohej më 23 mars në Kadikoj, tingulli i tenxhereve që përplaseshin nga ballkonet në mbështetje të kryetarit të burgosur të Stambollit jehonte në ajër. /REL/