Tag: protestat

  • Protestat masive në Los Angelos, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive

    Protestat masive në Los Angelos, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive

    Një shtetrrethim është vendosur aktualisht në disa zona të qendrës së Los Anxhelosit, ndërsa autoritetet raportojnë për dhjetëra arrestime të protestuesve.

    Demonstratat kundër Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe politikave të administratës Trump janë përhapur në dhjetëra qytete në mbarë vendin, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Teksasin, ku është aktivizuar edhe Garda Kombëtare.
    Sipas kryetares së bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, ndalimi i qarkullimit është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe mund të zgjasë për disa ditë. Masat prekin një zonë të kufizuar rreth 1 milje katrore dhe ndikojnë në më pak se 100,000 banorë.
    “Ky është një reagim ndaj përshkallëzimit të situatës në terren. Qëllimi është mbrojtja e sigurisë publike, jo shtypja e zërit qytetar,” tha Bass në një deklaratë të martën në mbrëmje.
    Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi se ka kryer arrestime masive, duke ndaluar qindra persona për mosshpërndarje nga zona të paligjshme tubimi. Të paktën 378 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave të premten e kaluar.
    Protestat u nxitën nga bastisjet e ICE-së që filluan të premten dhe që kanë çuar në arrestimin e dhjetëra personave, përfshirë në vendet e punës. Autoritetet lokale në Kaliforni thonë se nuk informohen paraprakisht për operacionet e ICE-së, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës.

    Top Channel

  • Gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave,  çfarë po ndodh me protestat në Los Angeles?

    Gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave, çfarë po ndodh me protestat në Los Angeles?

    Ndërsa protestat pro-emigracionit vazhdojnë në Kaliforni, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera në SHBA, Trump sulmon autoritetet lokale.

    “Nëse nuk do të kisha dërguar trupa në Los Angeles, ai qytet do të ishte në flakë tani, njësoj si 25,000 shtëpitë e rrafshuara nga një guvernator dhe kryetar bashkie i paaftë”. Presidenti amerikan po i referohet Gavin Newsom dhe Karen Bass, duke i sulmuar gjithashtu ata për vonesat në rindërtimin pas zjarreve.

    Ndërkohë, një gjykatë federale ka lëshuar një urdhër që kufizon përdorimin e trupave ushtarake në Los Angeles. Përdorimi i trupave, urdhëroi gjykatësi i distriktit Charles Breyer, duhet të kufizohet në mbrojtjen e ndërtesave federale.

    Sipas Politico, deportimet e 9,000 emigrantëve në Guantanamo, burgu dikur i destinuar për terroristët e 11 shtatorit që Trump e ka shndërruar në një qendër paraburgimi për emigrantët e paligjshëm, mund të fillojnë në orët e ardhshme.

  • Protestat në SHBA, gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave në Los Angeles

    Protestat në SHBA, gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave në Los Angeles

    Ndërsa protestat pro-emigracionit vazhdojnë në Kaliforni, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera në SHBA, Trump sulmon autoritetet lokale.

    “Nëse nuk do të kisha dërguar trupa në Los Angeles, ai qytet do të ishte në flakë tani, njësoj si 25,000 shtëpitë e rrafshuara nga një guvernator dhe kryetar bashkie i paaftë”. Presidenti amerikan po i referohet Gavin Newsom dhe Karen Bass, duke i sulmuar gjithashtu ata për vonesat në rindërtimin pas zjarreve.
    Ndërkohë, një gjykatë federale ka lëshuar një urdhër që kufizon përdorimin e trupave ushtarake në Los Angeles. Përdorimi i trupave, urdhëroi gjykatësi i distriktit Charles Breyer, duhet të kufizohet në mbrojtjen e ndërtesave federale.
    Sipas Politico, deportimet e 9,000 emigrantëve në Guantanamo, burgu dikur i destinuar për terroristët e 11 shtatorit që Trump e ka shndërruar në një qendër paraburgimi për emigrantët e paligjshëm, mund të fillojnë në orët e ardhshme.

    Top Channel

  • Kaos dhe “luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

    Kaos dhe “luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

    Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë, gjithashtu të urdhërojë dislokimin e 700 marinsave, siç thuhet, për të vendosur qetësi dhe shuar protestat pro emigrantëve. Megjithatë manifestimet nuk janë shuar. Për të disatën ditë me radhë, me qindra njerëz kanë protestuar operacionet e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve.
    Reagimi i policisë, bashkë me ndërhyrjet ushtarake, prodhuan skena dhune por edhe arrestime të shumta. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka ndërmarrë hapa ligjorë për të sfiduar urdhrat e presidentit Trump për angazhimin e forcave të armatosura pa lejen e liderit rajonal. Kjo nxiti dhe këtë reagim të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
    “Ai është një guvernator i paaftë. Shikoni punën që po bën në Kaliforni. Ai po shkatërron një nga shtetet tona të mëdha. Nuk e di çdo të ndodhte nëse nuk do të përfshihesha, nëse nuk do të sillnim gardën. Në fakt duhej që të sillnim më shumë ushtarë, sepse duhet të sigurohemi që do të ketë ligj dhe rend. Patët një katastrofë që ndodhi dhe tani ata e pranojnë se ishte një katastrofë. E pashë shefin dje, i cili është një njeri i mirë, meqë ra fjala, dhe tha, ‘epo, jemi me fat që e bëmë këtë’, sepse ishin të mbingarkuar. E patë çfarë po ndodhte”, tha Trump.
    Megjithatë kryebashkiakja e Los Anxhelos nuk pajtohet aspak me ndërhyrjen e qeverisë federale.
    “Duhet të ndalojnë operacionet e ndalim-dëbimit. Kjo nuk duhet të ndodhë në qytetin tonë. Nuk është e justifikuar. Dhe e vetmja gjë që bën është të kontribuojë në kaos. Ky ishte kaos që filloi në Uashington DC. Të enjten qyteti ishte i qetë, të premten nuk ishte për shkak të ndërhyrjes së qeverisë federale. Dhe përsëri, nuk mendoj se qyteti ynë duhet të jetë një rast prove, një laborator”, tha kryebashkiakja Bass.
    Demonstratat nisën në zemër të Los Anxhelos të premten pasi oficerët e Agjencisë për emigracionin kryen disa operacione ku ndaluan dhjetëra emigrantë.

  • Protestat kundër vendimeve për imigracionin/ Trazirat në Los Anxhelos përshkallëzohen, Trump vendos trupa shtesë për të frenuar situatën

    Protestat kundër vendimeve për imigracionin/ Trazirat në Los Anxhelos përshkallëzohen, Trump vendos trupa shtesë për të frenuar situatën

    Tensionet në Kaliforni vazhdojnë të rriten teksa protestat kundër bastisjeve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) hynë në ditën e katërt, duke e shtyrë administratën e Presidentit Donald Trump të dislokojë një raund të ri trupash në rajon.

    Pentagoni konfirmoi se rreth 2,000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa janë aktivizuar për të ndihmuar në menaxhimin e situatës në Los Anxhelos, pas përshkallëzimit të demonstratave që filluan të premten jashtë qendrës së qytetit.
    Protestuesit kishin dalë në rrugë pasi u raportua se ICE kishte nisur bastisje masive nëpër lagje me komunitete të mëdha emigrantësh.
    Tensionet kulmuan të hënën, kur forcat e policisë përdorën plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë turmat duke u shpërndarë në rrugët e qytetit nën ndërhyrje të ashpër nga forcat e rendit.
    Vendimi i Trump për të dërguar trupa ushtarake është përballur me kundërshtim të fortë nga autoritetet lokale.
    Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka kritikuar vendosjen e Gardës Kombëtare pa autorizimin e shtetit dhe ka paralajmëruar padi të re për përfshirjen e marinsave pa miratimin e tij.
    “Përdorimi i trupave ushtarake për çështje të brendshme civile është një precedent i rrezikshëm. Kalifornia nuk do të qëndrojë duarkryq përballë tejkalimeve të qeverisë federale,” deklaroi zyra e guvernatorit.

    Top Channel

  • Protestat/ Trump dërgon në LA 2,000 trupa shtesë të Gardës, Newsom-qytetarëve: Qëndroni të qetë!

    Protestat/ Trump dërgon në LA 2,000 trupa shtesë të Gardës, Newsom-qytetarëve: Qëndroni të qetë!

    Foto ilustruese

    SHBA- “Vendosja e marinsave në Los Angeles vetëm kënaq fantazinë e çoroditur të një Presidenti të rrezikshëm,”-kështu e ka komentuar guvernatori i Kalifornisë vendimin e fundit të presidentit Donald Trump. Republikani nënshkroi dje, të hënën, më 9 qershor 2025, një urdhër për të dërguar 2,000 anëtarë shtesë të Gardës Kombëtare në Los Angeles për të shtypur protestat që shpërthyen pas operacioneve masive “spastrimi” kundër emigrantëve.
    Por protestat kundër politikave të administratës Trump për emigracionin po mobilizojnë autoritetet edhe në qytete të tjera të SHBA-së përveç Los Angeles dhe San Franciscos. Protestuesit dolën gjithashtu në rrugë në Atlanta, Seattle, Dallas, Louisville dhe New York. Numri i protestuesve të arrestuar është rritur në të paktën 150 persona.
    Newsom i bëri thirrje Trump të revokojë vendosjen e Gardës Kombëtare, duke e quajtur atë një “shkelje serioze të sovranitetit shtetëror”. Por po ashtu, guvernatori i paralajmëroi protestuesit se dhuna dhe shkatërrimi i pronave e ndërtesave do t’i vendoste në pranga, megjithatë jo vetëm kaq. Sipas tij, duke protestuar me dhunë, protestuesit vetëm sa po i shërbejnë planit të Trump.
    “Trump dëshiron kaos dhe po shkakton dhunë. Qëndroni të qetë. Qëndroni të përqendruar. Mos i jepni justifikimin ai që po kërkon,”-tha ai. 
     

  • Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

    Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

    Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin.
    Partneri amerikan i BBC-së, CBS, raporton se operacionet u zhvilluan në lagjen Westlake, si dhe në Paramount, në jug të Los Angeles – ku popullsia është më shumë se 82% hispanike.
    Pati gjithashtu raportime për një bastisje të ICE-së në një dyqan Home Depot në Paramount, të cilat zyrtarët i thanë BBC-së se ishin të rreme.
    Bastisjet e imigracionit janë shtuar nën administratën e presidentit Donald Trump, e cila muajin e kaluar u kërkoi agjentëve federalë të arrestonin 3,000 njerëz në ditë.
    ICE më vonë i tha CBS se 44 emigrantë të paautorizuar u arrestuan në një operacion të vetëm në një vend pune të premten. 77 të tjerë u arrestuan gjithashtu në zonën më të madhe të Los Angeles në të njëjtën ditë.
    Pas bastisjeve, Ndërtesa Federale në qendër të Los Angeles u bë fokusi i protestave pasi u zbulua se të paraburgosurit dyshohet se po mbaheshin atje.
    Grafite u spërkatën në ndërtesë dhe objekte u hodhën drejt policisë, raporton CBS, duke çuar në një “deklaratë të paligjshme të tubimit”.
    Protestat vazhduan deri të shtunën, duke e shtyrë Trumpin të dislokojë 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare në zonën e Los Angelesit – një veprim i dënuar nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass.

  • VIDEO/ Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja g*ditet nga policia

    VIDEO/ Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja g*ditet nga policia

    Një incident ka ndodhur në Los Angelos, ku një reporterë qe mbulonte protestat u godit me plumb gome.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Lauren Tomasi, korrespondentja e Nine News, degë e CNN në Australi, i qëllua nga policia gjatë transmetimit të saj të drejtpërdrejtë për televizionin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Arma përdoret nga forcat e policisë dhe është jo vdekjeprurëse.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Los Angeles në flakë/ Dita e tretë e trazirave – Marinsat në gatishmëri, Musk gjen mundësinë të afrohet me Trump

    Los Angeles në flakë/ Dita e tretë e trazirave – Marinsat në gatishmëri, Musk gjen mundësinë të afrohet me Trump

    Foto ilustruese

    SHBA- Dita e tretë e trazirave në Los Angeles dhe situata duket se nuk ka “ndërmend” që të përmirësohet. Ende ka protestues që përleshen me Policinë dhe Gardën Kombëtare, të cilët përdorën edhe plumba gome. Protestat që filluan pas një operacioni nga Shërbimi Federal i Imigracionit por duket se nuk ka gjasa që të ndalen, kjo edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm dhe të ashpër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili urdhëroi ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. Po ashtu, sot presidenti paralajmëroi se 500 marinsa janë në gatishmëri dhe në pritje të urdhërit për të vepruar.

    Pamje nga protestat

    Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Neësom, sulmoi Trumpin, duke u shprehur se: Këto janë veprime të një diktatori, jo të një presidenti. Në të njëjtën kohë, Neësom akuzoi Presidentin e SHBA-së se po përpiqet të prodhojë një krizë dhe të shkelë sovranitetin e shtetit të Kalifornisë.
    Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë kritikat e Neësom, duke thënë në një deklaratë:Të gjithë e panë kaosin, dhunën dhe paligjshmërinë.
    Për kritikat ka reaguar edhe vetë Trump.

    Pamje nga protestat

    “Një qytet dikur i madh amerikan, Los Angeles, është pushtuar nga emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë. Tani turma të dhunshme po sulmojnë agjentët tanë federalë për të ndaluar operacionet e deportimit – por këto trazira të paligjshme vetëm sa e forcojnë vendosmërinë tonë. Po i udhëzoj Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Prokuroren e Përgjithshme Pam Bodie, në koordinim me të gjitha Departamentet dhe Agjencitë e tjera përkatëse, që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të çliruar Los Angeles nga pushtimi dhe për t’i dhënë fund këtyre trazirave të emigrantëve. Rendi do të rivendoset, emigrantët e paligjshëm do të deportohen dhe Los Angeles do të çlirohet. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!,”- shkroi Presidenti i SHBA-së në truthsocial.

    Pamje nga protestat

    Por “New York Times” shkruan se urdhri për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles – pa miratimin e Guvernatorit Gavin Newsom – nuk ishte thjesht një tejkalim i autoritetit. Ishte një veprim i synuar në një fushëbetejë politike që Trump e kishte zgjedhur prej kohësh.
    Por a do të jenë përplasjet në Los Anxhelos, një mundësi për të pajtuar Trumpin dhe Muskun?
    Elon Musk, miliarderi amerikan dhe deri vonë një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Donald Trump, duket i gatshëm të qetësojë marrëdhëniet me kreun e Shtëpisë së Bardhë pas konfliktit të nxehtë të javës së kaluar në rrjetet sociale. Ai postoi fillimisht një foto të një protestuesi në Los Angeles duke valëvitur një flamur meksikan në rrjetin e tij social X dhe shkroi komentin: Kjo është e gabuar.

    Pamje nga protestat

    Menjëherë pas kësaj, Musk ndau postimin e presidentit në rrjetin social Tëitter të Trump, në të cilin presidenti i SHBA-së fyeu guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Neësom, duke e quajtur atë “Neëscum” (shqipëruar “plehra e re”).
    Ç’po ndodh në terren?

    Pamje nga protestat

    Sipas një deklarate të policisë, numri i arrestimeve në 24 orët e fundit gjatë protestave ka arritur në 56 persona. Ndërkohë, FBI ka ofruar një shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacion në lidhje me një person të maskuar, i cili se hodhi gurë drejt një automjeti policie në lagjen Paramount, duke plagosur një oficer.

    Pavarësisht retorikës së Trumpit në lidhje me protestat, administrata nuk e ka përdorur Aktin e Kryengritjes. Ky ligj i vitit 1807 i lejon presidentit amerikan të vendosë ushtrinë amerikane për të zbatuar rendin në raste trazirash sociale.
    Herën e fundit që ligji u përdor ishte gjatë trazirave të vitit 1992 në Los Angeles, me kërkesë të guvernatorit të Kalifornisë.

    Pamje nga protestat

    Kur u pyet dje nëse po shqyrtonte mundësinë e aktivizimit të legjislacionit në fjalë, republikani u përgjigj: Varet nëse do të ketë një kryengritje.
    Kronika e trazirave
    Agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) u mblodhën të shtunën në mëngjes në periferinë kryesisht hispanike të Paramount, pranë një dyqani “Home Depot” ku emigrantët e paligjshëm shpesh punojnë për të jetuar. Kur u vu re prania e tyre, nisën protestat. Protestuesit hodhën objekte drejt oficerëve dhe u përpoqën të bllokonin një autobus me emigrantë të arrestuar që të largohej nga qyteti. Oficerët e sprapsën turmën e mbledhur me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese./ZËRI

  • Gazetarja australiane qëllohet me plumb gome teksa raporton për protestat e Los Anxhelos

    Gazetarja australiane qëllohet me plumb gome teksa raporton për protestat e Los Anxhelos

    Një gazetare australiane u qëllua mer plumb gome ndërsa po raportonte live protestat në Los Angeles të dielën e 8 qeshorit.

    Gazetarja e Channel Nine, Lauren Tomasi duket në video kur në një moment që raportonte ajo goditet në këmbë.

    Një punonjës i forcave të rendit shihet teksa kthehet nga gazetarja dhe qëllon me armë. Protestat e së dielës në Los Anxhelos, një qytet me 4 milionë banorë, u përqendruan në disa blloqe në qendër të qytetit.

    Kjo ishte dita e tretë dhe më e ashpër e demonstratave kundër vendimit të Trumpit për luftimin e imigracionit në rajon, ndërsa vendosja e 300 trupave të Gardës Kombëtare shkaktoi zemërim dhe frikë te shumë banorë.