Tag: protestat

  • VIDEO/ Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

    VIDEO/ Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

    Një incident ka ndodhur në Los Angelos, ku një reporterë qe mbulonte protestat u godit me plumb gome.

    Lauren Tomasi, korrespondentja e Nine News, degë e CNN në Australi, i qëllua nga policia gjatë transmetimit të saj të drejtpërdrejtë për televizionin.
    Arma përdoret nga forcat e policisë dhe është jo vdekjeprurëse.

    Top Channel

  • Protestat përmes FOTOVE/ Ç’po ndodh në Los Angeles? Shpjegimi për trazirat dhe konfliktin e ri të Trump

    Protestat përmes FOTOVE/ Ç’po ndodh në Los Angeles? Shpjegimi për trazirat dhe konfliktin e ri të Trump

    Pamje nga Kalifornia

    SHBA- Agjentët federalë në Los Angeles u përballën me protestuesit dje, duke shënuar ditën e dytë radhazi. E gjitha nisi pas kontrolleve për emigrantët një ditë më parë. Pasi u njoh me situatën në terren, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se qeveria federale do të “ndërhynte” nëse protestat në Kaliforni do të vazhdonin dhe do të dërgonte anëtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles. Dhe ashtu bëri! 
    Sot, në Kaliforni kanë mbërritur forcat speciale të Gardës Kombëtare! 
    PAMJET NGA PROTESTA: 

    Raundi i parë i protestave filloi të premten në mbrëmje, pasi agjentët e Emigracionit dhe Doganave kryen operacione në qytet dhe arrestuan të paktën 44 persona, të cilët dyshoheshin se kishin shkelur rregullat e qëndrimit në Amerikë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se 1,000 protestues kishin rrethuar një ndërtesë të policisë federale dhe sulmuan oficerët e ICE-së, shpuan goma dhe dëmtuan disa ndërtesa.
    Aksioni ka nisur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të deportojë një numër rekord njerëzish që hyjnë ilegalisht në vend dhe të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë, ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka vendosur një qëllim ICE-së që të arrestojë të paktën 3,000 emigrantë në ditë. Por goditja gjithëpërfshirëse ndaj emigracionit ka prekur edhe njerëzit që qëndrojnë në SHBA në mënyrë të rregullt. Po ashtu, janë ndaluar edhe të tjerë që e kanë kartën e rezidentit në vend.
    Por jo vetëm kaq! E gjithë ajo që po ndodh në Kaliforni ka shkaktuar edhe një krizë e thellë politike midis qeverisë federale dhe autoriteteve lokale. Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër autoritetet e Kalifornisë, duke i konsideruar “të paafta”, ndërsa Guvernatori i Shtetit, Gavin Newsom, e përshkroi vendimin për të dërguar Gardën Kombëtare në shtetin që ai drejton si “nxitës” për të përshkallëzuar dhunën e protestuesëve.
    Benzinë-zjarrit i hodhi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili paralajmëroi se Pentagoni është gati të mobilizojë marinsat “nëse dhuna vazhdon” në Los Angeles.
    “Departamenti i Mbrojtjes po mobilizon menjëherë Gardën Kombëtare për të mbështetur zbatimin e ligjit federal në Los Angeles. Nëse dhuna vazhdon, do të mobilizohen edhe marinsat aktivë nga Pendleton – ata janë në gatishmëri të shtuar,”- shkroi Hegseth në një postim në platformën X.
    Si shpërtheu kriza?
    Filloi kur agjentët e ICE-së bastisën biznese si Home Depot, si dhe depo dhe fabrika, duke arrestuar dhjetëra emigrantë. Brenda dy ditësh, numri i arrestimeve ishte rritur në më shumë se 120, duke shkaktuar zemërim në komunitetet e emigrantëve, kryesisht me origjinë latine. 
    Kështu, mijëra demonstrues dolën në rrugë, kryesisht në zonën Paramount, duke brohoritur slogane pro-imigrantëve dhe anti-Trump. Por, protestat u përshkallëzuan në përleshje të dhunshme me forcat e sigurisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata tymuese.
    Megjithatë, shumë studiues dhe juristë kushtetues theksojnë se ndërhyrja e qeverisë federale pa kërkesën ose pëlqimin e Shtetit mund të përbëjë shkelje të Kushtetutës. Gjykata Supreme pritet të përfshihet nëse ka përshkallëzim ose një kundërshtim ligjor nga Shteti i Kalifornisë./ZËRI

  • Protestat për emigracionin në SHBA, zëvendësdrejtori i FBI-së thirrje protestuesve: Nuk do të përfundojë mirë nëse…

    Protestat për emigracionin në SHBA, zëvendësdrejtori i FBI-së thirrje protestuesve: Nuk do të përfundojë mirë nëse…

    Shumë persona janë arrestuar në Los Angeles dhe New York, ndërsa autoritetet po marrin masa drastike ndaj njerëzve që pengojnë aktivitetet e zbatimit të ligjit për imigracionin, tha sot zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino.

    Në një postim në mediat sociale, Bongino tha se të arrestuarit përballen me akuza federale, lokale dhe shtetërore.
    “Nuk do të përfundojë mirë për ju nëse zgjidhni dhunën. Zgjidhni me mençuri”, tha ai.
    Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një memorandum presidencial mbrëmë duke vendosur 2,000 ushtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles për të shpërndarë protestat që filluan në përgjigje të bastisjeve të imigracionit.

    Top Channel

  • Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

    Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

    Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në qytet.
    Ky veprim vjen pas protestave të dhunshme që shpërthyen në disa zona të qarkut, si reagim ndaj bastisjeve të Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) kundër emigrantëve pa dokumente.
    Departamenti i Sherifit të Qarkut Los Angeles njoftoi arrestimin e një personi dhe ndalimin e disa të tjerëve gjatë përleshjeve. Po ashtu, dy zyrtarë policie morën trajtim mjekësor për lëndime të lehta.
    Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, kritikoi fuqishëm vendimin e Trump-it, duke e cilësuar atë si “qëllimisht provokues” dhe paralajmëroi se hapi për të dërguar ushtarë do të “shtojë tensionet” në qytet.
    Protestat shpërthyen kryesisht në një zonë me shumicë latine të Los Angeles-it, ku banorët u përplasën me agjentët federalë të ICE-së, të cilët përdorën gaz lotsjellës dhe municione jo vdekjeprurëse për të shpërndarë turmat.
    Vendimi i Trump për Gardën Kombëtare, që zakonisht është nën kontrollin e shtetit, është një hap i rrallë dhe historik.
    Ligji amerikan, i njohur si neni 10, është përdorur më parë nga presidentë si Eisenhower, Kennedy dhe Johnson gjatë periudhave të tensionuara sociale, për të ruajtur rendin dhe për të zbatuar të drejtat civile.
    Protestat në Paramount, një qytet në qarkun e Los Angeles, filluan të premten dhe vazhduan gjatë fundjavës, duke reaguar ndaj bastisjeve të kryera nga ICE-ja, të cilët kanë arrestuar dhe deportuar emigrantë pa dokumente në kuadër të politikave të administratës Trump.

  • Dy emra e mëdhenj të ekranit turk dënohen me burg, ja çfarë po ndodh me aktorët

    Dy emra e mëdhenj të ekranit turk dënohen me burg, ja çfarë po ndodh me aktorët

    Halit Ergenç i njohur nga roli legjendar në “Suljemanin e Madhërishëm” dhe Riza Kocaoglu, një nga figurat më të dashura të serialit “Çukur” janë dënuar me burg nga një gjykatë turke. Lajmi ka tronditur fansat dhe industrinë e argëtimit: të dy janë shpallur fajtorë për dhënie të dëshmive të rreme në një hetim të lidhur me protestat e famshme të Parkut Gezi, që tronditën Turqinë në vitin 2013.
    Për ata që nuk janë të njohur me ngjarjet: në vitin 2013, një grup qytetarësh protestuan ndaj shkatërrimit të Parkut Gezi në qendër të Stambollit për t’i hapur rrugë një projekti ndërtimi. Ajo që nisi si një protestë mjedisore u kthye shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe kufizimit të lirive demokratike. Protesta u përhapën në qytete të ndryshme dhe u shoqëruan me dhunë policore dhe qindra arrestime.

    Në mesin e hetimeve për organizatorët e protestave, në vitet që pasuan, u përfshi edhe menaxherja e famshme e artistëve turq, Ayse Barim. Prokuroria e akuzoi atë se kishte ndihmuar në përfshirjen e figurave të njohura në protesta për të shtuar ndikimin publik. Gjatë procesit gjyqësor, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu u thirrën si dëshmitarë në mbrojtje të saj. Ata mohuan lidhjet me organizimin e protestave apo përfshirjen aktive në to.
    Pse u dënuan me burg?
    Sipas gjykatës, të dy aktorët kishin dhënë dëshmi të pasakta, duke fshehur faktin se ishin të pranishëm fizikisht në disa nga protestat dhe kishin kontakte të drejtpërdrejta me individë që u konsideruan organizatorë. Media turke raportoi se ekzistojnë pamje dhe komunikime që i lidhin ata me protestat. Me këtë bazë, gjykata i shpalli fajtorë për dhënie të dëshmive të rreme një akuzë serioze që në Turqi dënohet me deri në 4 vjet burg.
    Në gjyqin e fundit, ata u dënuan me nga rreth 1 vit e 8 muaj deri në 1 vit e 10 muaj burg secili. Por, gjykata vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit për 5 vjet, që do të thotë se ata nuk shkojnë menjëherë në burg, por janë nën një periudhë prove. Nëse gjatë këtyre 5 viteve nuk kryejnë ndonjë shkelje tjetër, dënimi mund të anulohet.

  • Protestat, Vuçiç akuzon profesorët: Ata do të duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer

    Protestat, Vuçiç akuzon profesorët: Ata do të duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli për TV Pink në lidhje me protestat e studentëve, duke thënë se “përgjegjësinë më të madhe për fëmijët që mbeten pa dije do ta mbajnë ata që kryen revolucionin me ngjyra, që janë profesorët dhe mësuesit e tyre”. “Ata do të duhet të përgjigjen për krimet që kanë kryer. Një krim i tmerrshëm është kryer kundër Serbisë”, tha Vuçiç. Ai shtoi se pajtohet me profesorin Çedomir Antiç, i cili tha se “sistemi arsimor në Serbi nuk u shkatërrua as nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore siç është shkatërruar në gjashtë muajt e fundit”. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria serbe tërhoqi nga procedura një projektligj që do të kishte mundësuar mbërritjen e universiteteve të huaja në Serbi. Ai përsëriti se zgjedhjet në Serbi do të thirren ‘kur të lindë nevoja’ dhe se qytetarët duhet të përqendrohen në rritjet e shpallura të pagave dhe pensioneve, raporton N1.
    Vuçiç thekson gjithashtu se sa e rëndësishme është që “Serbia dhe serbët të ruajnë lirinë dhe shpirtin e tyre libertarian dhe që të marrin vendimet e tyre, dhe të mos lejojnë dikë nga jashtë të vendosë se çfarë të bëjë”. “Kur ata (opozita) thonë se Evropa po e rrëzon ngadalë Vuçiçin, a e dini se kur u shfaq për herë të parë ky titull? Në dhjetor 2014, 11 vjet më parë. A e dini sa tituj të tillë kanë dalë deri më tani? 82 në mediat e tyre. Kam përballuar 82 rënie, të paktën sipas tyre”, tha Vuçiç. Studentët kanë bllokuar universitetet publike për rreth gjashtë muaj, duke kërkuar që ata që janë përgjegjës për vdekjen e 16 personave nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, të mbahen përgjegjës.  Protestat studentore janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë shoqërore me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe meritokracinë.

  • Turqi / Lirohet gazetari suedez i ndaluar në protestat kundër arrestimit të Imamoglus

    Turqi / Lirohet gazetari suedez i ndaluar në protestat kundër arrestimit të Imamoglus

    Gazetari suedez Joachim Medin, i cili u arrestua në fund të marsit në Turqi me akuzën për ‘fyerje ndaj Erdoganit’ është liruar ditën e sotme.

    Ky lajm u bë I ditur sipas një postimi të kryeministrit suedez Ulf Kristersson, i cili njëkohësisht falenderooi dhe homologët evropianë të Medinit që e ndihmuan në lidhje me këtë vendim.

    “Ai është duke udhëtuar nga Turqia për në Suedi. Do të ulet brenda pak orësh. Puna e vazhdueshme, në qetësi relative, ka dhënë fryte”, shkroi Kristersson në një postim në platformën X.  

    Medini në momentin që u arrestua, ishte duke mbuluar protestat që po zhvilloheshin për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglus. Sipas autoriteteve turke ai akuzohej se kishte marrë pjesë në protestat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Stokholm në vitin 2023. Syri.net-Protothema

  • Grupet e majta pas protestave ‘nga baza’ kundër Trump-it mbështeten nga miliarderë dhe rrjete parash të errëta

    Grupet e majta pas protestave ‘nga baza’ kundër Trump-it mbështeten nga miliarderë dhe rrjete parash të errëta

    Dhjetëra grupe të majta që qëndrojnë pas protestave të pretenduara si “nga baza” për 1 Majin në SHBA janë financuar kryesisht nga dy miliarderë dhe një rrjet fondacionesh progresive parash të errëta.

    Më shumë se 500 milionë dollarë nga organizatat e miliarderit zviceran Hansjörg Wyss, Fondacionet Shoqëria e Hapur të financierit George Soros dhe rrjeti i errët Arabella kanë shkuar për këto grupe progresive gjatë viteve fiskale 2016 deri 2023, sipas një analize të ndarë me gazetën The Post.

    Këto fonde nuk ishin synuar drejtpërdrejt për protestat e 1 Majit, por kanë mbështetur për një kohë të gjatë shumë nga grupet aktiviste progresive që e konsiderojnë veten si lëvizje “nga baza”.

    “Hipokrizia e protestave të 1 Majit është e dukshme,” tha për The Post Caitlin Sutherland, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Americans for Public Trust.

    “Këto organizata krijojnë iluzionin se janë të drejtuara nga amerikanët e zakonshëm, por në realitet, ato financohen nga disa prej donatorëve më të mëdhenj të parasë së errët në politikë.”

    Duke filluar nga e enjtja, në 1 Majin, organizatorët organizuan më shumë se 1000 protesta në të gjithë vendin kundër presidentit Trump, aktivitete që vazhduan edhe gjatë fundjavës.

    Edhe pse kjo ditë nuk ka zakonisht një ndikim të madh në SHBA, në disa vende të tjera është një festë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe festimet e pranverës. Shpeshherë, lëvizjet sindikaliste jashtë vendit e përdorin këtë ditë për të protestuar për kauza të caktuara.

    Lëvizja “50501”, që nënkupton “50 protesta, 50 shtete, 1 qëllim” dhe është formuar në janar si organizatë kundër Trump, cilësohet gjerësisht si ajo që ka përpjekur të sjellë atë energji ndërkombëtare në SHBA duke organizuar protestat e përhapura javën e kaluar.

    Organizatorët amerikanë i paraqitën protestat si një luftë kundër “Trump-it dhe përfituesve të tij miliarderë”, pavarësisht fakteve që tregojnë se shumë nga grupet aktiviste pjesëmarrëse janë financuar nga plutokratë të njohur.

    Shumë prej protestave ishin gjithashtu të drejtuara kundër miliarderit të teknologjisë Elon Musk, i cili pritet të ulë ndjeshëm përfshirjen e tij si këshilltar në administratën Trump deri në fund të muajit.

    “Trump dhe përfituesit e tij miliarderë po përpiqen të krijojnë një garë drejt fundit, për sa u përket pagave, përfitimeve dhe vetë dinjitetit,” thuhej në faqen zyrtare të lëvizjes “50501” përpara demonstratave.

    “Ne po kërkojmë një vend që vë familjet tona mbi pasuritë e tyre, shkollat publike mbi fitimet private, kujdesin shëndetësor mbi fondet spekulative, mirëqenien mbi politikën e tregut të lirë.”

    Rreth tri duzina nga grupet pjesëmarrëse kanë marrë rreth 293.6 milionë dollarë nga grupet e Wyss, 47 milionë dollarë nga rrjeti Arabella dhe 194.2 milionë dollarë nga Fondacionet Shoqëria e Hapur të Sorosit, sipas një vlerësimi të rishikuar nga The Post.

    Disa nga grupet më të njohura të majta në protestat kundër Trump-it javën e kaluar ishin Sunrise Movement, Indivisible dhe Planned Parenthood.

    Deklaratat tatimore dhe të dhënat e tjera tregojnë se Sunrise Movement ka marrë 2070,000 dollarë nga financuesit e rrjetit Arabella, Indivisible ka marrë 107,000 dollarë nga Arabella, 6.5 milionë dollarë nga grupet e Wyss dhe 7.6 milionë dollarë nga Fondacionet Shoqëria e Hapur të Sorosit, ndërsa Planned Parenthood Federation of America ka marrë 1.6 milionë dollarë nga Arabella, gati 6 milionë nga grupet e Wyss dhe 19.7 milionë nga organizata e Sorosit.

    “Fondacionet Shoqëria e Hapur nuk i kanë financuar ose koordinuar protestat e 1 Majin,” tha një përfaqësues i tyre për The Post.

    “Ne mbështesim një gamë të gjerë organizatash të përkushtuara ndaj drejtësisë dhe pjesëmarrjes demokratike, por mënyra se si ato angazhohen në momente politike u takon atyre vetë.”

    “Ne jemi një firmë shërbimesh profesionale jopartiake që ofrojmë mbështetje operacionale dhe administrative për filantropë dhe organizata jofitimprurëse.”

    Të dhënat e rrjetit Arabella përfshijnë informacion nga formularët tatimorë IRS Form 990 për Sixteen Thirty Fund, North Fund, New Venture Fund dhe Hopewell Fund, organizata jofitimprurëse që marrin shërbime nga Arabella Advisors, e vendosur në Uashington, DC.

    Grupet e Wyss përfshijnë veprimtarinë e Wyss Foundation, organizata e tij bamirëse, dhe Berger Action Fund, krahu i tij advokues. Wyss Foundation nuk ka dhuruar për asnjë nga organizatat e përmendura.

    Për shkak të shtetësisë së tij zvicerane, Wyss, 89 vjeç, nuk lejohet të dhurojë për kandidatë politikë në SHBA. Megjithatë, ai është shfaqur si një nga mbështetësit më të mëdhenj të kauzave të majta në Amerikë duke derdhur para në grupe me para të errëta.

    Para  errët në këtë kontekst i referohet shpenzimeve politike që nuk i nënshtrohen kërkesave për transparencë financiare, gjë që ndihmon në fshehjen e identitetit të donatorëve.

    Wyss e bëri pasurinë e tij nga kompania e pajisjeve mjekësore Synthes, të cilën e shiti më shumë se një dekadë më parë te Johnson & Johnson.

    Një nga grupet më të mëdha që mori pjesë në protestat që përfituan nga fondet e Wyss ishte Families Over Billionaires, emri tregtar për fondin e madh liberal të parasë së errët Sixteen Thirty Fund, i cili ka marrë më shumë se 278 milionë dollarë nga organizatat e tij, sipas të dhënave.

    Protestat për 1 Majin në të gjithë SHBA-në ishin protestat më të fundit kundër Trump-it që kanë ndodhur që nga fitorja e tij në zgjedhjet e vitit 2024, të cilat janë organizuar nga grupe që, pjesërisht, janë financuar nga miliarderë. / New York Post – Syri.net

     

  • Kundërshtojnë projektin e rrugës së re/ Banorët e Hotolishtit sërish në protestë

    Kundërshtojnë projektin e rrugës së re/ Banorët e Hotolishtit sërish në protestë

    Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën sërish sot në protestë, për të kundërshtuar projektit të rrugës së re që sipas tyre rrezikon të shkatërrojë shtëpitë, historinë dhe jetën e komunitetit.
    Banorët kërkojnë që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë, tokat dhe varrezat e të parëve, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë.
    Gjithashtu protestuesit kërkojnë që të shpronësohen me çmime të tregut dhe të ndërtohet një tunel alternativ për të shmangur dëmtimin e zonës historike dhe të mjedisit përreth. Ata theksojnë se propozimi i tyre do të mundësonte ndërtimin e rrugës pa cenuar komunitetin dhe trashëgiminë kulturore të fshatit.
    Kjo është protesta e katërt e banorëve të Hotolishtit, të cilët kundështojnë projektin e rrugës së re. Ata paralajëmruan se do të vazhdojnë me protestat deri sa t’u plotësohen kërkesat e tyre.
    Sipas banorëve, ministrja Balluku ka refuzuar vazhdimisht të dialogojë me ta dhe ka shpërfillur kërkesat për një takim të drejtpërdrejtë, duke shtuar më tej pakënaqësinë dhe tensionin në zonë. Protestat, sipas tyre, do të vijojnë derisa të merret një zgjidhje e drejtë.
    Një prej tyre u shpreh në protestën e sotme me tone të ashpra ndaj ministres duke kërkuar që të ketë përgjigje dhe transparencë për fatin e qytetarëve.
    “Do shkojmë deri në fund, do vijmë t’iu japim përgjigje thonë, asgjë në dritë. Punimet vazhdojnë. Ne çfarë do presim më? Duhet të ngrihemi. Të shkojma ta kapim për fyti edhe ministren. Me çfarë të drejte vjen ajo këtu? Në cilin shtet të botës bëhet një projekt për rrugën dhe nuk shihet një fshat i tërë”, u shpreh ai.

    “Protestat do vijojnë pa ndërprerje. Do vendosim si komitet. Nuk mund ta imagjinoj këtë papërgjegjshmëri nga ministrja Balluku. Duhet të dërgonte të paktën një letër të sqaronte. Jemi shumë të indinjuar. Tek e fundit nuk kemi çfarë humbim. Me cfarëdo shpërblimi do të më japin, ku do përplasem unë 60 vjeç? Ndaj ju ka votuar një komb i tërë, që të japin zgjidhje. Po kush po pyet për tokat më, po shtëpinë? Veç plumbi e ndan këtë punë. Edhe serbi nuk e ka bërë këtë punë, ka vra njerëz në rrugë, po shtëpitë i ka lënë”, tha një tjetër protestues.

  • Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve, në shënjestër edhe Elon Musk

    Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve, në shënjestër edhe Elon Musk

    Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton BBC.

    Të njohur si “50- 50 -1”, që nënkupton “50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje”, demonstratat u mbajtën në 250 vjetorin e fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.
    Protestat u mbajtën në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, pranë përfaqësive të Teslas dhe në qendrat e shumë qyteteve, ku u parashtruan një sërë ankesash. Shumë prej tyre bënë thirrje për rikthimin e Kilmar Abrego Garcia, i cili ishte dëbuar gabimisht për në El Salvador.
    Protestat politike po bëhen gjithmonë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, pasi demonstrata “Larg Duart” në fillim të prillit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz në mbarë vendin.
    Megjithatë, sondazhet e fundit të Institutit Gallup bëjnë me dije se 45 për qind e votuesve e aprovojnë performancën e Trumpit në çerekun e parë të mandatit, në krahasim me  41 për qind gjatë periudhës së njëjtë në administratën e tij të parë.

    Top Channel